Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 11

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Aktuale Dr. Ina Arapi, Vjenë

Ekspozita e piktorit austriak Sepp Jahn Më 19 tetor të këtij viti u inaugurua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë ekspozita e piktorit austriak Sepp Jahn. Prof. Mag. art. Sepp Jahn lindi më 10 Shkurt 1907 në Krems an der Donau, por u shpërngul që në moshën gjashtëvjeçare në Vjenë, ku ndoqi Shkollën Profesionale dhe Eksperimentale Grafike, të cilën e mbaroi në vitin 1925 me vlerësimin ”Shkëlqyer“. Ai studioi arkitekturë në Institutin e Lartë Teknik dhe më vonë në Master class për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, ku do të merrte disa çmime. Në fund të studimeve do ta nderonin me “Çmimin e Madh të Romës” (Großer Rompreis). Ky çmim shoqërohej me një bursë, të cilën piktori e shfrytëzoi për të bërë një udhëtim në Shqipëri, por edhe në qytetet e fshatrat shqiptare të Greqisë e Jugosllavisë.

Pamje nga hapja e ekspozitës

edhe Albert Einstein, kur ndenji për ca kohë në Vjenë gjatë rrugës për në Amerikë. Kështu, edhe gjatë qëndrimit në Shqipëri ai bëri edhe një portret të mbretit Zog. Dhjetë vjet më parë, një bashkëkombas i piktorit Sepp Jahn, shkrimtari dhe gazetari i njohur Joseph Roth, rrëfente në një reportazh për gazetën Frankfurter Zeitung mbi maninë e Presidentit të atëhershëm Ahmed Zogu për ta vënë gjithandej portretin e tij: “Veç kësaj, Presidentin e akuzojnë se portreti i tij zbukuron të gjitha muret, pullat e monedhat. Por edhe në vende më të civilizuara fotografia e shumëfishuar dhe e stampuar duket të jetë mjeti më i mirë për t’u ngulitur në kujtesën shpesh jobesnike të qytetarëve (Udhëtim në Shqipëri. Me Presidentin Ahmed Zog, Frankfurter Zeitung, 29 5.27)“.1

Çfarë e shtyu piktorin tonë t’i drejtohej Shqipërisë e Ballkanit dhe jo Romës, kur gjithsesi bëhej fjalë për Çmimin e Romës? Sipas informacioneve nga piktorja Edith Hirsch, bashkëpunëtore e ngushtë e tij, Seppi i vogël kishte qenë një herë në Ballkan rreth moshës 4 vjeç, kur babai i tij ishte i stacionuar në Sarajevë para Luftës së Parë Botërore. Por piktori i sapodiplomuar Sepp Jahn udhëtoi nëpër Ballkan pas marrjes së Çmimit të Romës më 1937 jo nga nostalgjia, por nga interesi dhe kurioziteti për të përjetuar diçka tjetër, sidomos frymën orientale. Ky udhëtim, siç tregonte më vonë, kishte qenë shpesh edhe aventuresk, sepse i ishte dashur të udhëtonte edhe me gomar. Por cili udhëtim nuk është njëkohësisht edhe një aventurë? Në këtë mënyrë ai mundi ta njihte peizazhin shqiptar dhe ta pasqyronte në akuarelet e tij. Por jo vetëm kaq. Jahn ishte gjithashtu një portretist i kërkuar në periudhën midis dy luftërave dhe ka realizuar shumë portrete të personaliteteve të njohura. Pak para se t’i jepej Çmimi i Romës, në vitin 1935 ka pozuar për të 1 https://books.google.at/books?id=4ZlmAgAAQBAJ&pg=PT777&lpg=PT777&dq=Reise+nach

+Albanien.+Beim+Pr%C3%A4sidenten+Achmed+Zogu&source=bl&ots=wGAluQBaXg&sig= ACfU3U0LPU0wODmSpwU2-yI-SPIim-NNA&hl=de&sa=X&ved=2ahUKEwjFk9nApLTqAhXosIsKHXmmCs0Q6AEwAnoECAQQAQ; https://www.owep.de/artikel/827-reise-nach-albanien-1927-parë për herë të fundit më 4. 7. 2020.

11

Sepp Jahn (portret)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.