Gazeta e Bashkive Mars, 2010 / Nr. 29 Botim i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë
Për pronat publike vendore Një nga faktorët kryesorë për ushtrimin e autonomisë vendore nga njëra anë, por edhe për plotësimin e misionit qeverisës nga pushteti vendor, krahas faktorëve të tjerë, mbetet disponimi i pronave publike dhe, mbi këtë bazë, përdorimi me efektivitet i tyre në ushtrimin e funksioneve publike të decentralizuara. Po paraqesim disa nga problemet aktuale të krijimit dhe administrimit të pronave publike nga ana e bashkive, për më tepër në zbatim të të drejtave dhe hapësirave të përcaktuara nga legjislacioni ynë. Shtrohet pyetja “a është bërë e mundur që pronat publike vendore të bëhen faktor zhvillues në nivel vendor”?, çfarë problemesh duhen pasur parasysh që organet e qeverisjes vendore të kthehen në pronarë të vërtetë të pronave publike dhe të menaxhohen sa më mirë ato, me qëllim që të përdoren si një mjet konkret për ushtrim të funksioneve nga ana e tyre? Në përgjigje të pyetjeve të mësipërme dhe, të mjaft të tjerave që mund të shtrohen, ka shumë probleme dhe shumë veprime që duhen ndërmarrë nga vetë administrata e organeve të qeverisjes vendore, pa u ndalur në probleme të administratës qendrore. 1. Të kthejmë në qendër të vëmendjes plotësimin e të gjitha procedurave për të mundësuar përfundimin e transferimit të aseteve nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore. Do ta konsiderojmë inventarizimin e pronave të paluajtshme të shtetit si të përfunduar. Në këto rrethana për një pjesë të madhe të njësive vendore shtrohet problemi i angazhimit për plotësimin e detyrave në fazat e tjera të këtij procesi. Bazuar në ecurinë e diferencuar të këtij procesi në njësi të ndryshme vendore, kërkohet që, sipas gjendjes, nga administrata e njësisë vendore dhe këshilli përkatës, të veprohet: •
•
Për paraqitjen e propozimit për objektet që kërkohet të transferohen nga pushteti qendror në dobi të pushtetit vendor, për ato prona që lidhen me shërbimet publike vendore dhe me ushtrimin e të gjitha funksioneve qeverisëse nga ana e njësisë vendore përkatëse. Në ndjekjen e procesit të transferimit pranë Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme (AITPP) në Ministrisë e
Probleme të Pushtetit Vendor • Për pronat publike vendore Ligje të reja • Informacion mbi aktet normative të miratuara Njoftim • Thirrje për projekt propozime Veprimtari të SHBSH-së • Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për Qeverisjen Vendore • “Integrimi Urban në Ndërtimet Informale” në Bashkinë e Sukthit Projekte për Pushtetin Vendor • Një takim i dobishëm në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatave të Bashkive e Komunave me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim • Mbështetja e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal në fokusin e një faze të dytë Për një Qeverisje të mirë Vendore • Bashkia Kamëz – një model i hapave integruese evropiane në nivel të qeverisjes vendore