80 mendelejev dmitri i

Page 1

Dimitri Ivanoviç Mendeljev 1834 – 1907 Një nga zbulimet më gjeniale dhe të habitshme të shekullit XIX ishte “Tabela Periodike e Elementëve”. Ajo u propozua në vitin 1869 nga shkencëtari rus Mendelejev, në një kohë kur nuk njiheshin as elektroni e as bërthama. Ai përdori skeda ku ishin shkruar vetitë kimike dhe peshat atomike të elementeve të cilat i rendiste në mënyra të ndryshme. Rezultati ishte një tabelë ku elementet e së njëjtës kolonë kishin veti të ngjashme kimike dhe ata të të njëjtit rresht krijonin një periodë. Mendelejevi parashikoi ekzistencën e tre elementëve që mungonin në tabelë. Të tre elementët u zbuluan më vonë.

Ai zbuloi tabelën periodike të elementeve.

Dimitri Ivanoviç Mendeljev lindi në Tobolsk të distriktit Tumenskaja. Ishte fëmija e shtatëmbëdhjetë në familje. I ati, drejtor i Kolegjit Tobolsk, ishte një burrë vërtet i zgjuar. E ëma, grua shumë energjike dhe e talentuar, rridhte nga një familje tregtarësh siberianë dhe pronarë të disa fabrikave. Ajo trashëgoi disa prona. I ati i Dimitrit vdiq kur ai ishte 13 vjeç kurse fabrika e së ëmës u shkatërrua nga zjarri.

I•

h• l'l

Kur kuptoi aftësitë e shkëlqyera të të birit e ëma niset nga Tobolski për në Moskë për t’i siguruar një arsimim të lartë. Mendelejevi i ri nuk u pranua në Universitetin e Moskës, prandaj në vitin 1850 futet në Institutin Pedagogjik të Shën Petersburgut.

"1t.lu./.n

Në vitin 1859 Mendelejevi lejohet të bëjë një udhëtim pune jashtë shtetit. Punon në Francë dhe më pas në Hajdelberg të Gjermanisë ku ndërton një laborator të tijin dhe fillon të eksperimentojë mbi fizikën e lëngjeve. Rezultatet e punës së tij nuk u pëlqyen ndaj Mendelejevi vendos të kthehet në Universitetin e shën Petersburgut ku bëhet profesor.

Në vitin 1855, mbasi diplomohet shkëlqyeshëm, largohet për në Krime për të punuar si mësues i matematikës dhe fizikës. Në atë kohë i lind interesi për kiminë.

Mendelejevi martohet në vitin 1862, por me të shoqen nuk ndanin të njëjtat interesa, ndaj në vitin 1881 ndahen. Mbas pak kohësh martohet për të dytën herë.

Në vitin 1856 Mendelejevi mbron tezën e masterit duke fituar dhe të drejtën të kthehet n137 Shën Petersburg si pedagog në Universitet. Atje kreu kërkime të suksesshme dhe botoi artikuj në pothuajse të gjitha degët e shkencave natyrore.

Vitet 1868-71 kanë qenë periudha më e rëndësishme në jetën e Mendelejevit. Ishte koha kur zbulon ligjin periodik të elementeve kimike dhe shkruam veprën “Parimet e Kimisë”. Mendelejevit kishte interesa për kiminë, teknologjinë dhe ekonominë e industrisë së naftës. Ai tërhiqet nga ideja e prodhimit të një karburanti pa tym. Mbas vetëm një viti e gjysmë zhvillon teknologjinë e prodhimit të karburantit pa tym, në formë pluhuri, që ua kalonte të tërë produkteve të huaj të ngjashëm, si në cilësi ashtu edhe në çmim. Ai krijoi Zyrën e Masave dhe të Matjeve, e cila shpejt u bë qendra metereologjike udhëheqëse në Europë. Në vitin 1899 Mendelejevi u mor me organizimin e ekspeditave në oqeanin Arktik. Në vitin 1899, në moshën 65 vjeç, merr pjesë në një ekspeditë në Urale. Krahas shkencës Mendelejevit i pëlqenin edhe artet e bukura. Çdo vit bënte udhëtime pune ose turistike jashtë shtetit.

Ai ishte fëmija i 17-të në familjen e tij. 80

Mendelejevi u bë shkencëtari më i famshëm rus i kohës dhe mori medalje dhe çmime të panumrta (por çuditërisht jo Çmimin Nobel). U zgjodh anëtar i huaj i shumë akademive. Elementi 101 u quajt mendelevium për nder të tij.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.