DEPARTAMENTI I THEOLOGJISË DHE KULTURËS
2022-23
GUIDA E STUDENTIT
KOLEGJI UNIVERSITAR LOGOS
PËRMBAJTJA PËRSHËNDETJE
3
1. UNIVERSITETI
5
1.1 KAMPUSI
6
1.2 AKOMODIMI – JETA STUDENTORE
7
2. DEPARTAMENTI
9
2.1 STRUKTURA E DEPARTAMENTIT
10
2.2 PROGRAME KËRKIMORE – ARSIMORE
14
3. PROGRAMI BACHELOR
18
3.1 MBI PROCEDURAT E PRANIMIT TË STUDENTËVE
20
3.2 RREGULLAT & KALENDARI AKADEMIK
23
3.3 SISTEMI ECTS
26
3.4 PLANI MËSIMOR
28
3.5 PRAKTIKA STUDENTORE
48
4. PROGRAMI MASTER
50
4.1 TURIZMI RELIGJIOZ
50 51
4.2 QËLLIMI 4.3 PËRSHKRIMI
4.4 KRITERET E PRANIMIT 4.5 PLANI MËSIMOR 4.6 PRAKTIKA STUDENTORE
51 51 52 57
PËRMBAJTJA 5. PROGRAMET DHE SHËRBIMET PËR STUDENTËT
59
6. BIBLIOTEKA
63
7. RREGULLORJA PËR TEZËN
67
7.1 BACHELOR
67
7.2 MASTER
74
Përshëndetje
DR. GEORGIOS GAITANOS LEKTOR I STUDIMEVE RELIGJIOZE PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT
3
Të dashur studentë, Do të doja t’ju mirëprisja të gjithëve në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos” dhe në arsimin e lartë, i cili do të jetë një hap i ri dhe sfidues në jetën tuaj. Ju jeni thirrur të studioni shkencën e Theologjisë dhe, si personalitete të plota të mbushura me traditën e krishterë, të ndihmoni botën moderne të çlirohet nga materializmi i tepërt ndërsa projektoni vlerën e njeriut, të krijuar "si shëmbëlltyrë dhe ngjashmëri" e vetë Krijuesit të tij, dhe të harmonizoni progresin teknik me përparimin moral.
Termi “theologji” në traditën e krishterë orthodhokse ka dy kuptime. I pari është kuptimi si metodë njerëzore për t'iu afruar Perëndisë, e cila mund të arrihet nëpërmjet arsyetimit se Perëndia i është zbuluar njeriut sipas planit të Ekonomisë Hyjnore, ndërsa njeriu ka potencialin që të bashkohet me Perëndinë me anë të hirit. Është një proces shpirtëror i brendshëm dhe i thellë. Kuptimi i dytë i theologjisë i referohet regjistrimit sistematik dhe paraqitjes së të vërtetave të besimit të krishterë ndërsa ato lindin, përmes kërkimit studimor dhe studimit të teksteve të shenjta, veprave të Etërve të Kishës, si dhe të gjitha burimeve, të shkruara apo jo, historisë, besimit dhe jetës së Kishës. Ky është një proces absolutisht njohës. Ky aspekt i theologjisë kultivohet dhe mësohet shkencërisht në Shkollat Theologjike të Universiteteve.
Në përgjithësi, theologjisë nuk i qasemi në mënyrë autonome, por në lidhje me kulturën e prodhuar nga Kisha në historinë e saj të gjatë, ashtu siç ajo është regjistruar në monumentet e diskursit dhe artit të saj. Si rezultat, Departamenti i Theologjisë & Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, duke vendosur për përmirësime të vazhdueshme të kurrikulës së tij sipas standardeve akademike ndërkombëtare, synon të kontribuojë, përmes punës së tij arsimore dhe kërkimore, në dijen e Theologjisë Orthodhokse, në studimin shkencor të religjionit dhe në promovimin e kulturës së krishterë jo vetëm në Shqipëri, por edhe globalisht.
Përveç kësaj, duhet të theksojmë dy faktorë të rëndësishëm. I pari është nisja në nëntor 2021 e programit Master i Shkencave në Turizmin Religjioz, një program ekskluziv për arsimin e lartë në Shqipëri, i cili nxjerr në pah kulturën dhe traditën e pashtershme fetare dhe kulturore të vendit dhe edukon studentët në zhvillimin e metodave profesionale të promovimit dhe projeksionit të tyre turistik. E dyta ka të bëjë me mundësinë që u krijohet të diplomuarve të departamentit tonë, pasi me përfundimin e studimeve bachelor në kombinim edhe me diplomimin në master ata kanë mundësi në të ardhmen të punojnë në shkolla dhe të japin lëndën e Edukimit Religjios, kur kur lënda të përfshihet në shkollat publike. Guida studimore që mbani në duar ka për qëllim t'ju informojë për strukturën e Universitetit tonë, për organizimin e Departamentit tonë dhe ndarjen e lëndëve tona. Për më tepër, do të informoheni për programin bachelor, programin Master Shkencor, aktivitetet shkencore të Departamentit, shërbimet e ofruara për studentët, rregullat dhe kushtet e nevojshme për marrjen e një diplome, organizimin e bibliotekës dhe jetën në kampusin e Manastirit të Shenjtë të Shën Vlashit.
Kjo guidë funksionon si shtesë e informacionit të siguruar nga faqja e internetit e Departamentit https://theolkulogos.wordpress.com/ dhe faqja e internetit e Universitetit h t t p : / / w w w . k u l o g o s . e d u . a l / a l / i n d e x . h t m l. N ë p ë r m j e t f a q e s s ë i n t e r n e t i t t ë D e p a r t a m e n t i t dhe mediave sociale në Facebook, Instagram, Tik Tok, LinkedIn, Twitter, YouTube, Issuu, Soundcloud dhe Komuniteti Viber, ju merrni informacion të vlefshëm dhe në kohën e duhur për të gjitha njoftimet, veprimet dhe eventet, të cilat formojnë "mozaikun" e jetës së Departamentit dhe jetën tuaj personale të përditshme studentore. Në të njëjtën kohë, p l a t f o r m a p ë r a r s i m i m a s i n k r o n h t t p s : / / t h e o l k u l o g o s . n e o l m s . e u /ë s h t ë n j ë p i k ë r e f e r i m i p ë r studimet tuaja në Departament, ku postohen përmbajtje të specializuara arsimore, materiale të pasura mbikëqyrëse dhe ushtrime për secilën lëndë, si dhe Biblioteka online http://www.lib-orthodoxalbania.org/ e Universitetit tonë, ku mund kërkoni dhe gjeni materiale të pasura bibliografike. Në fund, Sekretariati Elektronik i Universitetit tonë ftohet t ë l u a j ë n j ë r o l t ë r ë n d ë s i s h ë m n ë j e t ë n t u a j s t u d e n t o r e h t t p s : / / k u l o g o s . e d u p a g e . o r g /. U uroj të gjithë studentëve tanë suksese në studimet e tyre dhe në arritjen e qëllimeve të tyre akademike dhe personale.
4
1. Universiteti Aktiviteti i Kolegjit Universitar “Logos” bazohet në Ligjin Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë" dhe është i licencuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1055 dt. 29/07/2009 "Për dekretin e lejes së Fakultetit të Lartë Privat "Logos". Qëllimi i Kolegjit Universitar “Logos” është të: zhvillojë njohuri përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor për të arsimuar më mirë studentët dhe për t'i trajnuar ata sipas standardeve moderne; ofrojë mësim të përjetshëm; kontribuojë në përparësitë strategjike dhe interesat zhvillimore të vendit; zhvillojë dhe mbështesë mësimdhënien përmes kërkimit shkencor; trajnojë shkencëtarë të nivelit të lartë me njohuri moderne sipas kurrikulave të aprovuara nga Ministria e Arsimit; kryejë kërkime shkencore dhe studime në fushat dhe sektorët e mbuluar, në bashkëpunim me institucione me anë të marrëveshjeve dhe kompani private; bashkëpunojë me institucionet e arsimit të lartë, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbatimin e përbashkët të kurrikulave dhe dhënien e diplomave të përbashkëta.
5
Organet administrative të Kolegjit Universitar “Logos” janë Senati Akademik, Bordi i Etikës, Rektori, Bordi Menaxhues dhe Dekanatet. Senati Akademik është organi më i lartë kolegjial akademik i Kolegjit Universitar "LOGOS", përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Senati Akademik përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, koordinon, drejton dhe merr vendime për mësimdhënien, kërkimet studimore dhe aktivitetet e shërbimit akademik dhe vlerëson efektivitetin e tyre. Senati Akademik zbaton, në veprimtarinë e tij, parimet e autonomisë dhe lirisë akademike, si dhe respektimin e të drejtave të studentëve. Autoritetet administrative akademike të Kolegjit Universitar “Logos” janë Rektori, Dekanët, Përgjegjësit e Departamenteve dhe Përgjegjësi i Qendrave Kërkimore. Personeli akademik i universitetit (të përhershmit, ata me kohë të pjesshme dhe vizitorët) është i ndarë në katër kategori: a) Profesorë, b) Profesorë të Asociuar, c) Lektorë dhe d) Asistentlektorë.
1.1 Kampusi
Kampusi kryesor i universitetit ndodhet në Tiranë, Rruga “Dritan Hoxha”, Pallatet “Komfort”. Megjithatë, Departamenti i Theologjisë & Kulturës është vendosur në një kampus tjetër, në një kompleks modern rreth Manastirit të hirshëm të Shën Vlashit [1], në fshatin me të njëjtin emër, 5 minuta larg qytetit të Durrësit. Në kampusin tonë mund të gjeni: klasat moderne që përfshijnë tabela të bardha, netbook-ë, projektorë dhe lidhje Wi-Fi, sallën e konferencave, bibliotekën me mbi 18.000 tituj (libra, enciklopedi, revista, burime, etj), laboratorin kompjuterik, sallën e ngrënies, mensën, palestrën, studion, zyrën e revistës & mediave sociale, kopshtet, kishën e Ngjalljes, kishën e Shën Vlashit, konviktet, sallën e ndenjjes – sallën e lojërave, skiti i Miroprurëseve të Shenjta Shtëpinë e Shpresës. [1] Shqyrtoni Historinë e Manastirit të Shenjtë të Shën Vlashit te broshura e mirëseardhjes së Departamentit tonë.
6
1.2 Akomodimi – Jeta Studentore Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u ofron studentëve të Departamentit tonë mundësinë që të qëndrojnë dhe të jetojnë në konviktet e kampusit të Shën Vlashit. Ekzistojnë konvikte të veçanta për studentë meshkuj dhe femra. Çdo dhomë mund të strehojë dy ose tre studentë, ku ata mund të studiojnë, të përdorin kompjuterë të qëndrueshëm dhe laptopët e tyre, të luten dhe të pushojnë. Gjithashtu, ekziston një sallë e përbashkët ndjenjjeje dhe një sallë lojërash me kolltukë dhe TV, ku studentët mund të kalojnë kohën e lirë pas mësimit. Për më tepër, kisha e Ngjalljes, që ndodhet në katin e tretë, ofron një hapësirë të qetë për përkushtim lutës, ku studentët mblidhen për shërbesat e përditshme. Salla kryesore e ngrënies në kampus është një hapësirë e ngrohtë dhe miqësore për studentët, fakultetin, stafin dhe vizitorët për të shijuar ushqimin e shijshëm (mëngjesin, drekën dhe darkën) të përgatitur nga kuzhinierët tanë. Gjatë periudhave të kreshmës në Kishën Orthodhokse, kuzhinierët tanë gatuajnë dhe shërbejnë edhe gatime pa mish, pa bulmet dhe pa vaj. Palestra jonë ka një fushë, ku studentët tanë mund të luajnë basketboll, volejboll, hendboll, dhe futboll salle. Gjithashtu, studentët mund të marrin pjesë çdo ditë nga ora 16:00 deri 18:00 në një grup studimi që ndodhet në bibliotekë. Çdo të enjte në mbrëmje, studentët mblidhen në sallën e ndenjjes për grupin e tyre studimor biblik. Ky grup i përgatit ata për predikimin e së dielës dhe programin e katekizmit, ku marrin pjesë.
7
Për më tepër, studentët tanë kanë mundësinë të punojnë për revistën studentore “Fjala” (ISSN: 2706-8609), emisionin radiofonik “Fjala Live”, për të ndihmuar në median sociale të Departamentit, për të organizuar evente sociale në mbështetje të fëmijëve të Shtëpisë së Shpresës dhe të të moshuarve të institucioneve të Kishës dhe të jenë anëtarë të korit të muzikës bizantine të departamentit. Klubi i studentëve ka lirinë të ndërmarrë nisma dhe të punojë në disa projekte në bashkëpunim me stafin akademik dhe administrativ të departamentit. Gjatë fundjavave, studentët mund të eksplorojnë Durrësin – një nga qytetet e Shqipërisë më me gjallëri dhe histori. Në përgjithësi, departamenti ynë siguron një mënyrë jetese të krishterë orthodhokse, duke pasuruar jetën mendore, morale dhe shpirtërore të studentëve, të cilët do të jenë brezi i ri i drejtuesve të Kishës së Shqipërisë. Studentët nuk mësojnë për theologjinë orthodhokse vetëm në klasë, sepse programi i departamentit përfshin edhe jetën liturgjike; pjesëmarrjen në shërbesën e Mëngjesores, Mbrëmësores dhe Pasdarkës; diskutimet e përjavshme shpirtërore dhe seminaret periodike. Studentët marrin pjesë, gjithashtu, në programe më të gjera edukimi të krishterë të paktën një herë në javë.
Grafiku i mëposhtëm tregon orarin e zakonshëm ditor të studentëve tanë: KOHA 7:00/7:30 8:00 8:30-12:20 12:30-13:15 13:30 14:00-16:00 16:00-18:00 18:00/18:30 19:00 19:30-20:30 20:30-21:30
AKTIVITETI Lutja e Mëngjesit/Liturgjia Mëngjesi 4 Orë Mësim Bashkëpunimi i Përditshëm me Profesorët Dreka Pushimi i Pasdites Grupi Studimor (Bibliotekë) Mbrëmësore Darka Kohë e Lirë Seminare të Veçanta (aktivitet jo i përditshëm) Pushimi i Natës
8
2. Departamenti
Departamenti i Theologjisë & Kulturës i përket Fakultetit të Shkencave Humane të Kolegjit Universitar “Logos”. Departamenti ofron një program universitar tre-vjeçar në Theologji Sociale dhe Shkencat Religjioze dhe një program Master Shkencor në Turizëm Religjioz, i njohur nga shteti shqiptar dhe që funksionon sipas sistemit të Bolonjës. Fillimi zyrtar i mësimit në rrethanat e reja ishte në 15 tetor 2018. Emri i parë i Departamentit tonë ishte Departamenti i Theologjisë Sociale dhe Shkencës së Religjionit, por një vit më vonë Senati vendosi ta ndryshojë atë në Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës. Studentët e programit bachelor mësojnë për theologjinë dhe besimin orthodhoks në një ambient të krishterë orthodhoks, ku ata studiojnë së bashku dhe marrin pjesë në adhurim; mësojnë si të përdorin disa teori moderne të shkencave humane dhe sociale për studimin e religjionit, për të kuptuar dhe vlerësuar Theologjinë Orthodhokse përmes kërkimit studimor të gjerë mbi Studimet Biblike & Patristike, mbi Theologjinë e Krishterë, mbi historinë e religjioneve, mbi historinë dhe traditën e Kishës së Shqipërisë; mësojnë si të prezantojnë dhe japin mësim një temë theologjike, të shkruajnë dhe shprehin mendimin e tyre në mënyrë kritike, ndërkohë që u jepet mundësia për të zhvilluar aftësi të reja në gjuhë të huaja, informatikë, gazetari dhe media sociale. Kurset e programit bachelor janë të ndara në 5 sektorë: Studime Biblike, Studim i Religjionit, Theologji Dogmatike, Studime Patristike & Histori e Kishës, Etikë dhe Edukim i Krishterë. Studentët e programit Master Shkencor marrin një trajnim të specializuar në turizmin religjioz, njihen me specializimet dhe degët e mëtejshme të industrisë së turizmit, si dhe pajisen me aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të punuar në këtë sektor. Lëndët ndahen në 3 sektorë: zhvillimi turistik, ruajtja kulturore dhe studimi i traditave fetare dhe teologjike të Shqipërisë.
9
Një nga qëllimet e departamentit dhe stafit akademik është që t'i përgatisë studentët të bëhen përdorues të pavarur dhe fleksibël të burimeve theologjike, në mënyrë që të ndërthurin njohuritë theologjike me mundësinë e dialogut dhe bashkëpunimit brenda shoqërisë, por edhe të kenë mundësi për të promovuar thesaret religjioze të vendit të tyre. Për këtë arsye, programit vlerësohet vazhdimisht nga proceset e brendshme të universitetit në mënyrë që të sigurohet cilësia e mësimdhënies, kërkimit studimor dhe shërbimeve arsimore.
2.1 Struktura e Departamentit PERSONELI AKADEMIK
JEFFREY MACDONALD
GEORGIOS GAITANOS
GEORGIOS KESELOPOULOS
STUDIME PATRISTIKE
STUDIME RELIGJIOZE – DREJTUES DEPARTAMENTI
HISTORIA E LITURGJISË
PORFYRIOS NTALIANIS STUDIME BIBLIKE
NATHAN HOPPE
MOTËR RAKELA
STUDIME PATRISTIKE & STUDIME MISIONARE
STUDIME BIBLIKE
10
GLYKERIA CHATZOULI
STEPHANOS ATHANASIOU
THOMAI CHOUVARDA
ARTI I KRISHTERË DHE ARKEOLOGJIA
DOGMATIKË
LITERATURË E KRISHTERË & HYRJE NË THEOLOGJI
NIKOLAOS TSIREVELOS
ATË EMANUEL LUSHA
HOMELETIKË & EDUKIM I KRISHTERË
HISTORIA E KISHËS SË SHQIPËRISË
THOMA ÇOMËNI ETIKA E KRISHTERË & THEOLOGJIA PASTORALE
ATË STEFAN RITSI
ELIO HOBDARI
THOMA SHKIRA
STUDIME MISIONARE
ARTI I KRISHTERË DHE ARKEOLOGJIA
HISTORI KISHE & ARTI KRISTIAN
11
MARINA BABA EDUKIMI I KRISHTERË
ESMERALDA AGOLLI
THEODHORI QESKO
TURIZMI I RELIGJIONIT DHE PELEGRINAZHIT
HAGJIOLOGJI
THEANO KOSTOLI
MARSELA HARIZAJ
KONSTANTINOS DOVOLIS
GJUHA SHQIPE & SHKRIMI AKADEMIK
GJUHË ANGLEZE
BLERTA AVDIA
LINA BASOUCOU
EMIRA SPAHAJ
BAZAT E TURIZMIT
GJUHA GREKE
ZHVILLIMI DHE POLITIKAT TURISTIKE
PEDAGOGJI
12
OLDA ÇIÇO
BRUNILDA LICAJ
ELTON NOTI
MARKETINGU I TRASHËGIMISË KULTURORE
ZHVILLIMI TURISTIK LOKAL & PROJEKTIMI I PRODUKTEVE TURISTIKE
TURIZMI ELEKTRONIK
GEORGIA SARIKOUDI
ANDI REMBECI
ARJANA ISAKU
MUZEOLOGJIA
HISTORI BIZANTINE
ZHVILLIMI TURISTIK LOKAL
13
2.2 Programe Kërkimore – Arsimore Anëtarët e stafit akademik të departamentit tonë janë të përqendruar në interesin e tyre për kërkime studimore personale në lidhje me specialitetin e tyre. Shumica e stafit tonë akademik marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare. Për më tepër, departamenti boton çdo vit libra, revista dhe materiale të reja arsimore për studentët. Nga fillimi i funksionimit të Departamentit, kemi botuar 12 libra dhe kemi krijuar korpuse të reja që përmbajnë përkthime në gjuhën shqipe të artikujve dhe kapitujve të librave për të gjitha lëndët tona. Ndërkohë, departamenti organizon konferenca ndërkombëtare mbi tema që lidhen me tolerancën religjioze në Shqipëri, siç ishte eventi për Përvjetorin e 10-të të Javës së Harmonisë Ndërfetare Botërore (4 Mars, 2020). Në përgjithësi, fokusi kryesor i departamentit është zhvillimi i Edukimit të Krishterë në Shqipëri dhe promovimi i thesareve arkeologjike të krishtera të këtij vendi që dëshmojnë për traditën e madhe të krishterë nga periudha e Perandorisë Romake deri sot. Këto programe kërkimore jenë pjesë thelbësore e punës kryesore shkencore të këtij departamenti për vitet e ardhshme.
14
Për më tepër, Departamenti ka botuar Revistën e vet akademike; Theologjia dhe Kultura është Revista zyrtare akademike e Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës. Kjo revistë akademike publikohet dy herë në vit e shtypur dhe online. Theologjia dhe Kultura është një revistë ndërkombëtare e recensuar dhe e disponueshme për të gjithë, dedikuar botimit të artikujve të hulumtimit me cilësi të lartë në fushën e Theologjisë, Studimit të Religjionit, Edukimit, Letërsisë dhe Shkencave Sociale. Revista boton analiza, punime origjinale, njoftime për konferenca, kritikë librash dhe raporte kërkimore, duke u përpjekur të sigurojë një platformë për ekspertë dhe studiues në të gjithë botën për të shkëmbyer hulumtimet dhe gjetjet e tyre të fundit. Një tjetër qëllim i Revistës është promovimi i studimeve tematike (case studies) që kanë të bëjnë me religjionin, historinë, kulturën dhe shoqërinë në Shqipëri dhe Ballkan në përgjithësi. Gjuha zyrtare e Revistës është anglishtja dhe vetëm në raste të veçanta do të publikojë artikuj në gjermanisht, frëngjisht ose italisht. Një tjetër synim për vitet në vijim është botimi i një Buletini Ndërkombëtar që ka të bëjë me turizmin dhe veçanërisht Turizmin Fetar në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi.
Gjithashtu, ka një bashkëpunim ndërkombëtar për departamentin tonë, për shkak se ne po marrim pjesë në programin “Erasmus+” në bashkëpunim me Universitetin e Finlandës Lindore (UEF) me Fakultetin e Theologjisë për 3 vjet. Marrëveshja ndërinstitucionale do të përfshijë shkëmbimin e personelit akademik dhe administrativ dhe do të përqëndrohet në shkëmbimin e përvojës në metodat e mësimdhënies, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulave, organizimin e praktikës profesionale, vlerësimin studentor, krijimin e rrjeteve akademike, menaxhimin e departamentit, marrëdhëniet ndërkombëtare, në përgatitjen e projektit dhe zbatimin e tij. Ky bashkëpunim do të zgjerohet për programin Master Shkencor në Turizëm Religjioz me dhënien e mundësisë 3 studentëve të Departamentit, për të studiuar për një semestër në UEF.
Për më tepër, departamenti ynë ka filluar disa programe arsimore për studentët e tij. Para së gjithash, departamenti prezanton një seri seminaresh theologjike që do të kenë si synim t'u shpjegojnë studentëve lëndët moderne theologjike. Studentët do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike për disa çështje, për të cilat nuk kanë kohë të mendojnë gjatë orëve të mësimit. Këto seminare do të zhvillojnë bashkëpunim me anëtarët akademikë të universiteteve të tjera në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke u dhënë studentëve mundësinë e bashkëveprimit me kultura dhe mentalitete të ndryshme. Gjithashtu, disa nga ato seminare do të iniciojnë mentalitetin e mësimit në distancë, pasi komunikimi dixhital dhe teknologjia moderne kontribuojnë në atë qëllim. Seminaret theologjike përmbajnë tema si: a) Theologjia dhe Kinemaja, b) Problemet theologjike moderne dhe shoqëria shqiptare dhe c) Rrethi i Studimit të Biblës.
Së dyti, kemi krijuar katër workshop-e të veçanta, një për çdo vit studimor. Studentët e vitit të parë do të marrin pjesë në një workshop për Arkeologjinë Biblike, studentët e vitit të dytë do të mësojnë për Trajtimin Metodologjik dhe Interpretimin e burimeve të Etërve të Kishës dhe të Shprehjeve të Besimit të Krishterë, studentët e vitit të parë dhe të dytë marrin pjesë në një seminar rreth Hagjiologjisë dhe Shenjtorëve Shqiptarë,dhe studentët e vitit të tretë do të punojnë mbi Edukimin Religjioz dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Të gjitha ato workshope zhvillohen në një javë të veçantë gjatë vitit akademik që quhet Java e Workshop-it dhe u jep studentëve mundësinë të ndërveprojnë dhe shkëmbejnë mendime për disa çështje, duke u larguar nga rutina javore e kurseve të tyre.
Së treti, departamenti ka themeluar institucionin e mentorit akademik. Mentori akademik do të ketë rolin e këshillimit, mentorimit dhe dhënies së udhëzimeve për studentët në lidhje me profilin dhe prejardhjen e tyre akademike, studimet e tyre gjatë programit bachelor dhe pas diplomimit të tyre, vendimin e tyre për tezën e tyre dhe përgjithësisht çfarëdo lloj gjëje që ata duhet të bëjnë për përmirësimin e tyre gjatë secilit vit akademik. Shërbimi i mentorit akademik është për një vit dhe mandati i tij/saj mund të rinovohet vetëm me vendim të departamentit.
15
Së katërti, një program i veçantë që tashmë po funksionon është një seminar konsultimi për të ndihmuar studentët të arrijnë qëllimet e tyre akademike dhe personale. Kështu, zhvillohet në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës për të gjithë studentët e tij programi i mentorimit "Ndërtoni Karrierën Tuaj". Qëllimi i këtij programi është t'i drejtojë studentët në zgjedhjet e duhura për rrugën e tyre universitare dhe t'i përgatisë ata për një karrierë të suksesshme profesionale pas diplomimit. Programi mbledh të gjitha të dhënat e studentëve në një bazë të dhënash, e cila është një mjet i dobishëm për përgatitjen e CVve/rezymeve të tyre dhe kërkimin e programit të duhur akademik bazuar në kualifikimet, interesat dhe aftësitë e tyre pas diplomimit, por, gjithashtu, kultivon aftësitë e kërkimit të punës. Këtë vit akademik, ky program do të publikojë një libër për këtë arsye. Në të njëjtën kohë, programi ka një sasi të madhe materiali informues mbi studimet pasuniversitare në institucione të ndryshme akademike në Shqipëri dhe jashtë saj, ndërsa administron një bazë të veçantë të dhënash për bursat.
16
Përgjegjësitë kryesore të këtij programi janë këto: Shkrimi i Curriculum vitae-s, Shkrimi i një deklarate personale, Gjetja e programit të duhur akademik, Përshtatja dhe përgatitja e studentit për tregun e punës, Kërkimi i bursave, Koordinimi i stafit akademik të Departamentit për të pasuruar kurrikulën e studentëve të vet përmes aktiviteteve të veçanta, Këshillimi për aktivitete jouniversitare, Organizimi i takimeve me këshilluesit udhëzues, Seancat personale. Programi i pestë arsimor që po përgatitet ka të bëjë me bashkëpunimin e departamentit me shoqërinë. Kështu, shpresojmë që së shpejti të iniciojmë programin e të nxënit të përjetshëm, i cili do të bashkohet në universitet me të diplomuarit e Akademisë Theologjike. Qëllimi i këtij programi do të jetë rritja e aftësive katekitike të personave që janë diplomuar nga Akademia Theologjike dhe tani punojnë në këtë sektor të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Në fund, kemi nisur shkollën verore në ·12 kurse themelore të programit të cilën ata mund të kalojnë një javë bachelor në Theologji të projektuara falas pas mbarimit të shkollave gjatë për t'u dhënë studentëve kohës së verës në Shën Vlash, Durrës. parauniversitarë një pamje paraprake Ata mund të eksplorojnë një larmi të studimit universitar; kursesh të nivelit universitar në ·Strehim në kampus dhe ngrënie me Theologji dhe të jetojnë e mësojnë së studentë të tjerë parauniversitarë dhe bashku me një grup të larmishëm stafin rezidencial; bashkëmoshatarësh. Shkolla jonë ·Ditë të strukturuara, me takime verore për studentët e shkollave të mësimore javore dhe aktivitete CHEALSY WILLIAMS HANNAH PERKINS THOMAS SMITH mesme është krijuar për t'i përgatitur parauniversitare. VICE PRESIDENT DIRECTOR PRESIDENT ata për hapin tjetër shumë të Gjatë javës së tyre në Shën Vlash, ata rëndësishëm, si nga ana akademike, ndjekin mësim për 4 deri në 5 orë në ashtu edhe shoqërore, duke shtruar ditë dhe marrin pjesë në seminaret për rrugën për një përvojë të suksesshme gatishmërinë universitare ose eventet universitare. Kështu, ata e kalojnë për ndërtim ekipi. Në mbrëmje, ata verën e tyre në një mjedis të krishterë përfundojnë detyrat e shtëpisë në orthodhoks, takojnë njerëz të rinj nga dhomën e tyre dhe marrin pjesë në e gjithë Shqipëria, fitojnë njohuri e aktivitete shoqërore. Ata largohen nga aftësi të vlefshme dhe eksplorojnë programi veror parauniversitar më të Durrësin - një nga qytetet e Shqipërisë aftë për të menduar në mënyrë kritike më me gjallëri dhe histori -, mes një dhe për të kuptuar disa tema komuniteti bashkëmoshatarësh dhe themelore të Theologjisë Orthodhokse. këshilluesish mbështetës. Për shkak të pandemisë COVID-19, jemi Karakteristikat e këtij programi duke planifikuar që të kemi një shkollë janë:për studentë të shkollave të verore virtuale dhe të bashkëpunojmë mesme, në distancë me studentët.
17
3. Programi Bachelor
SIPAS VENDIMIT TË DEPARTAMENTIT 22/06-3-2020 DHE LIGJIT NR. 80/2015 "PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", NENI 35 PIKA 9, DEPARTAMENTI I THEOLOGJISË & KULTURËS KA VENDOSUR TË BËJË MË PAK SE 20% NDRYSHIME NË KURRIKUL, NË MËNYRË QË TË PËRMIRËSOJË SHËRBIMET ARSIMORE DHE AKADEMIKE PËR STUDENTËT.
18
Në total, Programi i Ciklit të Parë të Studimeve të Departamentit të Theologjisë synon të ofrojë arsim të nivelit të lartë në fushën shkencore të Theologjisë, si dhe në studimin e religjionit dhe kulturës. Objektivi kryesor është të përgatisë profesorë të theologjisë, kler të trajnuar theologjikisht për t’i shërbyer Kishës, zbatues që mund të ofrojnë punë sociale dhe punë në organizata kulturore ose kishtare, shkencëtarë të aftë që studiojnë Theologjinë e Krishterë dhe veçanërisht atë Orthodhokse dhe, më përgjithësisht, diversitetin e fenomenit religjioz.
Sa i përket karrierës profesionale të të diplomuarve, Kurrikula e Ciklit të Parë synon, gjithashtu, të arrijë rezultatet e mëposhtme të të nxënit: të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë në praktikë; të komunikojnë në një gjuhë të dytë; të kërkojnë, analizojnë dhe përpilojnë të dhënat dhe informacionet, duke përdorur teknologji të përshtatshme; t’u përshtaten situatave të reja dhe të marrin vendime; të punojnë në mënyrë autonome ose në grup në një kontekst ndërkombëtar dhe/ose ndërdisiplinor; të respektojnë diversitetin, multikulturalizmin dhe mjedisin natyror; të tregojnë ndjeshmëri dhe përgjegjësi profesionale, sociale dhe morale ndaj çështjeve gjinore; të kenë aftësinë e kritikës dhe vetë-kritikës; të promovojnë të menduarit e lirë, produktiv dhe induktiv; të veprojnë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi sociale ndaj publikut. Kohëzgjatja zyrtare e programit është 6 semestra dhe numri minimal i krediteve evropiane (ECTS), që kërkohet për të marrë diplomën është njëqind e tetëdhjetë (180). Kurset janë të ndara në pesë tipe: Tipi A janë kurset themelore, Tipi B janë kurset specifike shkencore, Tipi C janë kurset me zgjedhje, Tipi D janë kurset plotësuese dhe Tipi E janë detyrimet për diplomimin e studentëve. Përqindja totale e lëndëve në Kategoritë A dhe B nuk duhet të jetë më pak se 70%.
SHKALLA E VLERËSIMIT, NË TË CILËN LLOGARITEN PIKËT PËR PERFORMANCËN E STUDENTËVE, ËSHTË DHJETORE (0-10). SHKËLQYESHËM: 8.5 - 10.00 SHUMË MIRË: 6.5 - 8.49 MIRË: 5.0 - 6.49 PA SUKSES: 0.0 - 4.99 NOTA MINIMALE KALUESE ËSHTË 5.
19
3.1 Mbi procedurat e pranimit të Studentëve Kriteri i pranimit për 24 studentë për të hyrë në programin bachelor është: një notë mesatare prej 7 GPA që llogaritet nga diploma e shkollës së mesme dhe provimet kombëtare. 1.Kriteri i parë i pranimit të studentëve do të jetë Nota Mesatare e përftuar në arsimin e mesëm të lartë e cila duhet të jetë minimalisht në nivelin që përcaktohet në VKM-në përkatëse, që për departamentin tonë është 6,5. Kjo notëzë 50% të pikëve totale për pranimin. 2.Kriteri i dytë është Intervista nga një komision ad hoc, që do të ngrihet nga Departamenti. Nota minimale e intervistës nuk mund të jetë më e ulët se nota minimale që përcakton VKM përkatëse e Maturës Shtetërore. Kjo notëzë 50% të pikëve totale për pranimin. Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve si edhe në programet e tjera në institucionet e arsimit të lartë vendosen me UDHËZIM nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Aplikimi përfshin tre raunde (ose katër) ku për çdo raund përcaktohen afatet e: 1. Pagesës së tarifave, 2. Aplikimi online dhe përzgjedhja e degëve, 3. Publikimi i renditjes së aplikantëve në U Albania, 4. Regjistrimi në IAL, 5. Ç’regjistrimi
20
Aplikimi: Aplikimi kryhet nga maturantët/kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë këto kushte: 1. Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; 2. Plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me VKM, që për departamentin tonë është 6.5; 3. Plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të për programet e studimit për të cilat aplikojnë; 4. Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pasi kryejnë pagesën e tarifës në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë, maturantët bëjnë aplikimin online duke zgjedhur deri në 10 programe studimi me formularët A1 dhe A1Z. Në përfundim të të gjitha përllogaritjeve në afatin e përcaktuar, IAL ngarkon një kopje elektronike të listës së renditjes së aplikantëve në portalin U Albania. Regjistrimi Regjistrimi kryhet në sekretarinë e IAL-së në datat e përcaktuara në Udhëzim. Dokumentat e nevojshëm për regjistrimin janë: 1. Dokumenti i identifikimit 2. Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose të deftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave. 3. Deklarata të cilën aplikanti e plotëson në sekretari dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe sekretaria. 4. Dy fotografi Procedura e aplikimit dhe e regjistrimit e përshkruar më lart zbatohet edhe në dy raundet e tjera.
Aplikime të tjera: Për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe duan të aplikojnë në një program tjetër studimi ka dy mënyra: 1. Duke aplikuar online në portalin U Albania ku ndiqen të njëjtat hapa siç përshkruam për aplikantët që sapo kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Ose 2. Duke aplikuar pranë IAL – së në afatet e përcaktuara në Udhëzim. Në këtë rast aplikimi bëhet si program i dytë studimi. Dokumentat e nevojshme për këtë aplikim janë: 1. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin në të cilin aplikon. 2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të shoqëruara me suplementin e diplomës. 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituar për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer. 4. Fotokopje e noterizuar e Deftesës së pjekurisë së shkollës mesme. 5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit. 6. Dy fotografi personale. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij, kryhet pranë sekretarive mësimore në afatet e përcaktuara. Procedurat për kandidatët shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit: Aplikimi për këta kandidatë bëhet në portalin U Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit pasi është kryer pagesa e tarifës së aplikimit. Para se të aplikojnë përmes portalit U Albania, këta kandidatë duhet të akreditohen diploma e tyre nga QSHA. Ndërkohë dokumentat që duhet të paraqesin këta kandidatë, janë të ngjashme me ato të kandidatëve që kanë mbaruar gjimnazin këtu. Shtesë është vetëm dokumenti i njehësimit të studimeve nga MASR.
Procedurat për shtetasit e huaj: Kandidatët që janë shtetas të huaj aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë në datat e përcaktuara. Ata duhet: 1. të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, 2. nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, 3. të plotësojnë kriterin e notës mesatare dhe kriteret e përcaktuara nga IAL. Përpara aplikimit duhet që edhe këta kandidatë të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit. Dokumentet që duhet të paraqesin pranë IAL –së janë: 1. Formularin e aplikimit, 2. Kopje të diplomës/deftesës dhe listës së notave të njëhsuar nga QSHA, 3. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, 4. Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe) si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mirë të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. 5. Dy fotografi personale 6. Kopjen e mandat-pagesës 7. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale. Zhvillimi i procedurave të aplikimit dhe të regjistrimit kryhet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga IAL. Njohja e dokumentacionit të kandidatëve fitues të huaj, mund të kryhet gjatë zhvillimit të semestrit të parë dhe përpara sezonit të parë të provimeve.
21
Njohja e diplomës së shkollës së mesme Aplikuesi ia paraqet dosjen e tij të aplikimit Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (Qendrës së Shërbimeve të Arsimit). Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: a) Formulari i aplikimit për njehsim (shembulli është më poshtë-Shtojca 2). b) Fotokopje e dokumentit të identifikimit. c) Diploma e shkollës së mesme (e përkthyer dhe e noterizuar). d) Certifikatat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara). e) Dokumenti që vërteton provimet e barabarta me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (Vërtetim për provimet shtetërore- Greqi, çertifikatë - Itali, çertifikim i pikëve të arritura - Kosova etj.). Ky dokument duhet të pasqyrojë rezultatet për secilën lëndë të kaluar në provimin shtetëror. f) Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë "vulën Apostile" të shtetit nga vijnë. - Pas protokollimit, dosja duhet të depozitohet në sektor (adresa e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në Tiranë, Shqipëri) - Departamenti kontakton aplikantin kur ai ose ajo vëren se dosja nuk është e plotë. - Pas marrjes së informacionit të nevojshëm, departamenti e kalon dosjen për shqyrtim. - Një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të Ministrit, bën uniformitetin e diplomave të studentëve të arsimit të mesëm të lartë që vijnë nga jashtë. - Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë "vulën Apostile" të shtetit nga vijnë. - Aplikanti nuk paguan asnjë tarifë. Kur Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të njohë diplomën e kandidatit me të gjitha dokumentet, të cilat janë dërguar më parë, kandidati do të marri një letër nga kjo Qendër e Shërbimeve të Arsimit në Tiranë, si një dokument Verifikimi ose Konfirmimi, me të cilin ai / ajo do të bëjë Aplikimin në Universitetin që ai / ajo zgjedh ose ka zgjedhur më parë.
Aplikimi për Leje Qëndrimi Dokumentet e listuara më poshtë kërkohen si shtojca të kërkesës për leje qëndrimi. Certifikatat dhe dokumentet origjinale duhet të paraqiten gjatë aplikimit. Dokumentet e listuara më poshtë i bashkëngjiten aplikimit: 1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (origjinali duhet të paraqitet kur paraqisni kërkesën për leje qëndrimi) 2. Tre fotografi pasaporte (47 mm X 36 mm), 3. Vërtetim i akomodimit 4. Certifikatë e precedentëve penalë me vulë apostile (aplikim për herë të parë). Ky dokument duhet të përkthehet nga një përkthyes i autorizuar në shqip dhe duhet të certifikohet. 5. Sigurimi shëndetësor (privat) -50 euro 6. Vërtetim nga universiteti që jeni student 7. Një tarifë prej 10.000 lekësh (rreth 80 euro) që duhet të paguhet në një bankë për të cilën do t'ju informojë një zyrtar i policisë kufitare. Para paraqitjes së aplikacionit tuaj duhet të dorëzoni faturën bankare. 8. Aplikimi duhet të printohet (dhe të plotësohet) nga fq.4805 4809 në linkun (h t t p s : / / w w w . i l o . o r g / d y n / n a t l e x / d o c s / E L E C T R O N I C / 9 9 7 8 1 / 1 1 9 2 1 3 / F 4 6 7 3 4 3 7 3 5 / A L B - 9 9 7 8 1 . p d f) ose të plotësohet përmes aplikimit elektronik në https://e-albania.al (kërko: Kërkesë për leje qëndrimi), në varësi të asaj që do t'ju informojë zyrtari i policisë kufitare të shtetit në Durrës. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga aplikanti në MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DEPARTAMENTIT TË KUFIRIT DHE MIGRACIONIT TË POLICISË SË SHTETIT N Ë D U R R Ë S o s e s k a n o h e n d h e n g a r k o h e n n ë a p l i k a c i o n i n e l e k t r o n i k n ë h t t p s : / / e - a l b a n i a . a l. Për kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur një program të dytë studimor, ose që kanë përfunduar studimet e mesme jashtë vendit dhe duan të aplikojnë nëpërmjet portalit U-Albania: Të gjithë kandidatët që do të aplikojnë nëpërmjet portali U-Albania duhet të marrin informacionin e nevojshëm lidhur me procedurat e aplikimit, pranë gjimnazeve ku kanë përfunduar studimet, ose pranë DAR (Drejtorive Arsimore Rajonale), që në muajin janar të vitit në të cilin do të aplikojnë (për regjistrimet e vitit akademik 2022-2023, kandidatët duhet të interesohen qysh në muajin janar 2022).
22
3.2 Rregullat & Kalendari Akademik
Çdo student duhet të fitojë gjithsej 180 kredite ECTS në mënyrë që të marrë diplomën bachelor. Çdo semestër studentët kanë mundësinë të zgjedhin një kurs me zgjedhje (Tipi C) nga dy zgjedhje. Kurset e tipit A dhe B janë kurse të detyrueshme. Kurset e tipit D janë Gjuhë Greke (4 semestra), Gjuhë Angleze (2 semestra) dhe Informatikë (2 semestra), të cilat, gjithashtu, janë të detyrueshme. Për më tepër, studentët, për diplomimin e tyre, do t’u duhet të shkruajnë dhe paraqesin një tezë para një komiteti (Tipi E) vetëm nëse ata kanë një mesatare nga 8.50 e lart, nga fundi i vitit të dytë akademik (semestrin e 4-rt) dhe, gjithashtu, kanë kaluar me sukses të gjitha lëndët. Studentët mund të paraqesin tezën e tyre ose të japin ato provime përfundimtare të diplomimit, vetëm nëse kanë kaluar me sukses të gjitha kurset e kurrikulës.
23
Nëse studentët kanë një mesatare prej 8.49 e poshtë, ata duhet të bëjnë disa provime përfundimtare - me shkrim ose me gojë për tri lëndë themelore. Dy lëndë caktohen me vendim të departamentit dhe një lëndë zgjidhet nga studenti. Një komision prej të paktën dy profesorë (një duhet të jetë i përhershëm) shqyrton çdo kurs dhe vlerëson performancën e studentëve. Anëtarët e secilit komision, të cilët do të emërohen nga Departamenti, do të vendosin për materialin dhe mënyrën e provimeve. Departamenti, pas vlerësimit të komisioneve për secilin kurs, duhet të aprovojë vlerësimin e tyre. Nëse një student ngel në ato provime, atëherë ai/ajo do ta përsërisë këtë proces nga 15 deri më 30 shtator. Lëndët me detyrim janë Bibla (Dhiata e Vjetër dhe e Re) dhe Theologjia Orthodhokse (Dogmatika dhe Liturgjia). Studentët mund të zgjedhin një nga lëndët që vijojnë: Studimi i Religjionit, Studime Patristike, Historia Kishtare dhe Historia e Kishës së Shqipërisë, Etika dhe Edukimi i Krishterë.
Për më tepër, pas përfundimit të vitit të dytë, studentët do të duhet të marrin pjesë në programin e praktikës studentore të departamentit tonë. Në fund, një detyrim tjetër për studentët është të marrin pjesë në një seminar trajnimi për përdorimin e burimeve bibliotekare dhe burimeve dixhitale për shkrimin akademik. Nëse një student ngel në një kurs, ai/ajo ka detyrimin ta rijapë provimin përfundimtar në periudhën e provimeve të semestrit. Nëse një student ka nevojë të rijapë një provim përfundimtar në mënyrë që të përmirësojë rezultatin e tij/saj përfundimtar, atëherë ai/ajo mund ta japë provimin përfundimtar në periudhën e veçantë të provimeve në fund të shtatorit. Megjithatë, ai/ajo duhet të informojë zyrtarisht departamentin, duke plotësuar një kërkesë te sekretaria e departamentit gjatë javës së parë të shtatorit. Çdo student mund të rijapë për përmirësim provimin e tri kurseve nga viti i kaluar akademik. Rezultati i provimit përfundimtar të shtatorit do të jetë nota përfundimtare e kursit.
Studentët, sigurisht, duhet të ndjekin rregulla specifike gjatë provimeve: 1. Fleta e provimit jepet nga ekzaminuesi dhe përmban një kuti që studenti të shkruajë kodin e tij/saj personal, që nuk duhet t'ia tregojë askujt. Një fletë e dytë provimi jepet vetëm nga mbikëqyrësi përgjegjës i provimit. 2. Gjatë provimit, librat dhe shënimet hiqen nga bankat e studentëve. Para tyre është vetëm letra për esenë e tyre me shkrim. Faqja e katërt përdoret si draft. 3. Mbikëqyrja nuk është mizore dhe shtypëse. Por është e rreptë dhe e drejtë, në mënyrë që të shmangen rastet e mosdisiplinimit ose përsëritjes dhe të sigurohet vlefshmëria dhe objektiviteti i provimeve. 4. Studenti nuk mund të dalë nga salla e provimit pa dorëzuar letrën e tij/saj të shkruar, edhe nëse ai/ajo nuk i është përgjigjur aspak pyetjeve. 5. Në rast mosdisiplinimi, sjelljeje të papërshtatshme apo shkeljeje, çështja trajtohet, në varësi të masës së saj, nga Departamenti, i cili vendos për zgjidhjen e problemeve të tilla. 6. Pirja e duhanit nuk lejohet gjatë provimeve. 7. Në rast se një student kapet duke kopjuar, Departamenti mund të japë dënimin e përjashtimit nga të gjitha kurset e periudhës tjetër të provimeve. 8. Vendimi duhet t'i komunikohet Senatit. Në rast mosdakordësie për aktin e kopjimit nga studenti, madje kur ka edhe dëshmitarë, se shkelja nuk është kryer, çështja do t'i referohet Senatit, pas mbrojtjes përkatëse të studentit dhe shqyrtimit të çdo dëshmitari. Çdo semestër, para fillimit të periudhës së provimeve, studentët kanë të drejtën dhe detyrimin të vlerësojnë departamentin, kurset dhe profesorët me qëllimin e përmirësimit të cilësisë së studimeve.
24
Çdo semestër akademik ka kohëzgjatjen e 15 javëve. Kalendari akademik shpallet çdo vit nga Ministria e Arsimit. Grafiku i mëposhtëm tregon festat zyrtare kombëtare të shtetit shqiptar. Disa nga datat ndryshojnë çdo vit sipas kalendarit:
GRAND TOTAL
$ 150,000.00
25
3.3 Sistemi ECTS
ECTS (Sistemi Evropian i Mbledhjes dhe Transferimit të Krediteve) është një mënyrë sistematike për të përshkruar një program arsimor me përdorimin e krediteve, i cili paraqet ngarkesën e punës studentore që u nevojitet për të arritur objektivat e programit. Ngarkesa e punës studentore përbëhet nga koha dhe sasia e punës që i nevojitet një studenti për të fituar njohuritë dhe aftësitë që ia ofron atij/asaj procesi i planifikuar i mësimit. Një vit i plotë akademik është ekuivalent me 60 kredite ECTS dhe një semestër i plotë me 30 kredite ECTS (1 kredit ECTS = 25 orë punë studentore). 1 kredit në Studimet e Ciklit të Parë është 25 orë punë studentore, që konsiston në mësime për transmetimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të auditorit (leksione, seminare, ushtrime, laboratorë etj.) dhe mësime për përgatitjen ose punën individuale të studentit. Sasia e përgjithshme e orëve mësimore të punës studentore në një vit akademik llogaritet në mënyrën vijuese.
26
60 KREDITE X 25 ORË MËSIM / KREDIT = 1500 ORË MËSIM NË VIT. ORËT MËSIMORE NË AUDITOR: A. NË JAVË: 20 ORË MËSIM, B. NË NJË VIT AKADEMIK: 30 JAVË X 20 ORË / JAVË = 600 ORË / VIT (RASTI KUR VITI AKADEMIK KA 30 JAVË MËSIMDHËNIE), ORË STUDIMORE DHE PËRGATITJE INDIVIDUALE STUDENTORE: 1500 ORË / VIT 600 ORË / VIT (NË AUDITOR) DHE 900 ORË / VIT (STUDIM INDIVIDUAL).
Për aktivitetet e ndryshme mësimore, caktimi i një krediti, (gjithsej 25 orë), orë mësimore për transmetimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të auditorit dhe orët e studimit individual të studentit, do të kryhet si më poshtë: LLOJI I AKTIVITETIT
NUMRI I KREDITEVE
ORËT NË AUDITOR
ORËT STUDIMORE INDIVIDUALE
ORËT TOTALE
LEKSIONE
1 KREDIT
10
15
25
SEMINARE
1 KREDIT
10
15
25
USHTRIME
1 KREDIT
10
15
25
LABORATOR
1 KREDIT
10
15
25
PROJEKT KURSI DETYRË KURSI
1 KREDIT
1-2
24-23
25
PRAKTIKË/ EKSPEDITË
1 KREDIT
20-25
5-0
25
DETYRIMET PËRFUNDIMTARE TEMË DIPLOME
1 KREDIT
0-5
25-20
25
Orët mësimore konsiderohen ato në auditor, si dhe orët mësimore që zhvillohen gjatë praktikave mësimore dhe profesionale, ekspeditave etj. që janë pjesë e kurrikulës dhe asistohen nga stafi akademik. Studenti që ka përfunduar me sukses punën e kërkuar dhe është vlerësuar si duhet, kalon kursin dhe merr kreditet ECTS të kursit.
27
3.4 Plani Mësimor PROGRAMI BACHELOR NË "STUDIME NË TEOLOGJINË SOCIALE DHE SHKENCAT RELIGJOZE"
VITI I – SEMESTRI I Hyrje në Studimin e Religjionit, 3 ECTS (Dr. Georgios Gaitanos) Lënda e Hyrjes në Studimin e Religjionit eksploron mundësinë e studimit të religjionit në mënyrë shkencore dhe ekzaminon se si është e mundur të kombinosh eksperiencën religjioze me një mënyrë objektive të analizës së fakteve dhe të të dhënave, që konsiderohen nga njerëz të ndryshëm si të shenjta. Studentët do të mësojnë si të përdorin dhe të shohin me sy kritik teori të ndryshme për studimin e religjioneve dhe se cila është metoda më e përshtatshme që të zhvillojnë një kërkim shkencor në një rast studimi religjioz. Lënda synon të eksplorojë kontekstin historik, kulturor dhe social të religjionit, duke ndërthurur ndërveprimin e historisë së religjionit, antropologjisë së religjionit, sociologjisë së religjionit, studimeve historike, analizës arkeologjike dhe historike. Së fundmi, do të diskutohen edhe disa tema specifike që janë të lidhura me termin “religjion” si vend, mit, ritual, identitet. Këto tema do t’i japin mundësi studentëve që të kuptojnë sesa i rëndësishëm mund të jetë studimi i religjionit për të vlerësuar dhe kuptuar kulturat e ndryshme dhe mentalitetin e tyre. Literatura bazë e detyrueshme: Gaitanos, Georgios. Hyrje në studimet religjioze, Tiranë, 2019. Hyrje në Dhiatën e Vjetër, 4,5 ECTS (Dr. Porfyrios Ntalianis) Lënda synon t’i njohë studentët me kuadrin historik, filologjik dhe letrar të Dhiatës së Vjetër. Përmbajtja e Dhiatës së Vjetër është shumë më tepër se historia e Izraelit të lashtë. Ajo funksionon si gur themeli teologjik dhe moral për tre prej traditave më të mëdha të botës fetare: Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Si e tillë, ajo ka formuar historinë e qytetërimit lindor e perëndimor dhe vazhdon të ndikojë botën sot. Moduli fillimisht fokusohet në prezantimin dhe analizën në mënyrë sistematike të gjenezës historike, d.m.th. problemeve historike dhe filologjike të librave të veçantë të Dhiatës së Vjetër. Shqyrtohen çështje që lidhen me emërtimin, përmbajtjen, autorin, vendin dhe kohën e shkrimit, qëllimin, integritetin dhe unitetin e çdo libri, gjuhën dhe vlerën e saj, si edhe çështje të tjera të ngjashme. Në vijim trajtohet konteksti historik, rrethanat e përzgjedhjes së librave dhe bashkimi i tyre në një koleksion unik, d.m.th. formimin e Kanonit të Dhiatës së Vjetër. Së fundmi, shqyrtohet historia e ruajtjes së traditës së tekstit të Dhiatës së Vjetër nga çasti i shkrimit të tij deri më sot përmes kodikëve të ndryshëm të dorëshkruar, botimeve të shtypura dhe përkthimeve të ndryshme prej origjinalit hebraisht në gjuhën greke, shqipe dhe në gjuhë e dialekte të tjera. Literatura bazë e detyrueshme: Doikos, Dh. Hyrje në Dhiatën e Vjetër (4 vëll.), Selanik, 1975. Kalantzakis S., Hyrje në Dhiatën e Vjetër. Selanik, Pournaras, 2006.
28
Hyrje në Dhiatën e Re, 4,5 ECTS (MSc. Motër Rakela) Lënda «Hyrje në Dhiatën e Re» ofron njohuritë përmbledhëse mbi Dhiatën e Re. Këto njohuri lidhen me konceptet bazë historiko-filologjike të zanafillës, mbijetesës dhe ekzistencës bashkëkohore të këtij libri. Gjithashtu, ato shpalosin mesazhin themelor të tij, brenda historisë së njerëzimit. Ky mesazh është hyjnor dhe si i tillë kapërcen kufijtë kohorë të historisë dhe shtrihet përtej ekzistencës së saj. Objektivat bazë të lëndës lidhen me dhënien e njohurive themelore, që kanë të bëjnë me faktorët dhe rrethanat e jashtme historike të lindjes së librit dhe në vazhdim të zbulimit, ruajtjes, si dhe format e tekstit të shkruar, që nga gjetja më e hershme e tij, deri më sot. Gjithashtu, studenti pajiset me të dhënat bazë mbi grumbullimin dhe kriteret e përcaktimit të librave përbërëse të Dhiatës së Re. Njohja dhe përdorimi i tyre në komunitete të ndryshme nuk është i njëjtë dhe, sigurisht, shoqërohet me historikun e përkthimeve përkatëse. Studimi i përkthimeve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me studimin e gjuhës fillestare të tekstit biblik. Këto njohuri plotësohen me prezantimin e përmbajtjes, autorit, kohës dhe vendit ku është shkruar secili libër përbërës i Dhiatës së Re. Dijet e fituara, i ofrojnë studentit një pamje të qartë dhe të kompletuar të rrethanave historike dhe filologjike të lindjes dhe të jehonës mbarëbotërore të librit. Ato e aftësojnë studiuesin, me mundësinë e të kuptuarit dhe të përvetësuarit të drejtë të mesazhit diakronik të Dhiatës së Re drejtuar njeriut. Kjo përvojë është edhe kriter i pashmangshëm, që studenti t’i shërbejë në mënyrë kompetente qëllimit kryesor të studimit të Hyrjes në Dhiatën e Re, që është aftësia e interpretimit të tekstit biblik. I shprehur ndryshe, ky qëllim është kuptimi i nocioneve theologjike të fjalës hyjnore, të veshura me petkun e përkufizimit dhe shprehjes njerëzore. Literatura bazë e detyrueshme: Ιωάννης Καραβιδό π ουλος , Εισαγωγή στην Καινή Δ ιαθήκη , Critical Approaches to the Bible v.VIII, Θεσσαλονίκη 2016 (përkthyer e përgatitur nga një pedagog). I ωάννου Παναγό π ουλου , Εισαγωγή στην Καινή Δ ιαθήκη , Αθήνα 1994 (përkthyer e përgatitur nga një pedagog). Histori e Kishës I (mijëvjeçari i parë), 6 ECTS (Dr. Jeffrey Macdonald) Ky kurs analizon historinë dhe zhvillimin e Krishterimit nga shekulli i dytë deri në shekullin e 8-të. Studentët do të mësojnë vendosjen historike dhe rëndësinë e shkrimtarëve të hershëm të krishterë dhe të sinodeve të rëndësishme të Kishës. Lënda përbën një themel ose bazë për studimin e ardhshëm nga ana e studentëve të shkrimeve të autorëve të hershëm të krishterë dhe për studimin e historisë së doktrinës së krishterë. Literatura bazë e detyrueshme: Macdonald, Jeffrey. Historia e Kishës I. Shën Vlash: 2018.
