200
Arben MUKA
me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Aktualisht Radio Lezha mbulon me sinjal prefekturën e Lezhës dhe atë të Shkodrës. Është pjesë e RTV Lezha, prej katër vitesh dhe programacioni i saj është i integruar me atë të televizionit. Gjatë ditës ka tre edicione informative në oraret 18.30; 22.00 dhe 24.00. Emisioni i mëparshëm “Mirëmëngjes Lezha!” tani është shndërruar në formatin radioteleviziv “Mediakontakt”, me pasqyrën e shtypit të ditës, informacione lokale dhe kombëtare, kuriozitete dhe njoftime nga bota e artit etj. Edhe programe të tjera të televizionit përcillen nëpërmjet valëve të radios. Ndër vite në Radio Lezha janë aktivizuar: Nina Kalthi, Ndoc Gjetja, Zef Ymeraj, Alfred Ymeraj e Kastriot Kodheli, kurse pronar është Fredi Stakaj.
13.5 Qarku Durrёs U hap pёr t’i shёrbyer vullnetarёve nga e gjithё Shqipёria qё punonin pёr ndёrtimin e hekurrudhёs Durrёs-Elbasan. Nga teknikёt e Radio Tiranёs ajo u instalua nё qytetin e Durrёsit me njё fuqi transmetuese prej 250W, që e pёrhapte sinjalin dhe nё Tiranё, Elbasan e Berat. Programi i Radio Hekurudhёs, nё valё tё mesme 474 metra, nё vjeshtёn e vitit 1947 ishte dy herё gjatё ditёs: nga ora 14.00 deri nё 15.15 dhe nga ora 18.15 - 21.00. Pёr pjesёn informative ajo lidhej direkt me Radio Tiranёn, kur kjo e fundit emetonte edicionet kryesore tё lajmeve. Kohёzgjatja e Radio Hekurudhёs ishte rreth 11 muaj. Funksiononte e lidhur me televizionin me të njëjtin emër. Radio Teuta kishte çdo një orë lajme dhe intervistat e bisedat që transmetoheshin në Televizionin Teuta lidheshin dhe me programin e saj. Me antenën në Malin e Dajtit mbulohej me sinjal Tirana dhe Durrësi. Radio ishte më shumë e orientuar nga problemet kulturore dhe të ftuar në mikrofonin e saj kanë qenë artistë dhe krijues të njohur të qytetit të Durrësit. Programi më i ndjekur ishte “Koha për t’u zgjuar” drejtuar nga gazetari Bashkim Hoxha, një prezantim i titujve kryesorë të