Arben MUKA - Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

Page 16

Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

Hyrje

P

ushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939 ishte zbatimi i një platforme që kishte nisur të sendërtohej të paktën 2 vjet më parë, e “kopsitur” me të gjithë komponentët, politikë, ushtarakë, diplomatikë, ekonomikë, financiarë, edukativë etj., duke mos lënë mënjanë në asnjë moment dhe median e propagandën. Shqipëria në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar ishte një vend me infrastrukturë të dobët mediatike. Fuqia e ulët e leximit të gazetave dhe revistave të kohës kishte si shkak thelbësor përhapjen në shkallë të gjerë të analfabetizmit. Shfletues të tyre ishin kryesisht të arsimuarit jashtë vendit a të rinjtë e shkollave. Nga ana tjetër Radio Tirana, (1) stacioni i vetëm që transmetonte brenda territorit të Shqipërisë, ishte mjaft i kufizuar në inventar teknik e teknologjik, me varfëri të dukshme në strukturën e vet programore. Më herët, nevojat me informacion e argëtim nëpërmjet (1)

Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet më 28 nëntor të vitit 1938, në zbatim të një dekret ligji që kishte miratuar mbreti Zog qysh më 14 korrik të atij viti. Stacioni në fillimet e veta kishte një fuqi 3 kw dhe u instalua provizorisht në një dhomë të bashkisë së Tiranës. Pas pushtimit italian Radio Tirana u vu tërësisht në shërbim të propagandës fashiste. Për të rritur rolin dhe ndikimin e saj në publik u bënë mjaft investime teknike e teknologjike, si dhe nisën transmetimet e emisioneve në gjuhën shqipe e italiane, si dhe në gjuhë të tjera të vendeve të rajonit.

15


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.