29
Hyrje në Theologji, 3 ECTS (Dr. Thomai Chouvarda) Ky kurs merret me zhvillimin historik të aspekteve të ndryshme të Studimit të Theologjisë. Kuptimet e termit “theologji” në literaturën e lashtë greke dhe kristiane do të paraqiten diakronikisht. Në mënyrë të ngjashme, forma e edukimit dhe mësimdhënies së kulturës si dhe doktrinës theologjike deri në shekullin XV analizohen edhe në Lindjen greke edhe në Perëndimin latin si dhe themelimi i “studium generale” dhe universitetet e para në Evropë. Takimi kritik i skolastikës me metodologjinë e dyfishtë theologjike të Kishës Lindore përbën një pjesë të rëndësishme të perceptimit dhe kuptimit të theologjisë. Theks i veçantë do të vendoset mbi diskutimin theologjik për Studimin e Theologjisë, pikëpyetjet mbi të dhe pranimi i saj mes shkencave, karakteristikat e Theologjisë Orthodhokse, marrëdhënia e saj me Kishën, vizioni dinamik dhe statik i traditës patristike, metodat shkencore dhe nevoja për dëshminë bashkëkohore të besimit të krishterë. Studentët, në fund të kursit, duhet të jenë në gjendje të mësojnë evoluimin e triviumit dhe quadriviumit të lashtë (enciklopedia) deri tek universitetet e sotme, t’i përqasen çështjes nëse Theologjia është shkencë, të mësojnë metodologjinë e dyfishtë të Etërve të Kishës dhe të njohin rolin e Theologjisë në shoqërinë bashkëkohore multikulturore. Literatura bazë e detyrueshme: Κούκουρα, Δήμητρα, Η σπουδή στη Θεολογία, εκδ. Μπαρμπουνάκης, Θεσσαλονίκη 2016. Florovsky Georges, Bible, Church, Tradition: An Eastern Orthodox View, vol. 1, Nordland Publishing Company, Belmont Massachusetts 1972, http://bulgarian-orthodox-church.org/rr/lode/florovsky1.pdf. Informatikë, 3 ECTS (Msc. Xhilian Spahiu) Kursi synon të japë për studentët njohuri praktike dhe teorike në fushën e informatikës. Ky është një kurs më shumë i orientuar nga praktika dhe si rrjedhojë pritet që studenti në fund të çdo teme të pajiset me një set aftësish praktike dhe teorike mbi temën. Literatura bazë e detyrueshme: Shënime leksionesh Gjuhë Angleze I, 3 ECTS (Asoc. Prof. Marsela Harizaj) Kursi i Gjuhës Angleze përmban në vetvete dhe ka për qëllim aftësimin e mëtejshëm në ligjërim të studentëve. Ky kurs përmban një shumëllojshmëri të gjerëaktivitetesh praktike dhe ushtrime të cilat vijnë duke avancuar e vështirësuar nga njëri modul te tjetri, derisa në fund, studentët arrijnë të jenë të aftë të zgjidhin si nga ana gramatikore, leksikore dhe komunikative detyrat dhe veprimtaritë gjuhësore. Lënda ka si synim të zhvillojë komunikimin si dhe mësimin e gjuhës angleze nëpërmjet prezantimit të teksteve letrare me tematikëinteresante e të larmishme, duke u përqëndruar në fusha të ndryshme të gjuhës dhe në të njëjtën kohë nxit dhe përmirëson aftësitë gjuhësore të studentëve në gjuhën angleze, duke bërë edhe përqasjen me tekste letrare e fenomene gjuhësore të ngjashme apo të përafërta edhe me gjuhën e tyre.Nëpërmjet tematikave të përgjithshme dhe veprimtarive komunikative, studentët zhvillojnë aftësimin ndërkulturor. Literatura bazë e detyrueshme: English Unlimited – Intermediate Coursebook, David Rea & Theresa Clementson with Alex Tiibury& Leslie Anne Hendra, Cambridge University Press, 2013. Audio CD-s 118-133, 134-145. English Unlimited – Intermediate Workbook, David Rea & Theresa Clementson with Alex Tiibury& Leslie Anne Hendra, Cambridge University Press, 2014.
30
Gjuhë Greke I, 3 ECTS (Msc. Lina Basoucou) Në fund të këtij kursi, studentët do të kenë zhvilluar një themel bazë për aftësitë e mëposhtme të mësimit të gjuhës: lexim, shkrim, dëgjim dhe të folurit. Ata do të kenë përftuar aftësitë komunikuese që zotëron një përdorues bazë i Greqishtes (A1) sipas Kornizës të Përbashkët Evropiane të Referencës së Gjuhëve: Dëgjimi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë fjalë të njohura dhe shprehjet shumë bazë në lidhje me veten e tyre, familjen e tyre dhe rrethanat e afërta konkrete, kur njerëzit flasin ngadalë dhe qartë. Leximi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë emra të njohur, fjalë dhe fjali shumë të thjeshta, për shembull në shënime dhe postera ose në katalogë. Të folurit: Ata do të jenë në gjendje të ndërveprojnë në mënyrë të thjeshtë, me kusht që personi tjetër përgatitet të përsëritë apo rifrazojë gjëra në një shpejtësi të ulët ligjërate. Ata do të jenë në gjendje t’u përgjigjen pyetjeve të thjeshta në fushat e nevojës imediate apo në tema shumë të njohura dhe të përdorin fraza dhe fjali të thjeshta për të përshkruar vendin ku ata jetojnë dhe vendin ku jetojnë njerëzit, që ata njohin. ·Shkrimi: Ata do të jenë në gjendje të shkruajnë kartolina të thjeshta e të shkurtra dhe të plotësojnë formularë me detaje personale d.m.th. emrin, kombësinë, adresën. Literatura bazë e detyrueshme: Καρακύργιου, M., & B. Παναγιωτίδου. 2014. ΚΛΙΚ στα ελληνικά. Επίπεδο Α1 για εφήβους και ενηλίκους. Βασικός χρήστης. Θεσσαλονίκη: Υπουργείο Παιδείας και Θρησκευμάτων, Κέντρο Ελληνικής Γλώσσας.
31
VITI I – SEMESTRI II Studime mbi Tekstet e Dhiatës së Re, 4,5 ECTS (MSc. Motër Rakela) Lënda Studime mbi Tekstet e Dhiatës së Re është stad vijues i lëndës Hyrje në Dhiatën e Re të semestrit të I. Pasi studenti ka fituar informacionet hyrëse mbi Dhiatën e Re, ai ftohet të ketë kontakt më të afërt me tekstin biblik. Përqasja realizohet brenda kontekstit të Interpretimit të Shkrimit të Shenjë. Në rastin konkret libri i zgjedhur është Ungjilli sipas Markut. Ajo çka synohet të arrihet me këtë lëndë, është familjarizimi i studentit me tekstin biblik. Njohja më e detajuar e përmbajtjes së tekstit, jep mundësi në veçimin e temave kyçe teologjike që përcillen në Dhiatën e Re. Këto tema përçohen te lexuesi me anë të elementëve historikë, filologjikë, filozofikë e socialë. Gjatë interpretimit, studenti do të brumoset gradualisht me to, duke u aftësuar në dallimin e tyre, si edhe në kuptimin funksional në të cilin shërbejnë. Këto veçori, do të jenë pjesë ndihmëse e përpjekjes për të zbuluar një botë të tërë, të veçantë e të mrekullueshme, që është ajo e fjalës së Perëndisë, e ruajtur si thesar në Shkrimin e Shenjtë. Për përvetësimin e këtij thesari – fjalës së Perëndisë, nevojitet shpjegim, interpretim. Kjo përpjekje nuk është aspak e lehtë, sepse elementët e sipërpërmendur historiko-filologjik, përbëjnë vegla ndihmëse, për t’u afruar në kuptimin theologjik të teksteve biblike. Prandaj, me ilustrime përkatëse, studenti ushtrohet në faktin, se për të qenë në të ardhmen kompetent në qëllimin e studimit të lëndës (që është Interpretimi i Dhiatës së Re), nevojitet të marrë parasysh dhe të mbështetet në Traditën Interpretuese Orthodhokse. Për këtë të fundit, përveç metodave të parathëna, studenti thirret të ndërgjegjësohet se kriteri bazë i Interpretimit Biblik është prania dhe përvoja e jetës kishtare, d.m.th. besimi dhe përjetimi i gjallë i Shkrimit të Shenjtë. Literatura bazë e detyrueshme: Dhiata e Re (e Zotit edhe Shpëtimtarit t'ënë Jisu Krisht, Kthyerë prej Elinishtesë Shqip, ndë të folë Toskërisht), përkth. nga Konstandin Kristoforidhi (1879), KishaOrthodhokse Autoqefale i Shqipërisë Shoqëria Bibkike, Tiranë Korçë 19941930. Dhiata e Re, përkth. The Greek New Testament4, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, Tiranë 2007. Ιωάν. Δ. Καραβιδόπουλος, Το κατά Μάρκον Ευαγγέλιο, Ερμηνεία Καινής Διαθήκης 2, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2011. Π. Ν. Τρεμπελα, Υπομνημα εις το κατά Μαρκον Ευαγγελιον, εκδ. Αδελφότητος Θεολόγων η “Ζωη „, Αθηναι 1951. Literaturë e Krishterë, 4,5 ECTS (Dr. Jeffrey Macdonald – Dr. Nathan Hoppe) Ky kurs është një analizë e autorëve kryesorë të krishterë të periudhës nga fundi i shekullit të parë deri në fillimin e shekullit të katërt. Lënda e prezanton studentin me jetën, kontekstin dhe shkrimet e këtyre autorëve. Studenti do të fitojë një familjaritet me autorët dhe veprat e tyre. Studenti do të arrijë perceptimin e domethënies së veprave të tyre brenda kontekstit të tyre historik, si dhe vlerësimin e rëndësisë së tyre aktuale për idetë dhe praktikën e besimit të krishterë. Literatura bazë e detyrueshme: Macdonald, Jeffrey. Fathers of the Church with selected writings. Shën Vlash 2019.
32
Histori e Kishës II (mijëvjeçari i dytë), 6 ECTS (Prof. Jeffrey Macdonald) Ky kurs analizon historinë dhe zhvillimin e Krishterimit nga shekulli i nëntë deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Studentët do të mësojnë për shkaqet dhe historinë e zhvillimeve të ndryshme fetare, sidomos shfaqjen e kishave romano-katolike dhe protestante. Lënda do t’i përgatisë studentët që të përpiqen të kuptojnë sfondin dhe mësimet e grupeve të krishtera historike. Literatura bazë e detyrueshme: Macdonald, Jeffrey. Historia e Kishës II. Shën Vlash 2018. Parimet e Adhurimit të Krishterë, 6 ECTS (Dr. Georgios Keselopoulos) Ky kurs synon t'u japë studentëve njohuri teorike e praktike mbi jetën dhe veprimtarinë adhuruese shekullore të Kishës Orthodhokse në përgjithësi, por edhe specifikisht në Shqipëri. Moduli nis me trajtimin e terminologjisë, objektin e studimit dhe vendin që zë në shkencën religjioze, burimet e saj. Me njohuritë bazë për vendin e adhurimit, arkitekturën, rregullimin e brendshëm e të jashtëm, objektet dhe sendet e shenjta, personat pjesëmarrës, kalendarin kremtues kishtar me festat e lëvizshme dhe të palëvizshme, tekstet dhe rregullin e shërbesave adhuruese, historinë, rëndësinë dhe kuptimin e tyre, studiuesi do të kuptojë shpirtin, krijimtarinë, seriozitetin, devotshmërinë, përkushtimin e njeriut të inkuadruar në besimin e krishterë orthodhoks ndaj të shenjtës, hyjnores. Të gjitha këto do të shërbejnë edhe për të kuptuar madhështinë adhuruese të personit dhe komunitetit orthodhoks, si dhe vizionin global e gjithëpërfshirës që përjeton ndër shekuj në Krishtin. Literatura bazë e detyrueshme: Joanis Fundulis, Liturgjika 1 - Hyrje në adhurimin hyjnor, përkth. Asti Bakallbashi (hierodhjakon), dispencë, Durrës: Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit", 2005 (origjinali në gr. Thesaloniki: P. Purnara, 1995). R. F. Taft, The Byzantine Rite: A short History, Collegeville, MN 1992 = trad. italiana Storia sintetica del rito bizantino, Roma 1999. Dr. Georgios An. Keselopoulos, "General characteristics of the evolution of Orthodox Worship: A Liturgical, Historical and Theological Approach". Pedagogji, 3 ECTS (Dr. Konstantinos Dovolis) Ky është kursi kryesor hyrës në Metodologjinë e Hulumtimit dhe konkretisht në qasjet sasiore dhe cilësore të Hulumtimit Arsimor. Gjatë kursit, studentët do të fitojnë njohuri hyrëse në lidhje me procesin e hulumtimit, strukturën e punës shkencore dhe kërkimin bibliografik të hulumtimit shkencor. Ata do të mësojnë dhe do të jenë në gjendje të kuptojnë faktet bazë në lidhje me arsimin dhe hulumtimin shoqëror. Ata do të fitojnë aftësinë për të studiuar dhe gjykuar të dhënat e hulumtimit nga fusha e edukimit nëpërmjet njohurive që ata marrin në lidhje me metodat e marrjes së mostrave dhe metodat e mbledhjes së të dhënave kërkimore. Ata do të përdorin njohuritë e lartpërmendura me qëllim që të vlerësojnë rezultatet dhe përfundimet të një studimi shkencor, të krahasojnë rezultatet nga sondazhet e ndryshme dhe të zhvillojnë mendimin për çështje që lidhen me përgjegjësitë sociale dhe morale në fushën e hulumtimit arsimor. Literatura bazë e detyrueshme: Basic compulsory literature: N i c h o l a s W a l l i m a n, R e s e a r c h M e t h o d s : The Basics: 2nd edition. ISBN13 9781138693999, Taylor & Francis Ltd, London Uk, 2017 P. Pandey M. M. Pandey: Research Methodology: Tools and Techniques. ISBN 978-606-93502-7-0, Bridge Center, Buzau, Romania, 2015
33
Gjuhë Angleze II, 3 ECTS (Asoc. Prof. Marsela Harizaj) Kursi i Gjuhës Angleze përmban në vetvete dhe ka për qëllim aftësimin e mëtejshëm në ligjërim të studentëve. Ky kurs përmban një shumëllojshmëri të gjerëaktivitetesh praktike dhe ushtrime të cilat vijnë duke avancuar e vështirësuar nga njëri modul te tjetri, derisa në fund, studentët arrijnë të jenë të aftë të zgjidhin si nga ana gramatikore, leksikore dhe komunikative detyrat dhe veprimtaritë gjuhësore. Lënda ka si synim të zhvillojë komunikimin si dhe mësimin e gjuhës angleze nëpërmjet prezantimit të teksteve letrare me tematikëinteresante e të larmishme, duke u përqëndruar në fusha të ndryshme të gjuhës dhe në të njëjtën kohë nxit dhe përmirëson aftësitë gjuhësore të studentëve në gjuhën angleze, duke bërë edhe përqasjen me tekste letrare e fenomene gjuhësore të ngjashme apo të përafërta edhe me gjuhën e tyre.Nëpërmjet tematikave të përgjithshme dhe veprimtarive komunikative, studentët zhvillojnë aftësimin ndërkulturor. Literatura bazë e detyrueshme: English Unlimited – Upper Intermediate Coursebook, David Rea & Theresa Clementson with Alex Tiibury& Leslie Anne Hendra, Cambridge University Press, 3rd printing 2012. ISBN 978-0-52173991-7 Audio CD-s . (Downloadable Audio) English Unlimited – Upper Intermediate Workbook, Maggie Baigent and Nick Robinson, Cambridge University Press, 5th printing 2014. ISBN-13: 978-0521-16971-4 Gjuhë Greke II, 3 ECTS (Msc. Lina Basoucou) Nga fundi i këtij kursi, studentët do të kenë zhvilluar një themel bazë për aftësitë e mëposhtme të mësimit të gjuhës: lexim, shkrim, dëgjim dhe të folurit. Ata do të kenë përftuar aftësitë komunikuese që zotëron një përdorues bazë i Greqishtes (A1) sipas Kornizës të Përbashkët Evropiane të Referencës së Gjuhëve: Dëgjimi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë fjalë të njohura dhe shprehjet shumë bazë në lidhje me veten e tyre, familjen e tyre dhe rrethanat e afërta konkrete kur njerëzit flasin ngadalë dhe qartë. Leximi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë emra të njohur, fjalë dhe fjali shumë të thjeshta, për shembull në shënime dhe postera ose në katalogë. Të folurit: Ata do të jenë në gjendje të ndërveprojnë në mënyrë të thjeshtë, me kusht që personi tjetër përgatitet të përsëritë apo rifrazojë gjëra në një shpejtësi të ulët ligjërate. Ata do të jenë në gjendje t’u përgjigjen pyetjeve të thjeshta në fushat e nevojës imediate apo në tema shumë të njohura dhe të përdorin fraza dhe fjali të thjeshta për të përshkruar vendin ku ata jetojnë dhe vendin ku jetojnë njerëzit, që ata njohin. Shkrimi: Ata do të jenë në gjendje të shkruajnë kartolina të thjeshta dhe të shkurtra dhe të plotësojnë formularë me detaje personale d.m.th. emrin, kombësinë, adresën. Literatura bazë e detyrueshme: Καρακύργιου, M., & B. Παναγιωτίδου. 2014. ΚΛΙΚ στα ελληνικά. Επίπεδο Α1 για εφήβους και ενηλίκους. Βασικός χρήστης. Θεσσαλονίκη: Υπουργείο Παιδείας και Θρησκευμάτων, Κέντρο Ελληνικής Γλώσσας.
34
VITI II – SEMESTRI I Studime mbi Tekstet e Dhiatës së Vjetër, 4,5 ECTS (Dr. Porfyrios Ntalianis) Në këtë lëndë studenti do të marrë disa njohuri bazike mbi tekstet e Dhiatës së Vjetër. Moduli fillon me vendin që zë Dhiata e Vjetër si pjesë e Shkrimit të Shenjtë. Në vazhdimësi do ta njohë studentin me premisat për njohjen dhe analizimin e teksteve të kësaj Dhiate. Do të vijojë më pas me teoritë dhe burimet e shkrimit dhe përmbledhjes së teksteve. Do ta ndihmojë studentin në marrjen e njohurive bazike mbi Perëndinë dhe krijimin si një dhuratë të dashurisë së Perëndisë. Në veçanti do të ndalet në karakteristikat dhe veçantitë e krijimit të njeriut, si edhe qëllimin e krijimit të tij. Për të vazhduar më pas me rënien dhe largimin e njeriut nga Parajsa, pasojat e jetës së tij larg Perëndisë, përpjekjet për të komunikuar me krijuesin e tij, duke pёrmendur kёtu, Besëlidhjen që bëhet midis Perëndisë dhe njeriut, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kjo Besëlidhje. Literatura bazë e detyrueshme: Doikos, Dh. Hyje në Dhiatën e Vjetër (4 vëll.), Selanik, 1975. Kalantzakis S., Hyrje në Dhiatën e Vjetër. Selanik, Pournaras, 2006. Theologji e Adhurimit, 4,5 ECTS (Dr. Georgios Keselopoulos) Ky kurs synon t’u japë studentëve njohuri teorike dhe praktike për Theologjinë e Adhurimit dhe veprimtarinë e Kishës Orthodhokse në përgjithësi, me theksin në Shqipëri. Moduli fillon me shqyrtimin e terminologjisë, objektin e studimit dhe vendin që zë ai në shkencën religjioze, si dhe resurset e tij. Synimi kryesor i Theologjisë së Adhurimit është të interpretojë konceptin e misterit në traditën e krishterë. Kursi do të bazohet tek analiza e veprave kryesore patristike, të cilat interpretojnë adhurimin. Misteret (sakramentet) e Kishës do të analizohen, duke shqyrtuar aspektet e tyre rituale dhe theologjike me theksin kryesor mbi Liturgjinë Hyjnore, si dhe mbi Misterin e Pagëzimit dhe Mirosjes. Tekstet për interpretimin e adhurimit, për shkak se janë shkruar në një kohë të caktuar, do të përqasen bazuar edhe në kontekstin e secilit tekst, ndërsa në të njëjtën kohë do të tentohet të identifikohet mesazhi i tyre i përjetshëm. Literatura bazë e detyrueshme: ΄ ( † 733 Γερμανόυ, Ἐκκλ. Ἱστ A-Β = Γερμανού πατριάρχου Κωνσταντινουπόλεως του Α περίπου), Ἐκκλησιαστικὴ Ἱστορία καὶ Μυστικὴ Θεωρία = Borgia, S. Germano = Meyendorff, St. Germanus. ΄ ( † 733 Γερμανόυ, Ἐκκλ. Ἱστ Γ = Γερμανού πατριάρχου Κωνσταντινουπόλεως του Α περίπου), Ἐκκλησιαστικὴ Ἱστορία καὶ Μυστικὴ Θεωρία = PG 98, 383-454. Γκόγκολ, Στοχασμοὶ = Νικολάι Βασίλιεβιτς Γκόγκολ (1809-1852), Στοχασμοὶ στὴ θεία Λειτουργία, μία ἑρμηνευτικὴ ὁδοιπορία στὴν τελετουργία τῆς θείας Εὐχαριστίας ὅπως γίνεται στὴν ἀνατολικὴ Ὀρθόδοξη Ἐκκλησία, (μετάφραση από τα ρωσικά) Ὠροπὸς Ἀττικῆς 20075. Καβάσιλα, Θεία Λειτουργία = Ἁγίου Νικολάου Καβάσιλα τοῦ Χαμαετοῦ ( † μεταξύ 13921397), Ἑρμηνεία τῆς θείας Λειτουργίας ή Εἰς τὴν θείαν λειτουργίαν, ΕἰσαγωγήΚείμενον-Μετάφρασις-Σχόλια, Π. Κ. Χρήστου, Θεσσαλονίκη 1979. Καβάσιλα, Ἐν Χριστῷ Ζωή = Ἁγίου Νικολάου Καβάσιλα τοῦ Χαμαετοῦ ( † μεταξύ 13921397), Περὶ τῆς ἐν Χριστῷ Ζωῆς, Εἰσαγωγή – Κείμενο – Μετάφραση – Σχόλια Εὑρετήρια, Ἱερόν Ἡσυχαστήριον Εὐαγγελιστὴς Ἰωάννης ὁ Θεολόγος, Σουρωτὴ Θεσσαλονίκης 2004. Κεσελοπουλοσ, "Λειτουργία" = Γεώργιος Αν. Κεσελόπουλος, "Η θεία Λειτουργία ως έργο και προσφορά του Θεού και του λαού του Θεού", στην Επιστημονική Επετηρίδα Θεολογικής Σχολής Α.Π.Θ. τμήμα Θεολογίας Νέα Σειρά 17 (2007-2008) σ. 55-64. ΄ , Β ΄ = Γεώργιος Αν. Κεσελόπουλος, Η Πρόθεση, μελέτη Κεσελοπουλοσ, Πρόθεση Α ΄ τ. Β ΄ , Λευκωσία 2018. Λειτουργική, ιστορική - θεολογική, τ. Α Ματσούκα, Δογματική Α,Β,Γ = Νίκου Ἀ, Ματσούκα, Δογματικὴ καὶ Συμβολικὴ Θεολογία Α, Β, Γ, Ἔκθεση τῆς ὀρθόδοξης πίστης σὲ ἀντιπαράθεση μὲ τὴ δυτικὴ χριστιανοσύνη, Θεσσαλονική Β1988. Συμεών Θεσσαλονίκης, Λειτουργία = Ἁγίου Συμεών Ἀρχιεπισκόπου Θεσσαλονίκης ( † 1429), Περὶ τῆς ἱερᾶς λειτουργίας, Εἰσαγωγή-Κείμενο-Μετάφραση-Σχόλια, Ἰ. Μ. Φουντούλης, στον τόμο Ἡ Θεία Εὐχαριστία (Εἰσηγήσεις, Πορίσματα Ἱερατικοῦ Συνεδρίου τῆς Ἱερᾶς Μητροπόλεως Δράμας) Δράμα 2003. Συμεών Θεσσαλονίκης, Ναός = Συμεών Ἀρχιεπισκόπου Θεσσαλονίκης ( † 1429), Ἑρμηνεία περὶ τοῦ θείου ναοῦ = PG 155:697-705. ΄ = Ιωάννου Μ. Φουντούλη, Λειτουργική Α ΄ , Εισαγωγή στη Φουντούλη, Λειτουργική Α θεία Λατρεία, Θεσσαλονίκη 1993. Borgia, S. Germano = N. Borgia, Il commentario liturgico di S. Germano patriarca costantinopolitano e la versione latina di Anastasio bibliotecario (Studi liturgici I) Grottaferrata 1912. (estratto dal “Roma e l’ Οriente”). Meyendorff, St. Germanus. = Paul Meyendorff, St Germanus of Constantinople on the Divine Liturgy, The Greek Text with Translation, Introduction and Commentary by Paul Meyendorff, Crestwood, N.Y. 1984.
35
Studime të Autorëve të Mëdhenj të Krishterë, 4,5 ECTS (Dr. Jeffrey Macdonald- Dr. Nathan Hoppe) Ky kurs është një analizë e autorëve të krishterë më të rëndësishëm të periudhës midis shekujve të katërt dhe të shtatë. Kursi e njeh studentin me jetët, kontekstin dhe shkrimet e këtyre autorëve. Studenti do të fitojë një familjaritet me autorët dhe veprat e tyre. Studenti do të arrijë perceptimin e domethënies së veprave të tyre brenda kontekstit të tyre historik, si dhe vlerësimin e rëndësisë së tyre aktuale për idetë dhe praktikën e besimit të krishterë në ditët e sotme. Literatura bazë e detyrueshme: Macdonald, Jeffrey. Fathers of the Church with selected writings. Shën Vlash 2019. Edukim i Krishterë, 4,5 ECTS (Dr. Nikolaos Tsirevelos-Vizitor) Qëllimi kryesor i kursit është të ndihmojë teologët e ardhshëm të përgatiten për katekizmin, edukimin dhe pedagogjinë e krishterë. Një udhëzim bazë në këtë përpjekje do të jetë teksti klasik i traditës patristike, Katekizmi pagëzimoro-mistagogjik i Kirilit, episkopit të Jerusalemit. Në analizën dhe interpretimin e tekstit nga pikëpamja pedagogjike, ne do të përdorim librin Katekizmi i Kirilit të Jerusalemit, një përqasje psiko-pedagogjike e shkruar nga profesori i Pedagogjisë së krishterë, Kristos Vasilopoulos. Qëllimi i këtij kursi është të aftësojë studentët të bëjnë dallimin mes asaj që është kontekstuale dhe asaj që është e përhershme në këto çështje dhe sesi mund të përdoret tradita dinamikisht në të tashmen për të ndërtuar një të ardhme të shëndetshme. Në fund, studentët pritet të njihen me metodat dhe teknikat moderne të mësimdhënies, si dhe me hartimin e kurseve. Literatura bazë e detyrueshme: Βασιλόπουλου Χρήστου, Οι κατηχήσεις του Κυρίλλου Ιεροσολύμων, ψυχοπαιδαγωγική προσέγγιση, Θεσσαλονίκη 1992. Κυρίλλου Ιεροσολύμων, Κατηχήσεις, εισαγωγή -κείμενο-μετάφρασησχόλια-πίνακες, Καρέας 1999. Τσιρέβελου Νικολάου, Χριστιανική Αγωγή και Εκπαίδευση από τη θεωρία στην πράξη. Θεολογία-Επικοινωνία-Τεχνικές Διδασκαλίας (υπό έκδοση). Hyrje në Filozofi, 3 ECTS (Msc. Thoma Çomëni) Leksionet, që do të zhvillohen, përfshijnë koncepte dhe probleme të rëndësishme filozofike, duke filluar nga objekti i lëndës (Ç’është filozofia, Origjina e mendimit filozofik) dhe deri te trajtimi i koncepteve të mirëfillta filozofike si: Ndërgjegjja, E pandërgjegjshmja, Hapësira, Koha, Teoria e Njohjes, E vërteta, Kriteret e saj, Ekzistenca, Natyra, Kultura, Historia, Vdekja, Emocioni, Dëshira, Imagjinata, Gjuha etj. Në përfundim të ciklit të leksioneve dhe seminareve studentët duhet të përvetësojnë dhe përshkruajnë njohuritë bazë mbi koncepte, pikëpamje, rryma, çështje, teza, filozofë dhe shkolla filozofike si një kusht i domosdoshëm për të vazhduar më tej studimin e Historisë së filozofisë në periudhat përkatëse, nga Antikiteti deri në ditët tona. Ata duhet, gjithashtu, të argumentojnë dhe analizojnë në një mënyrë të re perceptimi dhe të trajtojnë probleme, çështje, teza filozofike gjatë studimit të mëtejshëm të filozofisë. Literatura bazë e detyrueshme: GJERGJI PENDAVINJI: cikël leksionesh “Hyrje në Filozofi” ZHAN PJER VERNANT: “Origjina e mendimit grek” Shtëpia botuese Dituria. ZHANË HERSH: “Habia Filozofike”, Shtëpia botuese Dituria, 1981, 1993. Pjesë të zgjedhura nga filozofia botërore, Pjesa I, II, Tiranë 1974.
36
Pozita e Gruas në Kishën Orthodhokse, 3 ECTS Kjo lëndë ka për qëllim që të shqyrtojë pozitën e gruas në Kishën Orthodhokse. Gjithashtu, lënda synon që të analizojë kontributin e pranisë femërore përmes roleve të ndryshme të saj në Kishën Orthodhokse, veçanërisht në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet sensibilizimit të studentëve për tema që kanë të bëjnë me barazinë ndërmjet dy gjinive. Kisha Orthodhokse mbështet se, si në aspektin ondologjik dhe në atë sotiriologjik gruaja dhe burri janë të barabartë, por kjo gjë nuk ndodh dhe në praktikën e përditshme. Temat e trajtuara synojnë të gjejnë arsyet pse ndodh kjo gjë dhe se si mund të rigjehen ekuilibrat. Në fund të kursit studentët do të mund të trajtojnë në mënyrë kritike pozitën e gruas në Kishë. Literatura bazë e detyrueshme: Κούκουρα Δ., Η θέση της γυναίκας στην Ορθόδοξη Εκκλησία και άλλα μελετήματα οικουμενικού π ροβληματισμού , Θεσσαλονίκη : Κορνηλία Σφακιανάκη , 2005. Plepi, Violeta. Η θέση της γυναίκας στη σύγχρονη Ορθόδοξη Εκκλησία της Αλβανίας . Πραγματικότητα κσι π ροο π τικές . ( Μετα π τυχιακή εργασία ), Θεσσαλονίκη , 2009. Λαρίου – Δ ρεττάκη , Μαρια . Η γυναίκα στην Καινή Δ ιαθήκη , Ε π τάλοφος : Αθήνα 2005 Λυμούρης Γεννάδιος ( εκδ .), Η θέσις της γυναικός εν τη Ορθοδόξω Εκκλησία και τα π ερί χειροτονίας των γυναικών , Κατερίνη : Τέρτιος , 1994. Organizim i Aktiviteteve Pedagogjike, 3 ECTS (MSc. Blerta Baba) Në këtë lëndë studenti do të jetë në gjendje të njohë konceptet bazë mbi materialin, të dallojë ecurinë e organizimit të aktiviteteve si dhe karakteristikat e moshave nga 6-17 vjeç. Do të jetë i aftë të organizojë aktivitetet pedagogjike dhe orë katekizmi orthodhoks në bazë të inteligjencave të shumëfishta mbi temat që nevojiten. Gjithashtu, do të frymëzojë fëmijët dhe të rinjtë të jetojnë sipas parimeve të Zotit, duke kultivuar vlera të larta njerëzore me qëllim që të jenë të aftë të përballojnë sfidat e ndryshme të jetës. Literatura bazë e detyrueshme: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, NE BESOJMË, TIRANË 2012.
37
Gjuhë Greke III, 3 ECTS (Msc. Lina Basoucou) Nga fundi i këtij kursi, studentët do të kenë fituar aftësitë komunikuese që zotëron një përdorues i pavarur i gjuhës greke (A2) sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët. Gjithashtu, për semestrin III dhe semestrin IV, lënda do të përqendrohet në mësimin e terminologjisë theologjike në greqisht. Studentët do të fillojnë të mësojnë, jo vetëm disa terma bazë theologjikë në greqisht, por edhe se si të lexojnë dhe interpretojnë tekste kishtare, të tilla si lutjet dhe himnet. Studentët do të kenë punë plotësuese çdo javë në këtë aspekt. Dëgjimi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë frazat dhe fjalorin më të shpeshtë që lidhen me fushat më imediate personale (p.sh. informacion shumë bazë personal dhe familjar, blerje, zonë lokale, punësim). Ata do të jenë në gjendje të kapin pikën kryesore në mesazhe dhe njoftime të shkurtra, të qarta, të thjeshta. Leximi: Ata do të jenë në gjendje të lexojnë tekste shumë të shkurtra dhe të thjeshta. Ata do të jenë në gjendje të gjejnë informacion specifik dhe të parashikueshëm në materiale të thjeshta të përditshme, siç janë reklamat, njoftimet, menutë dhe oraret, si dhe të kuptojnë letra personale të shkurtra dhe të thjeshta. Të folurit: Ata do të jenë në gjendje të komunikojnë në detyra të thjeshta dhe rutinore që kërkojnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacionit mbi tema dhe aktivitete të njohura dhe të arrijnë shkëmbime sociale shumë të shkurtra. Ata do të jenë në gjendje të përdorin një seri frazash dhe fjalish për të përshkruar me fjalë të thjeshta familjen dhe njerëzit e tjerë, kushtet e jetesës, arsimimin dhe punët. Shkrimi: Ata do të jenë në gjendje të shkruajnë shënime dhe mesazhe të shkurtra, të thjeshta dhe letra personale shumë të thjeshta, për shembull të falënderojnë dikë për diçka. Literatura bazë e detyrueshme: Καρακύργιου , M., & B. Παναγιωτίδου . 2014. ΚΛΙΚ στα ελληνικά . Ε π ί π εδο Α 1 για εφήβους και ενηλίκους . Βασικός χρήστης . Θεσσαλονίκη : Υ π ουργείο Παιδείας και Θρησκευμάτων , Κέντρο Ελληνικής Γλώσσας .
38
VITI II – SEMESTRI II Interpretimi i teksteve biblike, 4,5 ECTS (Msc. Motër Rakela) Lënda Interpretimi i Teksteve Biblike, studiohet në vitin e dytë akademik, pasi studenti ka marrë informacionet bazë mbi tekstet biblike dhe më konkretisht, mbi atë të Dhiatës së Re, me anë të dy lëndëve pararendëse, atë të Hyrjes në Dhiatën e Re dhe Studime mbi Tekstet e Dhiatës së Re. Nga vetë emërtimi i saj dëften për lidhen e drejtpërdrejtë me Procesin Interpretues të Shkrimit të Shenjtë. Si e tillë, ajo ka një rëndësi të madhe sepse ky proces mbart mbi vete përgjegjësinë, jo vetëm të bëj një interpretim – shpjegim të tekstit Shkrimit të Shenjtë, por edhe të vërejë dhe formuloj kuptimin teologjik të tij. Për të arritur këtë objektiv: interpretimin, zbulimin dhe përcaktimin e nocioneve teologjike të Dhiatës së Re, studenti thirret të përforcojë njohuritë e tij paraprake në lidhje me Kanonin e Shkrimit të Shenjtë, karakterin autentik edhe të shenjtë të tij, me konceptin i Traditës Interpretuese si edhe lidhjen e Shkrimeve me Adhurimin Hyjnor, ashtu sikurse përjetohet në jetën dhe mendimin orthodhoks. Këto njohuri paraprake, pasurohen domosdoshmërish me historikun e Procesit Interpretues në shekuj, fakt ky, që i ofron studiuesit aftësinë e konceptimit të rolit të Shkrimeve të Shenjta në jetën dhe veprën e Kishës. Të gjitha çka u lartpërmendën, kanë si qëllim të natyrshëm armatosjen e çdo të interesuari në punën e tij të ardhshme, në përfshirjen dhe përthellimin e tejshëm brenda Shkrimit të Shenjë. Kjo arritje e pajis atë, me mundësinë e frytshme të përhapjes dhe përçimit të mesazhit hyjnor tek njeriu bashkëkohor. (Për një pamje më të qartë dhe praktike të qëllimit të lëndës, janë zgjedhur për interpretim Letrat e robërisë të Ap. Pavlit). Literatura bazë e detyrueshme: Dhiata e Re (e Zotit edhe Shpëtimtarit t'ënë Jisu Krisht, Kthyerë prej Elinishtesë Shqip, ndë të folë Toskërisht), përkth. nga Konstandin Kristoforidhi (1879), KishaOrthodhokse Autoqefale i Shqipërisë Shoqëria Bibkike, Tiranë Korçë 19941930. Dhiata e Re, përkth. The Greek New Testament4, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, Tiranë 2007. Ιωάν. Δ. Καραβιδόπουλος, Αποστόλου Παύλου Επιστολές προς Εφεσιους, Φιλιππισίους, Κολοσσαείς, Φιλήμονα, Ερμηνεία Καινής Διαθήκης 10, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονικη 1992. Σάβας Αγουρίδης, Ερμηνευτική των ιερών κειμένων, εκδ. Αρτός Ζωής, Αθήνα 2000β. Studime Sistematike në Theologji I, 4,5 ECTS (Dr. Stephanos Athanasiou) Një pikë themelore e këtij kursi është të aftësojë studentët të zhvillojnë të menduarit e tyre kritik dhe të përdorin materialet në një mënyrë të thellë dhe me një qasje thelbësore dhe të bazuar në përmbajtje. Theksi është mbi metodën e njohjes, domethënien historike, larminë e deklaratave theologjike të traditës historike dhe provat e gjalla të përmbajtjes së besimit brenda kornizës karizmatike. Për të paraqitur në mënyrë sistematike dhe objektive, askush nuk mund të injorojë të mirat, jetën dhe udhëtimin e një komuniteti që ka përjetuar dhe ka krijuar një mënyrë jetese, një traditë, një moral, i cili është njëkohësisht një civilizim i rëndësishëm. Lënda, "Studime Sistematike në Theologji I" nëpërmjet metodologjisë sistematike, synon të demonstrojë në një mënyrë bindëse një dogmatikë të kujdesshme dhe hulumtim historik-dogmatik që i siguron studentit njohuri për këto tema: Theologji, Triadologji, Kristologji, Pneumatologji, Eklesiologji dhe Eskatologji . Bazuar në temat që do të trajtohen, lënda synon formimin teorik dhe praktik në një përmbajtje më të thellë të spiritualitetit të Orthodhoksisë. Literatura bazë e detyrueshme: Nikou Matsouka, Δογματική και Συμβολική Θεολογία Γ, Ανακεφαλαίωση και Αγαθοτοπία, Έκθεση του οικουμενικού χαρακτήρα της χριστιανικής διδασκαλίας, P. Pournara, Thessaloniki 1999.
39
Histori e Kishës Orthodhokse në Shqipëri, 4,5 ECTS (MSc. Atë Emanuel Lusha) Subjekti i Historisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri na jep mundësinë e studimit të përhapjes së besimit të Krishterë Orthodhoks në Shqipëri që në lindjen e tij, si mundi të përqafohej nga popullsia vendase në tre shekujt e parë të persekutimit, si mundi ky besimi i ri të transformonte jetën shpirtërore të popullsisë, si ndikoi besimi orthodhoks në aspektin kulturor e artistik të popullit. Lënda synon të eksplorojë bashkëjetesën dhe problemet midis komunitetit orthodhoks dhe komuniteteve të tjera të krishtera dhe jo të krishtera. Ajo synon të japë një rrugëtim historik të besimit orthodhoks në Shqipëri nga lindja e Krishterimit deri në ditët e sotme. Literatura bazë e detyrueshme: 1) Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, (1991-2012), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2015. 2) 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri, simpozium: Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2003. 3) Gjon Berisha, Arbëroret ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore gjatë shek.XI-XV, Prishtinë 2015. Historia e Religjioneve I, 4,5 ECTS (Dr. Georgios Gaitanos) Lënda e historisë së religjioneve do të paraqesë religjionet e botës sipas themeleve teorike të shkencës së studimit të religjionit. Studentët do të mësojnë për terminologjinë, mësimdhënien dhe faktet më të rëndësishme historike të 9 kategorive fetare bazë: Krishterimit, Judaizmit, Islamit, Budizmit, Hinduizmit, Religjionit kinez, Religjionit japonez, Religjioneve të reja, Religjioneve të njerëzve tradicionalë. Në këtë semestër studentët do të studiojnë religjionet monoteiste – Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Lënda merret me tri religjionet kryesore monoteiste – Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin, si dhe traditat e tyre. Duke inkurajuar mendim kritik, qëllimi është të shqyrtohet kuadri historik dhe kulturor, dallimet mes tri religjioneve monoteiste, dallimi mes pikëpamjeve krahasuese mes religjioneve monoteiste, vlerësimi i traditave religjioze dhe ndikimi që ka ushtruar secili në evolucionin e njerëzimit. Lënda kombinon edhe tema specifike (Shkrimet e Shenjta, ritualin, etikën) që shqyrtohen kryesisht brenda kuadrit të zhvillimit të tyre historik. Literatura bazë e detyrueshme: Gaitanos, Georgios. Fetë e botës, Tirana, 2020. Lëvizje e Krishterë Ekumenike, 3 ECTS (Dr. Nathan Hoppe) Lёnda e Lёvizjes sё Krishterё Ekumenike, disiplinё e formimit me zgjedhje, eksploron studimin e zanafillёs sё kёsaj lёvizjeje në mënyrë historike shkencore. Studentët do të mësojnë si të përdorin dhe të shohin me sy kritik lёvizjen ekumenike nё botёn e krishterё. Lënda synon të eksplorojë kontekstin historik dhe social të Lёvisjes sё Krishterё Ekumenike dhe faktorёt nxitёs, duke ndërthurur kёndvёshtrimin e Krishterimit, pёrqasjen dhe kontributin e Orthodhoksisё nё kёtё lёvizje me analizën historike. Do të diskutohen edhe tema specifike që janë të lidhura me termin “oikumene”, anёtarёsimi i Kishёs Orthodhokse Autoqefale tё Shqipёrisё nё Organizmat Ndёrkristianё, si dhe metoda tё bashkёpunimi nё to. Këto tema do t’i japin mundësi studentëve që të kuptojnë sesa i rëndësishëm mund të jetë studimi i njё lёnde nё kohёn e sotme për të vlerësuar dhe kuptuar rolin dhe domosdoshmёrinё e dialogut ndёrkristian dhe ndёrfetar nё botё dhe, veҫanёrisht, nё Shqipёri. Literatura bazë e detyrueshme: Nikou Matsouka, ΟικουμενικήΚίνηση- Ιστορία, Θεολογία, P. Pournara, Thessaloniki 1996. Stylianos X. Tsompanidis, H Συμβολή της Ορθόδοξης Εκκλησίας και Θεολογίας στο Παγκόσμιο Συμβούλιο Εκκλησιών, P. Pournara, Thessaloniki 2008.
40
Studimi Krahasues i Adhurimit, 3 ECTS (Dr. Georgios Keselopoulos) Qëllimi i lëndës është që të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë studentet me një nga brimet më të rëndësishme teologjike e Adhurimit, d.m.th. i teksti të Jetës në Krisht i Nikollë Kavasilës. Teksti do jepej nga përkthimi i origjinalit në greqishtën të vjetër, me komente paralele nga profesori. Kur ka mundësi teksti do krahasohet me traditën liturgjike paralele më të. Literatura bazë e detyrueshme: Καβάσιλα, Ἐν Χριστῷ Ζωή = Νικολάου Καβάσιλα του Χαμαετού ( † μεταξύ 13921397), Περὶ τῆς ἐν Χριστῷ Ζωῆς, Εἰσαγωγή – Κείμενο – Μετάφραση – Σχόλια Εὑρετήρια, Ἱερον Ἡσυχαστήριον Εύαγγελιστὴς Ἰωάννης ὁ Θεολόγος, Σουρωτὴ Θεσσαλονίκης 2004. Κεσελοπουλος, Πρόθεση = Γεώργιος Αν. Κεσελόπουλος, Η Πρόθεση, μελέτη ΄ τ. Β ΄ , Λευκωσία 2018 Λειτουργική, ιστορική - θεολογική, τ. Α Trashëgimi Kulturore e Krishterë në Shqipëri, 3 ECTS (MSc. Thoma Shkira) Kjo lëndë ka si qëllim t’i njohë studentët me trashëgiminë kulturore të krishterë në Shqipëri. Ky qëllim realizohet gjatë orëve mësimore nëpërmjet njohjes tërësore së objekteve të trashëgimisë së krishterë nga ana e studentëve. Ata do të njihen me trashëgiminë e krishterë shpirtërore materiale dhe jomateriale, legjislacionin dhe kriteret e ruajtjes së saj. Këto orë mësimore i aftësojnë studentët për të dalluar objektet e trashëgimisë kulturore dhe për t’i klasifikuar në grupimin e tyre, si pasuri e trashëgimisë kombëtare. Ky aftësim nxit vlerësimin e tyre për ta kultivuar, mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të krishterë të vendit tonë. Literatura bazë e detyrueshme: Arqile Bërxholi, Vladimir Tavanxhi, Hyrje në Gjeografinë e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore, Tiranë: “Julvin 2”, 2012. Art dhe Trashëgimi: Trashëgimia Orthodhokse në Shqipëri. Tiranë: 2017. Emin Riza, Mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve në Shqipëri, Tiranë: Dituria, 1997. Meksi, Aleksandër. Arkitektura e kishave në Shqipëri, shek. VII-XV, Tiranë: Uegen, 2004. Gjuhë Greke IV, 3 ECTS (Msc. Lina Basoucou) Nga fundi i këtij kursi, studentët do të kenë fituar aftësitë komunikuese që zotëron një përdorues i pavarur i gjuhës greke (A2) sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët. Gjithashtu, për semestrin III dhe semestrin IV, lënda do të përqendrohet në mësimin e terminologjisë theologjike në greqisht. Studentët do të fillojnë të mësojnë, jo vetëm disa terma bazë theologjikë në greqisht, por edhe se si të lexojnë dhe interpretojnë tekste kishtare, të tilla si lutjet dhe himnet. Studentët do të kenë punë plotësuese çdo javë në këtë aspekt. • Dëgjimi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë frazat dhe fjalorin më të shpeshtë që lidhen me fushat më imediate personale (p.sh. informacion shumë bazë personal dhe familjar, blerje, zonë lokale, punësim). Ata do të jenë në gjendje të kapin pikën kryesore në mesazhe dhe njoftime të shkurtra, të qarta, të thjeshta. Leximi: Ata do të jenë në gjendje të lexojnë tekste shumë të shkurtra dhe të thjeshta. Ata do të jenë në gjendje të gjejnë informacion specifik dhe të parashikueshëm në materiale të thjeshta të përditshme, siç janë reklamat, njoftimet, menutë dhe oraret, si dhe të kuptojnë letra personale të shkurtra dhe të thjeshta. Të folurit: Ata do të jenë në gjendje të komunikojnë në detyra të thjeshta dhe rutinore që kërkojnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacionit mbi tema dhe aktivitete të njohura dhe të arrijnë shkëmbime sociale shumë të shkurtra. Ata do të jenë në gjendje të përdorin një seri frazash dhe fjalish për të përshkruar me fjalë të thjeshta familjen dhe njerëzit e tjerë, kushtet e jetesës, arsimimin dhe punët. Shkrimi: Ata do të jenë në gjendje të shkruajnë shënime dhe mesazhe të shkurtra, të thjeshta dhe letra personale shumë të thjeshta, për shembull të falënderojnë dikë për diçka. Literatura bazë e detyrueshme: Καρακύργιου, M., & B. Παναγιωτίδου. 2014. ΚΛΙΚ στα ελληνικά. Επίπεδο Α1 για εφήβους και ενηλίκους. Βασικός χρήστης. Θεσσαλονίκη: Υπουργείο Παιδείας και Θρησκευμάτων, Κέντρο Ελληνικής Γλώσσας. Κατσιμαλή Γ., Δ. Παπαδοπούλου, Ευ. Θωμαδάκη, Ευ. Βασιλάκη, & Μ. Αντωνίου. 2003. Κλειδιά της Ελληνικής Γραμματικής. Ρέθυμνο: Ε.ΔΙΑ.Μ.ΜΕ.
41
VITI III – SEMESTRI I
Studime Sistematike në Theologji II, 4,5 ECTS (Dr. Stephanos Athanasiou) Lënda "Studime Sistematike në Theologji II" eksploron sistematikisht theologjinë themelore, duke iu përgjigjur maturisë njerëzore në kuptimin e besimit në lidhje me zbulesën hyjnore. Kjo zbulesë përbën edhe objektin e studimit të theologjisë në këtë kurs. Duke theksuar rrugën e njohjes së parimeve dhe doktrinave të përgjithshme që formojnë mënyrën në të cilën bëhet jeta e organizmit kishtar, ajo priret të hedhë dritë mbi formulimin e gjuhës sipas ngjarjeve, klimës shpirtërore dhe hapësirës së jetesës së komunitetit. Pavarësisht nga analiza e së shkuarës, ajo priret të ndryshojë të tashmen dhe të ruajë perspektivën për t'iu përgjigjur interesit të hulumtuesit. Në analizën sistematike ekziston kushti për njohuri më të thella dhe prezantim të thesareve të Orthodhoksëve në Dialog me rrymat Theologjike "Perëndimore". Bazuar në këtë, është e mundur të sqarohen nocionet dhe termat e tij, duke paraqitur sinoptikisht dhe thellësisht imazhin e Orthodhoksisë në Dialog me rrymat theologjike Perëndimore. Literatura bazë e detyrueshme: Nikou Matsouka, Δογματική και Συμβολική Θεολογία A’, (Εισαγωγή στη Θεολογική γνωσιολογία), P. Pournara, Thessaloniki 1994 Nikou Matsouka, Δογματική και Συμβολική Θεολογία Β, (Έκθεση της ορθόδοξης πίστης σε αντιπαράθεση με τη δυτική χριστιανοσύνη), P. Pournara, Thessaloniki 1999, Nikou Matsouka, Οικουμενική κίνηση, Kiriakidis, Thessaloniki 2017, (Chapter E). Vladimir Lossky, Orthodox Theology, an introduction, St. Vladimir’s Seminary Press, Crestwood, NY 10707, 1989. E Drejta Kanonike, 4,5 ECTS Tri janë kolonat bazë të theologjisë dhe të studimeve theologjike të Kishës. Kolona parësore dhe themelore është ajo e Liturgjikës – Falenderimit Hyjnor dhe Adhurimit e asistuar në mënyrë hierarkike nga kolona e Studimeve Biblike – Patristike dhe e Dogmatikës dhe kolona e të Drejtës Kanonike dhe e shërbimit Pimantik të popujve Lënda “E Drejta Kanonike” përfshinë studimin dhe hulumtimin e teksteve kanonike dhe kanonologjike të Kishës të dy mijëveçarëve të kaluar, si të Kanonogjenezës dhe Kanonislativit (mijëveçari I) ashtu dhe të Kanonologjisë (mijëveçari II). Subjekti i lëndës eksploron mundësine e kërkimit dhe të studimit të Burimeve Kanonike në raport me çështjet ekklesio-kanonike, historike dhe bashkëkohore dhe kryesisht nxjerrjen në pah të aspekteve pastorale të Kishës në baritimin e popujve. Së fundmi, studentët do njihen me Kanonet e Hirshëm të cilët përbëjnë interpretim të theologjisë në hapësirën praktike të jetës kishtare, me funksionimin e tyre brenda Kishës si dhe me mënyrën e organizimit, drejtimit dhe adminstrimit të Kishës. Literatura bazë e detyrueshme: Papathomas, Grigorios (Archim.). Le Corpus Canonum de l’Église (1er-9e siècles). Le texte des Saints Canons ecclésiaux, Thessalonique-Katérini, éd. Épektasis (coll. Bibliothèque nomocanonique, nr. 30), 2015. (dygjuhësh: në greqisht dhe frëngjisht e shoqëruar me përkthim në shqip nga pedagogu i lëndës). Αγαπίου Ιερομονάχου – Νικοδήμου μοναχού. Πηδάλιον Αθήνα 1993 / The Rudder of the Orthodox Catholic Church, Chicago 11957 dhe New York 21983. Φειδάς, Βλάσιος. Ο θεσμός της Πενταρχίας των Πατριαρχών, v. Ι, II, Αθήναι 1969. Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë 2006.
