5 minute read

shёrbimesh multimediale

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 159

në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe dhe përpunim për ta bërë sa më të kapshëm e më të kuptueshëm për botën shqiptare. Për këtë arsye faza përgatitore përfshiu dhe mjaft seanca diskutimi e konsultimi që organizoheshin nga sektori i kurseve të gjuhës në DW, me pjesëmarrjen dhe të përkthyesve të kursit në gjuhët e tjera.

Advertisement

Stacionet qё kishin rubrika tё mёsimit tё gjuhёs sё huaj krahas emetimit tё versionit audio tё metodave, ju dёrgonin ndjekёsve tё tyre tё interesuar dhe tekste tё shoqёruara me kaseta ose CD, pёr t’ju krijuar mundёsinё e studimit tё tyre nё mёnyrё tё pavarur dhe tё thelluar. Aktualisht oferta pёr mёsimin e gjuhёs ёshtё me metoda nga mё tё larmishmet nё versionin online. Sipas nivelit tё gjuhёs qё ka i interesuari, sipas objektivit qё ai synon, mund tё përzgjedhë dhe tё shkarkojë atë metodë që i pëlqen dhe i përshtatet më mirë. Nё konceptin e tё mёsuarit autodidakt metodat online garantojnë të kuptuarit sa më të mirë gjatë dëgjimit të mësimeve, aftësinë për të dialoguar me të tjerët dhe shqiptimin sa më të saktë të fjalëve, shprehjeve dhe fjalive që përdoren.

11.4 Transformimi nga operatorё radiofonikё nё ofrues shёrbimesh multimediale

Gjatё dekadёs sё dytё tё tranzicionit radiot e huaja nisёn tё bёjnё njё sёrё modifikimesh nё performancёn e tyre. Nga pikëpamja e formёs dhe e pёrmbajtjes. Mediat lokale nё Shqipёri dhe vende tё tjera të rajonit nё mёnyrё graduale pёrmirёsuan shёrbimet ndaj ndjekёsve tё tyre. Kualifikimi i stafeve (ku kontribuan fuqishёm dhe vetё radiot e huaja), si dhe pёrdorimi nё shkallё tё gjerё i risive teknologjike, ishin ndёr faktorёt kryesorё qё nisёn ta transformojnё median vendore, ta bёjnё njё konkurrent mё tё fuqishёm pёr operatorёt ndёrkombёtarё.

160 Arben MUKA

Vitet e fundit dukshёm ndikimi i programeve nё shqip tё radiostacioneve tё huaja ka rёnё. Numri i atyre qё janё nё transmetim ёshtё mё i vogёl. “Sot kёto stacione kanё humbur nga shkёlqimi i tyre, janё shndёrruar nё kompani multimediale, ose janё mbyllur” 176)

Mё 18 dhjetor 2009 Radio Francё International emetoi dy programet e saj tё fundit, pas vendimit pёr ndёrprerjen pёrfundimtare tё programit. Shkak u tha se ishte ristrukturimi i brendshёm i radiostacionit dhe buxheti nё dispozicion.

Nё kёtё periudhё kishte ndryshime dhe nё Pragё, nё selinё qёndrore tё Radios Europa e Lirё. Pas riorganizimit tё programeve tё rajonit u suprimua redaksia shqipe, ku nga katёr redaktorё u mbajt vetёm njëri prej tyre, me qёllimin pёr tё koordinuar punёn me zyrёn e Prishtinёs. Pas vitit 2009 kontributi i Radios Europa e Lirё nё gjuhёn shqipe nisi tё jetё vetёm nё internet.

Mё 28 shkurt 2011 mbylli sinjalin programi nё shqip i BBC. Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së, Peter Horrocks e komentoi këtë ndërprerje “thjesht, sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh.” 177)

Rreth pesё muaj pas kёtij zhvillimi, reformimi preku dhe DW nё shqip. Redaksia njoftonte nёpёrmjet njё komunikate nё faqen e vet në internet se, duke nisur nga 1 korriku 2011, Deutsche Welle do të ndryshonte platformën e transmetimit linear radiofonik në gjuhë të huaja në seksionet për Azinë, Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, si dhe në gjuhën gjermane. “Këto masa do të mundësojnë ristrukturimin e Radios së Jashtme Gjermane në një sipërmarrje multimediale. Deutsche Welle do të ristrukturojë ofertat e programit. Këto ndryshime prekin edhe programin në gjuhën shqipe. Radio, online dhe televizioni do të jetë orientimi i ri: Struktura e re e programit parashikon shkurtimin e programeve radiofonike dhe njëkohësisht intensifikimin e ofertës përmes internetit dhe emisioneve televizive”. 178)

176. Irana Patriku & Eva Marku, “‘Perёndimi’ i radiove pёrendimore”, Reporteri, nr.3 / 2012, faqe 5. 177. “BBC mbyll shërbimin në shqip”, www.bbc.co.uk/albanian, 21 mars 2011. 178. Arben Muka, Ja si duhet tё informohem!, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranё, 2012, faqe 67.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 161

Kjo reformё programore pёrfshinte dhe mbylljen e transmetimit nё dy frekuencat FM tё programit shqip tё DW-sё, 86Mhz në Prishtinë dhe 106Mhz po prej datёs 1 korrik 2011. Gradualisht produkti audio u eleminua dhe aktualisht oferta ёshtё e orientuar nё internet dhe nё pёrgatitjen e njё emisioni javor televizv prej rreth 30 minutash, titulluar “Europa Sot”.

“Ka dy arsye tё paneglizhueshme. Sё pari, kriza globale i detyroi disa qeveri (Francёn, Britaninё e Madhe) qё ‘tё mbanin dorёn’ pёr tё shpenzuar nё Shqipёri e Ballkan. Sё dyti, stabiliteti i rajonit ka peshёn e vet nё kёtё vendimarrje. Edhe pse demokracia nё Ballkan ёshtё ende nё fazёn e foshnjёrisё dhe ka ende mjaft vend pёr ‘soft power’ tё perёndimit, fatkeqёsisht po ndodh qё radiot pёrendimore po shkojnё drejt rrudhjes” 179)

Programi qё nuk ka ndryshime tё ndjeshme nё strukturёn e transmetimit ёshtё Zёri i Amerikёs, i cili i emeton programet nё shqip nёpёrmjet valёve tё radios dhe ekranit tё televizorit, plus dhe pёrmbajtjes aktive nё faqen zyrtare online.

KARAKTERISTIKA TЁ TRANSMETUESVE TЁ HUAJ NЁ GJUHЁN SHQIPE:

Operatorёt ndёkombёtarё radiofonikё nisёn tё kontribuojnё pёr informimin e opinionit shqipfolёs nё njё kohё kur media lokale ishte e dobёt dhe me reminishenca nga periudha e diktaturёs. Ato ndikuan nё ngritjen e standardeve profesionale të raportimit dhe analizave mbi aktualitetin e perspektivёn. Gjithashtu ndikuan dhe nё demokratizimin e shoqёrisё shqiptare, jo vetёm duke gjykuar dhe vlerёsuar ecurinё e tranzicionit dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare, por duke sjellë nёpёrmjet hapёsirave programore modelet perёndimore tё funksionimit tё shtetit, ekonomisё, respektimin e lirive dhe tё drejtave tё qytetarёve, angazhimit tё shoqёrisё civile etj.

Radiot e huaja me programe nё gjuhёn shqipe ngritёn rrjete të qëndrueshme të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në terren, duke vijuar ti japin përparësi zhvillimeve nё rajonin e Ballkanit Perёndimor, por dhe diskutimit dhe vendimarrjes nё kancelaritё kryesore ndёrkombёtare. Nё periudhat e ngjarjeve tё vrullshme politike

179. Irana Patriku & Eva Marku, “‘Perёndimi’ i radiove pёrendimore”.

162 Arben MUKA

nё rajon, redaksitё e tyre kanё kushtuar dhe u kushtojnё mё shumё rёndёsi raportimeve nga terreni tё korrespondentёve, duke shtuar dhe intervista ekskluzive dhe komente, qё mbeten ende tё referueshme nga mediat lokale, elektronike, tё printuar ose nё versionin online. Radiot e huaja kanё kontrubuar nё mё shumё se dy dekada tranzicion dhe pёr kualfikimin e gazetarёve shqiptarё, njё pjesё e tё cilёve kanё ndarё eksperienca nё redaksitё e tyre qendrore nё Britaninё e Madhe, Gjermani, SHBA, Francё etj.

This article is from: