Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
159
në veçoritë dhe kërkesat pedagogjike të gjuhës shqipe dhe përpunim për ta bërë sa më të kapshëm e më të kuptueshëm për botën shqiptare. Për këtë arsye faza përgatitore përfshiu dhe mjaft seanca diskutimi e konsultimi që organizoheshin nga sektori i kurseve të gjuhës në DW, me pjesëmarrjen dhe të përkthyesve të kursit në gjuhët e tjera. Stacionet qё kishin rubrika tё mёsimit tё gjuhёs sё huaj krahas emetimit tё versionit audio tё metodave, ju dёrgonin ndjekёsve tё tyre tё interesuar dhe tekste tё shoqёruara me kaseta ose CD, pёr t’ju krijuar mundёsinё e studimit tё tyre nё mёnyrё tё pavarur dhe tё thelluar. Aktualisht oferta pёr mёsimin e gjuhёs ёshtё me metoda nga mё tё larmishmet nё versionin online. Sipas nivelit tё gjuhёs qё ka i interesuari, sipas objektivit qё ai synon, mund tё përzgjedhë dhe tё shkarkojë atë metodë që i pëlqen dhe i përshtatet më mirë. Nё konceptin e tё mёsuarit autodidakt metodat online garantojnë të kuptuarit sa më të mirë gjatë dëgjimit të mësimeve, aftësinë për të dialoguar me të tjerët dhe shqiptimin sa më të saktë të fjalëve, shprehjeve dhe fjalive që përdoren.
11.4 Transformimi nga operatorё radiofonikё nё ofrues shёrbimesh multimediale Gjatё dekadёs sё dytё tё tranzicionit radiot e huaja nisёn tё bёjnё njё sёrё modifikimesh nё performancёn e tyre. Nga pikëpamja e formёs dhe e pёrmbajtjes. Mediat lokale nё Shqipёri dhe vende tё tjera të rajonit nё mёnyrё graduale pёrmirёsuan shёrbimet ndaj ndjekёsve tё tyre. Kualifikimi i stafeve (ku kontribuan fuqishёm dhe vetё radiot e huaja), si dhe pёrdorimi nё shkallё tё gjerё i risive teknologjike, ishin ndёr faktorёt kryesorё qё nisёn ta transformojnё median vendore, ta bёjnё njё konkurrent mё tё fuqishёm pёr operatorёt ndёrkombёtarё.