Buletin Informativ – Verë 2012, Botimi nr. 61

Page 1

Buletin Informativ – Verë 2012, Botimi nr. 61 Përpjekje e përbashkët e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj dhe Sekretariatit Teknik të Donatorëve www.dsdc.gov.al

www.aidharmonisation.org.al

Foto: Kryetarja e UNDG-së, Helen Clark, Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri për Novacionin dhe TIK-un, Genc Pollo, në seancën hapëse të Konferencës – Tiranë

Grupet e interesit në mbarë globin diskutojnë për reformimin e OKB-së

Q

everia shqiptare, përfaqësues të OKB-së, ekspertë, si dhe autoritete të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh nga mbi 40 vende të botës ishin të pranishme në Konferencën e Pestë mbi Iniciativën “Një OKB” të zhvilluar në Tiranë më 27-29 qershor 2012. Mbi 200 pjesëmarrës diskutuan për mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të procesit të reformave të OKB-së në disa pjesë të botës, ndikimin e tyre nivel kombëtar, rajonal dhe në mbarë sistemin e OKB-së, si edhe të ardhmen e kësaj iniciative. Në vitin 2007, Qeveria shqiptare bashkë me qeveritë e shtatë vendeve: Cape Verde, Mozambiku, Pakistani, Ruanda, Tanzania, Uruguai, dhe Vietnami dolën vullnetare për të pilotuar iniciativën “Një OKB”, për t’iu përgjigjur sfidave të një bote në ndryshim dhe për të

provuar se familja e OKB-së mund të ofrojë ndihmën për zhvillim në mënyrë më të koordinuar. Që atëherë, kjo iniciativë është adoptuar vullnetarisht nga 21 vende të tjera dhe një numër i madh vendesh po kërkojnë të përfshihen në këtë proces reformimi. Kryeministri Berisha, i pranishëm në seancën e hapjes, vuri në dukje se Qeveria është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar me devocion të lartë që të përputhë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit me objektivat e integrimit. “Ju siguroj se qeveria ime është e përkushtuar që të konsolidojë më tej qasjen ‘Një OKB”, tha z. Berisha. Në konferencë u shfaq videomesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kimoon. Në këtë videomesazh, Sekretari i Përgjithshëm mes të tjerash theksoi: “OKB mund të nxitë progresin që shtri-

het në disa fusha, nga të drejtat e njeriut te ekonomia, nga drejtësia sociale te mjedisi. I përshëndes vendet e nismës “Një OKB” për vizionin, lidershipin dhe vendosmërinë e tyre. Tashmë që faza pilot po i afrohet fundit, na duhet ta çojmë reformën në një stad më tej. Kjo kërkon lidership dhe vendosmëri. Kam besim se të gjithë ju do të bëheni pjesë e kësaj lokomotive të rëndësishme të progresit. Me nismën Një OKB mund të bëjmë më shumë për të gjithë”. Kryetarja e Grupit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDG), znj. Helen Clark, ishte e pranishme gjatë të tre ditëve të evenimentit. Në seancën e hapjes ajo theksoi: “Vërtet, në kontekstin e sfidave shumëdimensionale me të cilat po përballet bota, qasjet dhe zgjidhjet e fragmentuara nuk janë më të pranueshme...


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.