Revista DIELLI DEMOKRISTIAN
Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020
Faqja e tretë Don Lush Gjergji, Prishtinë
Nëna Tereze - paradigma e komunikimit dhe interkulturalizmit universal (110 vjetori i lindjes së Gonxhe Bojaxhiut; 30 vjetori i themelimit të SHHB të Kosovës “Nëna Tereze”) Gjithnjë kam studiuar dhe hulumtuar për rrënjët, burimin, zanafillën e këtij përkushtime dhe dashurie kaq prekëse dhe tërheqëse për mbarë botën. Përfundimi im është ky: janë dy burime unike që e kanë përgatitur dhe dhuruar atë gjithë botës: • tradita dhe përvoja kombëtare ilire, arbërore, shqiptare, në familje dhe në famulli, që mbështetet në këto parime të shenjta dhe domethënëse: “Bukë, krip dhe zemër”, dhe: “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”; “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë” • si dhe përvoja dhe jeta e dashurisë së krishterë në familje dhe në bashkësi famullitare, porosia e Jezusit i cili identifikohet me çdo njeri: “Çka do bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjlit, e bëtë për mua” (Mt 25, 40). • Ajo ishte Dashuria në veprim, siç e kam definuar unë. Me 17 libra kushtuar Nënës Tereze, të përkthyera në shumë gjuhë botërore, jam munduar t'i dokumentoj dhe argumentoj këto dy burime të pashtershme për Nënën Tereze: Zotin - Dashuri dhe Vëllaun apo Motrën Njeri.
Nëna e njerëzimit, Shën Nënë Tereza
Nënën Tereze Bojaxhiu e kam takuar shumë herë gjatë njohjes, shoqërimit dhe bashkëpunimit me të, në meridianët të ndryshme të botës, që nga takimi im i parë personal në Romë më 29 mars 1969. Unë atëherë isha student i vitit të dytë të filozofisë në Universitetin "Urabanian". Atë e kam shoqëruar në pesë vizitat e saja në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, 1970, 1978, 1980, 1982, 1986; isha me të gjatë Shpërblimit Nobel për Paqe, në Oslo, (10 dhjetor 1979); në shumë vende të Evropës Lindore; sidomos në Kalkutë dhe në rrethinë ( dhjetë ditë, 1989)...
Nëna Tereze është paradigmë e interkulturalizmit, shkëmbimit dhe pasurisë gjithnjerëzore, sepse ajo na ka mësuar dhe dhuruar pesë shkallë themelore të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërnjerzore, si parakusht thelbësor për takim, bisedim, dialog, komunikim dhe bashkim.
Çdo takim ishte si i pari dhe i fundit, që më bënte përshtypje thjeshtësia, çiltëria, mirësia, bujaria, duresa, shenjtëria, kujdesi dhe dashuria për të varfër ndër më të varfër, të gërbulur, ata që askush nuk i donte, sidomos kujdesi, vëmendja, shërbimi dhe dashuri shembullore për çdo njeri, aftësia e saj për të vuajtur dhe vepruar për kthimin e dinjitetit dhe personalitetit bazik të çdo njeriu, veçmas të atyre në buzë të vdekjes, për të gërbulur dhe të përjashtuar, për mbarë njerëzimin.
3
1.
Për Nënën Tereze, çdo njeri është para së gjithave Njeri, si unë dhe si ti, pra, me dinjitet dhe personalitet që duhet ta çmojmë, nderojmë, pranojmë, pa asnjë përjashtim etnik, gjuhësor, gjinor, kastor, fetar, ashtu si është, në kërkim të mirës, vërtetës, jetës, mirësisë dhe dashurisë universale.
2.
Hapi i dytë i Nënës Tereze është edhe më cilësor dhe përmbajtësor: çdo njeri është Vëllai apo Motra ime, sipas mësimit dhe frymëzimit të krishterë. Feja matet nëpërmjet dashurisë, dhe dashuria për Zotin kalon nëpër “shkallët” e dashurisë për kryeveprën e tij, njeriun. Nëse