5 minute read

nё lёvrimin e formateve informative

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 51

njerёz qё vegjetuan, qё erdhёn rioshё dhe u larguan me thinja nga Radio Tirana, pa pasur asnjё lidhje me gazetarinё radiofonike, aq sa kolegёt nuk kujtonin asgjё kur u pensionuan, veç numrit tё viteve tё punёs - ky ishte kontigjent i preferuar dhe i disa herё dekoruar nga sistemi, besnikё tё sekretarёve dhe aktivistёve tё partisё-shtet.

Advertisement

Dekadё pas dekade Radio Tirana, apo bijёzat e saj nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs u forcuan nga pikёpamja teknologjike, zgjeruan zonёn e mbulimit me sinjal nё çdo cep tё Shqipёrisё, shtuan orёt dhe kanalet e transmetimit, rritёn numerikisht ekipet e gazetarёve, redaktorёve, folёsve, krijuesve dhe personelit mbёshtetёs e administrativ, por ajo qё mbeti e pandryshuar nё kёtё periudhё ishte pёrmbajtja e produktit, qё nё tё gjitha format qё prezantohej, mbeti nёn kontroll ideologjik dhe politik, pa lёvizuar nga aspektet tabu dhe tё panegociushme qё lidheshin me partishmёrinё dhe frymёn revolucionare tё masave (varёsia totale nga patia-shtet). “Dёgjuesit kёrkojnё nga Radio Tirana emisione gjithnjё e mё tё mira, me pёrmbajtje tё thellё politike, ideologjike dhe artistike.” 63)

3.3 Larushia tematike dhe konceptet propagandistike nё lёvrimin e formateve informative

Nё fillim tё viteve ’70 Radio Tirana ishte 17 orё e gjysmё nё transmetim. “Gjatё njё jave transmetonte mё shumё se 75 emisione letraro – artistike, shoqёrore, kulturore, ekonomike etj. Nё qoftё se do tё shpreheshim nё pёrqindje do tё thoshim: tё folura nё ditё rreth 35 pёrqind dhe muzikё rreth 65 pёrqind.” 64) Shikuar nga mbulimi tematik, programacioni nuk linte asnjё aspekt jetёsor pa trajtuar; fёmijёt, rininё, gratё, ushtarёt, shёndetёsinё, arsimin, ekonominё, bujqёsinё, sportin, kulturёn; kishte emisione qё rezistuan nё kohё, si “Teatri nё mikrofon”, “Heroizmi i popullit tonё nё shekuj”, “Program me muzikё sipas kёrkesave tё dёgjuesve” (me muzikё tё lehtё ose popullore),”Familja, shkolla, shoqёria”, “Fjala jonё pёr letёrsinё dhe artet”, “Gruaja e ditёve tona” etj.

Pёrmbajtja tematike kishte dhe specifika, si rasti i Radio Shkodrёs pёr shembull, qё mbulonte me sinjal njё zonё, nё radhёt e popullatёs sё tё cilёs, ruhej ndjenja e besimit fetar edhe pasi me urdhёr tё partisё-shtet forcёrisht

63. Tribuna e Gazetarit, nr. 18/1968, faqe 7. 64. Tribuna e Gazetarit, nr. 4/1972, faqe 36.

52 Arben MUKA

Magnetofon tip UHER i ekspozuar nё muzeun e RTSH-sё, qё ёshtё pёrdorur nga reporterёt e redaksisё sё informacionit nё Radio Tirana.

65. Nxitje pёr afrimin e sa mё shumё korrespondentёve vullnetarё nё media ka qenё letra e Enver Hoxhёs, nё shkurt 1967 “Ёshtё nder i madh tё jesh korrespondent vullnetar i shtypit dhe i radios”, tё cilёn e dёrgoi si pёrgjigje pёr njё letёr qё kishte marrё nga njё grup korrespondentёsh tё njё kooperative bujqёsore nё rrethin e Lushnjёs. Duke i dhёnё hapёsirёn dhe pompozitetin mё tё madh tё mundshёm nё median e kohёs, ky letёrkёmbim u shndёrrua nё njё plan pune pёr tё gjithё infrastrukturёn mediatike, pёrfshi dhe transmetimet radiofonike, pёr tё afruar sa mё shumё bashkёpunёtorё dhe korrespondentё vullnetarё nga rajone tё ndryshme tё vendit.

u mbyllёn institucionet e kultit nё tё gjithё vendin. Pёr dёgjuesit shkodranё dhe ata nё zonat pёrreth, radio transmetonte fillimisht emisionin “Shkenca dhe feja”, por mё pas u rritёn dozat kritike nё njё program tjetёr radiofonik titulluar “Roli reaksionar i fesё”. Pas njё kohe, pёr ta masivizuar diksutimin, nisi nё njё format tё ri emisioni “Origjina e paragjykimeve fetare”.

