13 minute read
pas mësymjes ushtarake italiane
2
BroHoritje, eKzALtiM DHe KuNDërSHti SPoNtANe MeDiAtiKe PAS MëSyMjeS uSHtArAKe itALiANe
Advertisement
Të bërit “e qimes tra” ose “të trarit qime” në pasqyrimin
e operacionit ushtarak zbarkues.
Pjesa më e madhe e mediave shqiptare “kthyen fletën”,
shprehje entuziazmi për pushtimin.
”Italia e Musolinit ndërhyri në Shqipëri për t’i siguruar
popullit shqiptar mbarëvajtjen në të gjitha fushat”.
“Shqipëria nën regjimin e Zogut kishte qënë përballë
katastrofës, ardhja e Italisë e kishte parandaluar atë”.
Revolta e ish kryeministrit Mehdi bej Frashëri dhe
një grupi intelektualësh nëpërmjet valëve të Radio
Tiranës.
Tulatja dhe indiferenca e pjesës më të madhe të medias në momentet e fundit të përgatitjes së pushtimit italian për Shqipërinë u kapërcye shpejt. Sulmi mësymës i ushtrisë italiane, zbarkimi i formacioneve nëpërmjet porteve kryesore shqiptare, përdorimi i anijeve, aeroplanëve e tankeve u bë fakt në orët e para të 7 prillit 1939. Ashtu siç ishte e vakët dhe spontane rezistenca nga ata shqiptarë që ngritën armët kundër pushtuesve italianë, edhe në rradhët e medias kundështia mbeti gati periferike, duke u mbytur nga pjesa më e madhe e saj. Makina propagandistike italiane e kishte kalkuluar mirë këtë moment, duke filluar shumë herët trumpetat e një “ardhje gati triumfatore” në Shqipëri. Këtë e bëri nga Italia Agjensia Telegrafike Stefani, qysh mëngjesin e 7 prillit, kur përhapte informacionin se “trupat italiane zbarkuan në portet e Shqipërisë dhe u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar”. (Tetë muaj më vonë kjo agjensi italiane lajmesh do të ishte zyrtarisht burimi kryesor për lëndën e Agjensisë Telegrafike Shqiptare në Tiranë).
Frymës së ekzagjeruar të klisheve propagandistike nuk i shpëtoi as operacioni ushtarak i zbarkimit me surprizat dhe defektet e shumta gjatë realizimit të tij në terren. “Kolonel Emilio Kanevari, komentatori ushtarak më i njohur i Italisë, njoftonte rreth sulmit të shkëlqyer të formacioneve të motorizuara inekzistuese, të cilat ishin në lidhje të ngushtë me forcat e ajrit dhe shpjegonte se krejt vëzhguesve u kish lënë mbresë përpikmëria e lartë e këtij plani të studiuar dhe vënë në jetë në mënyrë të shkëlqyer”. (1) Po kjo metodë e të bërit “të qimes tra” ose “të trarit qime” ishte dhe fluksi i lajmeve mbi viktimat nga rradhët e ushtrisë italiane përballë rezistencës shqiptare në Durrës. Burimet nga pala italiane konfirmonin vetëm 12 të vrarë. Nga rradhët e qytetarëve
(1) Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 51.
durrësakë pretendohej për rreth 400. “Por është e qartë se vetëm në Durrës u vranë rreth dyqind italianë dhe shtatëqind në krejt Shqipërinë”.(2)
Gazeta të tjera europiane jepnin tablo të ndryshme për atë që ndodhte në Shqipëri. La libertè e datës 8 prill 1939 raportonte se: “Depërtimi i trupave italiane në brendësi të vendit është shumë i vështirë. Repartet shqiptare mbrojnë terrenin metër pas metri”.(3) Po atë ditë The Daily Telegraph shkruante se: “Shqipëria provoi se Europa humbi ndjesinë e qëndrimit... Shqipëria do të jetë një kockë e fortë... Lufta do ti kushtojë Italisë shumë jetë”. (4) Kurse Journal des Debatès dy ditë pas invazionit italian në Shqipëri, ia atribuonte mbrojtjen e vendit “xhandarmërisë dhe popullsisë”. (5)
Në datën 8 prill, një ditë pas pushtimit, Gazeta Shqiptare pjesën më të madhe të faqes së parë e kishte zënë me titullin hapës: “Për mirëqënien e popullit shqiptar. Shbarkimi italian në Shqipni. Trupat janë në marshim përmbrenda. Një proklamë popullësisë u lëshue dhe prej aeroplanëve”. (6) Thuajse në të gjithë hapësirën e lëndës në gjuhën shqipe gazeta jepte detaje nga aksioni ushtarak, gjendja në kryeqytetin e Shqipërisë, për lajmet se qeveria e kishte lënë Tiranën dhe ishte transferuar në Elbasan etj. Sa i takon zhvillimeve të ngjarjeve në terren të nesërmen kjo gazetë njoftonte: “Trupat italiane thyen në ndonjë sektor përpjekjet e qëndresës nga ana e çetave të armatosuara dhe vazhdojnë kudo përparimin të pritur me shenja miqësie dhe simpatie prej popullsisë”. (7) Po atë ditë gazeta shpalosi hapur qëndrimin arësyetues për invazionin italian në Shqipëri: “Italia e Musolinit ndërhyri në Shqipni jo vetëm për të mbrojtun interesat e saj të njohuna politike, strategjike dhe ekonomike, por dhe me e mbrojt atë pjesë të shëndetshme të opinionit publik shqiptar që asht e bindun për të rivendosun
(2) po aty (3) Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939 – 1943), faqe 78. (4) po aty (5) po aty (6) Gazeta Shqiptare, 8 prill 1939. (7) Gazeta Shqiptare, 9 prill 1939.
një rend të ri, që i siguron popullit shqiptar atë rend shoqëror që është kusht kryesor për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit në të gjitha fushat”. (8)
Gazeta Drita nga ana e saj të nesërmen e pushtimit shprehte eufori për situatën e krijuar kur shkruante me gërma të mëdha: “Trupat mike fashiste hyn sot triumfalisht në Tiranë, ora 9.30, të komanduara nën komandën e gjeneralit Guzzoni dhe të pritura me manifestime nga populli”. (9) Mes titujve ishte dhe: “Mbreti Zog
në Greqi”. (10) Dy ditë më pas po kjo gazetë pozicionohej hapur në favor të këtij akti kur shkruante në komentin me titull “Besim kah e ardhmja” se: “... regjimi që mundi të vendosej në Shqipni ndën ditët e fundit të vitit 1924 mori një tjetër udhë: u zhyt këmbë e krye, në një salltanet që ishte pikërisht i papërftueshëm me mundësirat dhe kushtet financiare të vendit; krijoi rreth e rrotull
(8) po aty (9) Drita, 8 prill 1939. (10) po aty
nesh, një qark drejtues që, si shprehje autentike e një të shkuare të zezë, shihte në shpërthimin djaloshar një faj të rëndë që duhej ndëshkue rreptësisht; në shfaqjen e valës idealiste, një guxim që duhej shtypur pa mëshirë dhe në shprehjen e ndjesive të shenjta kombëtare, një vepër qesharake që nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë”. (11)
Në ditët në vijim po kjo gazetë e përforconte më tepër këtë linjë, si psh. në komentin me titull: “Faqja e re e historisë shqiptare, problemet tona do të zgjidhen me ndihmën e Italisë fashiste”, ku shruhej se: “Gjatë 15 vjetëve regjimi zogist, gjendja e mjerueshme që vuante vendi, viktimë e abuzimeve të disa njerëzve që i ishin ngjitur pushtetit duke thithur pa asnjë mëshirë të gjithë burimet me qëllim të vetëm që të pasuroheshin, kishte krijue ndër shqiptarët një dëshpërim dhe një lëshim që e mbyste çdo frymë iniciative. Një fushatë e shkathët dhe e dyshimtë e sajueme prej qeveritarëve synonte që ta shtynte popullin, për të mos e dashur miqësinë e Italisë, duke e larguar prej italianëve me masa të rrepta spiunazhi, të gjithë ata që ndjeheshin fortësisht të tërhequr kah drita e qytetërimit italian”. (12)
Pas ndërprerjes njëjavore, siç e përmendëm më lart, gazeta tjetër kryesore Shtypi dukej “e kthjellët” për pozicionin pro pushtimit fashist italian. Njëri prej analistëve të saj Nebil Çika shkruante: “Italia na erdhi për të mirën tonë. Ta presim me miqësi të kthjellët, me fytyrë të çelët e jo me hipokrizi e dallkaukllëk. S’është nevojë më për këto gjëra të poshtra që na kish imponuar regjimi i injorantëve grabitës”.(13) Mikpritja për italianët dhe anatenimi dhe ndëshkimi për ato që kishin ndodhur gjatë erës së mbretit Zog vijuan të shfaqen qartë edhe në këtë gazetë. “S’ka farë dyshimi dhe të gjithë shqiptarët e dinë këtë gjë, se asnjeri nuk e donte Zogun, përveç disa pak njerëzve që ishin lidhur me të personalisht, sepse u kish siguruar pozitat që mund
(11) Drita, 10 prill 1939. (12) Drita, 18 prill 1939. (13) Shtypi, 14 prill 1939.
të ëndërronin për veten e tyre. Këta njerëz përgjithësisht ishin injorantë e analfabetë, s’kishin asnjë kuptim mbi idenë e Atdheut e të kombësisë.” (14)
Ky qëndrim i gazetave kryesore në Shqipëri ishte padyshim në përputhje të plotë me atë që propagandonte media italiane, si dhe ajo e aleatëve të Boshtit, ku në mënyrë te ethshme i jepnin shumë hapësirë argumenteve sipas logjikës justifikuese të Duçes për aktin e pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Së pari, vihej në shënjestër të kritikave dhe akuzave performanca e mbretërimit të Ahmet Zogut. Virginio Gayda në të përditshmen Il Giornale d’Italia, analizonte: “… gjithnjë e më shumë Mbreti po qeveriste si një feudal i madh e i gjithëfuqishëm pa mbajtur parasysh as nevojat më elementare të popullit të tij, lakmitar ndaj parasë për të kënaqur tekat vetjake, ambicioz, i papërgjegjshëm, mbjellës i përçarjes së brendshme dhe intrigës ndërkombëtare. Armik i pamëshirshëm i gjithë shqiptarëve që nuk bënin pjesë në klientelën e tij politike, ai e kishte shndërruar gjerësisht politikën bujare italiane të financimit dhe ndihmës ekonomike ndaj Shqipërisë thuajse në një rezervat për të pasuruar thesarin e tij vetjak”. (15)
Historiani Bernd J. Fischer duke e cituar artikullin e Gayda-s, e quan atë si “zëdhënës servil jozyrtar të Musolinit”, (16) duke treguar dhe paragrafët ku qartazi duket natyra propagandistike, por dhe diversive në parashtrimin e fakteve: “Oborri mbretëror në Tiranë ballafaqohet kudo me pakënaqësinë e përgjithshme. Në ditët e fundit të regjimit të tij, Ahmet Zogu, i kishte kërkuar qeverisë italiane dhurata të reja, mbrojtje vetjake dhe dërgimin e trupave për të ruajtur disa pika të Shqipërisë. Por në çastin e fundit qeveria italiane mundi të mësonte se këto forca do të përdoreshin për një goditje të çmendur të mbretit kundër Kosovës, me qëllimin e dukshëm që të prishte qetësinë dhe përzemërsinë e bashkëpunimit mes Italisë dhe Jugosllavisë. (17)
