Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
51
njerёz qё vegjetuan, qё erdhёn rioshё dhe u larguan me thinja nga Radio Tirana, pa pasur asnjё lidhje me gazetarinё radiofonike, aq sa kolegёt nuk kujtonin asgjё kur u pensionuan, veç numrit tё viteve tё punёs - ky ishte kontigjent i preferuar dhe i disa herё dekoruar nga sistemi, besnikё tё sekretarёve dhe aktivistёve tё partisё-shtet. Dekadё pas dekade Radio Tirana, apo bijёzat e saj nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs u forcuan nga pikёpamja teknologjike, zgjeruan zonёn e mbulimit me sinjal nё çdo cep tё Shqipёrisё, shtuan orёt dhe kanalet e transmetimit, rritёn numerikisht ekipet e gazetarёve, redaktorёve, folёsve, krijuesve dhe personelit mbёshtetёs e administrativ, por ajo qё mbeti e pandryshuar nё kёtё periudhё ishte pёrmbajtja e produktit, qё nё tё gjitha format qё prezantohej, mbeti nёn kontroll ideologjik dhe politik, pa lёvizuar nga aspektet tabu dhe tё panegociushme qё lidheshin me partishmёrinё dhe frymёn revolucionare tё masave (varёsia totale nga patia-shtet). “Dёgjuesit kёrkojnё nga Radio Tirana emisione gjithnjё e mё tё mira, me pёrmbajtje tё thellё politike, ideologjike dhe artistike.” 63)
3.3 Larushia tematike dhe konceptet propagandistike nё lёvrimin e formateve informative Nё fillim tё viteve ’70 Radio Tirana ishte 17 orё e gjysmё nё transmetim. “Gjatё njё jave transmetonte mё shumё se 75 emisione letraro – artistike, shoqёrore, kulturore, ekonomike etj. Nё qoftё se do tё shpreheshim nё pёrqindje do tё thoshim: tё folura nё ditё rreth 35 pёrqind dhe muzikё rreth 65 pёrqind.” 64) Shikuar nga mbulimi tematik, programacioni nuk linte asnjё aspekt jetёsor pa trajtuar; fёmijёt, rininё, gratё, ushtarёt, shёndetёsinё, arsimin, ekonominё, bujqёsinё, sportin, kulturёn; kishte emisione qё rezistuan nё kohё, si “Teatri nё mikrofon”, “Heroizmi i popullit tonё nё shekuj”, “Program me muzikё sipas kёrkesave tё dёgjuesve” (me muzikё tё lehtё ose popullore),”Familja, shkolla, shoqёria”, “Fjala jonё pёr letёrsinё dhe artet”, “Gruaja e ditёve tona” etj. Pёrmbajtja tematike kishte dhe specifika, si rasti i Radio Shkodrёs pёr shembull, qё mbulonte me sinjal njё zonё, nё radhёt e popullatёs sё tё cilёs, ruhej ndjenja e besimit fetar edhe pasi me urdhёr tё partisё-shtet forcёrisht 63. Tribuna e Gazetarit, nr. 18/1968, faqe 7. 64. Tribuna e Gazetarit, nr. 4/1972, faqe 36.