Transmetimet radiofonike krahas objektivit teknik pёr tё pёrhapur sinjalin nё çdo skaj tё vendit, nё çdo familje dhe kolektiv punonjёsish e institucione, orientohej qё nё aspektin e pёrmbajtjes tё siguronte larmi tematike, pёr tё mbёrthyer tё gjitha grupmoshat, tё gjitha shtresimet sociale tё ndarё sipas arsimimit, edukimit, gjinisё, pozicionit gjeografik etj. Duke mos lёnё askёnd jashtё fluksit agjitativ dhe propagandistik tё kohёs, udhёzimit dhe direktivёs sё partisё-shtet.

Pёr pasurimin tematik rol kanё luajtur bashkёpunёtorёt vullnetarё, qё konsideroheshin si njerёz qё sillnin mё pranё redaksive problematikёn jetёsore, duke forcuar frymёn militante tё medias. 65) Nё anёn tjetёr kohё pas

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 53

kohe, ashtu si punonjёsit e medias nё tёrёsi, dhe ata tё radiove kanё qenё tё detyruar tё bёjnё stazhe prodhuese, vajtje nё periudha tё ndryshme kohore nё fshatra dhe provinca, si periudha “tё pasurimit ideor” dhe “kalitjes me frymёn e klasёs punёtore dhe kooperativiste”. Nё kёtё agjendё “tё zbritjes nё bazё”, anёtarё tё stafit tё Radio Tiranёs kanё pasur dhe njё destinacion mbёshtetёs pёr 4 stacionet lokale, duke iu bashkuar redaksive tё atjeshme me qёllimin e kontributit me realizimin e materialeve dhe shkёmbimit tё eksperiencёs nё afate disamujore.

Sa i takon formateve tё informimit, nё pjesёn e folur tё transmetimeve radiofonike, ato kanё ardhur duke u shtuar nё varёsi dhe tё kushteve qё ofronte teknika nё studio dhe jashtё saj. Nёse deri nё fillim tё viteve ’50 gjithçka bёhej kryesisht direkt nё mikrofon, nёpёrmjet leximit tё lajmeve, komunkatave, njoftimeve, tё bisedave dhe konferencave nё studio, mё pas kur u siguruan regjistruesit e parё nga Bashkimi Sovjetik, nisi pёrgatitja e materialeve pёrpara se tё transmetoheshin, si dhe u krijuan kushtet pёr mё shumё programe qё arkivoheshin dhe ritransmetoheshin.

Njё dekadё mё pas u siguruan dhe mё shumё magnetofonё personalё pёr reporterёt e terrenit. Mbёrritёn UHER-ёt gjermanё, tё cilёt kishin dhe opcionin e punёs me bateri dhe peshonin shumё mё pak nё krahasim me aparatet regjistrues qё ishin pёrdorur mё herёt, 4.5kg 66) “Shtimi i numrit tё magnetofonёve nё pёrdorim ka qenё mjaft stimulues pёr realizmin e formateve tё ndryshme nё radio. Nga fundi i viteve ‘60 dhe nё vijim patёm mundёsi qё tё realizonim kronika, reportazhe, radioportrete, mbi tё gjitha kishim mundёsinё tё merrnim intervista nё terren, tё cilat mё pas i pёrfshinim si tё tilla nё transmetim. Kjo e dinamizoi shumё pjesёn e folur tё Radio Tiranёs, e bёri mё tёrheqёse atё pёr dёgjuesin”. 67)

Karakteristikё ishte realizimi i materialeve tё gjata nё kohё, tё cilat ishin nё sinkron me pёrmbajtjen propagandistike. Ja se si pёrshkruhej realizimi

66. Nё vitet 1983- 1986, gjatё kohёs sё studimeve universitare, nё bashkёpunimet e mia me Radio Tiranёn kam pёrdorur nё pёrgatitjen e kronikave, intervistave dhe radioreportazheve magnetofonin tip UHER me shirit. I rёndё nё peshё, por i thjeshtё nё pёrdorim, ai siguronte njё cilёsi regjistrimi shumё tё mirё. Dhjetё vite mё vonё, kur u riktheva nё Radio Tirana pёr tё punuar si reporter profesionist, nё departamentin e lajmeve, UHER-ёt i kishin mbledhur nё magazinё dhe nё pёrdorim ishin regjistruesit me kaseta SONY, mё tё lehtё nё peshё dhe mё tё manovrueshёm nё terren dhe nё studio. Mikrofoni, kufjet dhe aksesorёt e tjerё ndihmonin nё regjistrim cilёsor nё çdo rrethanё. Ata ishin nё pёrdorim pak vjet, sepse u zёvendёsuan nga minidisqet profesionalё, me tё cilёt jo vetёm regjistroje perfekt zёra dhe efekte, por tё lejonin tё bёje paraeditim tё materialeve, pёrpara se tё mbёrrije nё redaksi. 67. Agron Çobani, intervistё dhёnё autorit, 14 shtator 2007.

This article is from: