SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 9 Qershor 2009
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 22 59 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
EDITORIAL
Administrimi i mbetjeve të ngurta - detyrë parësore e qeverisjes vendore
N
jë nga veprimtaritë e qeverisjes vendore është edhe administrimi i mbetjeve të ngurta, që sot për sot, përbëjnë problem shqetësues. Ligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” përcakton qe menaxhimi i mbetjeve është një nga përgjegjësitë e njësive të qeverisjes vendore. Kjo i vë komunat përballë detyrimeve sidomos ato të zonave të largëta rurale ku sistemi i grumbullimit është ose i pakët ose thuajse nuk ekziston. Dihet se mbetjet e ngurta hidhen në mënyrë të pakontrolluar apo digjen në vende të hapura, gjë që dëmtojnë rëndë shëndetin e popullatës, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik e atë turistik. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Po si duhet të veprohet? Metoda kryesore depozitimin është hedhja në vendet e caktuara të mbetjeve të ngurta në fushat e grumbullimit. Realizimi i këtij objektivi, kërkon fillimisht të njihet mirë kuadri ligjor dhe mbi bazën e një studimi çdo komunë apo fshat të hartojë programet përkatëse të veprimit të cilat të jenë ambicioze dhe efikase. Ndryshimi i situatës natyrisht që nuk do të bëhet brenda ditës por do të kërkojë kohë, përpjekje dhe investime. Një ndërmarrje e tillë kërkon planifikim. (Vijon në faqen 2)
Për përmirësimin e jetesës së popullsisë rurale të vendit y16 komuna në gjithë vendin po asistohen nga FSHZH për përgatitjen e planeve të zhvillimit lokal dhe planeve hapësinore ne qendra të rëndësishme turistikey Kredi prej rreth 10 milion Euro e marrë nga Qeveria Shqiptare.
F
ondi i Shqiptar i Zhvillimit ka filluar zbatimin në terren i projektit “Punët në Komunitet III”, financuar nga Banka e Këshillit të Evropës, (CEB). Ky projekt është bërë i mundur nga një kredi e marrë nga Qeveria Shqiptare prej rreth 10 milionë Euro. Projekti ka si qëllim përmirë-
simin e cilësisë së jetesës së popullsisë rurale të vendit përmes nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm social e ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës komunale, forcimi i qeverisjes ne nivel lokal dhe rritjes së rolit komunitar në qeverisje nëpërmjet metodave pjesë-
Huamarrjet vendore Një instrument i ri i financiar në duart e qeverisjes vendore
N
jësitë e qeverisjes vendore prej më shumë se një viti kanë në dorë një instrument të ri financiar, mundësinë e huamarrjes në tregun financiar për të mbuluar nevojat financiare për funksionet e tyre të ndara apo të përbashkëta. Ligji Nr. 9869, datë 4.2.2008 “Për Huamarrjen Vendore” përcakton saktë kufijtë e huamarrjes nga njësitë e pushtetit vendor, garancitë, procedurat dhe raportimin pranë Ministrisë së Financave. Ministria e Financave në Bashkëpunim me USAID/LGPA (Programi i qeverisjes vendore në Shqipëri) kanë bashkëpunuar në prodhimin e “Manualit për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore”. Vlen të theksohet se Ligji për Huamarrjen Vendore respekton parimet e autonomisë e decentralizimit fiskal vendor. Kufijtë e huamarrjes shprehin kujdesin për stabilitet makroekonomik dhe besueshmërinë në tregjet financiare. Ai gjithashtu hap mundësinë e huamarrjes: Huamarrje për likuiditete e për investime, për çdo funksion vendor; huamarrje afatshkurtër e afatgjatë; nga banka, tregje kapitale, etj; hua nga tregu vendas apo i huaj. (Vijon në faqen 2)
Veprimtari
y Gjatë kësaj periudhe SHKSH ka organizuar 6 mbledhje të Forumeve Profesionale. Forumet Profesionale identifikojnë dhe diskutojnë rreth problematikes që hasin komunat gjate ushtrimit te funksioneve, në këtë rast, duke synuar përmirësimin e funksionimit te Këshillit të komunës dhe mire-koordinimin e punëve midis ekzekutivit dhe këshillit të komunës. Dokumentet e përpiluara nga Forumet Profesionale shërbejnë si bazë për diskutimin e Komisioneve të Përhershme të Shoqatës, të cilat pas shqyrtimit i kalojnë për diskutim dhe miratim Komitetit Drejtues të Shoqatës. 3 prej këtyre forumeve mblidheshin për herë të parë në një mbledhje organizative ndërsa forumet e Juristëve, Financierëve dhe Sekretarëve të Këshillit janë aktivë tashmë prej më shumë se një viti. Në vijim po bëjmë një përshkrim të shkurtër të çështjeve të diskutuara dhe temave të parashtruara (Vijon në faqen 4)