42
Historia e religjioneve II, 4,5 ECTS (Dr. Georgios Gaitanos) Lënda e historisë së religjioneve do të paraqesë religjionet e botës sipas themeleve teorike të shkencës së studimit të religjionit. Studentët do të mësojnë për terminologjinë, mësimdhënien dhe faktet më të rëndësishme historike të 9 kategorive fetare bazë: Krishterimit, Judaizmit, Islamit, Budizmit, Hinduizmit, Religjionit kinez, Religjionit japonez, Religjioneve të reja, Religjioneve të njerëzve tradicionalë. Në këtë semestër, studentët do të studiojnë traditat lindore religjioze të Kinës, Japonisë, Hinduizmit, Budizmit dhe disa lëvizje të reja religjioze. Kursi merret me katër religjione lindore të botës, Religjionin kinez, Religjionin japonez, Hinduizmin dhe Budizmin, si dhe me disa grupe të vjetra dhe të reja religjioze në Afrikë, Oqeani dhe Ishujt Karaibe. Duke inkurajuar mendim kritik, qëllimi është të shqyrtohet kuadri historik dhe kulturor, dallimet mes religjioneve lindore dhe dallimi mes mentalitetit perëndimor dhe lindor. Lënda kombinon edhe tema specifike (Shkrimet e Shenjta, ritualin dhe etikën) që shqyrtohen kryesisht brenda kuadrit të zhvillimit historik të këtyre religjioneve. Literatura bazë e detyrueshme: Janullatos, Anastas. Gjurmë nga kërkimi i transhendentes: përmbledhje hulumtimesh fetarologjike, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2010. Gaitanos, Georgios. Fetë e botës, Tirana, 2020. Psikologjia dhe Sociologjia e religjonit, 4,5 ECTS (Dr. Georgios Gaitanos) Kjo lëndë ka për qëllim që studentët të kuptojnë se çfarë është religjioni, çfarë është shoqëria dhe se cila është lidhja ndërmjet religjionit dhe shoqërisë. Studentët do të marrin njohuri të përgjithshme rreth teorive sociologjike për religjionin si dhe do të familjarizohen me tematikat kryesore të Socilogjisë së Religjionit. Gjithashtu lënda synon që studentët të arrijnë të vlerësojnë ndikimin e religjionit në jetën e përditshme të individëve dhe grupeve si dhe ndikimin e shoqërisë në religjion. Gjatë këtij kursi do të trajtohen fenomene të ndryshme fetare si: sekularizmi, fondamentalizmi etj. Në fund të kursit studentët do të mund të trajtojnë në mënyrë kritike fenomenin social të religjionit. Literatura bazë e detyrueshme: Νικολαϊδης , Α π όστολος . Κοινωνιολογία της Θρησκείας , Αθήνα : Εκδ . Γρηγόρη , 2007. Lewis Coser, Larry Ridener. Teoritë sociologjike, Tiranë: Plejad, 2005. Γιούλτσης Β . Κοινωνιολογία της Θρησκείας , Θεσσαλονίκη : Π . Πουρναράς , 2004. Giddens Anthony. Sociologjia, (përkth. T. Starova), Tiranë: Çabej, 2007. Πέτρου , Ιωάννης . Πολυ π ολιτισμικότητα και θρησκευτική ελευθερία , Θεσσαλονίκη : Βάνιας , ( δεύτερη έκδοση ε π αυξημένη και βελτιωμένη ) 2005.
43
Historia e religjoneve në Shqipëri, 3 ECTS (Dr. At. Stefan Ritsi) Kjo lëndë shqyrton historinë e religjionit në Shqipëri. Shqipëria ka një histori të gjatë dhe të njohur. Historia e religjionit në Shqipëri është gjithashtu e ndërlikuar dhe e ndryshme. Studentët do të fitojnë njohuri themelore të historisë së religjionit në Shqipëri që nga kohët parahistorike deri në të tashmen. Studentët do ta zbatojnë këtë njohuri të historisë së religjionit në Shqipëri për të kuptuar situatën aktuale të religjionit në Shqipëri. Kjo njohuri do të ndihmojë në krijimin e individëve të arsimuar të cilët e kuptojnë trashëgiminë kulturore të religjionit në Shqipëri dhe se si kjo trashëgimi ka efekt mbi mendimet dhe veprimet e tanishme. Literatura bazë e detyrueshme: - Birge, John Kingsley. The Bektashi Order of Dervishes. Hartford: Hartford Seminary Press, 1937. - Bozbora, Nuray. Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në Perandorinë Osmane. Translated by Dritan Egro. Tiranë: Dituria, 2002. - Brickell, Claire. Migration With a Mission: Geographies of Evangelical Mission(aries) to Post Communist Albania. 2013. - Caritas Albania. The wings of the butterfly. Bari: informAlbania, 1995. - Elise, Robert. “The Christian Saints of Albania.” Balkanistica. Volume 13. 2000. 35-57 - Hoxha, Enver. Collected Works Volume I. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1974. - Hoxha, Enver. Collected Works Volume II. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1975. - Hoxha, Enver. Collected Works Volume III. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1980. - Hoxha, Enver. Collected Works Volume IV. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1982. - Hoxha, Enver. Collected Works Volume V. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1985 - Hoxha, Enver. Collected Works Volume VI. Tirana: The «8 NËNTORI» Publishing House, 1987. - Janz, Denis R. "Rooting Out Religion: The Albanian Experiment." The Christian Century. July 25th, 700-702. (or V. 107 No. 22) 1990. - Jaques, Edwin. “Protestantism in Albania.” Liria, January 1994. Pg 8-10 - Kołczyńska, Marta. “On the Asphalt Path to Divinity: Contemporary Transformations in Albanian Bektashism: The Case of Sari Saltik Teqe in Kruja.” Anthropological Journal of European Cultures 22, no. 2 (2013). doi:10.3167/AJEC.2013.220204. - Mirdita, Zef. “Gjashtë Shekujt E Parë Të Krishtenizmit Në Trevat Iliro-Shqiptare,” in Krishterimi Ndër Shqiptarë, Shkodër, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, 2000. Pg. 35-68. - Mustafa, Mentor. "From the Ashes of Atheism: The Reconstitution of Bektashi Religious Life in Postcommunist Albania." Order No. 3714801, Boston University, 2015. - Osmani, Edlira. “God in the Eagles’ Country: The Bektashi Order.” Quaderns de la Mediterrania. 17, 2012: 107-116. - Pollo, Stefanaq and Arben Puto The History of Albania: From its Origins to the Present Day. Trans. by Carol Wiseman and Ginnie Hole. London: Routedge and Kegan Paul, 1981. - Skendi, Stavro. Albania. New York: R. A. Praeger, 1956. - Skendi, Stavro. "Crypto-Christianity in the Balkan Area under the Ottomans." Slavic Review 26, no. 2 (1967): 227-46. doi:10.2307/2492452. - Simoni, Zef. “Persekutimi I Kishës Katolike Në Shqipni Nga 1944-1990,” in Krishterimi Ndër Shqiptarë, Shkodër, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, 2000. Pg. 368-391. - Swire, Joseph. Albania: The Rise of a Kingdom. London: Williams & Norgate, 1929. - Tönnes, Berhnard. Translated by G. M. Ablitt and Anne Atkinson. "Religious Persecution in Albania." Religion in Communist Lands. Winter, 242-255. (or V. 10) 1982. - Ukgjini, Nikë. Kisha Katolike në Trevat Shqiptare (Nga Shek. XI - deri sot). Tiranë, Qendra Botuese Shoqata Jezuitëve, 2016. - Vickers, Miranda. Islam in Albania. Shrivenham: The Advanced Research and Assessment Group, 2008. - Vickers, Miranda. The Albanians: A Modern History. London ; New York, I.B. Tauris, 2014. Kindle Edition. - Y a n n o u l a t o s , A n a s t a s i o s . G l o b a l i z m i D h e O r t h o d h o k s i a . T i r a n ë : K i s h ë s O r t h o d h o k s e A u t o q e f a l e t ë S h q i p ë r i s ë , 2 0 0 4 . - Yannoulatos, Anastasisos. “Dashuria e Perëndisë mishërohet.” Ngjallja, January, 2005. - Yannoulatos, Anastasios. Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991–2012). Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë. 2nd ed. 2013. - Yannoulatos, Anastasios. In Albania: The Cross and the Resurrection. Yonkers, NY. St. Vladimir’s Seminary Press. 2016. - Zavalani, Tajar. History of Albania, editors Elise, Robert and Destani, Bejtullah. CreateSpace Independent Publishing Platform, 2015. Kindle Edition. - Γλαβίνας, Απόστολος Αθ. Το αυτοκέφαλο της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας. Αθήνα: Ιδρυμα Γουλανδρή-Χόρν, 1996.
44
Përkujdesja e krishterë sociale, 3 ECTS (Msc. Thoma Çomëni) Në këtë lëndë studentët do të mbruhen me dije rreth rolit dhe veprimtarisë së përkujdesjes së krishterë sociale. Fillimisht analizohen tema që lidhen me shkencën e përkujdesjes sociale dhe më pas shtrihet në tema praktike të jetës së përditëshme dhe aktivitetit të bashkësisë së krishterë në rang enorie (famullie) dhe duke arritur në veprimtarinë sociale e shpirtërore të gjithë kishës. Jeta adhuruese dhe metodat shkencore që përdoren për një rezultat më efektiv në forcimin e ndërgjegjies shpirtërore dhe sociale. Raporti i njeriut me njeriun brenda jetës së përditëshme dhe përballimi i problemeve të shfaqura në mënyrë të theksuar sot dhe alternativat për luftimin e tyre. Ka referime dhe në tekstet e personaliteteve të mëdhenj kishtarë, të cilët me fuqinë e fjalës, mendimit dhe veprimit të tyre afruan zgjidhje brenda shoqërisë që jetuan. Literatura bazë e detyrueshme: Σταυρόπουλου, Αλεξάνδρου, Επιστήμη και τέχνη της Ποιμαντικής, εκδ. Αρμός, Αθήνα 1997. Καλιακμάνη, Βασιλείου Ι., Μεθοδολιγικά πρότερα της ποιμαντικής, εκδ. Μυγδονία, Θεσσαλονήκη 2000. Κεσελόπουλος, Ανέστης Γ., Προτάσεις Ποιμαντικής Θεολογίας, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2009. Th Καλιακμάνη, Βασιλείου Ι., Μεθοδολιγικά πρότερα της ποιμαντικής II’, εκδ. Μυγδονία, Θεσσαλονήκη 2005. Me t o d o l o g j i a e s t u d i m i t s h k e n c o r , 3 E C T S ( M s c . T h e a n o K o s t o l i ) Kjo lëndë do t’u mësojë studentëve njohuritë themelore të shkrimit akademik. Aftësia për të shkruar qartë dhe saktë është kusht i domosdoshëm për studentët, të cilët duhet të provojnë veten se si të shkruajnë për një temë të caktuar, duke mësuar si të hyjnë në temë, si të nyjëtojnë shkrimin, si ta zhvillojnë, si ta mbyllin dhe sa dinë t’i përmbahen një platforme studimore shkencore, duke bërë referime dhe citime të nevojshme. Studimi i kategorive themelore të shkrimit akademik, formimi i paragrafëve, zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit, njohja me tipat dhe modelet themelore të shkrimit akademik – esesë, seminarit, punimit të diplomës, disertacioneve të shkallëve të ndryshme, ushtrimi dhe përvetësimi i tyre, përdorimi dhe dokumentimi i burimeve, zhvillimi i mendimit kritik, hapat e duhur për prezantimin e punimit kërkimor, etika e shkrimit akademik etj. janë pjesë e këtij moduli. Ky kurs do të jetë një përgatitje për temën e diplomës e cila është e detyrueshme. Literatura bazë e detyrueshme: Bernet, Sylvan. Bellanka, Pat. Stubbs, Marcia. Shkrim akademik, Tiranë: Drita, 2000. Ga i t a n o s , G e o r g i o s . S h k r i m a k a d e m i k , T i r a n a , 2 0 2 0 . Gjuhë Greke V, 3 ECTS (Msc. Lina Basoucou) Nga fundi i këtij kursi, studentët do të kenë fituar aftësitë komunikuese që zotëron një përdorues i pavarur i gjuhës greke (B1) sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët: Dëgjimi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë pikat kryesore të ligjëratës së qartë dhe standarde për çështje të njohura që hasen rregullisht në punë, shkollë, kohë e lirë etj.; të kuptojnë pikat kryesore të shumë programeve radiofonike dhe televizive për çështje aktualite apo tema me interes personal apo profesional kur e folura është relativisht e ngadaltë dhe e qartë. Leximi: Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë tekstet që përmbajnë kryesisht gjuhë shumë të shpeshtë lidhur me punën apo përditshmërinë; të kuptojnë përshkrimin e ngjarjeve, ndjenjave dhe dëshirave në letra personale. Të folurit: Ata do të jenë në gjendje të merren me shumicën e situatave që ka të ngjarë të dalin ndërsa udhëton në një zonë ku flitet kjo gjuhë; të hyjnë të papërgatitur në bisedë për temat që janë të njohura, me interes personal apo që i përkasin jetës së përditshme (p.sh. familja, hobet, puna, udhëtimi dhe ngjarjet aktuale); të lidhin frazat në një mënyrë të thjeshtë me qëllim që të përshkruajnë përjetime dhe ngjarje, ëndrra, shpresa dhe ambicje; shkurtimisht të japin arsye dhe shpjegim për ide dhe plane; të rrëfejnë histori nga një libër apo film. Shkrimi: Ata do të jenë në gjendje të shkruajnë tekst të lidhur dhe të thjeshtë për tema të cilat janë të njohura apo me interes personal; të shkruajnë letra personale të cilat përshkruajnë përjetime dhe përshtypje. Literatura bazë e detyrueshme: 1. Αρβανιτάκης, Κ., & Φ. Αρβανιτάκη. 2002. Επικοινωνήστε ελληνικά 2. Αθήνα: Δέλτος. 2. Κατσιμαλή Γ., Δ. Παπαδοπούλου, Ευ. Θωμαδάκη, Ευ. Βασιλάκη, & Μ. Αντωνίου. 2003. Κλειδιά της Ελληνικής Γραμματικής. Ρέθυμνο: Ε.ΔΙΑ.Μ.ΜΕ.
45
VITI III – SEMESTRI II
Studime sistematike në Etikë, 6 ECTS (Msc. Thoma Çomëni) Studimi i këtij kursi fillon me analizimi i raportit midis autoritetit dhe lirisë dhe si si mund të zhvillohet liria dhe qendrimi etik përballë përcaktimeve dogmatike të Kishës. Më pas vazhdon me analizimin e problemeve të ndryshme shoqërore bashkëkohore. Kështu cilët janë kriteret e analizimit etik të fenomeneve shoqërore të sotëm, të vjetër apo të rinj. Dhe cilat janë sfidat e qëndrimit etik përballë krizës ekologjike, fontamentalizmit, globalizmit. E mira dhe e keqja përballë njëra – tjetrës, virtyti dhe pasioni janë koncepte që nuk mund të anashkalohen prej shkencës së Etikës së krishterë. Po ashtu familja bashkë me elementët përbërës janë tema që etika i analizon ndryshe nga sociologjia, psikologjia apo shkenca të tjera, megjithëse etika i merrë në konsideratë përfundimet e tyre shkencore. Jashtë vëmendjes së temave të kursit nuk mund të qëndrojnë fenomene si lufta, marrëdhënia me të mirat materiale, pushteti politik etj.. Dhe moduli përfundon me temat bashkëkohore, ato bioetike ku në qendër vendosen vlera e jetës dhe autonomia e dinjiteti njerëzor. Kështu lënda e etikës e shtrin mendimin e vet nga fillimet e qenies njerëzore deri më sot. Analizon parimet që lindin me njeriun dhe që vendosen. Studentit kjo lëndë i jep aftësinë për të dalluar fenomenet e ndryshme shoqërore, për të njohur parimet e ndryshme etike me të cilat analizohen këto fenomene dhe të kuptojnë vlerën e vërtetë të jetës. Literatura bazë e detyrueshme: Μαντζαρίδης, Γεώργιος, Χριστιανική Ηθική Ι’, εκδ. Ι.Μ.Μ. Βατοπαιδίου Άγιον Όρος 2015. (Shënim: Përkthyer në shqip për nevojat e mësimdhënies). Μαντζαρίδης, Γεώργιος, Χριστιανική Ηθική ΙI’, εκδ. Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2003. (Shënim: Përkthyer në shqip për nevojat e mësimdhënies). Teoria dhe parime të Retorikës, 6 ECTS (Dr. Nikolaos Tsirevelos-Vizitor) Lënda synon t'u japë studentëve njohuri teorike dhe praktike bazë mbi kuptimin e Retorikës në përgjithësi si edhe Retorikës së krishterë ose ndryshe Ligjërimit kishtar/Homelitikës. Moduli nis me trajtimin e terminologjisë, përmbajtjes dhe vendit që zë në shkencat humane dhe religjioze. Brenda historisë dhe zhvillimit të kësaj shkence shpalosen karakteristikat dhe larmia që krijon në ambiente të ndryshme kulturore e religjioze. E trajton këtë art të komunikimit duke nisur nga periudha klasike, helenistike, romake, helenoromane, judaike dhe vazhdon duke u zgjeruar në atë të krishterë. Ekspozon takimin krijues të mësuesve të mëdhenj të krishterë me të artit dhe shkollave të retorikës, duke paraqitur edhe veprat dhe skemat retorike. Në vazhdim përqendrohet në përmbajtjen dhe shpalljen e mesazhit, në artin e komunikimit, në marrëdhënien midis palëve komunikuese, në karakteristikat e folësit dhe të dëgjuesit, në mjetet dhe mënyrat e transmetimit të mesazhit, në llojet dhe format e komunikimit. Literatura bazë e detyrueshme: - Bibla, versioni Diodati i Ri, Tiranë: Shoqata Biblike Shqiptare (ABS), 2002. - Dhiata e Re, përshtatur në shqipen e sotme, përkth. Konstandin Kristoforidhi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2005. - Kukura Dhimitra, Retorika dhe Retorika kishtare, studim ndërkohor, Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit", Durrës 2017. (gr. Κούκουρα Δήμητρα, Η Ρητορική και η Εκκλησιαστική Ρητορική, Εκδόσεις Π. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη 2006). - Fundulis Joanis, Homelitika, Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit", Durrës 2017. (gr. Φουντούλη Ιωάννης, Ομιλητική, Θεσσαλονίκη 1998). - Bakallbashi Kristaq (Ep. Asti), Αρχιεπισκόπου Αλβανίας Αναστασίου Ομιλίες Χριστουγέννων και Πάσχα (1991-2011), μεταπτυχιακή εργασία, Θεσσαλονίκη 2012, fq.6-21. - Κούκουρα Δήμητρα, Η ελληνόφωνη και η λατινόφωνη ομιλητική παράδοση και το κήρυγμα του Λουθήρου, https://blogs.auth.gr/moschosg/ 26 Απριλίου 2017 . - Κούκουρα Δήμητρα, Επανευαγγελισμός: μία σύνθετη ομιλητική διαδικασία, h t t p s : / / b l o g s . a u t h . g r / m o s c h o s g, 3 0 Α υ γ ο ύ σ τ ο υ 2 0 1 6.
46
Dëshmi e Ortodoksisë në botën moderne, 6 ECTS (Dr. At. Stephan Ritsi) Kjo lëndë ekzaminon bazën historike për shprehjen moderne të Dëshmisë Orthodhokse, aspektet teologjike dhe praktike të kësaj dëshmie në shoqërinë e sotme dhe drejtimet e ardhshme që mund të marrë kjo fushë. Studentët do të fitojnë njohuri bazë dhe kuptumin e modeleve të kaluara të dëshmisë orthodhokse, si dhe themelet teologjike dhe biblike të dëshmisë Orthodhokse. Studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë këtë njohuri drejt vlerësimit kritik të modeleve aktuale dhe historike të dëshmisë dhe do të jenë në gjendje të krijojnë një reagim krijues ndaj thirrjes së dëshmisë ortodokse në dinamikën gjithnjë në ndryshim të botës së sotme. Literatura bazë e detyrueshme: - Donovan, Vincent. Christianity rediscovered. Maryknoll, N.Y.: Orbis Books, 1982 - Hibert, Paul. Anthropological Insights for Missionaries. Grand Rapids, MI: Baker Books, 1985 - Veronis, Luke. Misionarë, murgj dhe martirë. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, n.d. - Yannoulatos, Anastasisos. Duke rizbuluar identitetin Apostolik në Kishën Orthodhokse sot. Ngjallja, August, 2003 - Yannoulatos, Anastasios. Coexistence. n.p. - Y a n n o u l a t o s , A n a s t a s i o s . G l o b a l i z m i D h e O r t h o d h o k s i a . T i r a n ë : K i s h ë s O r t h o d h o k s e A u t o q e f a l e T ë S h q i p ë r i s ë , 2 0 0 4 . - Yannoulatos, Anastasios. Shkrimi mbi Missionarizmin nga Kryepiskopi Anastas. n.p. Arti i krishterë dhe Arkeologjia, 6 ECTS (Asoc. Prof. Glykeria Chatzouli-Dr. Thoma Shkira) Kjo lëndë ka si qëllim t’i njohë studentët me artin dhe arkeologjinë e krishterë. Gjatë procesit mësimor do të shqyrtohen çështje që lidhen me parimet bazë dhe detyrat e artit dhe arkeologjisë si dhe do të ofrohen njohuri mbi topografinë e monumenteve kishtare. Moduli nis me artin kristian dhe arkeologjinë e krishterimit të hershëm dhe shqyrton të tre komponentët e artit kishtar të aplikuar në kishat e hershme. Gjithashtu, moduli përfshin njohjet me simbolet, tematikën dhe karakterin e artit kishtar; morfologjinë e ndërtimit tempujve dhe njohjen me evoluimin tipologjik ikonografik, ku përfshihen shkollat ikonografike të periudhave të artit bizantin dhe plotësimi i programit ikonografik. Më pas, studentët njihen me artin kishtar dhe arkeologjinë,nëpërmjet shembujve përfaqësues të artit kishtar pasbizantin të brenda dhe jashtë vendit tonë; me piktorët përfaqësues të atelieve ikonografike. Në kuadër të lëndës, do të realizohen edhe vizita në objekte kulti monument kulture, në site arkeologjike dhe në muze. Basic compulsory literature: Γεωργίου Β. Αντουράκη, Χριστιανική Αρχαιολογία και Επιγραφική, Αθήνα: 1993. Γεωργίου Β. Αντουράκη, Χριστιανική Ζωγραφική,Αθήνα: 1993. Ιωάννα Στούφη-Πουλημένου, Χριστιανική και βυζαντινή αρχαιολογία και τέχνη, Αθήνα: ΠΑΡΡΗΣΙΑ, 2011. Aleksandër Meksi. Arkitektura e kishave në Shqipëri : shek. VII-XV. Tiranë : Uegen, 2004. Pirro Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e jugut. Tiranë: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 1998.
47
3.5 Praktika Studentore
Departamenti i Theologjisë & Kulturës u ofron studentëve të vet një gamë të gjerë kursesh, me theks të veçantë në kërkimin studimor dhe studimin e theologjisë orthodhokse, religjionit dhe civilizimit modern. Ai, gjithashtu, u mundëson studentëve të kultivojnë degë praktike të Theologjisë, të tilla si Edukimi i Krishterë, Edukimi Religjioz, Puna Baritore dhe Sociologjia e Aplikuar e Religjionit dhe Krishterimit, për çështje që lidhen me Shkencën e Pedagogjisë së Përgjithshme, dhe Shkencën e Mësimdhënies, por edhe të krijojnë komunikimin e nevojshëm mes Universitetit, Kishës dhe Shoqërisë. Programi i Praktikës/Trajnimit të departamentit tonë synon t'u sigurojë studentëve përvojë pune dhe t'i sjellë ata në kontakt me vendet e mundshme të punës në të ardhmen. Kohëzgjatja e trajnimit është tre (3) muaj. Studentët mund të zgjedhin dy nga katër sektorët, ku dëshirojnë të ushtrohen.
SEKTORËT JANË KATËR (4): 1) TRAJNIM PRAKTIK NË PREDIKIM, 2) USHTRIMI PRAKTIK NË PUNËN BARITORE NË ENORI DHE MITROPOLI TË SHENJTA (MËSIMDHËNIE DHE KATEKIZËM), 3) USHTRIM PRAKTIK NË PUNË SOCIALE NË KISHË (INSTITUCIONET SOCIALE TË KISHËS, OJQ-TË, STACION RADIOFONIK, SHTËPI BOTUESE, ETJ), PUNË KËRKIMORE PËR DEPARTAMENTIN DHE PRAKTIKA NË QENDRAT KËRKIMORE DHE INSTITUCIONET PUBLIKE.
48
Programi i praktikës studentore do të zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të tretë akademik; ai do të vlejë 3 kredite ECTS dhe do të ketë 75 orë punë studentore për secilin student (10 orë bashkëpunim me mentorin e tyre dhe shkrim të një raporti mbi përparimin e tyre dhe 65 orë fizike të trajnimit). Studentët duhet të regjistrohen në dy sektorë të ndryshëm të programit të praktikës/trajnimit dhe të kryejnë në total 65 orë trajnim para se të diplomohen. Ata do të punojnë falas dhe mund të jenë praktikantë në më shumë se dy institucione, me kushtin që ato institucione të jenë pjesë e sektorit që ata kanë zgjedhur. Para se të zgjedhin sektorët, ata duhet të zgjedhin një mbikëqyrës për praktikën e tyre. Departamenti, çdo vit akademik, do të emërojë mbikëqyrësit për programin e praktikës. Çdo vit Departamenti do të njoftojë institucionet me të cilët është arritur një marrëveshje për praktikën e studentëve. Studentët do të paraqiten pranë institucionit që do të ofrojë shërbimin e tij me një rekomandim të dhënë nga Departamenti, i cili do të përshkruajë rolin, kushtet dhe afatet e bashkëpunimit të studentit me secilin institucion. Studentët, gjithashtu, duhet të dorëzojnë një raport analitik në të cilin do të përshkruajnë përvojën e tyre dhe do të japin një përmbledhje analitike të praktikës së tyre. Në total, studenti duhet të ketë 5 dokumente zyrtare në dosjen e tij/saj që vërtetojnë praktikën e tij/saj (dokumentin e caktimit të mbikëqyrësit, dokumentin e pranimit të studentit për praktikë, certifikatën e praktikës nga institucioni, raportin analitik të studentit, certifikatën e praktikës studentore)
49
4. Programi Master 4.1. TURIZMI RELIGJIOZ Ky është një program ekskluziv i sapokrijuar që ofrohet për herë të parë në një institucion të arsimit të lartë në Shqipëri. Ky program bazohet mbi përvojën e deritanishme në sektorin e turizmit dhe zhvillimin e madh që është përjetuar në Shqipëri, por edhe mbi faktin se ekziston një trashëgimi e pasur kulturore në Shqipëri, pasi ka shumë monumente historike nga Greqia e lashtë klasike, Perandoria Romake, Periudha Bizantine, prania e venedikasve dhe sundimi osman. Dihet që janë formuar disa rregulla themelore nga viti 2015 në Shqipëri në lidhje me profesionin e udhërrëfyesve dhe zhvillimin e sektorit turistik si një pjesë e veçantë e ekonomisë shqiptare. Ky program ofron kualifikime adekuate studimi me të cilat të diplomuarit mund të punojnë në shumë sektorë të industrisë së turizmit ose duke zhvilluar biznesin e tyre, ose duke prodhuar shërbime, ose produkte turistike në lidhje me turizmin religjioz. Nëpërmjet një kurrikule ndërdisiplinore, ky program u ofron studentëve të diplomuar një trajnim ekskluziv dhe të specializuar në turizmin religjioz, i njeh ata me specializime të mëtejshme dhe degë të industrisë së turizmit dhe i pajis me aftësitë dhe teknikat e kërkuara për të punuar në këtë sektor.
50
4.2. Qëllimi Qëllimi i programit është të ofrojë njohuri të specializuara me cilësi të lartë dhe të trajnojë personel të nivelit të lartë, i cili do të jetë i gatshëm të realizojë trajtimin ndërdisiplinor të turizmit, të mbikëqyrë zhvillimin e sektorit të turizmit, të shndërrojë inovacionin në veprim biznesi dhe të kontribuojë në kërkimin në fushat teorike dhe praktike të shkencës së turizmit.
4.3. Përshkrimi Të diplomuarit e këtij programi do të punojnë dhe do të kontribuojnë në të gjitha aspektet e turizmit religjioz dhe zhvillimit lokal. Ata do të përqendrohen në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze. Të diplomuarit tanë do t’u përgjigjen nevojave të bizneseve turistike dhe modelimit dhe menaxhimit të turizmit religjioz në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Një qëllim i përgjithshëm është promovimi i trashëgimisë religjioze dhe kulturore të Shqipërisë dhe nënvizimi i rëndësisë e i sfondit historik nëpërmjet objekteve të trashëgimisë së krishterë. Një qëllim tjetër është që njerëzit të njihen me trashëgiminë religjioze materiale dhe jomateriale, legjislacionin dhe kriteret e ruajtjes së saj. Shpresojmë që publikimet e programit të studimit t'i mundësojnë njerëzit të dallojnë objektet e trashëgimisë kulturore dhe t'i klasifikojnë ato si një trashëgimi kombëtare e këtij vendi. Gjithashtu, inkurajimi i vlerësimit të studentëve për të kultivuar, mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore religjioze të Shqipërisë. Natyrisht, zhvillimi i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës në këtë program do të jetë një garanci për perspektivën akademike dhe shkencore të analizës së materialit të mbledhur. Pra, ky program është një mënyrë tjetër për të ndërvepruar më shumë jo vetëm me të dhëna historike ose kulturore, por edhe me mësime specifike që lidhen me vendet, objektet dhe ritualet religjioze.
4.4 Kriteret e Pranimit Në Programin Master "Turizmi Religjioz" pranohen studentë, mbajtës të gradës së parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë (Universiteteve) të vendit dhe Institucioneve të huaja, të të gjitha fakulteteve universitare, të cilët, përveç kësaj, duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze (niveli B1 e lart) dhe një tjetër gjuhë të huaj (greqishten, frëngjishten, italishten, gjermanishten). Për studentët e huaj kërkohet patjetër njohja e gjuhës shqipe (B2). Sigurisht që do t'u jepet përparësi studentëve me një diplomë Bachelor në Theologji & Studime Religjioze dhe një diplomë Bachelor në Turizëm, Menaxhim Biznesi dhe Financë. Programi do të pranojë 27 studentë për çdo vit akademik.
51
4.5 PLANI MËSIMOR VITI I – SEMESTRI I Zhvillimi dhe Politikat Turistike: 6 ECTS (Dr. Emira Spahaj) Politikat i referohen një plani të përgjithshëm me nivel të lartë që përfshin qëllimet dhe procedurat. Politikat zakonisht gjenden në deklarata zyrtare siç janë ligjet dhe dokumentet e deklaratat zyrtare. Politikat e Turizmit zakonisht konsiderohen të jenë një fushë e politikave të përgjithshme ekonomike të një kombi. Është një politikë publike e krijuar për të arritur objektiva specifikë që lidhen me turizmin themeluar në nivel komunal, shtetëror ose federal. Në përgjithësi, politika e turizmit duhet të pasqyrojë politikën e përgjithshme të zhvillimit të vendit ose rajonit në mënyrë që turizmi të integrohet mirë me të. Politika evoluon edhe nga studimi e analiza e modeleve dhe infrastrukturës aktuale të zhvillimit të turizmit, atraksioneve e aktiviteteve turistike dhe tregut turistik. Kjo lëndë përqendrohet në çështjet e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me industrinë e udhëtimit dhe turizmit. Lënda studion zhvillimin e politikave që inkurajojnë rritjen e udhëtimit dhe turizmit në Shqipëri. Zhvillimi Turistik Lokal (ekonomia, mjedisi, trashëgimia kulturore): 6 ECTS (Dr. Brunilda Licaj-Msc. Arjana Isaku) Zhvillimi ekonomik i një zone është diskutuar shumë në literaturë. Ai është lidhur me strukturën ekonomike dhe burimet e një territori. Për më tepër, edhe infrastruktura e investimet mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal. Turizmi është një aktivitet ekonomik në të cilin vizitorët shkojnë në një zonë për të vizituar një destinacion të veçantë. Turizmi ka qëllime të ndryshme dhe mund të jetë edhe plotësues i aktiviteteve të tjera ekonomike lokale. Si të gjitha aktivitetet ekonomike që ndikojnë në zhvillimin e një zone, edhe turizmi duhet të menaxhohet në rrugë dhe kontekst specifik. Roli i turizmit është i rëndësishëm në kontekstin e zhvillimit ekonomik lokal. Institucionet publike duhet të jenë të vetëdijshëm për kapacitetet e një zone dhe të përpiqen të ndihmojnë zhvillimin e saj. Megjithatë, nëse nuk menaxhohen mirë, burimet lokale mund të shkatërrohen nga turistët. Një politikë lokale e turizmit drejt qëndrueshmërisë është e domosdoshme për zhvillimin e ardhshëm të një zone. Turizmi Elektronik (Zbatimi i Informatikës dhe Teknologjisë në Turizëm): 6 ECTS (Dr. Elton Noti) Turizmi elektronik është në thelb dixhitalizimi i të gjithë industrisë dhe infrastrukturës turistike. Disa nga avantazhet e turizmit elektronik janë reduktimi i sezonalitetit, komunikimi më i suksesshëm me klientët dhe rritja e rezervimeve dhe shitjeve në përgjithësi. Përdorimi i internetit ka ndryshuar përgjithmonë strukturën dhe parimet e industrisë turistike. Konsumatorëtturistët tani janë të aftë të zgjedhin lehtësisht destinacionin e tyre, të krahasojnë çmimet dhe të menaxhojnë shkëmbimet e tyre financiare. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe interneti, nëse përdoren me mençuri, mund të jenë mjete strategjike shumë inovative në duart e sipërmarrësve të turizmit, të cilat do t'i ndihmonin ata të përmirësojnë pozitën e shërbimeve të tyre.
52
Arkitektura dhe Arti: 6 ECTS (Dr. Elio Hobdari-Dr. Thoma Shkira) Arkitektura është një formë arti që pasqyron mënyrën se si ne prezantohemi në peizazhin e tokës dhe, ashtu si mjetet e tjera shprehëse, ajo ndryshon me stilet, teknologjitë dhe përshtatjet kulturore. Arkitektura jo vetëm që ofron nevoja tokësore për strehim, vend pune dhe depozitë, por edhe përfaqëson idealet njerëzore në ndërtesa të tilla si gjykatat dhe ndërtesat qeveritare dhe shfaqjet e shpirtit në kisha dhe tempuj. Arkitektura tradicionale ka mbijetuar për mijëra vjet në një formë apo në një tjetër, ndërsa dizajni bashkëkohor ofron qasje të reja në mënyrën se si ne përdorim materiale dhe teknologji për të formuar pamjen e mjedisit tonë. Kjo lëndë do të prezantojë një zhvillim historik të arkitekturës dhe do të përqendrohet në llojet specifike arkitekturale që gjejmë në Shqipëri. Metodologjia e Hulumtimit: 6 ECTS (Asoc. Prof. Thomai Chouvarda-Dr. Konstantinos Dovolis) Kjo lëndë do t'u mësojë studentëve njohuritë bazë të shkrimit akademik, d.m.th. aftësinë themelore të të shkruarit, njohuritë e rregullave gramatikore dhe përdorimin e fjalorit të pasur. Për më tepër, ajo do të mësojë hapat që ndiqen për një punë kërkimore dhe sintetike. Konkretisht, ajo do të mësojë zgjedhjen e temës, kërkimin e literaturës përkatëse, përpilimin e planit të punës sipas një metodologjie të përshtatshme, vlerësimin e materialit, shkrimin e punimit duke përdorur terminologjinë shkencore, metodën e citimeve. Lënda u siguron studentëve aftësi për të hulumtuar në mënyrë kritike literaturën dhe për të shkruar punë origjinale shkencore, duke ndjekur rregullat e etikës shkencore dhe duke shmangur përfundimisht rrëmujën e informacionit ose plagjiaturën.
VITI I – SEMESTRI II
Turizmi i Religjionit dhe Pelegrinazhit: 6 ECTS (Asoc. Prof. Esemralda Agolli) Për sa kohë që kanë ekzistuar, qeniet njerëzore kanë qenë të interesuara për udhëtimin. Vendet e veçanta dhe normat kulturore janë ndërtuar gjithmonë duke iu referuar, ose në kontrast me trojet dhe zakonet e 'Tjetrit'. I nënkuptuar në këtë thënie është nocioni se disa vende janë më të veçanta (ndoshta të shenjta) se të tjerat, dhe ky është thelbi i marrëdhënies së ngushtë midis qenieve njerëzore, vendit e udhëtimit dhe religjionit. Por, përtej religjiozes qëndron udhëtimi që motivohet nga nevoja individuale ‘shpirtërore’, që mund të përfshijë rrugë dhe vende tradicionale të shenjta dhe shtigje rrënjësisht eklektike, jotradicionale. Në mjedisin postreligjioz të shekullit njëzet e një, pothuajse çdo udhëtim në pothuajse çdo vend mund të jetë religjioz dhe / ose shpirtëror, një udhëtim ‘i mbushur me kuptim’. Udhëtimi është qartazi një pjesë thelbësore, madje e domosdoshme e traditës së përvojës religjioze. Ai mund t'i japë formë dhe strukturë botës fizike, të sigurojë lloje të caktuara të përvojave të kontrolluara ose të pakontrolluara të gjërave që konsiderohen të shenjta ose hyjnore, mund t'i organizojë njerëzit në kohorta rituale dhe mund të nxitë territorializmin politik dhe ekonomik, ndër të tjera. Prandaj, nuk është diçka e vogël të pohosh se ndërveprimet e fenomeneve të udhëtimit dhe fenomeneve religjioze - nëse i marrim ato si të ndara vetëm për qëllime diskutimi - janë komplekse dhe të komplikuara.
53
Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore: 6 ECTS (Dr. Andi Rembeci) Ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore përqendrohet në mbrojtjen dhe kujdesin e trashëgimisë kulturore materiale, duke përfshirë vepra arti, arkitekturë, arkeologji dhe koleksione muzeore. Aktivitetet e ruajtjes përfshijnë ruajtjen parandaluese, ekzaminimin, dokumentimin, hulumtimin, trajtimin dhe edukimin. Kjo fushë është e lidhur ngushtë me shkencën e ruajtjes, kuratorët dhe regjistruesit. Trashëgimia Religjioze dhe Kulturore e Shqipërisë I: 6 ECTS (Dr. Elio Hobdari-Dr. Thoma Shkira) Kjo lëndë synon të njohë studentët me trashëgiminë religjioze dhe kulturore të Shqipërisë. Projekti do të mbledhë, kategorizojë, prezantojë dhe promovojë të gjitha produktet religjioze dhe kulturore materiale dhe jomateriale të vendit. Për këtë arsye, do të ketë një koleksion të vendeve historike dhe kulturore që do të përmbajë material fotografik, analiza shkencore dhe historike dhe një indeks të terminologjisë bazë në lidhje me temat arkeologjike, theologjike dhe historike. Pjesa e parë e kësaj lënde do të prezantojë trashëgiminë religjioze dhe kulturore të Shqipërisë gjatë mijëvjeçarit të parë. Historia e Religjioneve në Shqipëri: 6 ECTS (Dr. Georgios Gaitanos-Dr. At. Stephan Ritsi) Kjo lëndë shqyrton historinë e religjionit në Shqipëri. Shqipëria ka një histori të gjatë dhe të njohur. Historia e religjionit në Shqipëri është gjithashtu e ndërlikuar dhe e ndryshme. Studentët do të fitojnë njohuri themelore të historisë së religjionit në Shqipëri që nga kohët parahistorike deri në të tashmen. Studentët do ta zbatojnë këtë njohuri të historisë së religjionit në Shqipëri për të kuptuar situatën aktuale të religjionit në Shqipëri. Kjo njohuri do të ndihmojë në krijimin e individëve të arsimuar të cilët e kuptojnë trashëgiminë kulturore të religjionit në Shqipëri dhe se si kjo trashëgimi ka efekt mbi mendimet dhe veprimet e tanishme. Estetika dhe Theologjia e së Bukurës: 6 ECTS (Dr. Georgios Keselopoulos) Në terma standardë bashkëkohorë, estetika si fushë i referohet filozofisë të së bukurës dhe filozofisë së artit. Ajo përfshin pyetje të tilla si këto: Çfarë është e bukur? Si lidhet bukuria me moralin dhe vlerat tona në përgjithësi (politike, religjioze, personale)? Në estetikën teologjike, ka pyetje të tilla si: A është i bukur Perëndia? Si lidhet bukuria ose shëmtia e krijimit me bukurinë e Krijuesit? A ka mënyra dalluese për të bërë dhe vlerësuar vepra arti? Kur mund të jenë idhujtare ose blasfemuese veprat e artit? Filozofia e artit, gjithashtu, përdor disa koncepte që janë theologjikisht interesante, duke përfshirë vetë idenë e krijuesit dhe krijimtarinë, imagjinatën, kuptimin e objekteve dhe teksteve.
54
VITI II – SEMESTRI I Muzeologjia: 6 ECTS (Dr. Georgia Sarikoudi) Muzeologjia është studimi teorik i praktikave muzeore, që përfshin historinë dhe zhvillimin e muzeve, organizimin infrastrukturor dhe menaxhimin e muzeut. Muzeu konsiderohet zakonisht si një ndërtesë publike e cila tregon objekte me interes artistik, kulturor, historik ose shkencor, nëpërmjet ekspozitave të përhershme ose të përkohshme. Muzetë kanë një histori për t’u treguar njerëzve; historia që prezantohet mund të ndikohet nga arkeologët me qëllim që të përçojë mesazhin që ata mendojnë se është i rëndësishëm. Duke siguruar sallën ku shpërndahet informacioni, muzetë luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes, e cila nga ana tjetër ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Kjo lëndë do të shqyrtojë edhe aspektet praktike edhe aspektet teorike të muzeve. Marketingu i Trashëgimisë Kulturore: 6 ECTS (Dr. Olda Çiço) Atraksionet kulturore luajnë një rol të rëndësishëm në turizëm në të gjitha nivelet dhe tërheqin një numër të madh turistësh të interesuar në trashëgimi dhe arte. Turizmi i Trashëgimisë Kulturore ka ndikime pozitive ekonomike dhe sociale por mund të ketë edhe ndikime negative në komunitete dhe krahina. Kjo lëndë bashkon dhe lidh idetë e turizmit nga perspektivat e qëndrueshme të marketingut dhe e ngulit atë brenda mjedisit të menaxhimit të trashëgimisë. Nëpërmjet diskutimit dhe analizës së literaturës dhe praktikave ekzistuese, lënda synon të propozojë një kornizë të strategjisë së marketingut bazuar në parime të qëndrueshme që mund të përdoren për të mbajtur dhe ruajtur autenticitetin e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm, ndërsa tërheq furnizuesit, rregullatorët dhe konsumatorët. Ikonografia dhe Ikonologjia: 6 ECTS (Dr. Georgios Keselopoulos-Dr. Stephanos Athanasiou) Ikonografia është studimi i simboleve të përshkruara në një vepër arti. Tradicionalisht, këto simbole rrjedhin nga përdorimi i përbashkët i përvojës kulturore ose religjioze që njihet lehtë. Për shembull, në kulturën perëndimore, kryqi është një simbol i njohur për Krishterimin. Ikonologjia është studimi i kuptimit që përmbahet në simbolet e një vepre të veçantë artistike. Kështu, kjo lëndë do t'i ndihmojë studentët të realizojnë tri nivele në mënyrë që të kuptojnë konceptet për studimin e imazheve si "tekste". Projektimi i Produkteve Turistike (inovacioni i biznesit): 6 ECTS (Dr. Brunilda Licaj) Përgatitja dhe përpunimi i produkteve të turizmit në një kuptim të gjerë, është një komponent i rëndësishëm i aktiviteteve të të gjithë operatorëve turistikë. Pika kyç e produktit turistik është formulimi i specifikimeve të projektit. Procesi i zhvillimit të produktit të ri fillon duke gjeneruar ide, duke klasifikuar dhe përcaktuar modelin e produktit. Pas qartësimit të ndjekur nga përzgjedhja e atraksioneve natyrore dhe antropogjene vjen zgjedhja e destinacioneve dhe plani i zhvillimit të produktit. Ky, së bashku me kalendarin dhe optimizimin e çmimit përcakton kërkesën e klientit për produktet që mund të plotësojnë më mirë nevojat dhe dëshirat e tij aktuale. Është jetësor edhe optimizimi eksperiencial i produkteve. Duhet theksuar se përvoja është qartazi një koncept subjektiv. Ne jemi vazhdimisht në rritje dhe kërkesat gjithnjë e më të diferencuara të klientëve ekzistues dhe potencialë kërkojnë zhvillim intensiv të formave të ndryshme të turizmit dhe respektim të kërkesave individuale të klientëve. Trashëgimia Religjioze dhe Kulturore e Shqipërisë II: 6 ECTS (Dr. Elio Hobdari-Dr. Thoma Shkira) Pjesa e dytë e kësaj lënde do të prezantojë trashëgiminë religjioze dhe kulturore të Shqipërisë gjatë mijëvjeçarit të dytë.
55
VITI II – SEMESTRI II
Praktika: 12 ECTS (Dr. Blerta Avdia) Në semestrin e katërt, studentët pasuniversitarë përfundojnë praktikën prej 300 orësh. Gjatë kësaj kohe, studentët duhet të punojnë si praktikant në një biznes turistik ose një organizatë që ka lidhje me turizmin / turizmin religjioz, por ata do të marrin edhe një trajnim të veçantë në udhëzimet turistike nga një specialist. Për këtë qëllim ata do të vizitojnë vende arkeologjike dhe religjioze dhe do të mësojnë dhe praktikojnë se si të përgatisin një udhëzues turistik. Për më tepër, gjatë trajnimit të tyre, studentët do të marrin mësime të posaçme për ndihmën e parë. Teza e Diplomës: 18 ECTS Përgatitja e tezës pasuniversitare zhvillohet në semestrin e 4-rt të studimeve pas përfundimit me sukses të të gjitha lëndëve të tre semestrave të mëparshëm dhe mbrohet nga kandidati përpara Komisionit, i cili përbëhet nga tre anëtarë në datën dhe vendin e përcaktuar nga Komisioni i Veçantë Ndërdepartamentar.
56
4.6 Praktika Studentore
Programi Master i Shkencave në “Turizëm Religjioz” ofron një gamë të gjerë lëndësh, me theks të veçantë në kërkimin dhe studimin e Turizmit Religjioz, Menaxhimit të Turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore në Shqipëri. Gjithashtu, ai i mundëson studentët që të kultivojnë mentalitetin e zhvillimit të produkteve të reja në turizëm, veçanërisht në turizmin religjioz, dhe të krijojnë përvojën e turizmit virtual për turistët dhe vizitorët e vendit të tyre. Në semestrin e katërt, studentët pasuniversitarë përfundojnë praktikën prej 300 orësh. Gjatë kësaj kohe, studentët duhet të punojnë si praktikant në një biznes turistik ose një organizatë që ka lidhje me turizmin / turizmin religjioz, por ata do të marrin edhe një trajnim të veçantë në udhëzimet turistike nga një specialist. Për këtë qëllim ata do të vizitojnë vende arkeologjike dhe religjioze dhe do të mësojnë dhe praktikojnë se si të përgatisin një udhëzues turistik. Për më tepër, gjatë trajnimit të tyre, studentët do të marrin mësime të posaçme për ndihmën e parë.
TEMAT KRYESORE PËR TË CILAT DO TË TRAJNOHET PRAKTIKANTI JANË: 1. NJOHJE E OBJEKTIT TË VEPRIMTARISË SË KOMPANISË/INSTITUCIONIT TURISTIKE 2. NJOHJE E FUNKSIONEVE TË DEPARTAMENTEVE TË KOMPANISË/INSTITUCIONIT 3. NJOHJE ME STRATEGJITË AFATMESME DHE AFATSHKURTËR TË KOMPANISË/INSTITUCIONIT TURISTIKE/NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE. 4. PËRGATITJA SI GUIDË TURISTIKE/ UDHËRRËFYES (PRAKTIKË NË DESTINACIONET TURISTIKE FETARE) 5. INSTRUMENTET E PËRGATITJES SË NJË PAKETE TURISTIKE 6. NJOHJA ME MËNYRAT E DOKUMENTIMIT TË DHËNAVE TË KOMPANISË/INSTITUCIONIT TË LËVIZJES TURISTIKE 7. ZBATIMI I KRITEREVE TË KLASIFIKIMIT TË DESTINACIONEVE TURISTIKE 8. NJOHJA ME PROCESIN E PLANIFIKIMIT TË MARKETINGUT DHE RËNDËSINË NË KOMPANI/INSTUTICION TURISTIKE 9. NJOHJA ME SEGMENTIMIN, TARGETIMIN DHE POZICIONIMIN NË TREG 10.NJOHJA ME POLITIKAT E KOMUNIKIMIT TË KOMPANISË/ INTITUCIONIT TURISTIKE 11. NJOHJA E MJEDISIT TË BIZNESIT NË INDUSTRINË E UDHËTIMEVE TURISTIKE 12. NJOHJA ME MENAXHIMIN E EVENTEVE DHE KONGRESEVE
57
Lënda e praktikës me PBIA506B, vlerësohet me 12 ECTS dhe do të ketë 300 orë ngarkesë totale pune për çdo student (240 orë fizike trajnim dhe 60 orë bashkëpunim me mbikëqyrësin e vet në workshop-e, praktikë dhe shkrim të raportit mbi ecurinë e tyre). Studentët do të angazhohen në instititucionet të cilat kryejnë veprimtari në turizëm dhe turizmin religjioz (Agjensi Turistike, Zyra e Informacionit turistike kombëtare/ lokale, Drejtori Turizmi pranë njësive të qeverisjes vendore etc.) me të cilat institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi. Studenti ka detyrimin të frekuentojë të gjitha orët e Praktikës. Ata duhet ta përfundojnë praktikën përpara se të diplomohen. Detyrimet e Praktikës Profesionale finalizohen me dorëzimin e dosjes së Praktikës Profesionale (e cila përmban dokumentet përkatëse të ecurisë së praktikës profesionale). Dosja e dorëzuar shpreh aftesitë e studentit të reflektuara gjatë praktikës nga njohuritë teorike të marra gjatë Ciklit të Dytë të Studimit (Master). Studentët do të paraqiten pranë institucionit të cilit do t’i ofrojnë shërbimin e tyre me një letër rekomandimi të dorëzuar nga Departamenti, e cila do të përshkruajë rolin, konditat dhe kushtet e bashkëpunimit të studentit me çdo institucion. Studentët duhet të përgatisin një kalendar jo-zyrtar për çdo institucion në të cilin do të punojnë në të cilin do të prezantojnë dhe numërojnë ditët dhe orët që kanë punuar në këtë institucion. Çdo ditë dhe orë duhet të nënshkruhet nga mbikëqyrësi i tyre në institucionin ku ata punojnë. Pas përfundimit të praktikës në këtë institucion, këtë kalendar duhet t'ia tregojnë edhe mbikëqyrësit të tyre të praktikës. Ky dokument nuk do të përfshihet në dosjen përfundimtare profesionale të studentëve. Studentët duhet gjithashtu të paraqesin një raport analitik në të cilin ata do të përshkruajnë përvojën e tyre dhe do të japin një pasqyrim analitik të praktikës së tyre. Kështu, në fazën e përfundimit të lëndës studentët duhet të përgatisin dhe dorëzojnë në Departament Relacionin përmbledhës të praktikës së kryer duke vijuar më tej me një prezantim akademik për punën e tyre përpara Komisionit të Vlerësimit të Praktikës, në mënyrë që të shprehin njohuritë profesionale sa i përket eksperiencës së tyre në institucionin e praktikës. Praktika e studentëve monitorohet nga komisioni i praktikës me bashkëpunimin e mbikëqyrësit (mbikëqyrësve) të praktikës. Ky komision do të vendosë për plotësimin e kushteve të Praktikës së çdo studenti dhe për çdo rast urgjent në ecurinë e Praktikës së çdo studenti. Komisioni do të mblidhet në fund të prezantimit të studentëve dhe do të publikojë një vendim dhe vërtetim për përfundimin e Praktikës dhe do të vlerësojë me notë performancën e studentit pasi Praktika është lëndë zyrtare e kurrikulës. Gjithashtu, komisioni do të mblidhet për rastet urgjente që i shkaktojnë ndërprerje apo shtyrje përfundimit të praktikës së studentëve.
58
5. Programet dhe Shërbimet për Studentët
Studentët e Departamentit të Theologjisë & Kulturës po gëzojnë disa shërbime të vlefshme dhe marrin pjesë në disa programe arsimore, që do të përmirësojnë aftësitë e tyre akademike dhe sociale. Para së gjithash, studentët tanë marrin bursa të plota ose të pjesshme për performancën e shkëlqyer të tyre në shkollë ose për kriteret sociale. Kjo bursë mbulon tarifat dhe banimin e tyre në konviktet e Shën Vlashit. Siç e përmendëm më lart, studentët tanë do të jenë pjesë e programit arsimor "Ndërtoni Karrierën Tuaj", i cili për qëllim kryesor ka kultivimin e aftësive të reja në shkrimin e CV-së, kërkimin e vendeve të punës, median sociale dhe profilizimin akademik. Gjithashtu, studentët tanë kanë mundësinë të diskutojnë disa çështje moderne me akademikë gjatë seminareve tona theologjike. Sigurisht, ata do të vazhdojnë programin e Studimit të Biblës që i përgatit ata për punën e tyre katekizmore çdo të diel.
59
GJUHA GREKE MODERNE
GJUHA SHQIPE
Përveç programeve arsimore, ka edhe disa shërbime personale për studentët tanë. Institucioni i mentorit akademik do të garantojë që studentët tanë të kontrollojnë gjithmonë përparimin e tyre, të zgjidhin problemet e tyre akademike dhe të diskutojnë për të ardhmen e tyre para dhe pas diplomimit. Për më tepër, departamenti ynë ka filluar tri workshop-e të veçanta për të gjithë studentët: 1) Gjuha Greke Moderne, 2) Gjuha Shqipe dhe 3) Muzika Bizantine. Gjatë vitit të ardhshëm akademik, shpresojmë të krijojmë një workshop për gjuhën angleze. Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Kolegjit Universitar "LOGOS", krijoi një workshop të Gjuhës Greke Moderne (MGLW), i cili synon: 1. të përgatisë studentët e departamentit, të cilët janë të aftë (proficient) në Gjuhën Greke Moderne, për provimet e gjuhës, të cilat mbahen në qendrën e provimit të Kolegjit Universitar "LOGOS" 2. të ndihmojë studentët, që janë fillestarë në gjuhën Greke Moderne, për të zhvilluar aftësitë e tyre për të shkruar dhe folur 3. të organizojnë aktivitete kulturore dhe të larmishme në lidhje me kursin e gjuhës greke 4. të promovojë gjuhën dhe kulturën greke nëpërmjet veprimtarive arsimore dhe kërkimore, në bashkëpunim me institucione të tjera vendase dhe të huaja.
60
MUZIKA BIZANTINE
Pjesëmarrja në këto workshop-e është fakultative dhe synon studentë të interesuar si në gjuhën greke ashtu edhe në kulturën greke dhe në marrjen e një certifikate aftësie (proficiency) të gjuhës greke. MGLW fokusohet mbi mësimin e gramatikës dhe veçanërisht të strukturave që e vështirësojnë përdorimin e greqishtes si gjuhë e dytë, mësimin dhe zgjerimin e fjalorit, të kuptuarit e tekstit dhe zhvillimin e ligjëratës së shkruar dhe të folur, me theks në ligjërimin akademik. Studentët që ndjekin Greqishten Moderne do të ndahen në dy grupe, në varësi të nivelit të tyre të zotërimit të greqishtes: (a) Fillestarët dhe (b) Të avancuarit. Struktura dhe përmbajtja e seminareve do të përshtatet me këto nivele. Workshop-i mbahet gjatë pasdites në fillim të vitit akademik dhe programi zhvillohet nga mësimdhënësi përgjegjës. Për të lehtësuar detyrën mësimore, të gjitha mundësitë e ofruara nga platforma e të nxënit elektronik e Departamentit, e cila siguron edhe mësimin në distancë, do të përdoren për mësim më të shpejtë dhe arsimim më të mirë. Seminaret zhvillohen nën mbikëqyrjen e Departamentit të Gjuhës Greke, pasi në to japin mësim profesorë që janë pjesë e stafit mësimdhënës të këtij Departamenti, ose si personel i përhershëm ose si profesorë vizitorë. Po ashtu, bashkëpunimi i dy Departamenteve në kuadër të workshop-it siguron mbajtjen e eventeve, workshop -eve dhe seminareve të përbashkëta mbi gjuhën Greke (si dhe përdorimin e saj në Bibël, në Liturgjinë Hyjnore dhe në tekstet e Etërve të Kishës etj.), por edhe organizimin e ekskursioneve arsimore në Greqi me qëllimin kryesor për të kontaktuar kulturën greke dhe forcuar mësimin e gjuhës greke.
