SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 11 Janar 2010
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
EDITORIAL
Koha e solidaritet të madh DEKLARATË PËR SHTYP
N
Nga AGRON HAXHIMALI
P
ërmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës u ndoqën me shqetësim të madh nga SHKSH. Kjo fatkeqësi natyrore rrezikoi një numër të madh komunash, pasuritë e tyre dhe ajo cka është më e shtrenjtë për shoqërinë tonë, jetën e njerëzve. Prandaj shqetësimi dhe interesimi ynë maksimal ishte atje çdo orë, çdo ditë, duke shprehur solidaritetin tonë të fuqishëm. Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e komunave të këtyre qarqeve, veçanërisht të Shkodrës. Ne bëmë thirrje për të mos e humbur toruan, por me guxim e me organizim të mirë, veçanërisht të zgjedhurit në shoqatë e në komuna, të jepnin shembullin e të merrnin masat për ta përballuar gjendjen e rëndë duke iu përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe të Kryeministrit për evakuim të popullatës në zonat më të rrezikuara, me qëllim që të shpëtohej jeta e njerëzve. ShKSh si një organizatë serioze dhe humane, për këtë ngjarje të jashtëzakonshme sensibilizoi opinionin brenda e jashtë vendit. Duke kontaktuar me drejtuesit e komunave në të gjithë vendin u bëmë thirrje se o sot o kurrë, të tregojmë solidaritet të fuqishëm në përkrahje e në ndihmë të komunave e gjithë zonave të përmbytura. (Vijon në faqen 2)
e përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive, Shoqatës së Komunave dhe Shoqatës së Qarqeve të Shipërisë jemi mbledhur sot, në këtë konferencë për shtyp, për t’u solidarizuar me komunat dhe bashkitë e Qarqeve të Shkodrës e Lezhës në situatën emergjente në të cilën ato po kalojnë. Në rolin tonë, si drejtues të njësive të qeverisjes vendore kuptojmë më së miri vështirësitë me të cilat janë hasur kolegët tanë të Shkodrës dhe Lezhës kuptojmë dhe vlerësojmë lart përpjekjet e tyre të parreshtura në ndihmë të komunitetit. Në këto situata të fatkeqsive natyrore, bashkohemi me shqetësimin e tyre dhe mbështesim përpjekjet për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Në rrethanat kur njësitë vendore të këtyre qarqeve po përballen me fatkeqsitë natyrore, Ne me dëshirën e mirë shprehim angazhimin tonë për t’ju ardhur në ndihmë si kolegëve tanë dhe komunitetit të këtyre zonave. Përmbytjet e mëdha shkaktuar nga rreshjet e kohëve të fundit kanë sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe të banuara, evakuim të banorëve dhe pasoja të tjera ekonomike dhe sociale të rënda. Në vijim dhe të vlerësimit të ekspertëve për situatën aktuale, inkurajojmë familjarët e zonave të rrezikuara të bashkëpunojnë me forcat
DEMET NGA PERMBYTJA Tokë e përmbytur Persona të evakuar
në ndihmë të tyre qoftë dhe për evakuim të menjëhershëm. Shoqata e Bashkive, Komunave dhe e Qarqeve vlerësojmë dhe inkurajojmë punën dhe
NUMRI I PËRBASHKËT I LLOGARISË BANKARE TË SHOQATAVE TË QEVERISJES VENDORE TË SHQIPËRISË NË NDIHMË TË KOMUNAVE DHE BASHKIVE TË PËRMBYTURA NË QARQET E SHKODRËS DHE LEZHES
Emri:
11 400 ha 5148
angazhimin e qeverisë, strukturave lokale, administratës së komunave dhe bashkive si dhe sakrificën e forcave ushtarake te policise dhe te emergjencave civile.
Ne vijmë sot, me qëndrimin e përbashkët, për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë në mjete dhe makineri, ndihma ushqimore,materiale dhe financiare. Njekohesisht u bejme thirrje gjithë bizneseve lokale dhe individëve të vecantë që të japin kontributin e tyre për përballimin e kësaj fatkeqësie. Thirrja jonë i kalon përkatësitë partiake, madje ajo kalon përtej kufijve të Shqipërisë, pikërisht në të gjitha trojet e banuara nga shqiptarë e që qeverisen nga shqiptarë, në komunat e bashkitë e binjakëzuara me tonat, për të qenë solidare me ne sic ka qenë gjithmonë shqiptari për shqiptarin. Ne, tre Shoqatat, shprehim gadishmërinë tonë për të mbështetur dhe kordinuar inciativat qëndrore dhe lokale në kordinimin dhe lehtësimin e punës në këto dy qarqe duke vënë në dispozicion burimet tona njerëzore. Ju bëjmë thirrje donatorëve, organizatave humanitare dhe cdo qytetari të ndergjegjshem që t’ju gjenden pranë në këto momente të vështira njësive vendore dhe komunitetit të tyre. Bashkohen sot me ne në këtë iniciativë komuna dhe bashki në të gjithë vendin. REFIK RUGEJA, Kryetari i ShBSh SABRI SOLLAKU, Kryetari i ShKSh TAHSIM MEMA, Kryetari i ShQSh
SHOQATA E KOMUNAVE, SHOQATA E BASHKIVE DHE SHOQATA E QARQEVE Banka: Raiffeisen Bank Swift: SGSBALTX Nr.i llogarisë në lek: 0000169245 Nr. i llogarisë në euro: 0001169245 Nr. i Llogarisë në dollar: 0002169245 IBAN në lek: AL28202111090000000000169245 IBAN në euro: AL75202111090000000001169245 IBAN në dollar: AL25202111090000000002169245