marrëse. Projekti ka dy komponentë: hartimin e planeve të zhvillimit lokal me pjesëmarrjen e komuniteteve lokale dhe hartimi i planeve hapësinore apo të zhvillimit të turizmit dhe mbështetjen me investime në projekte të infrastrukturës lokale në zbatim të planeve të hartuara. Bazuar
në kapacitetet e çdo komune, buxhetin, popullsinë e rëndësinë e tyre, komunat mund të kenë tavane të ndryshme financimi që mund të variojnë nga 500.000 deri në 1.200.000 Euro. Para se të fillonte zbatimi më terren, në tetor të vitit 2008, në mjediset e FSHZH u zhvillua një takim ku ishin ftuar edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor që do të përfitojnë prej këtij projekti nga Komuna Kutalli, Ulëz, Rrashbull, Ishëm, Tregan, Dërmenas, Petran, Drenovë, Margegaj, FushëKuqe, Velipojë, Postribë, Petrelë, Kryevidh, Qender Vlorë, Orikum, si edhe drejtues të FSHZH-së. Objektivi i takimit ishte prezantimi i parimeve mbi të cilët do të vihet në jetë ky projekt, kriteret dhe detyrimet dypalësh për të siguruar një bashkëpunim sa më të frytshëm. (Vijon në faqen 4)
PARANDALIMI I KORRUPSIONIT KERKON RRITJEN E INTERESIT TË TË ZGJEDHURVE VENDORE - Trajnim për kryetarë dhe nënkryetarë komunash, drejtues të këshillave komunale dhe përfaqësues nga stafet e komunave të Qarkut të Tiranës-
M
ë datat 8 dhe 15 maj 2009, në mjediset e Shoqatës së Ko munave, Partneri-Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë, organizuan trajnimin me temë: “Të njohim modele e zbatojmë strategjitë që kurojnë dhe parandalojnë korrupsionin në nivelet e qeverisjes vendore”. Në këtë trajnim morën pjesë kryetarë dhe nënkryetarë komunash, drejtues të këshillave komunale dhe përfaqësues nga stafet e komunave të Qarkut të Tiranës. Programi i përgatitur me kujdes me tema me interes sillnin në qendër të vëmendjes së pjesëmarrësve shqetësime (Vijon në faqen 2)
Sovrani votoi për Shqipërinë Europiane M
ë 28 Qershor shqiptarët votuan për Kuvendin e Ri të Shqipërisë. Sovrani e dha masivisht votën e tij me shpresën dhe besimin e madh për një Shqipëri Evropiane, për një Shqipëri që po ndryshon e do të ndryshojë dita ditës, për një qeveri që ta qeverisë sa më mirë e të jetë sa më pranë problemeve e halleve të tij. Sovrani, në votimet e 28 qershorit tregoi një maturi e pjekuri të admirueshme. Ai shkoi në kutinë e votimit i qetë e largpamës me vështrimin nga Shqipëria Evropiane. Me votën e tij ai shprehu etjen e madhe për progres, për të qenë krah për krah popujve të tjerë të Evropës. Me votën e tij ai shprehu besimin në vazhdimin e reformave të thella e të gjithanshme që do të përmirësojnë më tej jetën e tij, shprehu besimin për infrastrukturë bashkëkohore, për paga e pensione më të larta, për biznese të garantuara, për më shumë vende pune e qetësi. Në zgjedhjet e 28 Qershorit, të cilat ishin votimet e para që
prej hyrjes në NATO të Shqipëri, përbënin një test e detyrim qytetar. Prandaj për 3.6 milion shqiptarët zgjedhjet e 28 Qershorit përbënin një betejë për të tejkaluar traditën e korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit, pas më shumë se katër dekadash diktature. Më 28 Qershor të gjitha komunat e Shqipërisë, nga jugu në veri, treguan, si asnjëherë tjetër qytetari të lartë dhe përgjegjësi qytetare. Pushteti vendor përmes strukturave të tij përmbushën një prej elementëve thelbësorë të procesit zgjedhor që ishte pajisja me karta identiteti të shtetasve. Kjo mund të konsiderohet pa dyshim një nga arritjet që pa dyshim do të ketë një ndikim më të gjerë se në këtë proces zgjedhor. Pushteti vendor dha shembullin se si mund të organizohen zgjedhjet, se si mund të shkohet e të votohet pa asnjë lloj problemi e eksesi. Është kjo arsyeja që procesi zgjedhor deri në kutinë e votimit shënoi progres e përm-
bushi përgjithësisht standardet, falë qytetarisë së komunitetit në komuna, falë organizimit të pushtetit vendor. Sepse ata ishin të bindur se zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit ishin një test thelbësor për vlerat demokratike të Shqipërisë. Edhe nëse nuk ndodhi ajo që pritej, triumf i demokracisë elektorale, kjo nuk është aspak përgjegjësia e komunave dhe elektoratit të tyre. Shoqata e Komunave të Shqipërisë përshëndet të gjithë komunat e vendit, qeverisjen vendore, për përkushtimin, për vlerësimin, për vlerat që treguan në këtë ngjarje me rëndësi që u cilësua si historike. Shoqata e Komunave të Shqipërisë duke qenë gjithnjë më afër komunave do të kërkojë nga qeveria e ardhshme që reformat ekonomike dhe politike të jenë gjërat më të rëndësishme. Ne jemi të sigurt dhe kërkojmë që Qeveria e re të udhëheqë vendin drejt një Shqipërie të re Evropiane.