4 minute read

8.1 Zgjerimi i ofertёs nga shёrbimet nё internet

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 121

• prezantimin me pamje dhe tekst të stafit/protagonistëve; • shpjegime mbi aktivitetin dhe misionin e radios; • pamje (fotogaleri, video) ilustrative ose tё tematizuara; • orientim tё vizitorit tё faqes nё link-e tё tjera utilitare etj.

Advertisement

Aplikimet teknologjike kanё diversifikuar dhe stilin e ndjekjes sё audioprogrameve. Aparatet marrёs klasikё tё radios, me rrymё elektrike ose bateri, po pёrdoren gjithnjё e mё pak, duke u zёvendёsuar nga PC-tё, laptop-ёt, aparatet celulare, tabletёt dhe variacionet inovative inteligjente tё pajisjeve digjitale portabёl.

8.1 Zgjerimi i ofertёs nga shёrbimet nё internet

Nё fund tё vitit 2006 faqe online kishin vetёm stacionet kryesore, si Top Albania Radio, Club FM, Radio Plus 2 e Radio Tirana, kurse mё pas nё internet nisёn tё ofrojnё shёrbime dhe radio tё tjera, jo vetёm nё kryeqytet por dhe nё rajone tё ndryshme tё vendit. Nxitje pёr gjallёrimin e shёrbimeve online tё radiove shqiptare kanё qenё redaksitë e radiove të huaja, me programe dhe në gjuhën shqipe, si BBC, DW, BBC, Zëri i Amerikës etj., tё cilat e kishin tё pasur dhe tё pёrditёsuar pёrmbajtjen nё website.

Transmetimet radiofonike nё Shqipёri hynё nё njё fazё shumё tё rёndёsishme me ofertёn online, duke fituar dhe disa tipare nё sjelljen e tyre: • më konkurruese nё treg, sidomos duke e sfumuar njё prej disfavoreve tё saj në raport me mediat e tjera: performancën me figurë e me tekst; • me mё shumё potencial për krijimin e shtuar tё të ardhurave nga reklamat dhe promocioni, sepse nuk ofronin pёr klientёt e tyre vetëm formatin zanor, por nёpёrmjet shёrbimeve online zgjeruan mundёsitё pёr spote tё animuara, me pamje, tekst, grafika etj.

Çfarё ndryshon konkretisht nё performancёn dhe ofertёn e njё stacioni radiofonik nga aplikimi i shёrbimeve online?

Funksioni si njё gazetё elektronike

Pavarësisht dizenjimit të website-t të radios, tё thjeshtё apo të komplikuar, ajo merr tiparet e njё gazete elektronike, me tekste, foto, tituj, nёntituj, diçitura, ilustrime grafike etj. Redaktori pёrgjegjёs për aktualizimin e website-it ushqen sistematikisht pёrmbajtjen e tij (si rregull pas transmetimit premierё tё materialeve në variantin audio) të lajmeve, kronikave, reportazheve,

122 Arben MUKA

intervistave, komenteve, vёzhgimeve, deklaratave etj. Dhe “faqosja” pёrngjan me atё tё gazetës, ku vendin mё tё dukshëm në ballinë dhe rubrikat e veçanta e marrin kontributet më të rëndësishme e më të freskëta. Pёrmbajtja audio nuk “zbardhet” thjesht si tekst pёr t’u vendosur nё faqen online. Sepse teksti duhet tё rishkruhet, nga formati nga “për t’u dëgjuar” në formatin “për t’u lexuar”. Veç lajmeve, intervistave dhe deklaratave, të cilat kërkojnë më pak punë, formatet e tjera kërkojnë rishkrim tërësor. Të gjithë materialeve iu vendosen dhe tituj e nëntituj për më shumë atraktivitet tek klikuesit, plus dhe foto ilustruese.

Faqja kryesore e web-it, ballina, është si faqja e parë e një gazete, ku prezantohet gjithçka aktuale e asaj dite, ekstrakte tё materialeve në bazë të rëndësisë, por dhe të sistemuara në rubrika të qëndrueshme. Gjithashtu ka dhe rubrika që i përgjigjen specialeve, ose eventeve të rëndësishme.

Dinamizim mbulimi si nё njё agjenci lajmesh

Në faqen e internetit tё radios, në një dritare të veçantë, zakonisht në pjesën më të dukshme në ballinë të saj, listohen lajmet më të fundit të ditës, sipas rendit kohor kur kanë mbërritur në redaksi, ose kur janë përpunuar nga webredaktori. Ato janë të shkruara në variantin e tyre të shkurtër, si nё formatin e njё “koke lajmi”, ku njoftohet dhe ora e saktë e hyrjes sё tyre në sistem. Ato që konsiderohen se janë lajme të rëndësishme herë pas here aktualizohen dhe plotësohen me detaje, duke u spostuar në një hapësirë tjetër, e duke u prezantuar si informacione më vete, me tituj dhe nëntituj të dukshëm. Sjellja dinamike si agjenci lajmesh rrit frekuencën e klikimeve disa herë gjatë ditës, duke krijuar një grup të qëndrueshëm ndjekёsish në pёrmbajtjen e web-it.

Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013 123

Plotёsime tё shërbimit me pamje

Faqet e internetit të radiove kanë mundësi që t’i “hyjnë në pjesë” dhe tregut televiziv. Për kontributet më të rëndësishme, intervista ekskluzive, reportazhe, vox – pop-e, kronika etj., reporterët në redaksitë e radiove, apo bashkëpunëtorët në terren mund tё ofrojnё dhe versionin video. Foto, po e po, pasi kjo është mënyra më e thjeshtë, kur siguron një ose disa pamje të protagonistit që ke intervistuar, ose foto nga njё ngjarje e bujshme, pёr tё cilёn ёshtё shumё atraktive njё fotogaleri me njё tekst tё shkurtёr shpjegues.

Për rastin e fotove reporterit ose bashkëpunëtorit i duhet vetëm një aparat fotografik në parametra normalë për të siguruar portrete, ose pamje të padetajuara, që kanё vlerë ilustrimi. Kurse për rastin e përgatitjes së një videoje kjo ka më shumë kosto materiale, sepse kërkon pajisje regjistrimi e program digjital editimi, por dhe personel tё kualifikuar. Gazetarët dhe reporterët shpenzojnë më shumë kohë dhe energji për realizimin e kontributeve të tilla me zë dhe figurë. Në faqen e internetit shkarkohen dhe filmime të aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, ku radio është organizatore ose bashkëorganizatore. Për arsye promocionale prezantimi me video është eficent për të treguar kapacitetet teknike e teknologjike të stacionit, studiot e trasmetimit, regjistrimit, inventarin në dipsozicion të të tretëve etj.

Zgjerimi i ofertës reklamuese

E pёrmendёm dhe më lart se një faqe aktive online zbut kufizimet që radio ka për të ofruar reklamat dhe promocionin. Pra, shërbimi në internet i jep mundësi pa limit për animimin e spoteve, njoftimeve dhe prezantimeve, sipas porosive tё tё tretёve, duke përdorur me sukses dhe teknikat mё tё avancuara pamore. Duke pranuar dhe reklama nё video, pasi hapёsira nё website ёshtё e bollshme për t’i shkarkuar dhe pёr t’i prezantuar tek vizitorёt e interesuar. Webmaster-i për radion koncepton zgjidhje grafike tё tilla, qё

This article is from: