Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 4

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre! Nr.4. Janar 2008. Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 259 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

URIM

PUNË TË MBARË DHE SUKSESE NË ARRITJEN E OBJEKTIVAVE TUAJA PËR VITIN 2008 SIDA interesohet per qëndrueshmërine e Shoqatës së Komunave

P

erfaqesuesit e zyres se SIDA ne Shqiperi, Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, organizuan nje takim me dt. 06 Dhjetor 2007 ne zyrat e shoqates me qellimin per te vleresuar progresin e deritanishem te projektit me synimin per te zhvilluar rekomandime per qendrushmerine e projektit.Ne takim moren pjese perfaqesuesit e SIDA: Z. Ralph Monö (Shefi i zyres se SIDA ne Shqiperi) Znj. Linda Gjermani Oficere Programi. Gjithashtu te pranishem ishen edhe Z. Paul Dixelius (Menaxher i projektit DAAC), Z. Jacob Bac (Perfaqesues i VNG-International), Perfaqesuesit e FLAG : Znj. Alba Dakoli (Drejtoreshe ), Z. Artan Rroji. Ne takim moren pjeseZ. Sabri Sallaku Kryetar i SHKSH-se,si dhe dy nenkryetaret Z. Ylli Kupi ,Z. Viktor Çervanaku . Ne takim u diskutuan centje teper thelbesore qe lidheshim me:Sherbimet e SHKSH per anetaret e saj, kerkesat dhe mundesite, Qendrueshmeria institucionale dhe financjare e SHKSH-se,E ardhmje e projektit pas 2008. Ne cilat drejtime do te shkohet,Rolet e partnereve te projektit ne lidhje me te ardhmen Takimi u vleresua i rendesihem nga te gjithe palet e pranishme,dhe u shpreh gadishmeria per koperim dhe bashkepunim,u theksua rendesia dhe roli i ShKSh ne procesin e decentralizimin ,roli i ShKSh ne ndihme te komunave dhe roli qe duhet te luajne vete komunat ne forcimin shoqates duke e mbeshtetur ate me te gjithe format dhe menyrat ,rregullat dhe statutin e saj.

Mëë shumëë mbëështetje dhe pëërkushtim për Shoqatëën tonëë Bisedë me Kryetarin e Komunës Dërmenas, Fier z.Fadil Selaci - FAQE 3

Aktivitete dhe arritje 2007 Permbledhje nga raport i aktiviteteve për periudhën korrik-dhjetor Komiteti drejtues i SHKSH zhvilloi mbledhjen tij të rradhës më datës 21.12.2007 në Komunën Bradashesh, Elbasan.Anetaret e KD u pritën nga Z.Sollaku i cili ndër the tjera u prezantoi kolegëve arritjet e kesaj komune,mënyrën e organizimit dhe të funksionimit te saj. Në takimin e Komitetin Drejtues ndër të tjera u diskutua mbi aktivitet e realizuara gatë periudhës midis dy takimeve , te prezantuara nga Drejtoti Ekzekutiv Z.Agron Haxhimali. Raporti perqendrohet ne arritjet dhe aktivitet lidhur me tre funksionet baze te shoqates: 1. Përfaqësimi i interesave të Komunave a. Projekt-vendimi për Procedurat e Administrimit të Fondit Pyjor b. Projekt ligji për “Planifikim e Teritorit c. Projekt ligji për”Huamarrjen Vendore”. d. Projekt ligji për “Financave Vendore”. e. Draft Strategjia e Decen-

Komiteti Drejtues i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë

KOMITETI DREJTUES MIRA TOI: MIRAT 1. Planin e punës së SHKSH për periudhën Janar – Gusht 2008 2. Strategjinë e Komunikimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë 3. Kuadrin Strategjik të Lobimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë 4. Përbërjen e Komisioneve të Përhershme të SHKSH tralizimit f. Hartimi i Startegjive Sektoriale dhe Rajonale Per te gjithe keto ligje dhe vendime ShKSh ka dhene kon-

tributin e saj,ka bere oponece, ka bere sygjerime bazuar ne konsultimet me anetaret e saj. Ne grupet e punës te ngritura per hartimin e ketyre ligjeve

ShKSh ka pasur përfaqësuesit e saj. ShKSh dëshiron te falenderoj përfaqesuesit dhe institucionet që gjithmonë e kanë përfshirë ShKSh. Nder te tjera ne raport theksohet dhe pune a shoqates per Amendimin i ligjit “Për nëpunësin civil” për përfshirjen e aministratës së komunave. Në këtë ligj ShKSh, ka angazhuar dhe ekspertizën e saj me furiste komunash, kryetare etj, dhe ka dhënë sugjerimet e saj për ndryshimet e mundëshme dhe përkatësisht: Neni 2 “Përkufizimet dhe fusha e veprimit” propozohet që në përkufizimet “Institucionet e administratës publike të nivelit qendor apo vendor”, “Institucione të pavarura”, ku vec të tjerave futen dhe bashkitë e qarqet, të përfshihen dhe komunat. Në termin “epror direkt” përfshihen drejtues dhe titullarë të dikastereve. Në komuna, propozohet që termi “epror direkt”t’ i referohet vetëm Kryetarit te Komunes. (Vijon në faqen 2)

KOMENTE E SHKSH-SË MBI STRATEGJINË E DECENTRALIZIMIT

S

hoqata e komunave në tërësi e vlerëson pozitivisht dokumentin por sugjeron disa përmirësime të cilat po i rendisim më poshtë. 1-Lidhur me Përmirësimin e Sistemit Finaciar Vendor: Adaptimi i transfertës së pakushtëzuar të bëhet jo vetëm mbi bazën e përgjegjësive por edhe mbi bazën e shërbime publike që NJQV kryejnë. 2-Ligji për huamarrjen: Mendojmë se ky ligj duhet të fillojë nga zbatimi brenda vitit 2008, me qëllim që të testohet situata brenda një kohe të pranueshme brenda këtij mandati. Ligji duhet të përcaktojë qartë nivelin e borxhit, mekanizmat, saksionet dhe paralajmerimin për risqet. 3-Lidhur me forcimin e statusit profesional të stafit të komunave: Vlerësohet pozitivisht mbështetja e QQ për këtë nisëm që i paraprin tendencës për cilësi shërbimi. Sugjerohet që lidhur me standartet e rekrutimit të ngrihen 5 qendra rajonale që të shërbejnë për të gjitha komunat . 4-Lidhur me paketën e ligjeve për transferimin e pronave: ShKSh mendon se ky proces duhet urgjentisht të përshpejtohet. 5-Lidhur me kalimin e ujësjellesave: Mendojmë se kjo është e rëndësishme të jetë detyrë e QV por duhet të bëhet kujdes nga QQ në

drejtim të: kuadrit të plotë ligjor dhe të detajuar për ujësjellsa që janë ndërkomunal, faturës finaciare, përgatitjes së një manuali për standartet e këtij shërbimi dhe kualifikimi i PV. 6-Lidhur me ndarjen e përgjegjësive në sektorin e arsimit dhe shëndetsisë: Duhet të ketë një kuadër të qartë të këtyre përgjegjësive ku NJQV të kenë më shumë kompetenca administrative. 7-Roli i këshillit të qarkut: Kjo është një cështje që ne mendojmë se duhet parë në dritën e përmirësimit të funksionit të këtij institucioni, në këndvështrimin e riorganizimit administrativ dhe zgjedhor të këtij institucioni, dhe më pas dhëniet e detyrave specifike. 8-Profili i asistencës së trajnimeve: Institucionet qendrore, dhe sidomos Ministria e Brendëshme, duhet të kordinojnë punën e tyre me organizmat ndërkombëtarë, në një bashkëpunim të ngushtë dhe ligjor me Shoqatat e të Zgjedhurve Vendorë për të realizuar trajnime me cilësi dhe të standartizuara për PV. Ky dokument duhet të prezantohet në takime/workshope rajonale me të gjithë të zgjedhurit vendorë me qëllim që ata të njhem me të dhe të japin mendimet e tyre. Ai të ketë bashkangjitur në formën e matricës disa strategji të tjera ndërsektoriale që janë shumë relevante me strategjinë e decentralizimit.

2007 - AKTET MË TË RËNDËSISHME LIGJORE TË MIRATUARA

K

uvendi i Shqipërisë për vitin 2007 ka miratuar një sërë ligjesh, të cilat ndikojnë në funksionimin e pushtetit vendor. Më poshtë po i rendisim sipas rradhës kronologjike: 1. Ligji Nr. 9675, dt. 13.01. 2007 “Për disa ndryshime në ligjin 8417, dt. 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” Ky ligj solli një ndyrshim të rëndësishëm përsa i përket zgjatjes së mandatit të organeve të zgjedhura të pushtetit vendor, nga tre në katër vjet. 2.Ligji nr. 9720, dt. 23. 04. 2007 “Për auditin e brendshëm në sektorin publik” Në bazë të këtij ligji në cdo

njësi të qeverisjes vendore, por edhe ndërrmarrje apo njësi në vartësi të tyre, duhet të ngrihen dhe funksionojnë njësitë e auditit të brendshën, të cilat kanë një rëndësi të madhe për mirëfunksionimin e administratës publike. 3.Ligji Nr. 9723, dt. 03. 05. 2007 “Për Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit” Ligji sjell një lehtësim të procedurave të rregjistrimit të biznesit, nëpërmjet krijimit të “Qendrës Kombëtare të Rregjistrmit (QKR)” dhe ngritjes së “sporteleve vendore” pranë organeve të qeverisjes vendore, të cilat kanë dhe të drejtën e lëshimit të NIPT-it. 4. Ligji nr. 9734, dt. 14. 05.

2007 “Për Turizmin” Duke rregulluar organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së turizmit, në aspektin institucional dhe funksional, ligji parashikon disa kompetenca dhe përgjegjësi konkrete për organet e pushtetit vendor dhe sjell më shumë hapësirë veprimi për njësitë vendore me potenciale turistike. 5. Ligji nr. 9774, dt. 12. 07. 2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” Ligji i jep mundësi njësive vendore të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit nga zhurmat. Ai parashikon dhe kompetenca për kontrollin e subjek-

teve që shkatojnë zhurma dhe marrjen e masave ndëshkuese për to. 6.Ligji nr. 9780, dt. 16. 07. 2007 “Për inspektimin e ndërtimit” Ky ligj i jep pushtetit vendor kompetencën për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve në territoret e administruara prej tij. 7.Ligji nr. 9808, dt. 24. 09. 2007 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, dt. 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” Ky ligj ju kalon njësive vendore kompetencat e policisë së qarkullimit rrugor për kontrollin e parkimit të automjeteve në territorin e tyre.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.