20131007075332 gazeta 25

Page 1

Shoqata e Komunave Të SHQIPëRISë

së Komunave

Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

2013

Organ i Shoqatës të Shqipërisë Nr. 25 Prill - Gusht

Adresa: Rr. “Skerdilad Llagami”, Ndërtesa 3, Apt. 8 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. e-mail.aac@abcom.al. webpage:www.aac-al.org. Mesazh nga Kryetari

Shoqata pjesë e Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore

SHKSH, bashkëpunuese dhe kërkuese ndaj Qeverisë së re Plaku: Do të forcojmë

SHKSH, zyrtarisht anëtare e NALAS-it përpjekjet për demokracinë lokale

S Fatbardh Plaku

S

hqipëria zhvilloi më 23 Qershor të këtij viti, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat konfiguruan në vend një mazhorancë të re qeverisëse, që pritet të marrë drejtimin e pushtetit ekzekutiv në mesin e muajit Shtator. Në emër të Shoqatës së Komunave do të doja të përgëzoja Qeverinë e re të zgjedhur nga shqiptarët dhe po kështu Kryeministrin që ata zgjodhën, z.Edi Rama. Shoqata e Komunave të Shqipërisë do të vijoj gjatë qeverisjes së majtë të vendit, të bashkëpunoj por edhe ti parashtroj kërkesa konkrete kabinetit të ri qeveritar, në kuadër të nevojës për thellimin e procesit të decentralizimit dhe demokratizimit të pushtetit lokal në Shqipëri. SHKSH do të jetë për Qeverinë e re një bashkëpunëtor i besuar dhe serioz, njëkohësisht dhe një kritik ndaj të gjitha atyre nismave që bien në kundërshtim apo nuk do të mbështesin zhvillimet pozitive në fushën e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, SHKSH i kërkon Qeverisë së re të jetë e vëmendshme ndaj nismave të rëndësishme që shoqata ka adresuar tek pushteti qendror për zgjidhje, siç janë nismat ligjore për financat vendore, ajo për funksionimin e Këshillave të Qarku, si dhe nisma për rishikimin e funksioneve të komunave. Nga ana tjetër një çështje e mprehtë për demokracinë lokale është mirëfunksionimi i Komitetit të Ekspertëve për Decentralizimin. Ne urojmë që Qeveria e re të jetë bashkëpunuese me të zgjedhurit vendor dhe po kështu ti gjendet pranë nevojave të këtij pushteti, i cili përballet me sfida të rëndësishme. SHKSH do të vijoj të mbetet shoqata e cila mbledh dhe asiston të gjithë drejtuesit e komunave të Shqipërisë, pa dallime partiake dhe demografike. Ne do të vijojmë të jemi të gjithë të bashkuar, në emër të interesave të qytetarëve që përfaqësojmë.

hoqata e Komunave të Shqipërisë, nisur nga Prilli i këtij viti është zyrtarisht anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS). Vendimi përfundimtar erdhi më 19 Prill gjatë zhvillimit të Asamblesë së Tetë të Përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme për pushtetin vendor në Europë. Në Asamblenë e mbajtur në Shkup, lobimi disa mujor dhe përpjekjet e SHKSH për të qenë pjesë e një organizmi të tillë u konkretizuan. Nisur nga ky zhvillim i rëndësishëm për jetën e SHKSH-së, kryetari i shoqatës, Fatbardh Plaku mbajti në Asamble një fjalë të posaçme, duke theksuar se ky bashkëpunim i SHKSH-së me NALAS-in, do ti forconte përpjekjet për promovimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Po kështu, Plaku deklaroi se shoqata

që ai drejtonte do të arrinte të merrte një eksperiencë të rëndësishme nga shkëmbimi i njohurive me vetë NALAS-in dhe shoqatat që aderojnë në të. “Ne e konsiderojmë anëtarësimin tonë për NALAS si një konsolidimin

e bashkëpunimit tonë e cila ka filluar. Misioni ynë i përbashkët mbi mbështetjen e qeverisë vendore përbën bazën e fortë e interesit tonë në bashkimin e përpjekjeve për promovimin e demokracisë lokale. (Lexoni në faqen 3)

Miratohet plani i aktiviteteve për vitin 2013

Mblidhet Komiteti Drejtues i SHKSH, kërkohet vijimi i pagesës së kuotave nga anëtarësia 25 komuna shqiptare në Panairin NEXPO 2013 Përfaqësuesit do të prezantojnë në Kroaci resurset e njësive vendore

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë, si anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS) do të përfaqësohet me 25 komuna në Panairin Ndërkombëtar të Pushtetit Vendor që do të zhvillohet në Rijeka të Kroacisë. Pjesëmarrja e këtyre komunave në NEXPO 2013 realizohet dhe në sajë të bashkëpunimit me Sida - Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, Helvetas Swiss Cooperation - dldp program, Këshilli i Europës dhe TAIEX. (Lexoni në faqen 3)

Faqe 2

SHKSH me mbështetjen e OSBE-së

Transparenca në komuna

Nisma, studim mbi nivelin e përmbushjes së funksioneve nga komunat shqiptare

SHKSH, projekt nga AMSHC për rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrjen lokale

Faqe 2

Faqe 2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
20131007075332 gazeta 25 by dldp albania - Issuu