SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre! Nr.3. Shtator 2007. Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 259 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
REZOL UTË REZOLUTË
Dalë nga Asambleja e Përgjithshme e SHKSH-së , 6 Korrik 2007
A
sambleja e Përgjithëshme e Shoqatës së Komu nave të Shqipërisë zhvilloi punimet e saj më datë 06 Korrik 2007 në Hotel Sheraton me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj, gjithsej 308 komunat e Shqipërisë. Kjo është Asambleja e pestë e ShKSh që nga themelimi i saj para 10 vitesh. Kjo Asamble organizohet pas 12 mbledhjeve të Forumeve të Qarqeve të mbajtura gjatë periudhës Maj Qershor 2007. Në këto mbledhje u bënë propozime për ndryshime në statut dhe u zgjodhën anëtarët e Komitetit Drejtues të Shoqatës për mandatin 2007-2011. (Vijon në faqen 2)
Asambleja e Përgjithshme e ShKSh Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë zhvilloi punimet e saj më datë 06 Korrik 2007. Kjo ishte Asambleja e pestë e ShKSh dhe përkon me 10 vjetorin e krijimit të saj.Në asamble morën pjesë mbi 2/ 3 e anëtarëve të Z.Sabri Sallaku, Kryetar të Shoqatës së Shoqatës. Në Asam- Komunave të Shqipërisë blenë e Përgjithshme të SHKSH mori pjesë Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha i cili përshëndeti kryetarët e komunave dhe vlerësoi punën e tyre në zhvillimin e pushtetit vendor. Të ftuar ishin gjithashtu zotërinjtë, Ferdinand Poni, zëvendës ministër i Ministrisë së Brendshme, Z. Anders Knape, Kryetar i Shoqatës Suedeze të Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve si dhe Z. Ralf Mono, përfaqësues i SIDA, donatori aktual i Shoqatës. Asambleja e Përgjithshme e ShKSH, diskutoi dhe miratoi Raportin e Aktiviteteve dhe Raportin Financiar të ShKSh, përgatitur dhe prezantuar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës, Z. Agron Haxhimali. (Vijon në faqen 2)
10 vjet ShKSh AGRON HAXHIMALI Drejtori SHKSH
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë zhvilloi Asamblenë e saj të pestë më 6 korrik 2007.Në asamble u publikuan aktivitetet dhe rezultatet e punës për periudhën 2004 -2007, periudhë midis dy asambleve. Këto rezultate i dedikohen së pari vetë punës së SHKSH, anëtarëve të saj, mbështetësve të saj, ekspertëve dhe stafit ekzekutiv që punon për shoqatën. Por mbi të gjitha këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e mbështetjes financiare që ShKSh ka marrë nga taksapaguesit Suedez nëpërmjet SIDA-s në kuadër të projektit “Zhvillimi i ShKSh” që zbatohet nga konsorciumi SALAR (Shoqata Suedeze e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale), VNGInternational (Shoqata e Bashkive Holandeze) dhe FLAG (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje). ShKSh erdhi në këtë asamble me një të shkuar modeste por mjaft domethënëse jo vetëm për anëtarët e saj por edhe për arenën ekonomike, sociale dhe politike në vend ku kontributi i saj ka qenë gjithmonë “energji pozitive”. ShKSh në këtë asamble jubilare festoi 10 vjetorin e krijimit të saj. 10 vjet SHKSH, 10 vjet punë dhe përpjekje në mbrojtje të interesave të kryetarëve dhe komunave. Tre gjenerata (tre mandate) kryetarësh kanë pranuar dhe kanë qenë anëtarë të SHKSH. Asambleja e sotme është e pesta nga rradha që nga krijimi i SHKSH. Kjo na bën krenar jo vetëm për historinë e saj por mbi të gjitha për punën dhe ndikimin që SHKSH ka pasur dhe të mirat që janë përfituar nga organizimi dhe funksionimi i saj. Gjatë këtyre 10 vite të aktiviteteve të saj SHKSH ka funksionuar bazuar në dhe parimet dhe rregullat e demokracisë, duke qenë e balancuar dhe gjithë-përfshirëse, e hapur dhe transparente në vendimmarrjen e saj. Ndjekja e këtyre parimeve kanë bërë që sot SHKSH të jetë e pranuar dhe adhuruar nga të gjithë anëtarët dhe e mbështetur nga partnerë të ndryshëm. Synimi dhe sfida jone është për tu gjendur pranë interesave të komunave dhe drejtuesve të tyre në vazhdimësi siç janë dhe vetë komunat institucione vazhdimësie. Duke përfituar nga kjo ngjarje jubilare do të dëshiroj të falenderoj dhe përshëndes të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e SHKSH në vite, të gjithë organizatat, partnerët dhe institucionet shtetërore që e kanë mbështetur misionin, qëllimin dhe aktivitetet e saj. ShKSh vjen në këtë asamble me një të tashme tepër dinamike, tepër aktive, mjaft përfshirëse në aktivitete, forume, tryeza mendimi dhe debate në të cilat diskutohet dhe bëhen politika që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e komunave.
ShKSh erdhi në këtë asamble jubilare me mjaft arritje dhe rezultate ku kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë anëtarët e saj. Sot më shumë se kurrë ShKSh është e pranishme jo vetëm në përfaqësimin politik por edhe në ofrimin e shërbimeve në komuna dhe komunikimin me anëtarët. Sot ne i realizojmë këto të mira për anëtaret falë bashkëpunimit me donatorin SIDA i cili mbështet SHKSH në një projekt tre vjeçar që ka filluar më 2005. ShKSh ka pasur një mbështetje financiare për një fazë fillestare për organizimin e asamblesë së vitit 2004 nga VNG-Internacional. Më pas është realizuar një marrëveshje ndërmjet konsorciumit zbatues të projektit “Zhvillimi i SHKSH” dhe SHKSH më datën 6 dhjetor 2005. Konsorciumi është i përbërë nga SALAR, organizatë drejtuese e konsorciumit, VNG-Internacional, dhe organizata partnere lokale FLAG. Qëllimi i projektit është të forcojë SHKSH dhe strukturat e saj që të bëhen organ përfaqësues për komunat dhe të forcojë vetë komunat përmes forcimit të SHKSH. E ARDHMJA E SHKSH Shoqata e Komunave të Shqipërisë ka krijuar tashmë një profil të sajin,SHKSH ka krijuar tashmë identitetin e saj dhe gëzon një reputacion në rritje të një organizate kombëtare, bazuar në organizimin e saj të brendshëm dhe dokumentacionin e saj sipas standardeve dhe që funksionon sipas parimeve bazë. (Vijon në faqen 2)
FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYEMINISTRIT, Z. SALI BERISHA NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË SHKSH Të nderuar miq të shoqatës së komunave të Shqipërisë Të dashur kryekomunar e kryekomunare. Të respektuar përfaqësues ndërkombëtarë. Jam sot mes jush në këtë dhjetëvjetor për t’ju falenderuar përzemërsisht për ftesën dhe njëkohësisht për t’ju përcjell solidaritetin, përshëndetjet dhe urimet më të sinqerta të Qeverisë Shqiptare. Përfitoj nga rasti t’ju falenderoj paraprakisht për kontributin që po jepni në përpjekjen shqiptare për zhvillim ekonomik, demokraci, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë. Përshëndes punën fisnike të Kryetarit z. Ilmi Gjeci si të kryesisë suaj të nderuar. Nëpërmjet jush dëshiroj ti përcjell urime më të mira gjithë komunave , fsha-
trave dhe banorëve të tyre. Për mua është mjaft sinjifikativ fakti i datës së themelimit të shoqatës tuaj të nderuar. Ajo ka nisur aktivitetin e saj pikërisht në momentin kur shteti shqiptar po kalonte momente disekuilibri nga me dramatikët në historinë e tij të re. Demokracia e brishtë shqiptare po kalonte provën e
mbijetesës dhe kishte më shumë se kurrë nevojë për ndihmë prej vetë institucioneve shoqërore që ajo çliroi nga diktatura. Paraardhësit tuaj komunarë pa dallime partiake, të vetëdijshëm për obligimin para shoqërisë dhe atdheut flakën tej indiferentizmin u bashkuan dhe u para-
qitën në skenën shqiptare me mesazhin shpresëdhënës se Demokracia vazhdon të funksionojë. Mbi supet tuaja kanë kaluar reformat më madhore ekonomike, bujqësore, shoqërore e kulturore. Ju keni qenë mbartësit dinjitoz te transformimeve nga më të mëdhat që kanë ndodhur në fshatin shqiptar, në pronën, në tokën bujqësore, në pyjet, ujrat, arsimin, shëndetësinë etj. Para 15 vjetësh nisi rrugën një sistem organizimi i ri administrativ demokratik në Shqipëri. Shqiptarët i besuan këtij sistemi dhe megjithë vështirësitë e fillimit ata arritën që fidanët e këtij pushteti vendor ti rrisin dhe ti forcojnë në mënyrë të vazhdueshme. E vecanta për ju është se jeni përfaqësues të denjë dhe fisnik
të asaj pjese të shoqërisë shqiptare e cila e përballoi zvogëlimin dhe ndrydhjen e numrit të qytetarëve që përfaqësonit. Kështu nqs në 308 komuna të Shqipërisë së kaluar jetonte 70% e popullsisë shqiptare tashmë në komuna banojnë 55% gjithmonë me tendencë në ulje. Ky zhballancim demografik është një kontribut i madh i demokracisë në zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare. Ku padyshim roli i të zgjedhurve vendor ka qenë mjaft i spikatur. Të nderuar miq komunarë, Demokracia e çfaq vlerën e vërtetë kur ajo zbret në ç’do skaj të vendit , në ç’do fshat e në çdo vatër shqiptare. Kjo është dhe arsyeja që në axhendën time të përditëshme ndodhen përherë sugjerimet, projektet dhe kërkesat tuaja. (Vijon në faqen 2)