10 minute read

kontrolloheshin nga Partia Komuniste Shqiptare

5.1

Botimet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare që kontrolloheshin nga Partia Komuniste Shqiptare

Advertisement

 Vënia e shtypit antifashist nën kontrollin e

komunistëve të Tiranës.

 zëri i Popullit: “Këmishat e zeza kudo që shkojnë

mbjellin zi dhe vdekje”.

 Heshtja e plotë në publik e autoriteteve pushtuese

ndaj botimit të së përmuajshmes zëri i Popullit.

 Në shenjestër të gazetës ishin dhe kundërshtarët

politikë majtistë, ata që ishin kundër qëndrimeve të

PKSH-së.

 Kushtrimi i Lirisë dhe gruaja Shqiptare, botimet e

komunistëve për të rinjtë dhe gratë.

Propagandimi i ideve antifashiste dhe thirrjet publike kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste bëheshin nëpërmjet parrullave të shkruara nëpër mure, shpërndarjes së trakteve dhe komunikatave, të përgatitura nga të rinjtë e shkollave, nacionalistë dhe anëtarë të grupeve komuniste. Të shpërndara në mënyrë ilegale ato hidheshin kryesisht në ambjentet e shkollave, ose në sheshe e rrugë të qyteteve kryesore të vendit. Përmbajtja e tyre i bënte jehonë rezistencës së armatosur të çetave të para, lëshoheshin parrulla për luftë kundër pushtuesit, por dhe bëheshin reagime me pakënaqësi ndaj sulmeve të Italisë kundër fqinjëve, Greqisë e Jugosllavisë, ndaj agresionit të Gjermanisë naziste kundër Bashkimit Sovjetik etj. Me krijimin e PKSH më 8 nëntor 1941, si dhe përpjekjet që u bënë nga ajo për të konsoliduar e shtrirë në të gjithë territorin e vendit strukturat e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, u rrit edhe më shumë fluksi i shpërndarjes së trakteve dhe materialeve propagandistike.

Përveç Tiranës, në kushtet e ilegalitetit ato përgatiteshin dhe në rrethe të tjera të vendit, që konsideroheshin si baza të sigurta për veprimtarinë e komunistëve. Madje shtypja e shumëfishimi bëhej dhe në Kosovë. Sipas një raporti të Prefekturës së Prizrenit, më 29 mars të vitit 1942, njoftohej Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë se “lajmërohemi se botimet me përmbajtje komuniste që përhapen në Shqipëri shtypen në Pejë, nën kujdesin e një farë Emush Muftari, ish nëntoger në rregjimin e kaluar e që gjatë luftës së Spanjës ka qënë vullnetar në Milicinë e Kuqe. Edhe gjatë qëndrimit të tij në Jugosllavi i përmenduri është gjyrmuar prej policisë për prirjet e tij ekstremiste”. (1)

Me një vendim të posaçëm të strukturave drejtuese të

(1) Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Ministria e Punëve të Brendshme, Dosja nr. 269, viti 1942.

PKSH-së, në gusht të vitit 1942 doli për herë të parë gazeta Zëri i Popullit. E menaxhuar kryesisht nga grupi i komunistëve të kryeqytetit, gazeta doli në numrin e parë si organ i luftës nacionalçlirimtare, por në numrin e dytë e në vijim të botimit u quajt si organ i Partisë Komuniste Shqiptare. Poshtë kokës së gazetës ishte vendosur një nga parrullat identifikuese të komunistëve shqiptarë: “Vdekje fashizmit, liri popullit!”. Ashtu siç funksiononin strukturat komuniste në ilegalitet të plotë edhe gazeta përgatitej e shpërndahej po në fshehtësi të plotë. Ky ishte një nga shkaqet e parametrave tejet modeste të publikimit të saj, me një ndryshim të dukshëm të modelit faqosës dhe të rradhitjes së lëndës, krahasuar me spektrin e gazetave e revistave që botoheshin legalisht në Shqipëri deri në atë kohë.

Përdorimi vetëm i teknikës së daktilografimit të teksteve dhe më pas të shumëfishimit të tyre me shaptilograf, diktonte që madhësia e fletëve të gazetës Zëri i Popullit të ishte e kufizuar, aq sa formati i zakonshëm i trakteve. Fillimisht nuk kishte ndonjë strukturim të lëndës së gazetës në rubrika ose seksione të qëndrueshme, por gradualisht u arrit një lloj përmirësimi në këtë drejtim. Gjithashtu dhe periodiciteti mujor nuk ishte i fiksuar. Herë herë qëllonte që Zëri i Popullit dilte dhe më shumë se një herë brenda muajit, ashtu siç praktikohej në shumë raste që të dilnin dy numra njëherësh. Kjo parregullsi duket se lidhej me ilegalitetin e prodhimit e shpërndarjes së saj, me ndryshimin e vendndodhjes së bazave ku instalohej redaksia dhe teknika në përdorim, por dhe me pamundësinë për të siguruar në mënyrë sistematike inventarin e nevojshëm të bazës materiale.

Misioni i gazetës kishte të bënte me propagandimin e qëllimit kryesor: çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistë dhe veprimtarisë së Partisë Komuniste Shqiptare dhe lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare që kjo parti drejtonte në kuadër të Frontit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Kjo sanksionohej nga redaksia qysh në numrin e parë të saj, ku zotohej se do ti jepte popullit “një udhë shpëtimi, t’i tregojë se kush shkeli popullin

shqiptar, se kush ja solli një mijë e një të zeza, se kush e shkretoi vendin tonë me tym e me flakë më 1939, se kush e bëri gjysmën e Shqipërisë zjarr e pluhur një mot të tërë, se kush po e lë pa bukë popullin tonë duke i marrë të gjitha produktet e vendit dhe të gjithë bereqetin”. (2) Zëri i popullit pavarësisht pabarazisë në kushtet teknike e teknologjike me të përditshmen më të madhe në vend, Tomori, i shpallte asaj sfidën se do të polemizonte e do të kundërpërgjigjej me idetë e saj, “...do të demaskojë pa mëshirë demagogjinë fashiste të Tomorit dhe të kalemxhinjëve të tij”. (3)

Gazeta vetëshpallej si “tribuna me kollona të hapura për të gjithë luftëtarët e lirisë, pa ndryshim klase dhe feje, për të gjithë ata shqiptarë që duan të na ndihmojnë me punë dhe jo me llafe për çlirimin e vërtetë të Shqipnisë”. (4) Një nga qëndrimet kryesore që do të mbante gazeta ishte kundërshtimi dhe demaskimi i rendit

(2) Zëri i Popullit, nr.1, gusht 1942. (3) po aty (4) po aty

fashist, duke e konsideruar atë si një armik i të gjithë njerëzimit. “Këmishat e zeza kudo që shkojnë mbjellin zi dhe vdekje. Fashizmi na shkatërroi krahina të tëra duke e bërë Shqipërinë fushë lufte. Duke sjellë në fuqi tradhtarët e popullit shqiptar, Mustafa Krujën me agjentët e tjerë dhe me metodat e tij antinjerëzore, spiunat, ndjekjet, internimet, burgosjet dhe vrasjet ajo mendon ta shtypë lëvizjen e popullit shqiptar për liri. (5)

Në Zërin e popullit nuk mungonin dhe analizat për raportet e pushtuesve italianë me rajonin ballkanik, duke hedhur idenë se synimi i tyre nuk ishte vetëm për të shfrytëzuar Shqipërinë, por kjo do të shërbente si një urë kaluese drejt viseve të tjera përreth. “E që të mundej fashizmi italian të zgjerohej në Ballkan duke u nisur prej Shqipërisë kishte nevojë për tri gjëra të paktën: 1) përkrahjen politike, ose të paktën qetësinë relative nga ana e popullit shqiptar; 2) ushtri e milici shqiptare për t’a përdorur në luftë 3) sistemim dhe përmirësim të rrugëve, skelave dhe aeroporteve shqiptare” (6)

Këtë argument gazeta e ilustronte me një lloj qëndrimi të butë të italianëve në fazën fillestare të pushtimit, por që pastaj u ashpërsua me mbushjen e burgjeve në vend.

Spektri tematik i Zërit të popullit u plotësua nga njëri numër në tjetrin, duke prekur dhe probleme ekonomike, sidomos për sektorin e bujqësisë ku jetonte pjesa më e madhe e popullatës, informohej për aktivitetin e formacioneve partizane në rajone të ndryshme të vendit, për aksione në terren të njësiteve guerrile, sulme e akte sabotazhi, apo atentate ndaj funksionarëve fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, pasqyroheshin çështje ndërkombëtare etj. Në artikuj të veçantë kishte replika, ose përgënjeshtrime për gazetën Tomori, më shumë rreth fjalimeve e deklaratave të eskponentëve të lartë të qeverisë dhe të strukturave fashiste; ndërkohë që ndodhte e kundërta me Tomorin apo organe

(5) po aty (6) Zëri i Popullit, nr.2, shtator 1942.

të tjera profashiste që asnjëherë nuk kanë replikuar me Zërin e popullit drejtëpërdrejtë apo dhe me gazeta e revista të tjera që mbështeteshin nga Partia Komuniste e levat e saj, madje as nuk i kanë përmendur fare, duke injoruar ekzistencën e tyre. Ky qëndrim shkonte deri në ekstrem: siç ishte rasti i heshtjes totale, duke mos përmendur asgjë në faqet e saj për ngjarjen e bujshme në mes të Tiranës, ku Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, iu bë një atentat gjatë vizitës disaditore në Shqipëri, në mes të muajit maj të vitit 1941.

Kjo ishte në logjikën e pushtuesve që nuk pranonin publiksht asnjë lloj kundërshtie e rezistence, në një kohë që në zyrat e Ministrisë së Brendshme në Tiranë apo në prefekturat e vendit qarkullonin një lumë dokumentash me informacione të bollshme për aktivitetin subversiv të komunistëve e nacionalistëve shqiptarë, për ndjenjën antifashiste dhe për propagandën që nxiste popullin të ngrihej në luftë kundër pushtuesve italianë.

