Ky Udhëzues mbi menaxhimin e stresit dhe kujdesit vetjak, për profesionistë/e që punojnë me të mitur/a dhe të rinj/reja mbijetues/e të dhunës gjinore gjatë emigrimit,
është realizuar në kuadër të programit “BRIDGE – Building Relationships through Innovative Development of Gender Based Violence Awareness in Europe” (Ndërtimi i Marrëdhënieve përmes Zhvillimit Novator të Ndërgjegjësimit ndaj Dhunës Gjinore në Europë).
“BRIDGE” është një program dy vjeçar, i zbatuar nën koordinimin e Zyrës Rajonale Evropiane të Terre des Hommes, në bashkëpunim me: ARSIS – Organizatë Shoqërore e Përkrahjes së të Rinjve (Greqi), Mbrojtja për Fëmijët Ndërkombëtarë - DCI Belgjikë dhe FEDASIL (Belgjikë), Kopin (Maltë) dhe Terre des Hommes (Rumani). Projekti BRIDGE është financuar nga Programi i Bashkimit Europian për të Drejta, Barazi dhe Qytetari (2014-2020).