(14) Shtypi, 18 prill 1939. (15) Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, faqe 56. (16) po aty (17) po aty
Të tjera gazeta italiane përqëndroheshin tek elementi i sigurisë së vendit të tyre si shkak për invazionin në Shqipëri. “… në një kohë kur të gjithë demokracitë po shtrijnë dhe po përpiqen të shtrijnë kufijtë e tyre në të gjitha rajonet e Europës dhe të Afrikës, atje ku ato nuk kanë ndonjë interes të natyrshëm, Italia nuk mund të neglizhojë, për hir të sigurimit të saj bregdetin fqinj.” (18) “Mjaft t’i hedhësh një sy hartës së Italisë, dhe e kupton se çfarë domosdoshmërie supreme mbrojtje legjitime e detyron atë të marrë masat e sigurimit të saj në Adriatik… Në rast lufte kundër kujtdo qoftë, zotërimi i sigurtë i bregdetit shqiptar përbën për Italinë një çështje për jetë a vdekje”. (19)
Por nga media ndërkombëtare kishte dhe qëndrime të kundërta me propagandën e shtypit italian. Psh., Observer e Londrës shkruante dy ditë pas pushtimit: “Shkurt, Musolini është duke shtirë në dorë kontrollin e plotë ushtarak mbi Shqipërinë, gjë që nuk mund ta bënte deri sa mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Me fjalë të tjera, Musolini është duke bërë në Shqipëri atë që bëri Hitleri në Çekosllovaki. (20)
Në momentet e para kur u mësua plani pushtues i Italisë fashiste ndaj Shqipërisë një pozicion kundërshtues dhe denoncues ka luajtur dhe Radio Tirana. Stacioni i vetëm radiofonik shqiptar doli krejt jashtë kontrollit në ditën e mësymjes ushtarake. Një nga protagonistët kryesorë të notave revoltuese rreth asaj që po i bëhej vendit ishte dhe ish kryeministri Mehdi bej Frashëri. Kur ishte mësuar lajmi për largimin e qeverisë nga kryeqyteti ai shkoi në studion e Radio Tiranës për të
(18) Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, i referohet në faqen 56 gazetës italiane Il Lavoro fascista. (19) Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945, i referohet po në atë faqe gazetës Il Popolo di Roma. (20) Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë (1878 – 1965), faqe 235.
nxitur dhe artikuluar thirrje patriotike kundër invazionit italian. Nga studio modeste që ishte instaluar në ambjentet e Bashkisë së kryqytetit, ai me ndihmën dhe të Gjergj Bubanit, drejtor i radios, Mihal Sherkos, drejtor i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, gazetarit Anton Mazreku etj., përgatitën fjalime, të cilat dhe i përkthyhen në disa gjuhë, që në thelb ishin kundër agresionit fashist.
Deklarata personale e ish kryeministrit Mehdi bej Frashëri, e cila u botua vetëm në Gazeta e Korçës të datës 7 prill 1939 kishte
këtë përmbajtje: “Një popull me 44 milion ndenjës sulmoi sot më ora 4.30 të mëngjesit një popull prej 1 milion ndenjës, që po qëndron me trimëri. Armiku me gjithë forcën e tij ka pasur katër humbje gjer më tani në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Ndofta armiku do ta fitojë luftën, por do të marshojë mbi kufomat e gjithë shqiptarëve, burra dhe gra. Popull i botës! Ngrihuni kundër barbarëve modern se nësër do të jetë rrezik për të gjithë, por do të jetë vonë. Ajo që na ngjet ne sot do t’u ngjasë të tjerëve nesër.”
(21) Mehdi bej Frashëri dhe grupi i intelektualëve që protestuan nëpërmjet valëve të Radio Tiranës jo pa qëllim kishin futur në përmbajtjet e protestave që lexonin e përkthenin në gjuhë të tjera dhe fjalë të vetë Musolinit, të cilat i kishte deklaruar publikisht më herët, se “nuk e meriton lirinë një popull që nuk është gati të vdesë për të”. (22)
Për rolin që ka luajtur Radio Tirana në çastet e pushtimit të vendit nga Italia fashiste gazeta Bashkimi i Kombit, kohë më pas ka shkruar: “Në Paris, në Berlin, në Londër dhe aty në Romë vetë, zëri i shpërndarë nga mikrofoni i saj, la jehonë të thellë. Në shumë vende të qytetëruara lajmet e përhapura nga Radio Tirana shkaktuan botime të posaçme fletoresh me zë të përbotshëm. Shqipëria në çastin kritik mundi ta thotë fjalën e saj, mundi ti lëshojë botës protestën e saj, duke përmbysur në këtë mënyrë planin satanik të invaduesve që përpiqeshin ta bindnin botën se vetë populli shqiptar i pati thirrur dhe po pret me lule dhe brohoritje.”(23) Sipas artikullit retrospektiv më shumë jehonë ky reagim kishte patur në kryeqytetet e vendeve të rajonit, në Bukuresht, Stamboll e Sofje, ku jetonin shumë shqiptarë në mërgim. “Propaganda që u bë nga Radio Tirana atë ditë ka qënë e fortë, sepse ishte spontane, e paporositur dhe e papërgatitur. Thirrjet që u bëheshin popujve të ndryshëm të botës dhe sidomos popujve të Ballkanit, redaktoheshin aty për aty dhe shpesh fliteshin të improvizuara, pa qënë shkruar më parë. Ishin të forta sepse ishin spontane dhe të sinqerta buronin nga zemra dhe jo nga truri”. (24)
Kjo përpjekje e Radio Tiranës nuk zgjati shumë. Menjëherë stacioni “u fut në shinat” e propagandës fashiste. Disa ditë më pas po nga mikrofonat e saj, Xhafer Ypi, njëri prej njerëzve më të besuar të italianëve që u katapultua në krye të Komitetit të Përkohshëm Administrativ dhe më pas si ministër i Drejtësisë,
(21) Gazeta e Korçës, 7 prill 1939. (22) Tahir Zavalani, Histori e Shqipnis, pjesa e dytë (1878 – 1965), faqe 229. (23) Bashkimi i Kombit, 9 prill 1944, faqe 1. (24) po aty
“justifikoi pushtimin e vendit, duke theksuar se Shqipëria nën regjimin e Zogut kishte qënë përballë katastrofës dhe ardhja e Italisë e kishte parandaluar atë”. (25)
Gazeta me orientim të majtë Sazani që botohej në Francë në numrin e majit të vitit 1939 e dënonte me forcë pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italianë. Në shënimin e faqes së parë me titull “Prapë nën zgjedhën e huaj” fajësohej mbreti Zog për atë që kishte ndodhur: “Ne të Sazanit kemi qënë kundra regjimit të Zogut, më tepër sepse ai linte shpesh të lirë Italisë për të përgatitur terrenin që ta bënte Shqipërinë një koloni italiane”. (26) Ndërsa për aktin e pushtimit të vendit gazeta vinte në dukje: “Ndoshta nuk na pat shkuar në mend se Italia fashiste do të kishte paturpësinë me gjet pretekse qesharake gjoja me shpëtuar popullin shqiptar nga zgjedha e padurueshme e Ahmet Zogut, për me na sulmue! Por nuk është faji ynë nëse poshtërsia e Duçes ka mbërrit kulmin dhe aq sa të mos ja marrë mendja njeriut.... E di e gjithë bota se Musolini nuk e zaptoi vendin tonë për tjetër, veçse për me e ba një bazë lufte për sulmet e afërme. Kjo që na ra në krye neve sot, për s’afërmi ka me u ra atyre që heshtën e mbetën indiferentë në fatkeqësinë tonë”. (27)
(25) Historia e popullit shqiptar, volumi IV, grup autorësh, botimet Toena, 2008, faqe 24. (26) Sazani, nr.9, Maj 1939. (27) po aty