Gjithashtu, Departamenti themeloi një workshop zyrtar për gjuhën shqipe. Qëllimet e këtij workshop-i janë: 1. Të ndihmojë studentët e vitit të parë që të përshtaten me nevojat e shkrimit akademik dhe të mësojnë se si të shkruajnë dhe hartojnë një punim (temë) shkencor. 2. Të ndihmojë studentët e Departamentit të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në përgjithësi. 3. Të zhvillojë një program të veçantë për studentët e huaj që nuk dinë ose që kanë vështirësi me gjuhën shqipe. Workshop-i është i hapur për studentët e vitit të parë dhe studentët që kanë probleme në aftësitë e tyre të të shkruarit dhe veçanërisht në shkrimin akademik. Në fund, qëllimi kryesor i workshop-it të Muzikës Bizantine është thellimi i njohurive që studentët kanë fituar gjatë vitit të parë në kursin “Hyrje në Muzikën Bizantine”. Pasi janë njohur me tingujt e Muzikës Bizantine dhe teorinë e tyre; pasi kanë punuar edhe me muzikën e Kishës së Ngjalljes dhe tekstet e tjera të muzikës kishtare, studentët tani janë të gatshëm të thellojnë njohuritë e tyre si në aspektin teorik të zhvillimit të kësaj muzike ashtu edhe në aspektin praktik të ekzekutimit të notave të muzikës kishtare. Qëllimi tjetër i këtij kursi është formimi i korit të Departamentit për të përmbushur nevojat e Kishës për të kryer shërbesat e shenjta dhe aktivitete të ndryshme që ndodhin gjatë gjithë vitit. Për këtë vit akademik, synohet të kryhen disa aktivitete shpirtërore dhe sociokulturore për Krishtlindje, për festimin e Tre Hierarkëve, për fillimin e Kreshmës së Madhe dhe më pas, për Pashkën e Madhe, për të festuar Ngjalljen e Zotit Krisht.
Për më tepër, studentët e vitit të parë do të trajnohen që nga fillimi i vitit akademik, duke marrë pjesë në një seminar të detyrueshëm për përdorimin e bibliotekës dhe burimeve dixhitale për shkrimin akademik, nga personeli i specializuar i departamentit tonë. Studentët, pas përfundimit të këtij seminari 30-orësh, do të marrin një certifikatë. Çdo student i departamentit tonë duhet të marrë pjesë dhe të përfundojë këtë seminar në mënyrë që të diplomohet. Nga fillimi i vitit akademik 201920, kemi krijuar një shërbim arsimor që ndihmon stafin akademik të organizojë kurset e tij në një mënyrë më të lehtë dhe që studentët të marrin pjesë në procesin e mësimit në mënyrë interaktive. Ne kemi filluar të përdorim platformën e të nxënit elektronik (NEO LMS) https://theolkulogos.neolms.eu në të cilën lektorët mund të ngarkojnë të gjithë materialin e tyre arsimor dhe të kontrollojnë përparimin e studentëve të tyre dhe gjithashtu studentët mund të përgatisin detyrat dhe temat e tyre online dhe të postojnë pyetjet e tyre dhe të marrin përgjigje në kohë reale. Është një nga mjetet më të mira në të gjithë botën për mënyrën asinkrone të mësimit në distancë dhe i ndihmon studentët të eksplorojnë të gjitha kurset e programit tonë bachelor në një katalog dixhital. Secili student ka emrin e përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin (password) e vet dhe mund të studiojë online në një mjedis të sigurt elektronik. Për më tepër, për shkak të rasteve të papritura që pengojnë mësimin fizik dhe bashkëpunimin brenda klasës, përveç platformës NEO LMS, ne jemi duke përdorur Skype Meet dhe MS Teams si mjete të sigurta për mësim me videokomunikim me studentët tanë dhe për videokonferenca me kolegët tanë.
61
Siç e paraqitëm edhe në seksionin e mëparshëm, studentët tanë do të marrin pjesë, gjatë studimeve të tyre, në një program zyrtar praktike studentore, në të cilën ata mund të fitojnë përvojë nga çdo sektor i veprimtarisë sociale të Kishës. Gjithsesi, studentët tanë fitojnë më shumë përvojë, duke punuar për revistën studentore "Fjala" dhe për emisionin radiofonik studentor "Fjala Live" (ISSN: 2706-8609) që transmetohet çdo të enjte në mbrëmje në stacionin radiofonik të Kishës "Ngjallja” (88.5 MHz). Gjithashtu, përmes bashkimit të tyre studentor ata mund të organizojnë evente dhe aksione sociale që kanë rëndësi dhe i japin një ndikim pozitiv botës. Për më tepër, studentët tanë janë të gatshëm të dalin vullnetarë për evente specifike të departamentit tonë, të tilla si promovimi i departamentit në shkollat e mesme ose shërbimi në shkollën verore për nxënësit e shkollave të mesme.
Një pjesë tjetër e ndërveprimit të tyre akademik është pjesëmarrja në konferenca të ndryshme. Studentët tanë kanë mundësinë të marrin pjesë në konferenca studentore dhe akademike çdo vit akademik dhe disa prej tyre të prezantojnë një temë e cila publikohet. Departamenti ynë promovon kërkimin studimor dhe përpiqet të ndihmojë studentët e tij të shprehin dhe të zhvillojnë mendimin e tyre kritik akademik dhe theologjik nëpërmjet eventeve, që do të hapin horizontin e tyre. Për më tepër, kur ka kohë, ne përpiqemi të organizojmë vizita arsimore që promovojnë dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona arsimore. Sigurisht, në fund të pranverës departamenti ynë organizon për studentët e tij një ekskursion arsimor, në mënyrë që ata të kenë mundësi për t'u çlodhur, pak para provimeve të tyre.
62
6. Biblioteka
Në zbatim të Ligjit Nr. 8576, datë 3.2.2000 "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë"; Ligjit Nr. 9616, datë 27.9.2006 "Për librin në Republikën e Shqipërisë"; Ligjit Nr. 10238, datë 18.02.2010 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë'"; Ligjit Nr.35 datë 31/3/2016 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të"; të Rregullores së Përgjithshme të Kolegjit Universitar “Logos” 2017 hartohet dhe miratohet kjo rregullore për Bibliotekat e KU “Logos”. Biblioteka e KU “Logos” ka si qëllim të grumbullojë, përpunojë, ruajë dhe t’u shërbejë studentëve, personelit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të këtij institucioni dhe përdoruesve të tjerë të anëtarësuar në këtë bibliotekë materiale bibliotekare në përshtatje me kërkesat arsimore, shkencore dhe kulturore të tyre, si dhe në ndihmë të procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe veprimtarive të tjera për të cilat është i angazhuar KU “Logos”.
63
Biblioteka e KU “Logos” kryen veprimtarinë si më poshtë: a. Bën regjistrimin e materialeve bibliotekare dhe i përpunon ato sipas rregullave që bazohen në standarde ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar-bibliografik. b. Përgatit dhe shpërndan informacion bibliotekar-bibliografik. c. Krijon dhe mirëmban katalogët përmbledhës të pasurisë bibliotekare. d. Bën shkëmbim dhe huazim ndërbibliotekar në shërbim të plotësimit të kërkesave të të anëtarësuarve dhe të institucionit. e. Bën spastrimin e materialeve të vjetëruara e që nuk qarkullojnë, nëpërmjet heqjes nga koleksioni i saj të këtyre materialeve, në përputhje me rregullat financiarë. f. Vë në shërbim të të anëtarësuarve koleksionet e bibliotekës në sallat e leximit ose i huazon jashtë saj. g. U krijon kushte të anëtarësuarve të fotokopjojnë materiale të bibliotekës, duke respektuar ligjin e të drejtës së autorit, si dhe rregulloren e bibliotekës. h. Krijon kushte për shfrytëzimin e bibliotekës nga kategori të veçanta anëtarësh, si persona me aftësi të kufizuar etj. i. Ofron materiale dhe burimeve të printuara dhe elektronike për të gjithë të anëtarësuarit. j. Kryen shërbimeve informuese, veçanërisht rekomandimin e informacionit, duke përdorurrrjetet ndërkombëtare të të dhënave. k. Ofron hapësira të veçanta për shfrytëzimin e materialeve të shtypura dhe elektronike si dhe për hulumtim shkencor në mjediset e bibliotekës. l. Bashkëpunon në projekte të përbashkëta shqiptare dhe ndërkombëtare në fushën e informacionit shkencor. m. Organizon promovimin e botimeve, ekspozitave dhe veprimtarive të tjera kulturore. n. Trajnon studentët, personelin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në fushën e përdorimit të bibliotekave, informacionit dhe dokumentacionit të shkruar. o. Përgatit bibliografitë shkencore dhe botuese të personelit akademik të KU “Logos”. Biblioteka e KU “Logos” u shërben personave dhe institucioneve të anëtarësuar. Biblioteka është në shërbim nga e hëna në të premte, gjatë gjithë kurseve dhe orës së bashkëpunimit midis studentëve dhe profesorëve (8.30-13.00), gjatë orës së grupit të studimit (16.00-18.00) dhe gjatë seancës së darkës (19.30-21.30). Biblioteka është e frekuentueshme gjatë gjithë vitit, përjashto ditët e festave zyrtare, muajin gusht dhe periudhën e pushimeve të fundvitit. Biblioteka e KU ‘‘Logos’’ funksionon me fond të hapur, që do të thotë se përdoruesi e kërkon vetë në raft materialin që i nevojitet. Biblioteka e KU “Logos” siguron dhe vë në dispozicion të përdoruesve të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike), të cilat i shërbejnë përmbushjes së detyrimeve të mësimdhënies dhe punës kërkimore për të anëtarësuarit e saj. Anëtarëve të bibliotekës u vihen në dispozicion të gjitha koleksionet në përbërje të fondit të bibliotekës. Për koleksionet e periodikëve, disertacionet dhe titujt që disponohen vetëm në një kopje, ofrohet leximi në sallë dhe ndalohet huazimi. Përdoruesve të bibliotekës u ofrohet fotokopjimi falas deri në 15 faqe material për tituj të ndryshëm. Përjashtohet nga ky shërbim koleksioni i punimeve të diplomave dhe disertacioneve. Veprimtaria, të dhënat mbi fondin dhe pasurimin e tij, si dhe njoftime të ndryshme në lidhje me bibliotekën pasqyrohen në faqen e web-it të KU “Logos” në hapësirën e rezervuar për bibliotekën. Përdorimi i shërbimeve online, jashtë KU “Logos”, mund të kufizohet si pasojë e marrëveshjeve licensore.
64
Anëtarët e bibliotekës së KU “Logos” pajisen me kartë anëtarësie. Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar: a. dokument identifikimi (kartë identiteti/pasaportё); b. karta e studentit/vërtetim që ndjek studimet/vërtetim punësimi; c. vёrtetim nga njësia bashkiake pёr adresёn e banimit; d. një foto me format të vogël. Anëtarësimi bëhet për një periudhë njëvjeçare. Për rinovimin e kartës, përdoruesi duhet të bëjë një kërkesë të thjeshtë dhe të paraqesë një dokument të vlefshëm identifikimi. Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartës, përdoruesi është i detyruar të njoftojë sa më parë personelin bibliotekar, i cili do të lëshojë një kopje. Anëtarësimi për studentët, personelin akademik, ndihmës akademik, administrativ, të diplomuarit e KU “Logos” dhe të institucioneve të Fondacioneve “Fryma e Dashurisë”, Klinikës Orthodhokse “Ungjillëzimi”, Stacionit Radiofonik “Ngjallja” kryhet pa pagesë. Anëtarësimi për persona dhe institucione të tjera bëhet me pagesë, sipas Vendimit të Bordit të Administrimit të KU “Logos”. Studentët, personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ i KU “Logos” që janë anëtarë të bibilotekës së KU “Logos” marrin shërbim në të gjitha bibliotekat e rrjetit me të njëjtën kartë anëtarësie. Anëtari i bibliotekës ka të drejtë: a. Të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe për koleksionet e bibliotekave të tjera nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar. b. Të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të botimeve informative. c. Të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës në mjediset e saj, të fotokopjojë dhe të huazojë materiale bibliotekare, sipas rregullores së bibliotekës. d. Të huazojë materiale ose fotokopje të tyre nga bibliotekat e tjera brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet shërbimit ndërbibliotekar. e. Çdo anëtar mund të konsultojë jo më shumë se tre vëllime në të njëjtën kohë. f. Në rastet kur përdoruesi nuk ka përfunduar konsultimin e një apo më shumë librave që ka marrë për t’i lexuar dhe ka për qëllim të kthehet për t'i konsultuar brenda një periudhe maksimale prej tri ditësh, mund të kërkojë që ato të mbahen në ruajtje në dispozicion të tij. Anëtari i bibliotekës duhet të njohë dhe të zbatojë rregulloren e bibliotekës. Hyrja në bibliotekë bëhet me kartën e anëtarësisë. Librat, që merren nga raftet, duhet të lihen në tryezat e punës dhe të mos vendosen në rafte nga përdoruesit, por nga personeli i bibliotekës. Librat personalë mund të futen vetëm nëse ata janë në dobi të konsultimit në bibliotekë dhe duhet t’i tregohen në hyrje e në dalje personelit për ndonjë autorizim të nevojshëm. Në bibliotekë ndalohet rreptësisht: a. qëndrimi për qëllime që s'kanë lidhje me studimin; b. aksesi në kompjuterat e caktuar për personelin e bibliotekës nga persona të paautorizuar; c. heqja e etiketës së librave që i përkasin bibliotekës; d. pirja e duhanit; e. shqetësimi në çfarëdolloj mënyre i lexuesve të tjerë, si: komunikimi me zë të lartë, dëgjimi i muzikës dhe shkaktimi i zhurmave; f. futja e ushqimit dhe pijeve, përveç ujit me shishe; g. përdorimi i telefonit; h. bërja e shënimeve, qoftë edhe me laps, ose dëmtimi në çfarëdolloj mënyre i librave të bibliotekës; përthyerja e fletëve për të shënuar vendin e leximit; zhgarravitja në libër; grisja e faqeve të librave; i. përdorimi i mjeteve elektronike për qëllime të tjera përveç konsultimit bibliografik, kërkimit mësimor-shkencor; j. dëmtimi në ndonjë mënyrë i infrastrukturës software dhe pajisjeve hardware të vëna në dispozicion.
65
Çfarëdolloj dëmi, që shkaktohet brenda mjedisit të bibliotekës, do të zhdëmtohet nga vetë dëmtuesi. Çdo përdorues duhet të ketë kartën e bibliotekës dhe kartelën e tij personale në mënyrë që të huazojë materiale të bibliotekës. Për asnjë lloj arsye nuk lejohet nxjerrja jashtë e materialeve të bibliotekës pa realizuar nga personeli përgjegjës procesin e huazimit të materialeve. Asnjë lexues nuk mund të marrë një libër në emër të dikujt tjetër. Materialet bibliotekare, si: librat e rrallë, kopjet unike, shtypi periodik, materiale me rëndësi dhe vlerë të veçantë, materialet audiovizuale (videokaseta, CD, kaseta, DVD), enciklopeditë, fjalorët, seritë, bibliografitë, hartat, atlaset, materialet me një kopje, disertacionet, materiale të painventarizuara, të pakataloguara ende, si dhe materialet që janë shumë të dëmtuara, nuk dalin nga biblioteka. Nxjerrja jashtë e librave për një kohë të caktuar, për të fotokopjuar pjesë prej tyre nuk mund të realizohet në asnjë mënyrë pa marrë miratimin e personelit përgjegjës. Studenti mund të tërheqë nga biblioteka deri në tre libra njëkohësisht, me afat deri në dy javë nga data e tërheqjes. Afati për huazimin e teksteve universitare është 30 ditë. Biblioteka ka të drejtë, që në raste të veçanta, të vendosë një afat më të shkurtër huazimi, të ndalojë materiale për huazim ose të kërkojë materialin para skadimit të afatit të kthimit. Materialet e huazuara duhet të kthehen brenda afatit të kthimit. Lejohet zgjatja deri në tri herë e afatit, përsa kohë që nuk ka kërkesa për ato materiale bibliotekare. Përdoruesi i bibliotekës gëzon të drejtën që të rezervojë libra që aktualisht janë në konsultim nga përdorues të tjerë; librat e rezervuar, pasi janë kthyer, mund të mbahen në dispozicion të përdoruesit që ka bërë rezervimin për një maksimum prej dy ditësh. Çdo vëllim duhet të regjistrohet në kartelën personale dhe të firmoset nga anëtari, i cili merr përsipër të zbatojë dispozitat e kësaj rregulloreje dhe të mos u japë personave të tretë vëllimet që ka huazuar. Për anëtarët e bibliotekës, që nuk respektojnë afatet e kthimit të materialeve të huazuara, do të bëhen kufizime dhe përdoren ndëshkime. Me skadimin e afatit të kthimit të librit bëhen maksimumi tre paralajmërime në një interval prej shtatë ditësh. Paralajmërimi bëhet nëpërmjet postës elektronike ose telefonit. Nëse edhe pas paralajmërimit të tretë nuk bëhet kthimi i materialeve bibliotekare, atëherë përdoruesit i kufizohet e drejta e huazimit të librave për një muaj, por ai ka të drejtën e përdorimit të librit në sallën e leximit. Në rast të shkeljes së përsëritur të rregullores së bibliotekës, përdoruesi humbet të drejtën e përdorimit të bibliotekës për një afat prej 3 muajsh. Për çdo student, i cili në fund të vitit akademik nuk ka shlyer detyrimet e tij ndaj bibliotekës dhe konsiderohet debitor ndaj KU “Logos”, ndaj tij do të fillojë procedura për shlyerjen e detyrimit dhe ai humbet të drejtën për të hyrë në provimin e radhës. Për çdo anëtar të personelit akademik, ndihmës akademik dhe administrative çështja i referohet Këshillit të Etikës. Kur lexuesi humbet ose e dëmton materialin e marrë, ai është i detyruar ta zëvendësojë atë ose në pamundësi të zëvendësimit, është i detyruar të paguajë dyfishin e vlerës së materialit në fjalë. Kjo pagesë përcaktohet nga personeli përgjegjës i bibliotekës në bashkëpunim me Zyrën e Financës të KU “Logos".
66
7. Rregullorja për tezën 7.1 BACHELOR
Hyrje Kjo rregullore është për studentët të cilët kanë një notë mesatare prej 8.50 e lart pas përfundimit të vitit të dytë dhe kanë kaluar me sukses të gjitha lëndët. Më tej, ata janë të detyruar të shkruajnë dhe prezantojnë një tezë, në mënyrë që të diplomohen në programin bachelor. Zhvillimi i tezës së diplomës është një nga sfidat më krijuese të programit të ciklit të parë. Teza e diplomës i ofron studentit mundësinë për të vërtetuar se ai/ajo ka aftësinë të përdorë njohuritë e marra gjatë studimeve të tij/saj dhe të përfundojë një studim të tij/saj me udhëzimin e profesorit mbikëqyrës. Ajo, gjithashtu, i jep studentit mundësinë për të folur në thellësi për një temë që i intereson atij/asaj, duke përdorur një qasje rigoroze, sistematike dhe shkencore. Qëllimi i tezës së diplomës duhet të jetë i qartë dhe t’u përgjigjet 3 pyetjeve të mëposhtme: a) Pse është e rëndësishme të shqyrtohet kjo temë nga një këndvështrim teorik? b) Pse është me interes të hetohet kjo temë nga një këndvështrim praktik? c) Cilat janë rezultatet e hetimit teorik dhe praktik të kësaj teme?
67
1. Procedura e paraqitjes dhe përgatitjes së temës 1.1. Paraqitja e propozimeve Siç e përmendëm edhe më lart, studentët, të cilët kanë një notë mesatare 8.50 e lart pas përfundimit të vitit të dytë, mund t’i paraqesin Departamentit të Theologjisë & Kulturës një propozim me shkrim të temës për të cilën janë të interesuar, deri në fund të tetorit të çdo viti akademik. Ky propozim me shkrim duhet të përmbajë: ·Titullin i tezës, ·Profesorin mbikëqyrës, ·Një përshkrim të shkurtër të temës, ·Shpjegimin e rëndësisë së temës dhe arsyetimin e interesit për përgatitjen e tezës, ·Tabelën treguese të përmbajtjes, ·Përshkrimin e metodologjisë së mbledhjes së materialit dhe metodologjisë themelore të temës, ·Fushën e përgjithshme të temës. 1.2. Periudha e paraqitjes së propozimeve Periudha e paraqitjes së propozimeve fillon më 1 shtator e përfundon më 31 tetor për çdo vit akademik. Studentët formulojnë propozimet e tyre dhe presin miratimin e profesorit mbikëqyrës, i cili bashkëpunon me Mentorin Akademik të Departamentit. Mbikëqyrësi duhet të jetë zotërues i një doktorature (PhD) dhe në asnjë rast nuk duhet të ketë më shumë se pesë teza për të mbikëqyrur. Mbikëqyrësi duhet t’i paraqesë Departamentit të Theologjisë & Kulturës një pranim me shkrim të propozimit të studentit deri në fund të nëntorit dhe një plan përfundimtar të tezës. Pas kësaj, departamenti duhet të shqyrtojë dhe aprovojë të gjitha propozimet në një mbledhje zyrtare dhe të publikojë për profesorët vendimin për caktimin e mbikëqyrjes së studentëve. Mbikëqyrësi ka, gjithashtu, të drejtën për të aplikuar për një bashkë-mbikëqyrës, i cili është zotërues i një diplome Master, dhe bashkëpunon me të gjatë mbikëqyrjes së tezës. Nga fundi i marsit, profesori mbikëqyrës duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare për formimin e një komisioni që do të marrë pjesë në shqyrtimin e tezës. Komisioni do të përfshijë tre anëtarë, përfshirë profesorin mbikëqyrës dhe kushdo mund të marrë pjesë në të. Komisioni miratohet nga Përgjegjësi i Departamentit. Komisioni vendos për datën e saktë të prezantimit të tezës dhe ka detyrimin të vlerësojë tezën në një kohë të mjaftueshme para diplomimit të studentëve. Departamenti, pas vlerësimit të komisioneve për secilën tezë, duhet të aprovojë vlerësimin e tyre. 1.3. Periudha e paraqitjes së tezës Koha e disponueshme për përgatitjen e tezës është 8 muaj dhe studenti duhet ta paraqesë atë zyrtarisht në fund të qershorit, përpara se ta prezantojë atë publikisht para komisionit në korrik. Studenti ka të drejtën ta paraqesë tezën vetëm nëse ai/ajo i ka kaluar me sukses të gjitha kurset. Zgjatja e kohës për përgatitjen e tezës mund të jepet vetëm nga Përgjegjësi i Departamentit për raste të veçanta dhe personale.
68
2. Udhëzimet e përgjithshme për përgatitjen 2.1. Karakteristikat dhe kushtet themelore Kërkimi studimor për tezën e diplomës duhet të plotësojë disa kushte dhe të ketë disa veçori kryesore. Një tezë diplome duhet të shqyrtojë një temë në mënyrë origjinale dhe të promovojë njohuri për atë temë. Të dhënat shkencore, që do të përdoren, duhet të jenë të vlefshme dhe metodologjia, që do të përdoret, duhet të bazohet në parime të pranuara përgjithësisht, në mënyrë që të kontrollohen lehtësisht dhe saktësisht. Të dhënat shkencore që do të prezantohen mund të jenë informacione të mbledhura nga vetë studenti ose informacion i mbledhur nga të tjerë përmes botimeve të vlefshme. Informacioni i mbledhur vjen kryesisht nga libra, artikuj, raporte të publikuara, sondazhe, regjistrime, arkiva dhe baza të të dhënave elektronike. Të dhënat e mbledhura nga studenti vijnë kryesisht nga pyetësorë, intervista, etj. Sipas përmbajtjes së temës, është mbikëqyrësi ai që do të përcaktojë se cila është mënyra e duhur për mbledhjen e materialit. Ai, gjithashtu, do të këshillojë për mekanizmin dhe detajet për mbledhjen e të dhënave. Zgjedhja e metodologjisë është procesi më i rëndësishëm për punimin e një teze diplome. Metodat më të konsideruara të analizës janë kërkimi bibliografik, sqarimet konceptuale të bazuara në qasje teorike të vërtetuara shkencërisht, intervistat, rishikimi dhe studimi i arkivit, metodat statistikore dhe në disa raste, kur kërkohet nga titulli i temës, metodat e hartuara për zhvillimin e natyrës përshkruese dhe eksploruese të temës. Për më tepër, teksti duhet të jetë i shkruar mirë dhe i lexueshëm lehtësisht. Një tekst i ndërlikuar me gabime sintaksore, gramatikore dhe drejtshkrimore, me paqartësi në kryerjen e arsyetimeve shkencore, me referenca të gabuara bibliografike dhe mungesë strukture do të çojë te rishikimet e nevojshme. Në fund, teza duhet të krijojë kushtet për kërkim të ardhshëm studimor në të njëjtën temë dhe të pasurojë sfondin njohës të shkrimtarit, në mënyrë që të lehtësojë aspiratat e tij/saj profesionale. 2.2. Përzgjedhja e titullit Titulli i tezës së diplomës duhet të jetë i realizueshëm dhe konkret. Sugjerohet që studentët të zgjedhin tema që u interesojnë dhe i mundësojnë ata të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre analitike. Zgjedhja e temës mund të lindë ose nga mësimet e ndjekura ose nga diskutimet me profesorët. Subjekti i punimit të tezës nuk duhet të jetë i përgjithshëm apo një ushtrim i thjeshtë i aplikimit praktik, por duhet të kombinojë rëndësinë akademike me interesin praktik. Titulli nuk duhet të përmbajë më shumë se 12 fjalë. Pas zgjedhjes së temës, vjen hapi i sqarimit të saj. Sqarimi i temës kërkon një përmbledhje të kujdesshme të bibliografisë përkatëse, përgatitjen e pyetjeve të përshtatshme dhe zgjedhjen e metodologjisë.
69
2.3. Instruksionet Mënyra në të cilën shkruhet vepra duhet të jetë e tillë që t’i mundësojë autorit të sigurojë pikat themelore të kërkimit me argumente të qarta, koncize dhe të kuptueshme. Theksi duhet të jetë te struktura, sintaksa dhe gramatika e tekstit të tezës. Teza e diplomës duhet të ketë një rend logjik dhe përputhshmëri për të shmangur fjalët e tepërta dhe ato që shkruhen të lidhen me studimin. Sugjerohet të përdorni grafikët dhe tabelat për të mbështetur argumentet që prezantohen. Çdo tezë diplome duhet të shoqërohet me një përmbledhje prej 300 fjalësh në shqip dhe anglisht. Abstrakti do të vendoset në fillim të temës. Teza duhet të variojë nga 12,000 në 15,000 fjalë, ndërsa shtojcat mund të jetë nga 3,000 deri në 4,500 fjalë. Tema duhet të shkruhet në formë dixhitale. Në këtë pikë, duhet të theksohet se puna në grup nuk është e mundur. Sa i përket shkrimit të tezës së diplomës, duhet të merret në konsideratë struktura e paraqitur më poshtë si dhe pikat e mëposhtme: Fonti i përdorur duhet të jetë “Times New Roman”. Madhësia e fontit përcaktohet si më poshtë: Titulli i kapitullit: 16pt bold; Titulli i nënkapitullit: 14pt bold; Teksti kryesor: 12pt (hapësira mes rreshtave 1.5); Fusnotat: 10pt (hapësira mes rreshtave 1); Numrat e faqeve duhet të jenë të vazhdueshëm, të vendosur poshtë në të djathtë dhe të përfshijnë faqen e titullit; Teksti duhet të printohet në faqe me ngjyrë të bardhë dhe madhësi A4; Teza e diplomës printohet në faqet A4 me marxhinat 25mm majtas dhe djathtas dhe hapësirë 1.5 mes rreshtave; Kur përdorni diagram, fotografi ose tabela që nuk vijnë nga tema, burimi i tyre duhet të referohet me font-in “Times New Roman” 11pt; Çdo imazh, diagram ose tabelë duhet të komentohet dhe referohet në tekst; Nëse lexuesi referohet te një shtojcë, kjo duhet të raportohet; Studentët duhet të përdorin, për bibliografinë dhe referencat e tyre, Sistemin Citues të Çikagos dhe të vendosin referencat e tyre në fusnotat në fund të secilës faqe. Vendosja e numrit të fusnotave duhet të jetë e vazhdueshshme dhe të fillojë që nga fillimi i tezës. Bibliografia ndahet në shqiptare dhe të huaj. Së pari, duhet të prezantoni bibliografinë shqiptare dhe më pas atë të huaj. 2.4. Struktura e tezës Struktura e tezës duhet të jetë si vijon: 1.Kopertina 2.Abstrakti (shqip) 3.Abstrakti (anglisht) 4 .T a b e l a e p ë r m b a j t j e s 5.Parathënia (fakultative) 6.Kapitujt e pjesës kryesore 7.Hyrja 8.Kapitulli 1 9.Nënkapitulli 1.1, etj. 10.Kapitulli 2, etj. 11.Përfundimi 12.Bibliografia 13.Fjalori (nëse nevojitet) 14.Shtojca (nëse nevojitet)
70
Kopertina ka një formë të veçantë dhe përfshin emrin e universitetit, të fakultetit, të departamentit, titullin e tezës, emrin e studentit, numrin e regjistrimit të tij/saj, emrat e profesorëve mbikëqyrës dhe bashkë-mbikëqyrës, vendin dhe vitin akademik. Faqja e dytë vijon me një përmbledhje në shqip dhe anglisht, e cila duhet të jetë deri në 300 fjalë dhe t'i sigurojë lexuesit informacion të mjaftueshëm për qëllimet, metodën e qasjes dhe konkluzionet kryesore të temës. Më pas renditet tabela e përmbajtjes së tezës. Parathënia (fakultative) pasohet menjëherë nga pjesa kryesore e veprës, e cila është e ndarë në hyrje, kapituj dhe përfundime. Hyrja duhet të përfshijë përshkrimin e problemit dhe përmbledhjen e qasjes që u përdor. Hyrja duhet të listojë shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur: identifikimin e temës së tezës (mundësisht një paragraf), përvojën përkatëse ndërkombëtare për qasjen ndaj temës (mundësisht një paragraf), qëllimin dhe objektivat e tezës (mundësisht një paragraf), përshkrimin e metodologjisë së përgjithshme dhe procedurës së tezës (mundësisht një ose dy paragrafë), përmbledhjen e kapitujve pasues (një paragraf për secilin kapitull). Vlerësohet se hyrja duhet të jetë nga 2 deri në 5 faqe. Pjesa kryesore e tezës zakonisht zhvillohet në më shumë kapituj. Kur shkruan kapitujt, studenti duhet gjithmonë të ketë parasysh se duhet të: përcaktojë thelbin e temës; përdorë bibliografinë, teorinë, burimet, metodat përkatëse; shmangë informacionin e tepërt përshkrues dhe të paarsyeshëm (të parëndësishëm) që mund të gjendet lehtësisht ose që është i ditur; përdorë shembuj teorikë dhe praktikë për të forcuar argumentet e veta; shmangë përsëritjen e vetes; përdorë teori, praktika, modele, etj.; prezantojë çfarë i nevojitet, me mendje kritike dhe krahasuese; krijojë lidhje mes kapitujve, nënkapitujve dhe njësive. Kapitulli i fundit i tezës përfshin përfundimet, ku gjendet një përmbledhje e të gjithë temës, e cila thekson rezultatet e kërkimit studimor të studentit dhe sugjerimet për kërkime të mëtejshme mbi këtë temë. Përfundimet duhet të jenë përgjithësisht të shkurtra (2-3 faqe). Më pas, vijon bibliografia, e cila përfshin vetëm referencat që janë përdorur në tezë. Kështu, ajo përmban libra, artikuj, arkiva, statistika dhe baza të të dhënave. Përsërisim se çdo referencë duhet të citohet sipas Sistemit Citues të Çikagos. Nëse ka ndonjë shtojcë, atëherë ajo vendoset në fund të tezës dhe titujt e saj përmenden në tabelën e përmbajtjes. 2.5. Mbikëqyrësi dhe komisioni Roli i mbikëqyrësit është që ta drejtojë studentin si në përzgjedhjen e temës, ashtu edhe në shkrimin e tezës, të komentojë, të korrigjojë dhe të përmirësojë tekstet e dorëzuara nga studenti, ta udhëheqë atë në aplikimin e mundshëm empirik të kërkimit dhe të propozojë vlerësim të paanshëm të tezës së diplomës. Roli i bashkë-mbikëqyrësit dhe anëtarëve të komisionit, në përgjithësi, është të komentojnë për strukturën e tezës, të propozojnë përmirësime dhe vlerësim të paanshëm të tezës pas prezantimit të saj nga studenti.
71
2.6. Vlerësimi Fillimi zyrtar i shkrimit të temës është 1 nëntori i çdo viti dhe dorëzimi duhet të bëhet brenda 8 muajve. Studenti duhet t’ua dërgojë tezën e tij/saj të plotë me e-mail të tre anëtarëve të komisionit dhe zyrtarisht të kërkojë leje për të prezantuar tezën e tij/saj. Shtyrje jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme nga Përgjegjësi i Departamentit. Në rastin e një propozimi pozitiv për vlerësimin e tezës së diplomës, prezantimi do të mbahet nga 1 deri më 15 korrik, nëse studenti i ka kaluar të gjitha kurset e tij/saj. Në rastin e një propozimi negativ për vlerësimin e tezës së diplomës, atëherë studenti duhet të përmirësojë tezën e tij/saj dhe ta dërgojë atë përsëri për rivlerësim pas 4 muajsh. Në rast dështimi gjatë prezantimit me gojë, atëherë prezantimi përsëritet në vitin tjetër akademik. Komisionet për vlerësimin e tezës së diplomës kanë gjithnjë tre anëtarë: profesorin mbikëqyrës (me doktoraturë), bashkëmbikëqyrësin (nëse ka) dhe një ose dy anëtarë të tjerë (nëse ka ose nuk ka ndonjë bashkë-mbikëqyrës). Profesorët, të cilët do të jenë anëtarë të një komisioni të tillë, duhet të kenë lidhje me temën për të cilën bën fjalë teza. Është, gjithashtu, e mundur të përfshihen si anëtarë komisioni, profesorë që u përkasin departamenteve të tjera të Kolegjit Universitar “Logos” apo të tjera universiteteve. Për vlerësimin e tezës, komisioni do të ndjekë rregullat e përgjithshme ndërkombëtare të vlerësimit të temës. 2.7. Prezantimi Nëse studenti merr leje nga anëtarët e komisionit për të prezantuar tezën e vet, atëherë ai/ajo duhet të printojë një kopje të tezës për Sekretarinë e Departamentit dhe të aplikojë zyrtarisht për caktimin e datës së prezantimit të tezës. Çdo prezantim do të mbahet nga 1 deri më 15 korrik të çdo viti akademik, ndërsa, nëse dikush aplikon për një shtyrje apo nëse ai/ajo dështon gjatë prezantimit me gojë, atëherë ai/ajo do ta paraqesë tezën nga 15 deri më 30 shtator. Prezantimi i tezës është një ngjarje publike, që do të thotë se, përveç komisionit, brenda sallës mund të jetë një audiencë me profesorë, studentë dhe të afërm. Prezantimi zgjat 15 minuta dhe ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, studenti i prezanton komisionit tezën e tij brenda 15 minutave. Studenti ka mundësinë të mbrojë tezën e tij përmes materialit audiovizual dhe ai/ajo, gjithashtu, mund t’i japë disa materiale komisionit. Në pjesën e dytë, anëtarët e komisionit bëjnë pyetje dhe presin të marrin përgjigje të kënaqshme. Gjatë prezantimit me gojë, anëtarët e komisionit plotësojnë tabelën e vlerësimit të përgjithshëm të tezës së diplomës. Nota përfundimtare është mesatarja e vlerësimit të tre anëtarëve të komisionit. Pas përfundimit të procesit, profesori mbikëqyrës i shpall studentit rezultatin përfundimtar dhe i dërgon Sekretarisë së Departamentit raportin përfundimtar të vlerësimit me nënshkrimet e të tre anëtarëve të komisionit. 2.8. Kopjet e tezës Pas vlerësimit përfundimtar, teza i dorëzohet Sekretarisë së Departamentit në dy kopje fizike dhe një kopje në formë elektronike (CD-Rom/pdf) për bibliotekën. Departamenti rezervon të drejtën e përdorimit dhe riprodhimit të tezës së diplomës për qëllime mësimore dhe kërkimore. Teza që do të vlerësohet si e shkëlqyer (8.5 e lart) do të publikohet në depon dixhitale të Departamentit me një numër Doi.
72
7.2 master
Hyrje Kjo rregullore ka të bëjë me studentët e programit Master Shkencor në “Turizëm Religjioz”, të cilët pas përfundimit të vitit të parë të studimeve duhet të fillojnë përgatitjen e tezës së diplomës. Studentët janë të detyruar të shkruajnë dhe të paraqesin një tezë, në mënyrë që të diplomohen në këtë program masteri dhe kanë të drejtë të mbrojnë tezën, vetëm nëse kanë kaluar në të gjitha lëndët dhe kanë kryer me sukses praktikën e tyre gjatë semestrit të fundit të studimeve. Zhvillimi i një teme diplome është një nga sfidat më krijuese të programit pasuniversitar. Teza e diplomës i ofron studentit mundësinë për të vërtetuar se ai/ajo ka aftësinë të përdorë njohuritë e marra gjatë studimeve të tij/saj dhe të përfundojë një studim të tij/saj me udhëheqjen e profesorit mbikëqyrës. Ajo, gjithashtu, i jep studentit mundësinë për të folur në thellësi për një temë që i intereson atij/asaj, duke përdorur një qasje rigoroze, sistematike dhe shkencore. Qëllimi i tezës së diplomës duhet të jetë i qartë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: a. Pse është e rëndësishme të shqyrtohet kjo temë nga një këndvështrim teorik? b. Pse është interesante të hulumtohet kjo temë nga pikëpamja praktike, c. Cilat janë rezultatet e hetimit teorik dhe praktik të kësaj teme?
74
1. Procedura e paraqitjes dhe përgatitjes së temës 1.1. Paraqitja e propozimeve Siç e përmendëm edhe më lart, studentët pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, mund t’i paraqesin Departamentit të Theologjisë & Kulturës një propozim me shkrim të temës për të cilën janë të interesuar, deri në fund të Tetorit të çdo viti akademik. Ky propozim me shkrim duhet të përmbajë[1]: ·Titullin e tezës, ·Profesorin mbikëqyrës, ·Një përshkrim të shkurtër të temës, ·Shpjegimin e rëndësisë së temës dhe arsyetimin e interesit për përgatitjen e tezës, ·Tabelën treguese të përmbajtjes, ·Përshkrimin e metodologjisë së mbledhjes së materialit dhe metodologjisë themelore të temës, ·Fushën e përgjithshme të temës. 1.2. Periudha e paraqitjes së propozimeve Periudha e paraqitjes së propozimeve fillon më 1 shtator e përfundon më 31 tetor për çdo vit akademik. Studentët formulojnë propozimet e tyre dhe presin miratimin e profesorit mbikëqyrës, i cili bashkëpunon me Mentorin Akademik të Departamentit. Mbikëqyrësi duhet të jetë zotërues i një doktorature (PhD), anëtar i përhershëm i Kolegjit Universitar “Logos” dhe në asnjë rast nuk duhet të ketë më shumë se pesë teza për të mbikëqyrur. Mbikëqyrësi duhet t’i paraqesë Departamentit të Theologjisë & Kulturës një pranim me shkrim të propozimit të studentit deri në fund të nëntorit dhe një plan përfundimtar të tezës. Pas kësaj, Departamenti i Theologjisë & Kulturës në bashkëpunim me Departamentin e Menaxhimit, duhet të shqyrtojë dhe aprovojë të gjitha propozimet në një mbledhje zyrtare dhe të publikojë për profesorët vendimin për caktimin e mbikëqyrjes së studentëve. Mbikëqyrësi ka, gjithashtu, të drejtën për të aplikuar për një bashkë-mbikëqyrës, i cili është zotërues i një diplome Master dhe bashkëpunon me të, gjatë mbikëqyrjes së tezës. Nga fundi i marsit, profesori mbikëqyrës duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare për formimin e një komisioni që do të marrë pjesë në shqyrtimin e tezës. Komisioni do të përmbajë tre anëtarë, përfshirë profesorin mbikëqyrës dhe kushdo akademik mund të marrë pjesë në të. Komisioni i cili miratohet nga Përgjegjësi i Departamentit, vendos për datën e saktë të prezantimit të tezës dhe ka detyrimin të vlerësojë tezën në një kohë të mjaftueshme para diplomimit të studentëve. Të dy Departamentet pas vlerësimit të komisioneve për secilën tezë duhet të aprovojnë vlerësimin e tyre. 1.3. Periudha e paraqitjes së tezës Koha e disponueshme për përgatitjen e tezës është 8 muaj dhe studenti duhet ta paraqesë atë zyrtarisht në fund të qershorit, përpara se ta prezantojë atë publikisht para komisionit në Korrik. Studenti ka të drejtën ta paraqesë tezën vetëm nëse ai/ajo i ka kaluar me sukses të gjitha kurset. Zgjatja e kohës për përgatitjen e tezës mund të jepet vetëm nga Përgjegjësi i Departamentit për raste të veçanta dhe personale.
75
2. Udhëzimet e përgjithshme për përgatitjen 2.1. Karakteristikat dhe kushtet themelore Kërkimi studimor për tezën e diplomës duhet të plotësojë disa kushte dhe të ketë disa veçori kryesore. Një tezë diplome duhet të shqyrtojë një temë në mënyrë origjinale dhe të promovojë njohuri për atë temë. Të dhënat shkencore, që do të përdoren, duhet të jenë të vlefshme dhe metodologjia që do të përdoret, duhet të bazohet në parime të pranuara përgjithësisht, në mënyrë që të kontrollohen lehtësisht dhe saktësisht. Të dhënat shkencore që do të prezantohen mund të jenë informacione të mbledhura nga vetë studenti ose informacion i mbledhur nga të tjerë përmes botimeve të vlefshme. Informacioni i mbledhur vjen kryesisht nga libra, artikuj, raporte të publikuara, sondazhe, regjistrime, arkiva dhe baza të të dhënave elektronike. Të dhënat e mbledhura nga studenti vijnë kryesisht nga pyetësorë, intervista, etj. Sipas përmbajtjes së temës, është mbikëqyrësi ai që do të përcaktojë se cila është mënyra e duhur për mbledhjen e materialit. Ai, gjithashtu, do të këshillojë për mekanizmin dhe detajet për mbledhjen e të dhënave. Zgjedhja e metodologjisë është procesi më i rëndësishëm për punimin e një teze diplome. Metodat më të konsideruara të analizës janë kërkimi bibliografik, sqarimet konceptuale të bazuara në qasje teorike të vërtetuara shkencërisht, intervistat, rishikimi dhe studimi i arkivit, metodat statistikore dhe në disa raste, kur kërkohet nga titulli i temës, metodat e hartuara për zhvillimin e natyrës përshkruese dhe eksploruese të temës. Për më tepër, teksti duhet të jetë i shkruar mirë dhe i lexueshëm lehtësisht. Një tekst i ndërlikuar me gabime sintaksore, gramatikore dhe drejtshkrimore, me paqartësi në kryerjen e arsyetimeve shkencore, me referenca të gabuara bibliografike dhe mungesë strukture do të çojë te rishikimet e nevojshme. Në fund, teza duhet të krijojë kushtet për kërkim të ardhshëm studimor në të njëjtën temë dhe të pasurojë sfondin njohës të studiuesit, në mënyrë që të lehtësojë aspiratat e tij/saj profesionale. 2.2. Përzgjedhja e titullit Titulli i tezës së diplomës duhet të jetë i realizueshëm dhe konkret. Sugjerohet që studentët të zgjedhin tema që u interesojnë dhe i mundësojnë ata të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre analitike. Zgjedhja e temës mund të lindë ose nga leksionet e ndjekura ose nga diskutimet me profesorët. Subjekti i punimit të tezës nuk duhet të jetë i përgjithshëm apo një ushtrim i thjeshtë i aplikimit praktik, por duhet të kombinojë rëndësinë akademike me interesin praktik. Titulli nuk duhet të përmbajë më shumë se 12 fjalë. Pas zgjedhjes së temës, vjen hapi i sqarimit të saj. Sqarimi i temës kërkon një përmbledhje të kujdesshme të bibliografisë përkatëse, përgatitjen e pyetjeve të përshtatshme dhe zgjedhjen e metodologjisë.
76
2.3. Instruksionet Mënyra në të cilën shkruhet vepra duhet të jetë e tillë që t’i mundësojë autorit të sigurojë pikat themelore të kërkimit me argumente të qarta, koncize dhe të kuptueshme. Theksi duhet të jetë te struktura, sintaksa dhe gramatika e tekstit të tezës. Teza e diplomës duhet të ketë një rend logjik dhe përputhshmëri për të shmangur fjalët e tepërta dhe ato që shkruhen të lidhen me studimin. Sugjerohet të përdoren grafikët dhe tabelat për të mbështetur argumentet që prezantohen. Çdo tezë diplome duhet të shoqërohet me një përmbledhje prej 300 fjalësh në shqip dhe anglisht. Abstrakti do të vendoset në fillim të temës. Teza duhet të variojë nga 15,000 në 20,000 fjalë, ndërsa shtojcat mund të jetë nga 3,000 deri në 4,500 fjalë. Tema duhet të shkruhet në formë digjitale. Në këtë pikë, duhet të theksohet se puna në grup nuk është e mundur. Sa i përket shkrimit të tezës së diplomës, duhet të merret në konsideratë struktura e paraqitur më poshtë si dhe pikat e mëposhtme: ·Fonti i përdorur duhet të jetë “Times New Roman”. Madhësia e fontit përcaktohet si më poshtë: ·Titulli i kapitullit: 16pt bold; ·Titulli i nënkapitullit: 14pt bold; ·Teksti kryesor: 12pt (hapësira mes rreshtave 1.5); ·Fusnotat: 10pt (hapësira mes rreshtave 1); ·Numrat e faqeve duhet të jenë të vazhdueshëm, të vendosur poshtë në të djathtë dhe të përfshijnë faqen e titullit; ·Teksti duhet të printohet në faqe me ngjyrë të bardhë dhe madhësi A4; ·Teza e diplomës printohet në faqet A4 me marxhinat 25mm majtas dhe djathtas dhe hapësirë 1.5 mes rreshtave; ·Kur përdorni diagram, fotografi ose tabela që nuk vijnë nga tema, burimi i tyre duhet të referohet me font-in “Times New Roman” 11pt; ·Çdo imazh, diagram ose tabelë duhet të komentohet dhe referohet në tekst; ·Nëse lexuesi referohet te një shtojcë, kjo duhet të raportohet; ·Studentët duhet të përdorin, për bibliografinë dhe referencat e tyre, Sistemin Citues të Çikagos dhe të vendosin referencat e tyre në fusnotat në fund të secilës faqe. Vendosja e numrit të fusnotave duhet të jetë e vazhdueshshme dhe të fillojë që nga fillimi i tezës. ·Bibliografia ndahet në shqiptare dhe të huaj. Së pari, duhet të prezantoni bibliografinë shqiptare dhe më pas atë të huaj. 2.4. Struktura e tezës Struktura e tezës duhet të jetë si vijon: 1.Kopertina 2.Abstrakti (shqip) 3.Abstrakti (anglisht) 4.Tabela e përmbajtjes [1] 5.Parathënia (fakultative) 6.Kapitujt e pjesës kryesore 7.Hyrja 8.Kapitulli 1 9.Nënkapitulli 1.1, etj. 10.Kapitulli 2, etj. 11.Përfundimi 12.Bibliografia 13.Fjalori (nëse nevojitet) 14.Shtojca (nëse nevojitet)
77
Kopertina ka një formë të veçantë dhe përfshin emrin e universitetit, të fakultetit, të departamentit, titullin e tezës, emrin e studentit, numrin e regjistrimit të tij/saj, emrat e profesorëve mbikëqyrës dhe bashkë-mbikëqyrës, vendin dhe vitin akademik. Faqja e dytë vijon me një përmbledhje në shqip dhe anglisht, e cila duhet të jetë deri në 300 fjalë dhe t'i sigurojë lexuesit informacion të mjaftueshëm për qëllimet, metodën e qasjes dhe konkluzionet kryesore të temës. Më pas renditet tabela e përmbajtjes së tezës. Parathënia (fakultative) pasohet menjëherë nga pjesa kryesore e veprës, e cila është e ndarë në hyrje, kapituj dhe përfundime. Hyrja duhet të përfshijë përshkrimin e problemit dhe përmbledhjen e qasjes që u përdor. Hyrja duhet të listojë shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur: ·identifikimin e temës së tezës (mundësisht një paragraf), ·përvojën përkatëse ndërkombëtare për qasjen ndaj temës (mundësisht një paragraf), ·qëllimin dhe objektivat e tezës (mundësisht një paragraf), ·përshkrimin e metodologjisë së përgjithshme dhe procedurës së tezës (mundësisht një ose dy paragrafë), ·përmbledhjen e kapitujve pasues (një paragraf për secilin kapitull). Vlerësohet se hyrja duhet të jetë nga 5 deri në 10 faqe. Pjesa kryesore e tezës zakonisht zhvillohet në më shumë kapituj. Kur shkruan kapitujt, studenti duhet gjithmonë të ketë parasysh se duhet të: ·përcaktojë thelbin e temës; ·përdorë bibliografinë, teorinë, burimet, metodat përkatëse; ·shmangë informacionin e tepërt përshkrues dhe të paarsyeshëm (të parëndësishëm) që mund të gjendet lehtësisht ose që është i ditur; ·përdorë shembuj teorikë dhe praktikë për të forcuar argumentet e veta; ·shmangë përsëritjen e vetes; ·përdorë teori, praktika, modele, etj.; ·prezantojë çfarë i nevojitet, me mendje kritike dhe krahasuese; ·krijojë lidhje mes kapitujve, nënkapitujve dhe njësive. Kapitulli i fundit i tezës përfshin përfundimet, ku gjendet një përmbledhje e të gjithë temës, e cila thekson rezultatet e kërkimit studimor të studentit dhe sugjerimet për kërkime të mëtejshme mbi këtë temë. Përfundimet duhet të jenë përgjithësisht të shkurtra (3-4 faqe). Më pas, vijon bibliografia, e cila përfshin vetëm referencat që janë përdorur në tezë. Kështu, ajo përmban libra, artikuj, arkiva, statistika dhe baza të të dhënave. Përsërisim se çdo referencë duhet të citohet sipas Sistemit Citues të Çikagos. Nëse ka ndonjë shtojcë, atëherë ajo vendoset në fund të tezës dhe titujt e saj përmenden në tabelën e përmbajtjes. 2.5. Mbikëqyrësi dhe komisioni Roli i mbikëqyrësit është që ta drejtojë studentin si në përzgjedhjen e temës, ashtu edhe në shkrimin e tezës, të komentojë, të korrigjojë dhe të përmirësojë tekstet e dorëzuara nga studenti, ta udhëheqë atë në aplikimin e mundshëm empirik të kërkimit dhe të propozojë vlerësim të paanshëm të tezës së diplomës. Roli i bashkë-mbikëqyrësit dhe anëtarëve të komisionit, në përgjithësi, është të komentojnë për strukturën e tezës, të propozojnë përmirësime dhe vlerësim të paanshëm të tezës pas prezantimit të saj nga studenti.
78
2.6. Vlerësimi Fillimi zyrtar i shkrimit të temës është 1 Nëntori i çdo viti dhe dorëzimi duhet të bëhet brenda 8 muajve. Studenti duhet t’ua dërgojë tezën e tij/saj të plotë me e-mail të tre anëtarëve të komisionit dhe zyrtarisht të kërkojë leje për të prezantuar tezën e tij/saj. Shtyrje jepet vetëm në raste të jashtëzakonshme nga Përgjegjësi i Departamentit. Në rastin e një propozimi pozitiv për vlerësimin e tezës së diplomës, prezantimi do të mbahet nga 10 deri më 20 Korrik (në varësi të kalendarit akademik të çdo viti), nëse studenti i ka kaluar të gjitha kurset e tij/saj. Në rastin e një propozimi negativ për vlerësimin e tezës së diplomës, atëherë studenti duhet të përmirësojë tezën e tij/saj dhe ta dërgojë atë përsëri për rivlerësim pas 3 muajsh. Në rast dështimi gjatë prezantimit me gojë, atëherë prezantimi përsëritet në vitin tjetër akademik. Komisionet për vlerësimin e tezës së diplomës kanë gjithnjë tre anëtarë: profesorin mbikëqyrës (me doktoraturë), bashkëmbikëqyrësin (nëse ka) dhe një ose dy anëtarë të tjerë (nëse ka ose nuk ka ndonjë bashkë-mbikëqyrës). Profesorët, të cilët do të jenë anëtarë të një komisioni të tillë, duhet të kenë lidhje me temën për të cilën bën fjalë teza. Është, gjithashtu, e mundur të përfshihen si anëtarë komisioni, profesorë që u përkasin departamenteve të tjera të Kolegjit Universitar “Logos” apo universiteteve të tjera. Për vlerësimin e tezës, komisioni do të ndjekë rregullat e përgjithshme ndërkombëtare të vlerësimit të temës. 2.7. Prezantimi Nëse studenti merr leje nga anëtarët e komisionit për të prezantuar tezën e vet, atëherë ai/ajo duhet të printojë një kopje të tezës për Sekretarinë e Departamentit dhe të aplikojë zyrtarisht për caktimin e datës së prezantimit të tezës. Çdo prezantim do të mbahet nga 10 deri më 20 korrik të çdo viti akademik, ndërsa, nëse dikush aplikon për një shtyrje apo nëse ai/ajo dështon gjatë prezantimit me gojë, atëherë ai/ajo do ta paraqesë tezën nga 15 deri më 30 shtator. Prezantimi i tezës është një ngjarje publike, që do të thotë se, përveç komisionit, brenda sallës mund të jetë një audiencë me profesorë, studentë dhe të afërm. Prezantimi zgjat 15 – 30 minuta dhe ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, studenti i prezanton komisionit tezën e tij brenda 30 minutave. Studenti ka mundësinë të mbrojë tezën e tij/saj përmes materialit audiovizual dhe ai/ajo, gjithashtu, mund t’i japë disa materiale komisionit. Në pjesën e dytë, anëtarët e komisionit bëjnë pyetje dhe presin të marrin përgjigje të kënaqshme. Gjatë prezantimit me gojë, anëtarët e komisionit plotësojnë tabelën e vlerësimit të përgjithshëm të tezës së diplomës. Nota përfundimtare është mesatarja e vlerësimit të tre anëtarëve të komisionit. Pas përfundimit të procesit, profesori mbikëqyrës i shpall studentit rezultatin përfundimtar dhe i dërgon Sekretarisë së Departamentit raportin përfundimtar të vlerësimit me nënshkrimet e të tre anëtarëve të komisionit. 2.8. Kopjet e tezës Pas vlerësimit përfundimtar, teza i dorëzohet Sekretarisë së Departamentit në dy kopje fizike dhe një kopje në formë elektronike (CD-Rom/pdf) për bibliotekën. Departamenti rezervon të drejtën e përdorimit dhe riprodhimit të tezës së diplomës për qëllime mësimore dhe kërkimore. Teza që do të vlerësohet si e shkëlqyer (8.5 e lart) do të publikohet në depon dixhitale të Departamentit me një numër Doi.
79