SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 17 Gusht 2011
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
EDITORIAL
Punë të mbarë në përmbushjen e misionit tuaj të rëndësishëm! Z
gjedhjet e 8 Majit 2011 për pushtetin lokal përbënë një eveniment shumë të rëndësishëm jo vetëm për njësitë e qeverisjes vendore por edhe për vendin në tërësi. Ato u vlerësuan seriozisht që në fillim nga njësitë pushteti lokal, nga qeveria dhe nga të gjitha forcat politike, ç’ka bëri që ky proces zgjedhor shumë i rëndësishëm të kurorëzohet me sukses. Qytetarët e 308 komunave të vendit tonë, nga jugu në veri, gjatë këtij procesi dhanë mesazhe të vërteta qytetarie dhe manifestuan kulturën e mjaftueshme zgjedhore. Çdokush me punën, përkushtimin e gjithë qëndrimet e tij, kontribuoi me përgjegjësinë e lartë të një qytetari evropian duke vërtetuar kështu se triumfi i demokracisë është në anën e qytetarëve. Vlerësimi që i bënë qytetarët shqiptarë në komuna procesit të
zgjedhjeve lokale, si themeli i qeverisjes në një shoqëri demokratike, i dha atij pasaportën e perspektivës europiane dhe sig-
Nisja e Studimit të Str ukturës Strukturës Or ganizative në Komuna Organizative
Q
ë prej miratimit të Ligjit për Shër bimin Civil në vitin 1999, Shqipëria ka ndërmarrë nismën e krijimit të një shërbimi të ri civil bazuar në parimet e profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit, neutralitetit politik, transparencës, shërbimit ndaj qytetarëve, ecurisë në karrierë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në këtë fushë. Në drejtimin horizontal të fushës së veprimit të këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore ndahen. Ndërsa punonjësit e bashkive dhe qarqeve gëzojnë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e komunave jo. Nga disa analiza të mëparshme në nivel komune rezulton se ky përjashtim ka një ndikim në gjithë zinxhirin e menaxhimit të burimeve njerëzore, në planifikim, përzgjedhje, rekrutim, trajnim dhe kualifikim dhe në vlerësim të performancës së punonjësve. Nga studimet e kryera në fushën e burimeve njerëzorë nga aktorë të ndryshëm, vetëm në pak raste komunat kanë qenë të përfshira duke e përqëndruar vëmendjen tek bashkitë dhe qarqet. Në vitet 2000, Shqipëria hyri në rrugën e decentralizimit. Si pjesë e këtij procesi funksionet e komunave u zgjeruan, sidomos funksionet e veta. Përmendim këtu komepetncat e shtuara në furminizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e pyjeve, ruajtjen e pasurive historike, planifikimin urban, zhvillimin ekonomik lokal etj. Në disa raste, përmbushja e këtyre funskioneve nga komunat haste në disa sfida për shkak të burimeve financiare dhe njerëzore të duhura. Dhe pse komunat nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil, qeverisja vendore dhe aktorë të tjerë kanë rekomanduar që komunat vetë të ndjekin procedurat e parashikuara nga legjislacioni për shërbim civil sa më shumë
të jetë e mundur.. Shoqata e Komunave të Shqipërisë ka rekomanduar vazhdimisht pranë qeverisë qendore për përfshirjen e komunave në shërbimin civil. Krahasuar me sfidat që ky praces do të sillte, përfitimet do të ishin më të mëdha. Ndoshta do të kishte një zbatim të ngadaltëduke pasur parasysh burimet financiare dhe njerëzore në komuna, por do të shënohej progres në performancës e punonjësve dhe të komunave në përgjithësi. Punonjësit në komuna aktualisht hasin problem të motivimit në punë për disa arsye. Më i rëndësishmi prej tyre është niveli i pagave ndjekur nga kushtet e vështira në punë, distance nga vendi i punës etj. Komunat nga ana tjetër kanë vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar për pozicione të ndryshme, pasi në tregun e punës nuk konsiderohen si vende atraktive pune. Zgjidhja shpesh gjendet tek punësimi me kohë të pjesshme ose në rekrutimin e kandidatëve jot ë kualifikuar cka dëmton dhe mirëfunksionimin e përgjithshëm. Projekti Zhvillimi i ShKSh – Faza Përmbyllëse parashikon studimin e strukturës organizative për 12 komuna për të vlerësuar kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime dhe për të kryer funksionet e veta përfshirë përgjegjësitë e transferuara së fundmi. Ky studim do të pasohet me rekomandime konkrete për cdo komunë mbi burimet njerëzore të kërkuara përshtatur me mundësitë e komunave dhe funksionet që ato duhet të kryejnë. Bazuar në gjetjet e studimit në këto 12 komuna, ShKSk do të hartojë një set rekomandimesh për kritere specifike për të ndjekur në ngritjen e organigramës së komunave për 3 kategori të ndryshme sipas madhësisë së tyre.
