81 milankovic milutin

Page 1

Milutin Milankoviç 1879 – 1958 Kujtdo që interesohet për akullnajat dhe ndryshimet klimatike nuk mund t’i ketë kaluar pa e vënë re emri i Milutin Milankoviçit. Milankoviçi lindi në Dalj (në ato kohë pjesë e Austro–Hungarisë, sot pjesë e Kroacisë), në një familje serbe të klasës së mesme të lartë. Mësimet e para i mori në shtëpi nga mësues privatë. Që nga viti 1889 deri në vitin 1896 mbaron shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në një shkollë në Osijek, ku ishte studenti më i mirë i klasës. Atë vit Milankoviçi regjistrohet në Shkollën Teknike të Vjenës, me drejtim kryesor Inxhinierinë e ndërtimit. Në vitin 1902 diplomohet dhe dy vjet më vonë mbron doktoraturën në shkencat teknike. Karriera e tij u lidh me kompani ndërtimi, me ndërtimin e sistemeve hidroteknike dhe me ndërtimin e banesave në tokën austro–hungareze.

Epoko e Akullnojave 14 Para

Epoko e ..!folfnajave ti! Funcllt

T

6°C

Në vitin 1905 Milankoviçi patenton një projekt të ri të një çatie betoni dhe punon mbi teorinë e betonit të armuar, një material i ri për atë kohë. Ai u bë i njohur si inxhinier.

8

Me ftesë të Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Serbe, në vitin 1909 Milankoviçi braktis karrierën dhe suksesin në Austro–Hungari dhe zë postin e profesorit të filozofisë në Beograd. Atje jep leksione mbi mekanikën qiellore, fizikën teorike dhe historinë e astronomisë për një pagë dhjetë herë më të vogël. Në këtë mjedis të ri Milankoviçi vendos të ndryshojë fushën e kërkimit shkencor dhe, duke mos ndërprerë studimin e Ademarit dhe Krolit, fillon të punojë mbi teorinë astronomike të ndryshimeve klimatike.

6

4

2

X 100,00lJef p.e.r

Ai shpjegoi ndryshimet globale të temperaturës. Lufta e Parë Botërore ia ndërpreu punën në këtë fushë të re (në të cilën kishte bërë disa botime) kur, gjatë një vizite në qyteti e lindjes Dalj, kapet rob. Falë marrëdhënieve të mira me disa njerëz të rëndësishëm në Austro-Hungari, arrin t’i kalojë vitet e burgut në bibliotekën e Akademisë Hungareze të Shkencave në Budapest. Atje Milankoviçi punon mbi teorinë e tij mbi klimën e Tokës, Marsit dhe Afërditës. Të gjitha rezultatet u botuan pas lufte, në vitin 1920, në librin e tij “Teoria matematike e efektit ngrohës të shkaktuar nga rrezatimi diellor”. Synimi i tij ishte: të llogariste fluksin e rrezatimit diellor në gjerësi të ndryshme gjeografike, duke u mbështetur nga ligjet e mekanikës qiellore dhe marrjen parasysh të perturbimeve të Hënës dhe të planetëve. Rezultati i llogaritjeve të tij ishte një funksion lëkundës me disa pika kritike. Kurba e Milankoviçit ishte në përputhje të mirë me të dhënat gjeologjike gjë që e bënë të njohur teorinë. Pika kulmore e veprës së tij ishte botimi në vitin 1941 i librit të tij “Ligjet e rrezatimit të Tokës nga Dielli dhe përdorimi i saj në problemin e Periudhës së Akullnajave”.

Ai punoi mbi teorinë e betonit të armuar.

81

Krahas detyrave profesionale, Milankoviçi kreu detyrën e shefit të Observatorit Astronomik dhe të presidentit të Shoqatës Astronomike Jugosllave. Milutin Milankoviçi vdiq në Beograd në vitin 1958.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.