5 minute read
10.2 Faktorёt qё e zgjeruan audiencёn nё njё kohё tё shkurtёr
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 143
politike, sulme dhe fyerje personale, dhe mjaft thashetheme gjejnë vend nëpër to. Mendoj se ky është një zhvillim i rrezikshëm dhe do të isha shumë i lumtur të shihja një zhvillim ku cilësia e publicistikës të ishte e shoqëruar me një pavarësi më të madhe për gazetarët dhe gazetat.” 156)
Advertisement
Me shqetësimin e një aktivisti të lirive dhe të të drejtave të njeriut, Gerald Nagler, përmendte dhe një sërë faktesh për presionet nga autoritetet zyrtare ndaj gazetave të pavarura dhe oponente, duke përdorur presionet ekonomike dhe kontrollet financiare nëpër redaksi që pengonte dhe rrezikonte punën normale të tyre.
Në fillim tё viteve ‘90 institucioni mediatik me ndikimin më të madh në informimin e opinionit publik ishte Radiotelevizioni Shqiptar, që siç e kemi pёrmendur mё herёt, vijonte me inercinё e statusit shtetёror.
10.2 Faktorёt qё e zgjeruan audiencёn nё njё kohё tё shkurtёr
“Duke u bërë një nga kundërshtaret më të mëdha të robërisë, radioja u kthye njëkohësisht në një nxitje për lirinë dhe demokracinë e ardhshme. Miliona njerëz në vendet totalitare, të strukur pranë aparateve të radios, merrnin mesazhet e lirisë e të demokracisë. Stacionet e mëdha radiofonike të botës së lirë u kthyen kështu në gjeneratorë të shpresês për gjithë njerëzimin.”157) Eksperimenti fatal pёr ta mbajtur tё izoluar Shqipёrinё nga pjesa tjetёr e botёs, pёr tё penguar çdo informacion qё vinte nga mediat e huaja kishte rёnё bashkё me regjimin. Nё njё kohё tё shkurtёr radiostacionet e huaja u bёnё shumё atraktive pёr popullatёn, audienca e tyre zgjerohej vazhdimisht. Pёr kёtё rritje tё shpejtë tё interesimit në Shqipëri prof. Artan Fuga rendit disa arsye.
“Së pari, sepse këto radio i kanë ndërtuar emisionet në mënyrë të tillë që të ngjallin interes. Në to ka edhe emisione të ndryshme kulturore, edhe lajme shumë të shkurtëra nga bota, apo nga Kosova, por nuk janë këto që bëjnë interesin më të madh. Më tërheqëse janë komentet që bëhen për gjendjen në Shqipëri dhe raportin e forcave politike në vend. Pasqyra e shtypit të
156. Gerald Nagler, “Gazetat përdoren për luftë politike”, intervistë, Koha Jonë, 30 shtator 1992, faqe 2. 157. “Përshëndetja e shkrimtarit Ismail Kadare në 70 vjetorin e Zërit të Amerikës, http:// www.zeriamerikes.com, 15 shtator 2013.
144 Arben MUKA
përditshëm shqiptar dhe komentet fluturimthi mbi të gjithmonë kanë interes. Së dyti, radiot perёndimore në shqip dëgjohen sepse qytetari shqiptar sot e vlerëson më shumë qeverinë e tij dhe forcat politike të vendit duke u nisur nga niveli i reputacionit që ato kanë në perëndim. Prej këtej rrjedh që dëgjuesi shqiptar i sotëm ndjek me vëmendje çdo fjali të transmetuar, si dhe aluzionin më të fshehur e më të shpejtë në komentet që bëhen. Së treti, interesi rritet sepse radiot e huaja në shqip janë të lira nga trysnia e autoriteteve, ndërsa radioja shqiptare me statusin e deritanishëm, kontrollohet tërthorazi nga shteti. Kështu, te radiot e huaja, shqiptari mund të gjejë një informacion më të balancuar dhe të dëgjojë edhe për anët e errëta të reformës ekonomike, si dhe opinione nga ana e opozitës.” 158)
Duke gjykuar dhe nga ndërtimi i stafeve të tyre dhe vetë gjendja e infrastrukturës mediatike në vitet e para të fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri, mund të shtojmë dhe elemente tё tjera që shkonin nё favor tё zgjerimit tё audiencёs. • Në Shqipëri nuk ekzistonte më një institucion i posaçëm që merrte përsipër shpërndarjen e shtypit, një funksion që në kohën e para viteve ‘90 e përballonte një sektor i ndërmarrjes shtetërore për ndarjen e postës dhe që mundësonte dërgesat në mënyrë sistematike deri në skajet më të largëta të vendit. Në fillim të tranzicionit shpërndarja dhe shitja e shtypit po merrte tipare të një organizimi privat spontan dhe që realizonte destinacione vetëm në qendrat e qyteteve, ndërkohë që jashtë skemës ngeleshin pjesa dërrmuese e provincave dhe thuajse tërësisht zonat rurale. • Nga shthurja e infrastrukturës së shpërndarjes dhe shitjes së shtypit u dobësua shumë dhe mekanizmi i pajtimit (abonimit) në afate kohore të ndryshme, që siguronte mbërritjen rregullisht të periodikëve në një adresë të përcaktuar ku jetoje ose punoje. Pajtimi u vështirësua dhe për zonat kryesore
158. Artan Fuga, Media, politika, shoqëria (1990 – 2000) – Ikja nga kompleksi i Rozafës, DUDAJ, Tiranë, 2008, faqe 64.
Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 145
urbane, dhe për institucionet publike e private, ndërkohë që për një pjesë të mirë të zonave të vendit u bë fare i pamundur, duke shtuar detyrimin për të dalë vetë në kioska, tezga a buzë trotuareve, për të blerë gazetën a revistën e preferuar. Këto andralla nuk ishin për transmetimet radiofonike. • Deri në vjeshtën e vitit 1998, vendi nuk kishte ende njё ligj pёr transmetimet audiovizuale dhe tregu i audiotransmetimeve në Shqipëri shёnonte vetёm tregues sasiorё, tё “iniciativёs sё lirё” pёr “tё ngulur sinorёt” nё bandёn e frekuencave FM. Njё peizazh me konkurrencё tё dobёt tё brendshme dhe pa grind nё tёrheqjen e audiencёs. Operatorët më të fuqishëm në treg ishin Radio Tirana dhe 4 stacionet lokale në varësi të saj, për të cilat në atë periudhë mbisundonte sjellja si media shtetёrore, me shije dhe qёndrime propagandistike proqeveritare. • Në mënyrë të shpejtë Zëri i Amerikës, DW, BBC dhe radiot e tjera të huaja investuan qe tё ngrenё një sistem të qëndrueshëm të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve në terren, duke i dhënë përparësi rajonit, por dhe qendrave kryesore të vendimmarrjes europiane. Në raste të ngjarjeve të rëndësishme dhe situatave problematike raportimi në kohë dhe ekskluziv ishte prioritet dhe një faktor që i ktheu ato në referenciale për pjesën tjetër të medias shqipfolëse. • Njё arsye tjetёr ёshtё dhe fakti se për të kapur sa më shumë audiencë në rajonet shqipfolëse në rajon, stacionet e huaja me program në gjuhën shqipe ndoqën politikën e partneritetit me stacionet lokale. Në fazën e parë të punës së tyre partnerët lokalë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj., e kishin të vështirë realizimin e programeve informative, sepse kjo kërkonte burime njerëzore dhe financiare. Ndaj dhe pjesa më e madhe e tyre bëri marrëveshje bashkëpunimi me një ose disa nga radiot e huaja, për të ritransmetuar të gatshme emisionet e lajmeve në mënyrë të plotë ose të pjesshme. Ndërtimi i rrjetit të partnerëve në rajon ishte një specifikë e radiove të huaja, që nuk mund ta aplikonte në atë masë asnjë prej operatorëve mediatikë shqiptarë. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në zgjerimin e audiencës, sidomos në fazën kur DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., kaluan transmetimin e programeve nga valët e shkurtëra dhe ato satelitore nё FM, nёpёrmjet frekuencave tё veta, ose nёpёrmjet radiove partnere lokale nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni etj., qё ritransmetonin pjesёrisht ose plotёsisht emisionet po nё bandёn FM.