5 minute read

5.6 Kualifikimi i stafeve nё redaksi

92 Arben MUKA

• Sё treti, ende ka njё nivel tё ulёt tё ndёrgjegjёsimit nga ana e operatorёve pёr tё kuptuar se sa e rёndёsishme ёshtё shlyerja e detyrimeve nga pёrdorimi i një produkti që mbrohet nga ligji i të drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura. Funksionimi i tregut tё transmetimeve radiofonike pёr shumё vite pa ligje dhe me pas me institucione tё dobёta nё kёrkesat pёr zbatimin e tyre, ndikuan pёr tё “kalçifikuar” indiferencёn dhe neglizhencёn e operatorёve pёr t’ju pёrgjigjur detyrimeve nga pёrdorimi i tё drejtёs sё autorit. • Sё katёrti, ZSHDA duket si e lёnё e vetme nё angazhimin e saj, mungon dukshёm koordinimi mes saj dhe institucioneve tё tjera, si Prokuroria, Gjykata, Doganat, Tatimet etj.

Advertisement

5.6 Kualifikimi i stafeve nё redaksi

Sipas tё dhёnave qё u pёrftuan nga studimi i Qendrёs sё Medias tё Fondacionit SOROS nё vitin 1998, nga 215 gazetarёt e pyetur qё punonin nё media, vetёm 30 prej tyre kishin pёrfunduar studimet nё degёn e gazetarisё. Nuk kishte tё dhёna tё veçanta se sa nga kёta i takonin tregut radiofonik, por nё çfarёdo proporcioni ta ndaje shifrёn sёrish ajo ishte e ulёt, duke kuptuar nevojёn qё tregu privat radiofonik kishte pёr kualifikime profesionale tё stafit. Nevoja diktohej dhe nga njё dukuri e radios nё pёrgjithёsi, qё e ka tё vogёl, por dhe tё paqёndrueshёm stafin. Sidomos nё stacionet e vogla qarkullimi i personelit ёshtё mё dinamik, nga kёrkesat e dёshirat pёr paga mё tё larta, pёr pozicione pune nё kompani mediatike mё tё mёdha, qofshin radio ose tё tjera. “Gjithmonё radio ёshtё njё trampolinё pёr tё bёrё karrierё. Nё Radio Stinёt unё kam ‘pritur dhe pёrcjellё’ dhjetra gazetarё tё cilёt pasi kanё krijuar siguri dhe pёrvojё profesionale nё studio dhe jashtё saj, kanё vendosur tё lёvizin nё redaksi tё tjera. Nga kjo radiot nё pёrgjithёsi punojnё vazhdimisht me rioshё, tё papёrvojё, tё cilёt kёrkojnё trajnim”. 120)

Njё faktor qё ka ndikuar pёr nevojёn e kualifikimeve tё gazetarёve, apo personelit nё pёrgjithёsi lidhet dhe me faktin qё tregu radiofonik privat ishte i ri. Radio Tirana dhe 4 radiot lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs si media tradicionale atё periudhё ishin nё njё fazё reformimi programor dhe kanё rekrutuar shumё punonjёs tё rinj. Radio si media elektronike ka qenё

120. Arqile Ndini, ish drejtor i Radio Alsat, intervistё dhёnё autorit, 27 dhjetor 2007.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 93

dhe mbetet njё hapёsirё ku teknologjia progreson kohё pas kohe, ku aplikimet e reja digjitale nё pёrgjithёsi kanё nxjerrё dhe nxjerrin nё pah nevojёn pёr kualifikime dhe familjarizime me inovacionin. Nё kushtet kur njё gazetar nё radio bёn gjithçka nё procesin e realizimit tё produktit, nga ideja, regjistrimi, editimi dhe deri tek transmetimi, teknologjia dhe pёrdorimi i pajisjeve dhe aparaturave nuk ёshtё atribut vetёm i ekipit teknik, por dhe i reporterёve, redaktorёve e bashkёpunёtorёve.

Kualifikimet profesionale nё tregun e transmetimeve radiofonike kanё nisur qё nё fillim tё viteve ’90, kur projektet e para janё aplikuar nё stafet e RadioTiranёs dhe katёr radiove lokale nё varёsinё e saj. Pёrmes shoqatave, fondacioneve a institucioneve mediatike joqeveritare ёshtё mundёsuar ardhja nё Shqipёri e trajnerёve dhe ekspertёve tё fushёs nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Holanda etj. Dy stacionet e huaja me transmetime nё gjuhёn shqipe, BBC dhe DW, pas vitit 1995 janё treguar shumё aktive pёr trajnimin e gazetarёve radiofonikё, duke organizuar seminare, tryeza tё rrumbullakёta ose workshop-e nё Shqipёri. Nё kuadёr tё programeve tё bashkёpunimit janё realizuar dhe vizita pune dhe intership-e pёr individё ose grupe gazetarёsh nё SHBA, Angli, Gjermani etj.

Gjallёrimi i tregut privat zgjeroi bazёn e pёrfituesve nё kualifikimet qё u organizuan nё Tiranё dhe rrethe, duke pёrfshirё dhe tema tё menaxhimit tё stacionit, krahas atyre pёr bazat e tё shkruarit pёr radion, teknikat e regjistrimit dhe editimit tё kontributeve audio, formatet e informimit etj. Qendra e Medias e Fondacionit SOROS dhe mё pas Instituti Shqiptar i Medias. ISHM, ishin dy organizatat joqeveritare qё kanё pёrballuar pjesёn mё tё madhe tё koordinimit tё projekteve trajnuese pёr gazetarёt e radiove nё bashkёpunim me partnerёt ndёrkombёtarё.

94 Arben MUKA

Por nё vitin 1999-2001 transmetimet radiofonike kanё marrё suportin mё tё madh nё kёtё aspekt nga njё program qё zbatoi nё Shqipёri Kursi i Gazetarisё sё Zvicrёs Italiane nё kooperim me ISHM, si njё mbёshtetje financiare nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Bashkёpunimit e Konferederatёs Zvicerane, Departamenti Federal i Punёve tё Jashtme. Pёrfitimi nga programi nuk ishte thjesht pёr pёrfshirjen nё trajnime tё rreth 45 gazetarёve dhe redaktorёve nё rrethe tё ndryshme tё vendit, por se pёr herё tё parё u krijua njё skuadёr prej 6 trajnerёsh shqiptarё, tё cilёt pas kualifikimit intensiv trevjeçar nga ekspertёt zviceranё, u bёnё struktura kryesore qё pёrballuan mё pas kualifikimet e gazetarёve radiofonikё me kurse nё ambientet pranё ISHM, ku ndodhet dhe njё studio moderne si dhuratё nga UNESCO.

Njё pjesё e kualifikimeve u realizua sipas formatit “in house”, qё zёvendёsonte udhёtimin e pjesёmarrёsve nga rrethet pёr nё Tiranё, me tё kundёrtёn, ku trajnerёt lokalizoheshin pranё stacioneve tё ndryshme, duke punuar me redaksinё nё kushte reale dhe duke pasur si finale njё ose disa emisione qё shkonin pёr transmetim.

Pas vitit 2002 trajnimet e gazetarёve shqiptarё pёrfshinin dhe pёrdorimin dhe familjarizimin e pjesёmarrёsve me teknikat e reja tё regjistrimit dhe editimit digjital, njё nevojё e ditёs, veçanёrisht pёr stacionet lokale tё vogla jashtё kryeqytetit.

Zor se do tё gjehet njё gazetar, redaktor, ose bashkёpunёtor i radiove shqiptare qё tё mos jetё pёrfshirё nё grafikёt e trajnimeve tё ISHM-sё, qoftё me tematikё mbi bazat dhe teknikat e avancuara tё audiogazetarisё, qoftё dhe me pjesёmarrje nё workshop-e, seminare, tryeza tё rrumbullakёta mbi çёshtje tё veçanta , si pёr ato sociale, ekonomike, kundёr korrupsionit, pёr tё drejtat e njeriut, mbi mbulimin e problematikёs pёr grupet e margjinalizuara nё shoqёri, mbrojtjen e mjedisit, lirinё e besimit fetar etj.

“Kemi qenё disa pёrfaqёsues nga komuniteti rom dhe ai egjiptian qё kemi ndjekur njё trajnim nё Institutin Shqiptar tё Medias nё Tiranё mbi bazat e gazetarisё sё radios. Duke qenё fillestarё trajnerёt e konkretizuan teorinё me ushtrime praktike. Ka qenё njё pёrvojё e dobishme pёr grupin tonё, njё pjesё punojnё si bashkёpunёtorё nё media, apo janё tё angazhuar nё realizimin e njё programi televiziv me tematikё nga jeta dhe problemet e komunitetit rom dhe atij egjiptian.” 121)

121. Arben Kosturi, intervistё dhёnё autorit, 16 gusht 2011.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 95

Transmetimet radiofonike janё ndёr mё tё ndjekurat nga personat me aftёsi tё kufizuara, sidomos tё verbёrit. Nё Shqipёri disa prej stacioneve kanё aktivizuar si gazetarё dhe moderatorё pёrfaqёsues tё tyre, nё kuadёr tё projekteve pёr integrimin social dhe pёr sensibilizimin dhe nxitjen nё trajtimin e problematikёs me tё cilёn pёrballen kjo kategori e personave me aftёsi tё kufizuar. Fillimisht ishte Radio Gramshi qё nё fund tё viteve ’90 aktivizoi nё mikrofon Ardian Cecin, i diplomuar pёr Gjuhё e Letёrsi Shqipe, si drejtues i njё program argёtues me kuice. Emisione kanё drejtuar dhe Bukurie Maloku dhe Elvira Çela nё studion e Radios Klea nё Elbasan, si dhe e verbёra tjetёr Ervehe Tusha nё Radio Tirana.

This article is from: