270
Arben MUKA
13.12 Qarku Gjirokastёr Folësit e parë në radio ishin Rusto Asqeri e Ilmi Kokona, teknikët e parë ishin Shpëtim Karaulli, Jorgo Suxhondërsa, Ali Shehu, Sarandi Jorgji etj., ndërkohë që drejtori i parë i institucionit ishte Stavri Zerva, një ish partizan në formacionet e luftës. Pas tij në këtë post erdhën Hysen Pojani, Fejzo Haxhia, Resul Llogo, Fane Bita, Saimir Skënduli, Ismail Xhaferri, Ilir Gjini dhe aktualisht është Marjeta Spiri. Në redaksinë e lajmeve, por dhe për emisione të tjera problemore e argëtuese kanë kontribuar gazetarë të njohur si Engjëll Serjani, Odise Kote, Violeta Duri, Fatos Puto, Rajmond Kola, Nertila Spiri, Ilir Lluri, Rita Myrto etj., ndërkohë që përgjegjëse për programet radiofonike është Gentiana Brahimi. Aktualisht dita në Radio Gjirokastra fillon me programin “Mirëmëngjes!”, 07.00-09.00, nga Rigels Malile; nga ora 10.05 deri në 11.30, të hënë, të mërkurë dhe të premte është “Hit-e shqiptare” nga Edona Velikaj; kurse të martë dhe të enjte transmetohet po në të njëjtin orar “Hit-e botërore”; gazetari Blerim Kore realizon të mërkurën “Bashkëbisedim”; Alida Lula, të enjten pasdite drejton emisionin një orësh “Në fokus”; të shtunën dhe të dielën nga ora 10.05-12.00 është “Fundjavë”; Liljana Ristani të shtunave pasdite për gjysmë ore drejton “Bota e fëmijëve”; programin në gjuhën greke e përgatit gazetarja Majlinda Kalludhi; ndërkohë që dy programet muzikore “Nostalgji” dhe “Muzika popullore në vite”, drejtohen nga Yllka Ponde.