1 minute read

marrjen e “tapisё” nё bandёn FM

KAPITULLI I PESTЁ

Nga “radio-kioskat” private deri tek disiplinimi pёr marrjen e “tapisё” nё bandёn FM

Advertisement

Nёse nё vitet e para tё tranzicionit demokratik media e shkruar ishte liberalizuar dhe inciativa private kishte marrё udhё, transmetimet radiotelevizive ishin ende nёn monopol shtetёror. Mungonte legjislacioni pёr licencimin e operatorёve privatё me frekuencё vendore ose kombёtare dhe lojtari i vetёm ishte Radio Televizioni Shqiptar, RTSH. Kёshtu tregu vendas i transmetimeve radiofonike kishte si protagonist Radio Tiranёn qё dёgjohej nё pjesёn mё tё madhe tё territorit tё Shqipёrisё dhe katёr radiot lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs, administrativisht dhe financiarisht tё varuara prej Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё RTSH-sё.

Por iniciativa private nuk priti miratimin e ligjit dhe ngritjen e institucionit rregullator, proces qё nisi nё fund tё viteve ’90. Nё atmosferёn e sendёrtimit tё lirisё sё fjalёs dhe mendimit – tё kufizuara dhe penguara nga regjimi komunist pёr mbi katёr dekada – nё vitin 1994 filluan tё aktivizohen radiostacionet e para private. Ёshtё domethёnёs fakti qё transmetimet e para alternative ishin jashtё kryeqytetit, si shenjё qё nё qytete mё tё vogla e deri nё provinca e paligjshmja ishte rutinё dhe gati e padukshme, siç ndodhte dhe nё sektorё tё tjerё kur bёheshin hapat e para tё tranzicionit demokratik.

Spektri privat qё mori njё zhvillim tё vrullshёm nё pak kohё, tёrhoqi nё studiot e veta gazetarё nga mё tё njohurit nё median e shkruar, nisi tё servirё gradualisht pёr ndjekёsit forma dhe pёrmbajtje tё larmishme programesh, mbushi boshllёkun e menu-sё muzikore duke emetuar pёr çdo shije dhe preferencё. Nё tё njёtёn kohё nxiti lёvizjen e stafit tё RTSH-sё dhe

This article is from: