9 minute read
sё Radio Tiranёs
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 43
Gjithashtu, njё nga problemet shumё tё rёndёsishme nё atё periudhё ishte dhe zgjidhja e orientimit tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nga pikёpamja politike e ideologjike, si pёrcaktuese tё linjёs editoriale tё tyre. Monopoli shtetёror mbi tё gjithё median, organet e shtypit, ATSH-nё, transmetimet radiofonike, filmin, si dhe gjithçka qё botohej brenda vendit - pa asnjё rezistencё, por dhe me shumё ndёshkime dhe kalvar mundimesh e persekutimesh pёr ata qё mendonin ndryshe – i dha dorё tё lirё autoriteteve politike qё ta shndёrronin atё nё njё propagandё tё fuqishme nё shёrbim tё diktaturёs, qё ta supercentralizonin dhe superkontrollonin tёrё infrastrukturёn mediatike nё Shqipёri.
Advertisement
3.1 Stacione lokale nё amplifikim tё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё Radio Tiranёs
Nё fillim tё janarit 1945 Radio Tirana transmetonte nё valё tё mesme, 200 metra nga ora 19.00 deri nё 21.00 pёr dёgjuesit brenda vendit dhe nёpёrmjet valёve tё shkurtёra 49 metra kishte njё program rreth 90 minuta pёr audiencёn jashtё Shqipёrisё (emisione 15 minutёshe nё 5 gjuhё tё huaja: frёngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, italisht e greqisht, si dhe njё edicion lajmesh nё shqip).
Emisioni kryesor nё valё tё mesme ishte formati tematik prej orёs 20.00 deri nё 20.30, qё alternohej çdo ditё tё javёs, herё si “Ora letrare” herё si “Ora e Rinisё”, apo “Ora e Gruas”, “Ora e Partizanit” etj. Gjithçka bёhej direkt nё mikrofon. Kjo vlente dhe pёr koncerte muzikore me kёngё apo instrumente. Dy magnetofonёt rreth 30 kg secili, qё u gjetёn nga koha kur Radio Tirana ishte nёn kontrollin e gjermanёve, u pёrdorёn pёr kronika e radioreportazhe nga frontet e rindёrtimit, por pa ofruar cilёsi nё zёrat e regjistruar.
Mungesat dhe vёshtirёsitё e ndryshme qё haste Radio Tirana ishin pjesё dhe e relacioneve qё hartonin drejtues tё institucionit. Nё njёrin prej tyre,48) qё kishte pёr qёllim tё prezantonte tё ashtuquajturin plan 5 vjeçar (1946 – 1951) evidentoheshin kёto probleme kryesore: • transmetimi me valё tё mesme me fuqi 1KW nuk siguronte shёrbim tё mirё;
48. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Drejtoria e Pёrgjithshme e Radio Televizionit, Nr. 509 /Dosja 2, faqe 3.
44 Arben MUKA
• radio aparatet nё Shqipёri ishin ende tё pakta dhe tё pёrqendruara nё Tiranё, Korçё, Shkodёr e Durrёs; • kishte pak magnetofonё; • burimet njerёzore (redaktorё e teknikё) ishin pak dhe me performancё tё dobёt profesionale; • transmetimi me valё tё shkurtёra me fuqi 3KW nuk siguronte mbulim me sinjal nё shumë shtete të botёs.
Inventari shumё i kufizuar qё ishte nё pёrdorim nё muajt e parё tё pasçlirimit, u pasurua duke riparuar pjesёn e dёmtuar, si dhe duke shtuar pajisje dhe aparatura tё pёrdorura nga ushtria. Kёshtu u bё e mundur hapja e radiostacioneve filiale tё Radio Tiranёs nё 3 qytetet kryesore tё vendit: • nё Korçё, ku nё fakt rikthehej sinjali, pasi Radio Korça, siç e kemi pёrmendur mё parё, i kishte nisur transmetimet qё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, por pajisjet e saj kishin dalё jashtё pёrdorimit; • nё jug tё vendit u krijua Radio Gjirokastra mё 20 mars 1945; • nё pjesёn veriore dy muaj mё vonё u themelua Radio Shkodra.
Radiostacioni i katёrt, ai i Kukёsit, u themelua mё 16 tetor 1959. Tё katёr bijёzat e Radio Tiranёs kanё pёrbёrё nё fillimet e tyre njё shtesё thjesht numerike tё transmetuesve radiofonikё nё Shqipёri, se nga parametrat teknologjikё, fuqia e pёrhapjes sё sinjalit dhe burimet njerёzore ato ishin tepёr tё limituara.
Po tё marrim si shembull nisjen nga puna tё Radios Gjirokastra, dëshmitarët e ditës së parë të funksionimit të saj kujtojnë se “studio” u improvizua në një mjedis të hapur të kalasë së qytetit të gurtë, ku u fol me megafon dhe muzika u lëshua nga një gramafon. Njerëzit u mblodhën duke bërë sehir dhe kujtuan se organizohej një aheng publik. Më pas u mor vesh
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 45
që kish nisur nga puna radio e qytetit të tyre. Radio Gjirokastra dёgjohej vetёm nё njё rreze 600 metra pёrreth antenёs sё saj transmetuese. Duke iu referuar burimeve arkivore, organika qё propozohej nё vitin 1946 pёr kёtё stacion49) pёrfshinte njё ekip prej 11 vetёsh me kohё tё plotё: drejtorin; redaktorin pёrgjegjёs pёr lajmet nё greqisht; folёsin qё do tё ishte dhe ndihmёsredaktor pёr lajmet nё greqisht; redaktorin qё ishte njёkohёsisht dhe folёs pёr lajmet shqip; daktilografistin qё ushtronte dhe detyrёn e ndihmёsredaktorit; pёrgjegjёsin pёr muzikёn; pёrgjegjёsin pёr sektorin teknik; dy teknikёt operatorё; sekretarin; pononjёsin e shёrbimit, qё atёherё emёrtohej “shёrbёtor”.
Po nё kёto kuota ishte dhe organika e Radio Korçёs, 50) me njё ndryshim nga specifika qё ky stacion nuk kishte transmetim nё gjuhё tё huaj: drejtori; sekretari llogaritar; redaktori/reporter; daktilografisti; pёrgjegjёsi i muzikёs; dy spikerё definitivё; pёrgjegjёsi i sektorit teknik; dy teknikёt operatorё; shёrbёtori.
Ndёrkohё, qё Radio Shkodra dёgjohej nё 5 vitet e para tё saj vetёm nё njё pjesё tё qytetit pasi transmetonte nё valё tё shkurtёra. Rrezja u zgjerua dhe sinjali u bё mё cilёsor, kur u kalua nё valё tё mesme. Kurse Radio Kukёsi hyri nё treg vetёm me njё orё program nё ditё.Tё katёr radiot lokale kanё rezistuar deri nё kohёt e sotme, ku pavarёsisht ndryshimeve nё teknologji dhe nё pёrmbajtje, ato sёrish janё administrativisht nё varёsi tё Radio Tiranёs. Zhvillimi dhe modernizimi i Radio Tiranёs, ndoshta me disa kohё vonesё, ёshtё reflektuar dhe nё katёr asetet lokale tё saj.
Pёr nevoja tё zgjerimit tё transmetimeve radiofonike tё saj ka pasur nё funksionim dhe radiostacione tё tjera mё tё vogla: • Radio Hekurudha, e lokalizuar nё qytetin e Durrёsit, nё shёrbim tё shtabit tё tё rinjve vullnetarё qё punonin pёr ndёrtimin e hekurudhёs Durrёs - Elbasan. Teknikёt e Radio Tiranёs qё punuan pёr stacionin e vullnetarёve finalizuan njё fuqi 250W, qё mundёsonte dёgjimin nё Tiranё, Elbasan, Berat etj. Programi i Radio Hekurudhёs, nё valё tё mesme 474 metra, nё vjeshtёn e vitit 1947 transmetohej dy herё gjatё ditёs: nga ora 14.00 deri nё 15.15 dhe nga
49. Sipas shkresёs qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, dёrguar nga Radio Tirana, mё 17 maj 1946, seksionit tё Shtypit, Propagandёs e Kulturёs Popullore nё Gjirokastёr, Fondi Instituti i Radio Tiranёs, dosje nr. 1/1946, faqe 1. 50. Sipas shkresёs qё ndodhet nё Arkivin Qendror tё Shtetit, dёrguar nga Radio Tirana, mё mё 22 maj 1946 seksionit tё Agjit-Propit nё komitetin ekzekutiv tё prefekturёs Korçё, Fondi Instituti i Radio Tiranёs, dosje nr. 1/1946, faqe 2.
46 Arben MUKA
ora 18.15 - 21.00. Pёr pjesёn informative ajo lidhej direkt me Radio Tiranёn, kur kjo e fundit emetonte edicionet kryesore tё lajmeve. Kohёzgjatja e Radio Hekurudhёs ishte nё mё pak se njё vit. • Radio Qyteti Stalin, e cila kishte po kёtё jetёgjatёsi, ka nisur nga transmetimet nё fillim tё vitit 1951, nё valё tё mesme 250 metra. Radio Qyteti Stalin, (Kuçova, ku ishte lokalizuar kjo radio nё atё kohё thirrej Qyteti Stalin) çdo ditё kishte tri seanca programesh: nё mёngjes ora 06.25 – 08.30, pasdite ora 14.00 – 16.00 dhe nё mbrёmje ora 18.00 -21.00. Lidhja me Radio Tiranёn ishte pjesa kryesore e programit tё pёrditshёm tё saj. • Radio Vlora, stacioni me fuqi transmetimi 250W, ka funksionuar po nё fillim tё viteve ’50, por tё dhёnat pёr funksionimin dhe pёrmbajtjen programore tё saj mungojnё nё dokumentacionin arkivor, gjithashtu edhe nё median e kohёs nuk ёshtё dhёnё informacion.
