Gazeta e Bashkive - nr. 30

Page 1

Gazeta e Bashkive Prill, 2010 / Nr. 30 Botim i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

Intervistë me zotin Ardian Turku

Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë Kryetar i Bashkisë Elbasan (2003-2007) dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Shoqatës

1. Cilat janë vështirësitë e punës së kryetarit të bashkisë dhe sfidat që i duhet të përballë? Do të doja të nënvizoja që në fillim se sfida më e madhe apo parësore e një kryetari bashkie është sfida me veten. Kam parasysh këtu atë sfidë e cila lidhet me konceptin që do të përqafojë në menaxhimin e njësisë se tij. Nëse ka apo do të ketë lajtmotivin e futjes së bashkisë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm apo do të zgjedhë qeverisjen fasadë. Nëse do të zgjedhë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm do t’i duhet të shpenzojë shumë energji, në radhë të parë për të kuptuar vetë mirë çdo gjë. Do t’i duhet të jetë i hapur, të vendosë lidhje me aktorë dhe homologë të tjerë, për të parë eksperiencat më të mira dhe krijuar partneritete. Do t’i duhet të analizojë këto eksperienca pozitive e mbi bazën e evidentimit të pikave të forta e të dobëta të njësisë së tij të ndërtojë një strategji për mandatin. Besoj që nuk do të mund të bëjë asnjë hap përpara po qe se nuk e fillon nga rritja në kapacitetet njerëzore dhe ato infrastrukturore të bashkisë si edhe hapja e proceseve me pjesëmarrje qytetare jo vetëm për transparencë por edhe për sinergji intelektuale. Unë do të rendisja disa fusha prioritare, në blloqe të mëdha që mendoj se janë gjithmonë aktuale sidomos për vendin tonë por edhe më gjerë, pasi janë dinamike dhe nuk varen nga madhësia apo sa potenciale është bashkia (në shumë tregues): Së pari, menaxhimi i territorit. Është koncept kompleks, i ndërlidhur dhe ndërvarur me fushat e tjera të menaxhimit. Planin rregullues nuk e shoh si një dokument stoli, por si një dokument politikash zhvillimore. Ai ndërtohet mbi bazën e analizave të të dhënave dhe treguesve zhvillimorë disavjeçarë, të analizës së prirjeve për të krijuar idenë se ku do të jetë qyteti pas 15 apo njëzet vjetësh. Ai mbështetet në një metodologji e cila mbi bazën e tipologjisë urbane dhe treguesve të trendeve të zhvillimit për çdo fushë, mundëson të bësh zonimin funksional e të parashikosh e orientosh zhvillimet në territor për shtrirjet apo intensifikimet urbane, zonat ekonomike, zonat relaksive, institucionet për shërbimet arsimore, shëndetësore, zhvillimin e transportit publik, të shërbimeve të pastrimit etj. etj. Në

Probleme të Pushtetit Vendor • Intervistë me zotin Ardian Turku Veprimtari të SHBSH-së • Për taksat vendore • Mbi rolin e Shoqatave Vendore në bashkëpunimin ndërkufitar Integrimi Europian dhe Qeverisja Vendore • Programi i punës i Këshillit të Bashkive dhe Rajoneve Evropiane, CEMR, për vitin 2010 • Konventa e Kryetarëve të Bashkive për ta bërë Strategjinë e Evropës 2020 një sukses Për një Qeverisje të mirë Vendore • Sistemi i ri i taksave në Fier përmirëson shërbimet publike • Kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi shpallet kryetari më miqësor ndaj çështjes rome


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.