Në shenjestër të artikujve analitikë të Zërit të popullit ishin dhe kundërshtarët politikë majtistë, të cilët për arsye bindjesh e konceptimesh ideologjike e politike ishin kundër qëndrimeve të Partisë Komuniste Shqiptare. P.sh., “Grupin e Zjarrit”, që përfaqësonte alternativën e fitores ndaj fashizmit duke e “marrë kalanë nga brenda” (pra, të vendosjes së urave të bashkëpunimit dhe me pushtuesit), gazeta i përshkruante si shërbëtorë të regjimit, duke i atribuar mjaft epitete negativiste në veprimtarinë e tyre. “Këta elementë të ‘Grupit të Zjarrit’, Partia Komuniste Shqiptare i ka demaskuar me kohë dhe i ka dënuar pa mëshirë si tradhëtarë, oportunistë, likuidatorë, grupista, trockista, këta janë rrogëtarë të fashizmit që sabotojnë luftën nacionalçlirimtare, që përpiqen të çajnë frontin e popullit, që përpiqen të zgjatin jetën e fashizmit. ...Këta elementë janë armiq të popullit shqiptar, këta janë në rradhët e armikut dhe si të tillë do të luftohen pa mëshirë; pa mëshirë drejtësia e popullit do të godasë mbi këta krimba të ndyrë, spiuna të fashizmit”. (7)

(7) Zëri i popullit, nr 11-12, janar 1943

Në pozita kritike Zëri i Popullit ishte dhe për veprimtarinë e organizatave nacionaliste si Balli Kombëtar e Legaliteti. Por nisur nga qëndrimi jo i qartë dhe me oshilacione i PKSH-së ndaj tyre, në periudhën e pushtimit italian kemi vetëm një lloj rivaliteti politik të pashpallur publikisht. Të paktën deri në fillim të gushtit të vitit 1943, kur u mbajt Mbledhja e Mukjes, u shpresua që mes PKSHsë, që kontrollonte Frontin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar nga njera anë dhe organizatës së Ballit Kombëtar nga ana tjetër, do të kishte një akord për bashkimin e forcave politike në luftë kundër pushtuesve të huaj, për të rivendosur pavarësinë e vendit. Por sprapsja që bëri udhëheqja e lartë e PKSH-së menjëherë nga dakordimi mes dy grupeve politike që u arrit në Mukje, pushtimi i vendit nga ushtria gjermane, u shoqërua me një thellim të ndarjeve dhe mosmarrëveshjeve në spektrin politik në Shqipëri. Kjo u reflektua dhe në mjetet propaganduese që kishin pas vetes, si komunistët, ballistët e legalistët.

Duke iu kthyer organeve mediatike që krijoi Partia Komuniste Shqiptare, veç tribunës kryesore, Zëri i popullit, ajo nisi të botonte dhe revistën e përmuajshme Kushtrimi i lirisë, që kishte në fokus veprimtarinë e të rinjve komunistë, të grupuar në atë që njihej si organizata e Rinisë Antifashiste të Shqipërisë, një levë e PKSH-së. Numri i parë i gazetës doli ilegalisht po në gusht të vitit 1942, të njëjtin muaj kur doli dhe Zëri i Popullit.

Në mars të vitit 1943 nisi të botohet në Durrës gazeta Bashkimi, si organ i këshillave nacionalçlirimtare. Gazeta nga forma dhe përmbajtja nuk kishte dallime nga Zëri i popullit, ishte ideuar dhe konceptuar thuajse nga të njëjtët botues. Megjithatë gazeta u prezantua tek lexuesit si organi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar që kishte dalë nga Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942, pra, për një përfaqësim jo vetëm të komunistëve, por të gjithë atyre që kishin bindje antifashiste, patriotëve e nacionalistëve pa dallim të bindjeve politike, fetare, origjina shoqërore e tyre etj. Ky qëndrim mbahej se vetë PKSH qëndronte dhe vepronte nën ombrellën e Frontit Antifashist

Nacionalçlirimtar, duke u përpjekur të fshehë rolin e saj drejtues në të.

Nga korriku i vitit 1943 nisi të botohet në Tiranë dhe revista Gruaja Shqiptare, nën kujdesin e një grupi të anëtareve femra të PKSH-së, që militonin dhe në të ashtuquajturën organizatë e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare. Një ndër synimet kryesore të revistës ishte “për t’i edukuar gratë me dashurinë për atdheun dhe popullin, për të demaskuar armiqtë, që mohonin historinë luftarake dhe kulturën kombëtare patriotike të Shqipërisë, për t’i nxituar ato që të mobilizoheshin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare”. (8) Në fluksin e botimeve antifashiste ishin dhe disa organe lokale që dilnin po në kushte ilegale në disa qytete të vendit, si në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan etj.

(8) Po aty, në faqen 97.

This article is from: