Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
43
Gjithashtu, njё nga problemet shumё tё rёndёsishme nё atё periudhё ishte dhe zgjidhja e orientimit tё transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nga pikёpamja politike e ideologjike, si pёrcaktuese tё linjёs editoriale tё tyre. Monopoli shtetёror mbi tё gjithё median, organet e shtypit, ATSH-nё, transmetimet radiofonike, filmin, si dhe gjithçka qё botohej brenda vendit pa asnjё rezistencё, por dhe me shumё ndёshkime dhe kalvar mundimesh e persekutimesh pёr ata qё mendonin ndryshe – i dha dorё tё lirё autoriteteve politike qё ta shndёrronin atё nё njё propagandё tё fuqishme nё shёrbim tё diktaturёs, qё ta supercentralizonin dhe superkontrollonin tёrё infrastrukturёn mediatike nё Shqipёri.
3.1 Stacione lokale nё amplifikim tё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё Radio Tiranёs Nё fillim tё janarit 1945 Radio Tirana transmetonte nё valё tё mesme, 200 metra nga ora 19.00 deri nё 21.00 pёr dёgjuesit brenda vendit dhe nёpёrmjet valёve tё shkurtёra 49 metra kishte njё program rreth 90 minuta pёr audiencёn jashtё Shqipёrisё (emisione 15 minutёshe nё 5 gjuhё tё huaja: frёngjisht, anglisht, serbo-kroatisht, italisht e greqisht, si dhe njё edicion lajmesh nё shqip). Emisioni kryesor nё valё tё mesme ishte formati tematik prej orёs 20.00 deri nё 20.30, qё alternohej çdo ditё tё javёs, herё si “Ora letrare” herё si “Ora e Rinisё”, apo “Ora e Gruas”, “Ora e Partizanit” etj. Gjithçka bёhej direkt nё mikrofon. Kjo vlente dhe pёr koncerte muzikore me kёngё apo instrumente. Dy magnetofonёt rreth 30 kg secili, qё u gjetёn nga koha kur Radio Tirana ishte nёn kontrollin e gjermanёve, u pёrdorёn pёr kronika e radioreportazhe nga frontet e rindёrtimit, por pa ofruar cilёsi nё zёrat e regjistruar. Mungesat dhe vёshtirёsitё e ndryshme qё haste Radio Tirana ishin pjesё dhe e relacioneve qё hartonin drejtues tё institucionit. Nё njёrin prej tyre,48) qё kishte pёr qёllim tё prezantonte tё ashtuquajturin plan 5 vjeçar (1946 – 1951) evidentoheshin kёto probleme kryesore: • transmetimi me valё tё mesme me fuqi 1KW nuk siguronte shёrbim tё mirё; 48. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Drejtoria e Pёrgjithshme e Radio Televizionit, Nr. 509 /Dosja 2, faqe 3.