Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
241
duke pasur dhe lidhje direkte me takimet në terren të dy udhëheqësve kryesorë, kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të opozitës, Edi Rama. Një hapësirë me info, qëndrime dhe analiza të balancuara për konkurimin mes subjekteve politike. Me përvojën dhe kontributin e spikatur në BBC, Deutsche Welle apo në drejtimin e departamenteve të lajmeve në disa televizione shqiptare, Franko Egro, afroi në staf kolegë të njohur si Robert Priftin e Bledian Kokën për politikën, Genti Hazizin si reporter për kronikën, Dritan Lundrën për sportin, Rovena Rrozhanin për kulturën, si dhe të rinj të apasionuar, si Erikleda Dorezi, Denisa Ruzi, Oljana Maloku dhe Erblin Vukaj. Çdo gazetar përveç anagazhimit në fushën e tij vihet dhe në rolin e moderatorit në edicionet informative 60 minutëshe. Në studion e Albania News kanë qenë të ftuar më shumë se 150 të intervistuar, personalitete publike dhe politike si Avni Ponari, Stavros Krasadakis, Arben Malaj, Fatbardh Kadilli, Enkelejd Alibeaj, Petrit Vasili, Sokol Dervishi, Igli Totozani, Adelina Mamaqi, Bujar Hudri, Sulejman Demollari, Andrea Marko etj., por dhe pjesa më e madhe e analistëve dhe komentatorëve të medias.
13.7 Qarku Elbasan Në një qytet të rrethuar me male, me rreth 15 mijë banorë dhe ku sinjali i vetëm radioteleviziv shqipfolës që mbërrinte ishte RTSH, hapja e një radio lokale ishte një ngjarje e rëndësishme për komunitetin.