11 minute read

Hyrje

Next Article
Treguesit e emrave

Treguesit e emrave

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939 ishte zbatimi i një platforme që kishte nisur të sendërtohej të paktën 2 vjet më parë, e “kopsitur” me të gjithë komponentët, politikë, ushtarakë, diplomatikë, ekonomikë, financiarë, edukativë etj., duke mos lënë mënjanë në asnjë moment dhe median e propagandën. Shqipëria në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar ishte një vend me infrastrukturë të dobët mediatike. Fuqia e ulët e leximit të gazetave dhe revistave të kohës kishte si shkak thelbësor përhapjen në shkallë të gjerë të analfabetizmit. Shfletues të tyre ishin kryesisht të arsimuarit jashtë vendit a të rinjtë e shkollave.

Nga ana tjetër Radio Tirana, (1) stacioni i vetëm që transmetonte brenda territorit të Shqipërisë, ishte mjaft i kufizuar në inventar teknik e teknologjik, me varfëri të dukshme në strukturën e vet programore. Më herët, nevojat me informacion e argëtim nëpërmjet

Advertisement

(1) Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet më 28 nëntor të vitit 1938, në zbatim të një dekret ligji që kishte miratuar mbreti Zog qysh më 14 korrik të atij viti.

Stacioni në fillimet e veta kishte një fuqi 3 kw dhe u instalua provizorisht në një dhomë të bashkisë së Tiranës. Pas pushtimit italian Radio Tirana u vu tërësisht në shërbim të propagandës fashiste. Për të rritur rolin dhe ndikimin e saj në publik u bënë mjaft investime teknike e teknologjike, si dhe nisën transmetimet e emisioneve në gjuhën shqipe e italiane, si dhe në gjuhë të tjera të vendeve të rajonit.

sinjalit audio i përmbushte një program gjysëm ore në ditë emetuar nga Radio Bari 1 (2) në Itali. Ishte koha kur një aparat marrës për valët e radios ishte ende një gjë luksi në rradhët e popullatës shqiptare. Më shumë për mosdije se sa për pamundësi financiare ato mungonin. Aty ku ishin, aparatet e radios shfrytëzoheshin në mënyrë kolektive.

Me mangësitë e theksuara ekonomike e financiare, me pak forca të kualifikuara në fushën e gazetarisë media “made in Albania” e kohës nuk mund t’i rezistonte konkurrencës e ofertës së grupeve të interesuara nga fqinji përendimor, Italia. Marrja e tyre nën kontroll për zbatimin e platformës pushtuese nuk kishte pengesë serioze, nuk kishte rezistencë të mirëfilltë intelektuale. Në fund të fundit dhe aty ku ngurrohej ose kundërshtohej “fryma e italianizimit” ishte llogaritur me sfumim nëpërmjet sulmeve të drejtëpërdrejta, ose të tërthorta me “pjesën e përdorur” mediatike.

I gjithë procesi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste 1939 -1943 ka pjesë përbërëse dhe rolin e medias. Kjo në dy aspekte: në planin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm. Për të parën synimi kryesor ishte i qartë: të balancohej, ose të paktën të arrihej minimizimi i çdo zëri që denonconte dhe kritikonte marshimin pushtues të Musolinit në Shqipëri. Të amplifikonte argumentin se mbërritja e ushtrisë italiane ishte “një nevojë”, ishte e detyruar fundja nga “pasiguria dhe rreziku i mënyrës se si qeverisej” fqinji i saj i vogël i përtej Adriatikut.

Në planin e brendshëm, veç këtij “make up”-i që përmendëm më sipër, medias i binte detyra të propagandonte dhe miqësinë e vjetër mes dy vendeve, bujarinë italiane me investimet shumëplanëshe,

(2) Para fillimit të punës së Radio Tiranës, radiostacioni Bari 1 emetonte çdo mbrëmje një program 30 minutash në gjuhën shqipe. Transmetimi ka nisur në vitin 1936.