Radio Tirana nё vitet e para tё çlirimit kishte dhe njё sektor mbёshtetёs, pёr propagandimin nё publik tё programeve tё saj. Me mbёshtetjen e qeverive tё vendeve ish-komuniste, autoritetet nё Shqipёri siguruan njё kontigjent qendrash zёri shoqёruar me rrjet altoparlantёsh, tё cilёt instaloheshin nё qytete apo fronte pune me numёr tё konsiderueshёm punonjёsish. Nёpёrmjet funksionimit tё tyre realizohej dёgjimi kolektiv i emisioneve tё Radio Tiranёs, duke shtuar dhe ndonjё program lokal modest me pёrmbajtje propagandistike. “Gjatё vitit 1950 janё instaluar 7 qendra zёri tё mёdha dhe 60 tё vogla, komplet me radio, amplifikator, xhiradisqe, mikrofon dhe altoparlantё”. 51)
Nёse i referohemi njё shembulli, njё ndёr frontet mё tё mёdha tё punёs nё vitet e para tё çlirimit ishte Kombinati i Tekstileve “Stalin”, qё arriti deri nё 7 mijё punonjёs nё kulmin e prodhimit tё vet. Qendra e zёrit e instaluar aty, nё verёn e vitit 1951 kishte njё rrjet prej 12 altoparlantёsh tё lokalizuar nё tё gjithё territorin e Kombinatit, nga tё cilёt emetonin programet e Radio Tiranёs. Njё qendёr tjetёr e madhe zёri, po nё kryeqytet, 52) u ndёrtua nё
51. Radio Programi, nr. 1/1951, faqe 1. 52. Nё Tiranё nё vitet ’80 ishte fuqizuar qendra e zёrit edhe nё qytetin “Studenti” me mё shumё se 6 mijё banorё, studentё nga tё gjitha rrethet e vendit, tё cilёt ndiqnin studimet nё Universitetin e Tiranёs dhe ish-Institutin e Lartё tё Arteve. Altoparlantё tё vegjёl ishin tё shpёrndarё nё çdo dhomё tё konvikteve si dhe nё ambiente kolektive. Qendra administrohej nga njё strukturё qё thirrej si Kёshilli Studentor. Pёrveç lidhjeve me programet e Radio Tiranёs, njё rrjet bashkёpunёtorёsh vullnetarё aktivizoheshin pasditeve deri nё mbrёmje duke pёrgatitur emisione nё studio, nё formёn e bisedave, rubrikave me kuriozitete dhe tё reja shkencore, plotёsim tё kёrkesave muzikore dhe pёrshёndetjeve mes studentёve etj.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 47
mes te viteve ’60, nё Uzinёn e Traktorёve (mё pas do tё quhej Kombinati i Autotraktorёve “Enver Hoxha”), qё kishte nё pёrbёrje njё set pajisjes kineze.
“Nё vitin 1970 kur nisa tё aktivizohem nё kёtё qendёr zёri dhe mё pas deri nё mbylljen e saj, nё fund tё viteve ’80, sinjali shpёrndahej nёpёrmjet njё rrjeti prej 10 altoparlantёve tё mёdhenj tё shpёrndarё nё territorin e ndёrmarrjes, plus dhe disa altoparlantёve tё tjerё mё tё vegjёl, tё vendosur nё mjedise tё brendshme. E lidhnim me Radio Tiranёn gjithё kohёn, pёrveç rasteve nё mёngjes herёt ose nё orarin e pushimit, kur lexonim komunikata ditore nga drejtoria e Kombinatit, nga organet e Partisё sё Punёs, ose pёrmblidhnim artikuj tё rёndёsishёm nga gazetat Zёri i Popullit ose Bashkimi. Produkti ynё ishte me intervista direkt nё mikrofon, ose kur realizonim kronika a radioreportazhe nga sektorё tё ndryshёm nё Kombinat”. 53)
Zgjerimi i infrastrukturёs sё transmetimeve shikohej nga autoritetet, menjёherё pas çlirimit tё vendit, si pjesё e modelit politik, ideologjik dhe propagandistik nё ndёrtimin e njё rendi “demokratik tё tipit tё ri”. Ndaj dhe radioja konsiderohej si mjeti efikas pёr tё pёrcjellё nё publik idetё dhe strategjitё e kёtij rendi “tё demokracisё popullore”. Siç e pёrshkruante drejtori i Radio Tiranёs nё atё periudhё “…ajo ndihmoi shumё pёr tё bёrё akoma mё tё qartё rёndёsinё e Luftёs sonё Nacional-Çlirimtare, pёr tё thelluar urrejtjen kundёr atyre qё i shkaktuan popullit dhe vendit tonё kaq vuajtje e rrёnime, duke dhёnё njёkohёsisht njё kontribut tё vlefshёm pёr mobilizimin e tё gjitha forcave tё popullit tonё pёr rindёrtimin dhe ndёrtimin e Shqipёrisё sё re dhe duke ngritur legjitimitetin e tё drejtave, prestigjin dhe dinjitetin e vendit tonё nё botёn e jashtёme”. 54)
53. Fatmir Kotoni, intervistё dhёnё autorit, 2 shtator 2013. 54. Radio Pёrhapja, nr.1/1947, faqe 2.