248
Arben MUKA
13.8 Qarku Korçё Pajisjet për radion u sollën nga Tirana në fillim të prillit 1941 dhe për dy javë pas një pune intensive të inxhinierit Xhevdet Verria dhe një inxhinieri italian u bë i mundur lëshimi i sinjalit, që atëhere kapej vetëm në disa nga lagjet e qytetit. Antena e transmetimit me një fuqi 250W u instalua fillimisht në xhaminë e qytetit, ndërkohë që si studio e parë shërbeu një nga ambientet e Medresesë. Përgjegjësi i parë për aktivitetin e radios ishte Sotir Kozmo dhe pas tij deri në vitin 1943 e caktua Dhimitër Fallo. Tekniku i parë që kontribuoi për mbarëvajtjen e Radio Korçës qysh në javën e parë të funksionimit të saj, ishte inxhinieri Vasil Dishnica. Spikerja e parë ishte Sofika Opari, më pas pranë mikrofonit në studion e saj punuan dhe Marika Cicko, Marika Treni, Petraq Stratobërdha etj. Disa nga protagonistët e Radio Korçës në vite kanë qënë: Nella Sinaeri, Piro Joti, Andon Mara, Nesti Bani, Petraq Papathanasi, Donika Tele, Spiro Dhimitri, Vehbi Furxhiu, Fatos Shamlli, Skënder Demolli, Nini Mano, Nesti Tili, Muharrem Meko, Ornela Buleçi Roland Karanxha etj. Gjithashtu kanë kontribuar dhe gazetarët Shirma Minga e Natasha Mandra, teknikët Niko Treni, Vasil Leshnica, Tasi Kanxheri, Eqerem Malollari, Erifili Riza, folësja Flora Bibolli dhe të tjerë krijues, drejtues e pjestarë të stafit inxhiniero - teknik. Emisioni i parë i ditës është “Mirëmëngjes”, çdo ditë nga ora 09.30 deri në 11.00, realizuar i alternuar nga gazetarët Mikel Qirjaj dhe Brikela Qelemi, një hapësirë e drejtpërdrejtë me tema nga aktualiteti, lajme, pasqyrë e shtypit kryesor, telefonata të dëgjuesve, infomacion i dobishëm për motin, të ftuar në studio, këmbimin valutor etj. Në 12.00, 14.00, 16.00 dhe 18.00 jepen edicionet informative me zhvillimet në rajonin e Korçës, kurse në