20130407154709 gazeta komunave mars 2013

Page 1

Shoqata e Komunave Të SHQIPëRISë

së Komunave

Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

2013

Organ i Shoqatës të Shqipërisë Nr. 24 Janar - Mars

Adresa: Rr. “Skerdilad Llagami”, Ndërtesa 3, Apt. 8 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. e-mail.aac@abcom.al. webpage:www.aac-al.org. Axhenda

SHKSH, një sërë aktivitetesh në muajt e ardhshëm

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë i bënë me dije anëtarëve të saj se ka një veprimtari të ngjeshur aktivitetesh gjatë muajve në vazhdim, duke i ftuar në pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Kështu gjatë dy muajve në vijim SHKSH do të vijon zbatimin e projektit “Rritja e përfaqësimit të grave në zonat rurale në jetën politike dhe sociale”, në partneritet me Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti. Organizimi i Takimeve me komunitetin në dy komuna për secilin qark është një aktivitet i cili ka nisur dhe do të përfundojë zbatimin në dy muajt e ardhshëm. Po kështu SHKSH do të zhvilloj takimin e Komitetit Drejtues të shoqatës dhe do të miratojë Planin e Veprimit për vitin 2013, si dhe do të diskutojë mbi situatën aktuale të shoqatës. Nga ana tjetër gjatë kësaj kohe nuk do të mungojnë as takimet rajonale të Kryesisë së Shoqatës së Komunave me qëllim sensibilizimin e kryetarëve të komunave për rëndësinë e kontributit të tyre në shoqatë. Po kështu do të vijojnë takimet e Forumeve Profesionale, duke nisur me Forumin e Juristëve për çështje me interes dhe problematike. Forumi i Juristëve do të diskutojë konkretisht problematikën e transferimit të pronave nga qeveria qendrore tek njësitë vendore duke diskutuar detaje të procesit dhe vështirësitë.

Standardizimi i pagave të pushtetit vendore me atë qendror, pjesë e projekt strategjisë së DAP Departamenti i Administratës Publike mori në konsideratë propozimet e vendorëve për këtë çështje

D

epartamenti i Administratës Publike (DAP) mori vendimin për të përfshijë në strategjinë e reformës së administratës, standardizimin e nivelit të pagave në institucionet e pushtetit vendor me organet e pushtetit qendror. Ky zhvillim dhe disa të tjerë në favor të administratave vendore në Shqipëri u diskutuan në 25 Janar gjatë një konference që DAP mbajti mbi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike me pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, drejtoreshës së DAP, Blerta Selenica dhe ekspertëve të shumtë,

mes të cilëve dhe ata për pushtetin vendor. Përgjatë diskutimit të temës për strukturat administrative dhe ofrimin e shërbimeve, nga ekspertët u

ngrit shqetësimi për një standardizim të nivelit të pagave në institucionet e pushtetit vendor me organet e pushtetit qendror. (Vijon në faqen 3)

Komunat Kashar, Bërxhull, Prezë dhe Bashkia e Vorës, nisëm të përbashkët për sipërmarrjet

Katër njësi vendore në qarkun e Tiranës formojnë një zyrë të përbashkët “One Stop Shop”-i T

re komuna dhe një bashki në qarkun e Tiranës kanë nënshkruar një marrëveshje e cila i hap rrugën krijimit të një zyre të përbashkët “One Stop Shop” në shërbim të sipërmarrjeve lokale. Kështu komunat Kashar, Bërxhull, Prezë dhe bashkia e Vorës, nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugë një nisme të tillë. Kjo zyrë e përbashkët “One Stop Shop” erdhi si iniciative e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Italian (MISE), duke u bazuar në eksperiencën italiane të “One Stop Shop”-it të Sangro Aventino-s në Itali. (Vijon në faqen 2)

Ndihma ka në fokus partneritetin me rininë

Suedia, grande të vogla për projektin e policimit në komunitet Q everia e Suedisë në kuadër të projektit për Policimin në Komunitet po prezanton tashmë skemën e grandeve të vogla, që synon krijimin e partneriteteve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të shoqërisë, sidomos me rininë. Kjo skemë u prezantuan 21 nëntor në një aktivitet publik dhe mediatik, ku folën Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Hysni Burgaj, Shefja e Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim në Ambasadën Suedeze, Liza Fredriksson dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë. Skema parashikon 250 000 euro për projektet vendore me shumë maksimale deri 5 000 euro, që do të kontribuojnë në zgjerimin dhe forcimin e partneritetit ndërmjet policisë dhe rinisë. (Vijon në faqen 4)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.