GAZETA E SHOQATËS SË KOMUNAVE TË SHQIPËRISË - Nr. 6

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 6 Shtator 2008

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 22 59 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

1 janar 2009, prokurimet publike të gjitha elektronike -ShKSh do të marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur thirrjes së Kryeministrit Berisha, që më 1 janar 2009, prokurimet publike në të gjitha komunat e vendit të realizohen në mënyrë elektronikeVendimi i Këshillit të Ministrave që, shërbimet online të shtrihen në të gjitha prokurimet publike, u prit pozitivisht nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë, pasi ky procesi vlerësohet si më transparenti e bashkëkohori. Njoftimi i Kryeministrit Sali Berisha se nga 1 janari 2009 prokurimet publike do të jenë të gjitha elektronike, përbën një hap të ri të guximshëm për t’i prerë rrugën sidomos korrupsionit. ShKSh e vlerëson drejt qëndrimin e Kryeministrit që, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, u shpreh se kjo masë merret për të mbrojtur paratë e tyre dhe nuk ka për qëllim asnjë lloj kufizimi, përveçse transparencë të plotë në (Vijon në faqen 2)

SHKSH në sfidat e së ardhmes -Bashkëpunimi SALA IDA - ShKSh 2009-2011Aktualisht Shoqata e Komunave të Shqipërisë mbështetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Kombëtar SIDA, deri në përfundim të këtij viti. SIDA është pozitive në vazhdim e kësaj mbështetje për një periudhë tjetër 3 vjeçare në përpjekje për të pasur një Shoqatë të Komunave të qëndrueshme me fondet e saj. Kjo fazë përmbyllëse synon që ShKSh të forcojë pozicionin saj si organi përfaqësues i komunave të Shqipërisë dhe përgatitja për sfida të së ardhmes. Shoqata e Komunave, organizata përfaqësuese e komunave të Shqipërisë, ka konsoliduar tashmë pozitat dhe veprimtarinë e përditshme të saj. Gjatë ZhShKSh ajo ka arritur të hedhë themelet e saj e tani ndodhet përpara sfidave të së ardhmes. ShKSh synon të forcohet më tej për një të ardhme të pavarur. Projekti i Zhvillimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë (ZhShKSh) do të vazhdojë veprimtarinë edhe në një fazë përmbyllëse trevjecare: Janar 2009 - Dhjetor 2011. Për fazën përmbyllëse është parashikuar një strukturë bashkëveprimi e dyanshme midis SALA IDA dhe ShKSh. Kështu ShKSh dhe SALA IDA do të jenë bashkërisht përgjegjës për hartimin e një projekti për Fazën përmbyllëse të ZhShKSh. SHKSH do të mbajë përgjegjësinë kryesore për kryerjen e aktiviteteve të

LEGJISLACIONI I MIRATUAR ME NDIKIM NË QEVERISJEN VENDORE Ligji 9895, date 9.6.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9482, date 3.4.2006 “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje” të ndryshuar. (Fletore Zyrtare Nr. 102, datë 1.7.2008) Ligji 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” Ligji Nr. 9970, datë 24.7. 2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” Fletore Zyrtare Nr. 125, viti 2008 Ligji Nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” Vendim Nr.631, datë 23.5.2008 i Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa e ndryshime në Vendimin Nr. 335 të Këshillit të Ministrave Për Lëshimin e Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit” Udhëzim Nr.24, datë 2. 9. 2008 “ Në zbatim të Ligjit Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” Fletorja Zyrtare: Viti 2008, Nr 137.

zakonshme ndërsa SALA IDA do të mbajë përgjegjësi për komponentët e rinj pasi ato kërkojnë ndërhyrje thelbësore ndërkombëtare dhe mbështetje të ekspertëve lokale. ShKSh dhe SALA IDA do të përdorin njohuritë dhe eksperiencën e fituar gjatë ZhShKSh dhe do të përpiqen të krijojnë partneritet me institucione të tjera publike si p.sh. ITAP, si dhe organizata simotra (ShBSh e ShQSh) dhe aktorë të tjerë, me qëllim maksimizimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve optimale. Cili është qëllimi kryesor i Fazës Përmbyllëse të ZhShKSh? Të mbahet në një nivel të mirë dhe të mbështetet për një perspektivë afatgjatë veprimtaria e ShKSh. Në këtë kontekst, në Fazën Përmbyllëse parashikohet që ShKSh të ketë më shume përgjegjësi dhe t’i dedikohen përpjekje të mëdha zba-

timit të strategjive udhëzuese të mënjanuara gjatë ZhShKSh. Faza përmbyllëse synon pajisjen e ShKSh me mjete te reja, njohuri dhe ekspertizë me qëllim forcimin e pozicionit të saj si organi përfaqësues i komunave të Shqipërisë dhe përgatitja për sfida të së ardhmes. Pjesa kryesore e Fazës Përmbyllëse të ZhShKSh do t?i kushtohet pikërisht vënies në zbatim të: Planit Strategjik: Strategjisë së Qëndrueshmërisë Financiare, Strategjisë së Lobimit, Strategjisë së Lëvrimit të Shërbimeve dhe Strategjisë së Komunikimit etj. Në fund të Fazës Përmbyllëse do sigurohet prova të qarta që ShKSh të jetë tërësisht e qëndrueshme. Sipas përmbajtjes, Faza Përmbyllëse e ZhShKSh mund të ndahet në tre pjesë: Veprimtaria e përditshme (vijon në faqen 3)

Antikorrupsioni shtyllë integriteti SHKSH ka ndërmarrë një seri trajnimesh me përfaqësues të komunave të Prefekturës së Tiranës, mbi korrupsionin dhe antikorrupsionin me iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan financuar nga USAID. Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e specialistëve të Qendrës Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe e Asistencës Teknike (ANTTARC). Objektivat e programit të trajnimit synonin njohjen me konceptet e korrupsionit dhe antikorrupsionit. Pjesëmarrësit ndoqën temat dhe diskutuan rreth korrupsionit, fushat më të ndjeshme ku shfaqet ai, shkaqet e shfaqjes dhe si luftohet. Përfaqësuesit e komunave të kryeqytetit u njohën gjithashtu me ndikimin negativ të korrupsionit në fusha të ndryshme të veprimtarisë; në sistemin e prokurimit publik, konfliktet e interesit, nepotizmi, rryshfeti dhe sistemi i pavarur financiar. Një vëmendje iu kushtua edhe temës për rolin e agjencive të pavarura antikorrupsion sidomos në drejtim të familjarizimit të punonjësve që përbën një premisë të sigurtë pë korrupsionin, si dhe rolin e (Vijon në faqen 3)

SHKSH do vazhdojë fuqishëm të jetë e pranishme në qeverisjen vendore -Intervistë e drejtorit ekzekutiv të SHKSH, Agron Haxhimali Z. drejtor, mund t’iu thoni lexuesve sa dhe si janë realizuar aktivitetet e Shoqatës, të parashikuar për këtë periudhë? Gjatë kësaj periudhe janë realizuar të gjithë aktivitetet e parashikuar në planin e punës të miratuar në mbledhjen e fundit të KD dhe me nivel të lartë. Aktivitetet e realizuara gjatë kësaj periudhe janë zbatimi i planit të punës të miratuar nga KD e të parashikuara në komponentët e Projektit ZhShKSh, financuar nga SIDA dhe që janë të integruar me qëllimin e vetëm që lidhen me funksionet bazë të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Cili ka qenë synimi i tyre? Synimi i tyre, në thelb, ka qenë vlerësimi i nevojave të anëtarëve të Shoqatës, të cilët kanë qenë përfituesit kryesorë të këtyre aktiviteteve. Dhe unë mund të deklaroj se me veprimtarinë e saj ShKSh vazhdon fuqishëm të jetë e pranishme në skenën e qeverisjes vendore. Si ka qenë ndikimi i veprimtarive? Ka qenë i dyfishtë. Veprimtaria e

imazhit të shoqatës. Mund të përmendni se ku ka qenë më aktive ShKSh? ShKSh aktualisht ka qenë mjaft aktive në përfaqësimin e interesave të komunave: këtu mund të përmend lobingun për Ligjin për Huamarrjen Vendore, projektligjin për Financat Vendore, projektligjin për Zhvillimin Rajonal, përfaqësimin e komunave në komitetin e granteve konkuruese, etj. Gjithashtu ka qenë mjaft aktive në shërbimet për anëtarët e saj: në këtë drejtim dua të përmend takimet e ndryshme zhvilluar në mjediset e Shoqatës, me kryetarët dhe pjesëtarë të stafit të komunave si psh forumet profesionale, trajnimet njëditore mbi menaxhimin e taksave dhe tarifave vendore.

shoqatës kanë pasur ndikim të dukshëm në qeverisjen vendore, por edhe në vetë shoqatën. Përmes tyre është përmirësuar efektiviteti dhe eficenca e punës së ShKSh dhe mbi të gjitha kanë ndikuar në rritjen e autoritetit dhe

Si vepron Shoqata për afrimin e shërbimeve për komunat? Pyetja është me interes. Unë mund të them se fokusi kryesor i shërbimeve gjatë kësaj kohe ka qenë trajnimi mbi “Menaxhimin e taksave dhe tarifave vendore”. (Vijon në faqen 2)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.