92
Arben MUKA
• Sё treti, ende ka njё nivel tё ulёt tё ndёrgjegjёsimit nga ana e operatorёve pёr tё kuptuar se sa e rёndёsishme ёshtё shlyerja e detyrimeve nga pёrdorimi i një produkti që mbrohet nga ligji i të drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura. Funksionimi i tregut tё transmetimeve radiofonike pёr shumё vite pa ligje dhe me pas me institucione tё dobёta nё kёrkesat pёr zbatimin e tyre, ndikuan pёr tё “kalçifikuar” indiferencёn dhe neglizhencёn e operatorёve pёr t’ju pёrgjigjur detyrimeve nga pёrdorimi i tё drejtёs sё autorit. • Sё katёrti, ZSHDA duket si e lёnё e vetme nё angazhimin e saj, mungon dukshёm koordinimi mes saj dhe institucioneve tё tjera, si Prokuroria, Gjykata, Doganat, Tatimet etj.
5.6 Kualifikimi i stafeve nё redaksi Sipas tё dhёnave qё u pёrftuan nga studimi i Qendrёs sё Medias tё Fondacionit SOROS nё vitin 1998, nga 215 gazetarёt e pyetur qё punonin nё media, vetёm 30 prej tyre kishin pёrfunduar studimet nё degёn e gazetarisё. Nuk kishte tё dhёna tё veçanta se sa nga kёta i takonin tregut radiofonik, por nё çfarёdo proporcioni ta ndaje shifrёn sёrish ajo ishte e ulёt, duke kuptuar nevojёn qё tregu privat radiofonik kishte pёr kualifikime profesionale tё stafit. Nevoja diktohej dhe nga njё dukuri e radios nё pёrgjithёsi, qё e ka tё vogёl, por dhe tё paqёndrueshёm stafin. Sidomos nё stacionet e vogla qarkullimi i personelit ёshtё mё dinamik, nga kёrkesat e dёshirat pёr paga mё tё larta, pёr pozicione pune nё kompani mediatike mё tё mёdha, qofshin radio ose tё tjera. “Gjithmonё radio ёshtё njё trampolinё pёr tё bёrё karrierё. Nё Radio Stinёt unё kam ‘pritur dhe pёrcjellё’ dhjetra gazetarё tё cilёt pasi kanё krijuar siguri dhe pёrvojё profesionale nё studio dhe jashtё saj, kanё vendosur tё lёvizin nё redaksi tё tjera. Nga kjo radiot nё pёrgjithёsi punojnё vazhdimisht me rioshё, tё papёrvojё, tё cilёt kёrkojnё trajnim”. 120) Njё faktor qё ka ndikuar pёr nevojёn e kualifikimeve tё gazetarёve, apo personelit nё pёrgjithёsi lidhet dhe me faktin qё tregu radiofonik privat ishte i ri. Radio Tirana dhe 4 radiot lokale nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs si media tradicionale atё periudhё ishin nё njё fazё reformimi programor dhe kanё rekrutuar shumё punonjёs tё rinj. Radio si media elektronike ka qenё 120. Arqile Ndini, ish drejtor i Radio Alsat, intervistё dhёnё autorit, 27 dhjetor 2007.