urinë për përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së tyre. Çdo qytetar, me përkushtimin e tij, me sjelljen e tij korrekte, kontribuoi në këtë proces, në radhë të parë, në zbatimin me korrektesë të ligjit të zgjedhjeve dhe ligjeve të tjera që lidhen me të. Ata kanë meritën e madhe se i shndërruan këto zgjedhje në fitore të tyre, në fitore për çdo qytetar shqiptar. ShKSh ka bindjen se ky proces i rëndësishëm ndikoi fuqishëm në ripërtëritjen e qeverisjes vendore, në ballafaqimin e arritjeve e mosarritjeve gjatë mandatit katërvjecar, në prurjen e forcave e elementëve të rinj bashkëkohorë që do të marrin në duar fatin e qeverisjes vendore për katër vjetët e ardhshëm duke kontribuar sidomos në procesin më themelor, më të (Vijon në faqen 2)
Inaugurohet landfilli në komunën Bushat - Një investim me vlerë 500 milionë lekë -
N
ë ceremoninë e inaugurimit të land fill-it në komunën Bushat, investim me vlerë rreth 500 milionë lekë dhe me kapacitet prej 130 ton në ditë, mori pjesë Kryeministri Berisha. Në këtë landfill është parashikuar depozitimi i mbeturinave për zonat e qarkut të Shkodrës e të Lezhës, ndërsa menaxhimi i tij do të bëhet nga kompania gjermane Becker Albania. Ndërsa vlerësoi që komuna Bushat mirëpriti këtë investim, Kryeministri Berisha ftoi të gjithë kryetarët e komunave e bashkive të vendit që ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. “Sado që të investojë qeveria, pa qëndrimin aktiv të kryetarëve të komunave dhe bashkive ky problem nuk mund të zgjidhet”, u shpreh Kryeministri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller –Holtkemper, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit z. Sokol Olldashi, Ministri i Mjedisit z. Fatmir Mediu, etj. Me gjerësisht në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht, t’ju përgëzoj për inaugurimin sot të këtij landfill-i, një investim me vlerë rreth 500 milionë lekë nga qeveria shqiptare. Ky landfill rajonal nis punën pas një kontrate me një kompani
gjermane, me traditë të gjatë dhe të shkëlqyer në menaxhimin e mbetjeve urbane, siç është kompania Becker Albania. Ky është fillimi më i mirë, ndërtimi shoqërohet me menaxhimin më të mirë nga një kompani me eksperiencë të madhe. Çështja e mbetjeve urbane apo, të flasim hapur, e plehrave është themelore për vendin dhe shoqërinë tonë. Kjo është një çështje, e cila kërkon trajtimin më serioz, pasi më shumë se me çdo gjë tjetër ka të bëjë me shëndetin e fëmijëve tanë, me shëndetin tonë; më shumë se çdo gjë tjetër ka të bëjë me imazhin dhe me emrin tonë. Unë dua të përgëzoj kryetarin e komunës Bushat dhe këshillin e komunës, të cilët kanë marrë një vendim të mençur, kanë mirëpritur investimin e qeverisë në ndërtimin e këtij landfill-i. Të dashur banorë të Bushatit, Besoj se të gjithë biem dakord se detyra për pastrimin e shtëpisë është gjithnjë e të zotit të shtëpisë, e atyre që banojnë aty. Ndaj, jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë kryetarëve të komunave e të bashkive të vendit: ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Qeveria po investon dhe do të investojë, janë 24 milionë euro investim në mbarë (Vijon në faqen 2)