Sipas librit të gazetarit Agron Çobani Ju flet Tirana..,. lajmet përgatiteshin në zyrën e shypit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë dhe i dërgoheshin redaksisë së Gazeta Shqiptare në Bari. Prej këtej ato përdoreshin në emisionin në gjuhën shqip të Radio Bari 1. Sipas gazetës Shtypi të datës 22 maj 1938 përmbajtja ishte

“me lajmet që jep në gjuhën shqipe, edhe në disa raste dhe me muzikë”. Emisioni në gjuhën shqipe në Radio Bari 1 vazhdoi deri në vitin 1939.

mirënjohjen shqiptare për gjithshka ishte bërë e bëhej. Synohej që në thelb pushtimi të tregohej në sytë e mendjen e publikut vendas si një “dislokim i paqtë” me “fytyrë njerëzore”. Dy ditë pas agresionit një e përditshme profashiste, Gazeta Shqiptare, (3) shprehej se misioni i Italisë fashiste ishte për “të mbrojtur atë pjesë të shëndetshme të opinionit publik shqiptar, që ishte e bindur për të rivendosur një rend shoqëror, që është kusht kryesor për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit në të gjithë fushat”. (4)

Performanca dhe roli i medias në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste shikohet në disa optika, duke mbetur besnik dhe i rrjedhës historike kronologjike të ngjarjeve: Në fillim prezantohet një sfond i situatës së medias në prag të pushtimit. Më pas shpaloset strategjia e autoriteteve italiane për vënien nën kontroll dhe në shërbim të tyre të të gjithë spektrik mediatik, që deri në atë kohë ishte e dominuar nga fryma pro monarkisë së Ahmet Zogut. Shtrirja e ndikimit italian në botimet e asaj periudhe dukej se kishte dy synime paraprake:

Në rradhë të parë, të gjente sa më shumë vend simpatia për Italinë fqinje. Regjimi musolinian u konfigurua si shpëtimi dhe suksesi jo vetëm i Italisë fashiste, por dhe i vendeve të tjera afër dhe larg, si një model garancie dhe për fatin e Shqipërisë së nesërme. Nëpërmjet artikujve dhe informatave të përkthyera nga shtypi dhe agjensitë e lajmeve italiane do t’i jepej nje theks i jashtëzakonshëm ndihmës ekonomike e sociale që Roma programonte për Shqipërinë, nevojës që kishte depërtimi i investimeve italiane në çdo sektor strategjik e jetik në një vend të prapambetur dhe nevojtar, garancitë që jepte një fqinj si Italia

(3) Filloi të botohet më 10 korrik 1927, si edicioni shqiptar i Gazzeta di Puglia të

Barit (Itali). Sipas botuesve të saj, qëllimi do të ishte jo vetëm informacioni i shpejtë dy gjyhësh (shqip dhe italisht) për opinionin në Shqipëri mbi ato që ndodhin, por dhe “do të kujdesemi të shoshisim problemet e mëdhaja të sajat, veçanërisht në përpjekje me botën e jashtëme”. Gazeta Shqiptare kishte një rol të jashtëzakonshëm për të propaganduar kulturën dhe idetë italiane dhe më pas promotore e përhapjes së ideologjisë dhe frymës fashiste në Shqipëri. (4) Gazeta Shqiptare, datë 9 prill 1939.

ndaj kërcënimeve të vjetra e të reja që vinin nga fqinjët e tjerë.

Synimi i dytë paraprak ishte sigurimi i heshtjes ose indiferentizmit në momentin e invazionit ushtarak në territorin e Shqipërisë. Në këtë aspekt kasta mediatike ishte pjesë e një mekanizmi që u ndërtua me shumë durim e kujdes dhe për të cilin italianët hodhën në lojë shumë para, favore e ndere të panumërta për të korruptuar e kthyer në fansa të tyre sa më shumë njerëz të rëndësishëm të jetës politike e publike. Ose në rastin më të keq për ti shndërruar ata që ishin ende mosbesues dhe jo të orintuar, në inaktivë dhe duarlidhur në kohën kur “Bashkimi Personal” do të bëhej fakt. Në punim kjo tregohet me sjellje konkrete mënyra se si e mbuluan gazetat kryesore momentin e pushtimit, se si në harkun e pak ditëve pena që glorifikonin deri në detaj oborrin mbretëror të Zogut I-rë, filluan ta baltosin atë, ta anatemojnë e përçmojnë si një element regresiv, si të keqen më të madhe në këtë vend. Duke e drejtuar “bojën” e ndezur dhe “furçet” nga shpëtimtari i shqiptarëve dhe Shqipërisë: Benito Musolini.

Një etapë e veçantë është instalimi i rendit pushtues në Shqipëri, duke e mbajtur vëmendjen tek ajo që na intereson më shumë: me atë që ndodhi me median. Në zbatim të planeve të tyre në Shqipëri arkitektët e pushtimit përdorën në fazën e parë si burime njerëzore ato kontigjente mediatike vendore të brujtura prej kohësh me “shijen italiane”, që dirigjoheshin dhe urdhëroheshin kollaj, të vetëdijshëm për atë që duhet të bënin, me sigurinë e vetëcensurës së nevojshme. Pastaj u kalua në pastrimin e terrenit nga “produktet” e kohës së mbretërisë shqiptare, duke mbyllur të përditshmet kryesore dhe duke i zëvëndësuar me “këmishëzezat” e reja që nisën të botohen në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera të vendit. Në krye të operacionit të dirigjimit dhe censurimit të gjithëshkaje që botohej u vu Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit e Propagandës dhe Turizmit. Duke marrë nga Mëkëmbësia e Përgjithshme fonde dhe atribute pa kursim, kjo strukturë u investua tërësisht për të vënë në shërbim të fashizmit të gjithë spektrin mediatik që merrej me zhvillimet politike. Duke lënë

“në punën e tyre”, ashtu si mënjanë, një sërë titujsh gazetash, revistash e broshurash me orientim fetar, apo ndonjë redaksi që bënte sikur interesohej vetëm për kulturën e artin.

Shqipëria duke qënë stacioni i parë i zgjerimit të perandorisë italiane në Ballkan konceptohej si një bazë ushtarake strategjike për hapat e mëvonshëm. Kjo përmasë rajonale do t’u jepej dhe mediave profashiste. E tillë u pa Radio Tirana, e cila do të shndërrohej në “stacionin më të rëndësishëm në Ballkan”. Duke hapur shërbimet e gjuhëve të vendeve të rajonit, duke projektuar amplifikimin e valëve të sinjalit të saj dhe jashtë territorit të vendit, duke themeluar dhe një radiostacion i dytë për vendin, e lokalizuar në kryeqendrën e juglindjes, në qytetin e Korçës. Modernizimit iu nënshtruan dhe botimet e të përditshmeve kryesore.

Por jo gjithshka shkoi sipas planifikimeve të pushtuesve italianë. Ngjizja me kulturën e edukatën fashiste për opinionin e gjerë në Shqipëri nuk dukej e lehtë. Përkundrazi ajo frustonte dhe irritonte, mbetej si diçka e huaj për njerëzit e thjeshtë. Ky ishte argument për rritjen e numrit të të pakënaqurve, të kundërshtarëve pasivë e aktivë. Është fakt se media profashiste deri në fund të vitit 1941 kishte një oponencë krejt të zbehtë që vinte kryesisht nga botimet jashtë vendit, apo me trakte e thirrje kundër pushtimit. Pas gushtit të vitit 1942, u botua Zëri i Popullit, (5) si organi zyrtar i Partisë Komuniste Shqiptare, disa botime lokale po të komunistëve, gjithashtu dhe publikime të organizatës politike Balli Kombëtar. Të gjitha këto përbënin një pasurim konkret të spektrit mediatik. Rezistenca partizane e nacionaliste, strukturat e armatosura që kundërshtonin në

(5) Titulli i organit qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare. Zëri i Popullit doli për herë të parë në gusht të vitit 1942 në kushte të ilegalitetit. Ajo shpërndahej kryesisht në qytetet kryesore të vendit, në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër,

Durrës, Korçë, Fier etj. Ajo nisi të prezantohet tek lexuesi si “tribuna me kollona të hapura për të gjithë luftëtarët e lirisë, pa ndryshim klase dhe feje, për të gjitha ata shqiptarë që duan të na ndihmojnë me punë dhe jo me llafe për çlirimin e vërtet të Shqipnisë”. Por përveç frymës antifashiste, ajo ishte polemizuese e kritike dhe ndaj fraksioneve politike që ishin brenda komunistëve, apo ndaj ballistëve, legalistëve etj.

terren ilegalisht dhe frontalisht me armë në dorë regjimin italian kishin konsoliduar në anën tjetër dhe fluksin e tyre mediatik që ndeshej me pikëpamje, ide, thirrje e slogane nëpërmjet organeve të tyre. Pra, koha e kontrollit mbi gjithshka që botohej në gazetat e revistat profashiste, apo emetohej nëpërmjet valëve të radios kishte mbaruar.

Për të ilustruar tiparet e veçoritë kryesore të performancës së mediave të ndryshme të periudhës së pushtimit fashist italian është sjellë portretizmi më i detajizuar i tre prej tyre: gazetat Tomori, (6) Zëri i Popullit dhe revista Lufta e shlirimit kombëtar. (7) Ato janë marrë si përfaqësueset tipike përkatësisht të Partisë Fashiste Shqiptare, të Partisë Komuniste dhe Organizatës politike nacionaliste të Ballit Kombëtar. Karakterizmi i tre organeve të mësipërme lidhet me elementët thelbësorë të aktivitetit të tyre, linjën editoriale, formatet e pasqyrimit të lëndës informative, analitike e krijuese, debatin për zhvillimet kryesore politiko shoqërore brenda vendit, marrëdhnëniet ndërkombëtare etj. Duke u ndalur në këto botime përfaqësuese për vijën politike të profashizmit, të komunistëve e ballistëve shqiptarë, në punim hidhet dhe një vështrim për pjesën tjetër të botimeve brenda spektrit. Nëpërmjet lëndës propagandistike në organet e tyre,

(5) E përditshme politike që nisi botimin më 3 mars 1940. Përfaqësonte linjën zyrtare të pushtimit fashist. Në kokën e Tomorit kishte një thënie të Musolinit se”Shqipëria asht në zemrën time”, si dhe një deklaratë të Viktor Emanuelit III:

“Fatet e Shqipërisë janë të lidhura ngushtësisht me ato të Italisë”. Një vit më pas, pikërisht në ditën kur përkujtohej 22 vjetori i fashizmit (ose siç konsiderohej si dita e fillimit të “Revolucionit të Këmishave të Zeza” që nisi nga Milano “për të shpëtuar Italinë nga anarshia e shkatërrimi”), Tomori u quajt si “e përditshme fashiste shqiptare”. Nga kjo periudhë e deri sa u mbyll, ajo botohej në dy edicione të veçanta, në gjuhën shqipe dhe atë italiane. (6) Titulli i organit zyrtar të Ballit Kombëtar, që nisi të botohet në nëntor të vitit 1942, si revistë e përmuajshme në kushte ilegale. Sloganet kryesore të saj ishin: “Ja vdekje – ja liri!”; “Shqipëria e shqiptarëve!”; “Vdekje tradhëtarëve!”. Përmbajtja e lëndës së Lufta e shlirimit kombëtar ishte kryesisht për të evidentuar idetë e programin politik e ideologjik të Ballit, aktivitetin e çetave dhe njësive të organizatës që operonin veçanërisht në jug të vendit në luftë kundër pushtuesve, për të rivalizuar kundërshtarët e tyre politikë etj.

tentohet të tregohet qartazi mbi misionin e qëllimet e formacioneve kryesore që përbënin skenën politike në Shqipëri në fillimin e viteve ’40 të shekullit të kaluar.

Pjesa përmbyllëse e punimit liston një sërë përfundimesh që dalin pas vështrimit tërësor të rolit të medias në periudhën 1939 -1943. Krahas tyre ka dhe propozim për nevojën e plotësimit e thellimit të mëtejshëm të kësaj teme në një raund të ri studimor. Siç është zgjerimi i hapësirës kohore nën hulumtim, dhe konsiderimi me kujdes i çdo mendimi a sygjerimi prej atyre që e kanë lexuar dhe vlerësuar këtë punim.

Për ata që janë më të interesuar dhe skedues të ngjarjeve, institucioneve apo personazheve të asaj periudhe, punimi paraqet edhe një përmbledhje me tregues të emrave, për të lehtësuar orientimin në brendësi të tij.

This article is from: