SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 10 Tetor 2009
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 22 59 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
Çelësi i vërtetë i një qeverisjeje efikase qëndron në decentralizimin e pushtetit V
izita e Kryeministrit Sali Berisha më 15 tetor, në aktivitetin e organizuar me rastin e Javës Europiane të Demokracisë Lokale dhe fjala që mbajti me këtë rast ishte shprehje e kujdesit të qeverisë për forcimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale. Ne nderojmë javën e decentralizimit, që në thelb është java e demokracisë, u shpreh Kryeministri. Fjala e Kryeministrit në këtë takim është programatike për qeverisjen vendore. Kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi të veçantë decentralizimit dhe thellimit të tij. Ai do ta vlerësonte decentralizimin e pushtetit demokracinë e vërtetë të qeverisjes. Çelësi i vërtetë i një qeverisjeje efikase qëndron në decentralizimin e pushtetit, tha Kryeministri, duke vlerësuar decentralizimin një nga 2–3 parimet më themelore, një nga 2-3 shtyllat më kryesore të sistemit demokratik. Kryeministri u shpreh se qeveria që ai drejton do të vazhdojë të thellojë e konsolidojë më tej procesin e decentralizimit, në interesin më të mirë të një qeverisjeje eficente për qytetarët shqiptarë. Në këtë kuadër, Kryeministri tha se, në rast se deri më sot qeveria ka katërfishuar grantin për qeverisjet vendore, shumëfishime të tjera do të bëhen. “Ne kemi vendosur të krijojmë Fondin e Zhvillimeve të Rajoneve. Qëllimi është që të ulim maksimalisht kompetencat e dikastereve qendrore dhe t’i kalojmë ato tek ju... Unë ju garantoj se këto katër vite, që do të jenë vite të transformimit të madh që vendi ka njohur në tërë historinë e tij, llogaris si Kryeministër, që levë kryesore do të jetë decentralizimi, do të jetë partneriteti me ju, do të jetë autonomia juaj. Kryeministri vlerësoi lart rolin e qeveritarëve vendorë. Ju jeni qeveritarët direkt të qytetarëve, qeveritë e tyre direkt, që përballeni çdo ditë me hallet
Kërkohen ritme e këndvështrime të reja
N
më jetike të tyre, që duhet t’u jepni përgjigje çdo ditë problemeve të mëdha dhe të gjithanshme të komuniteteve që drejtoni. Zoti Berisha duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për punën e çmuar të drejtuesve vendorë, në shërbim të qytetarëve të komunave, u shpreh se Qeveria e konsideron jetik dhe vendimtar partneritetin me pushtetin lokal, për realizimin e programit të saj të Shqipërisë europiane. Përpara pjesëmarrësve përfaqësues të pushtetit vendor kryeministri Berisha u ndal te përparësitë e qeverisjes që ai drejton dhe siguroi të gjithë përfaqësuesit vendorë se nga qeveria nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi të vetëm zonash, për sa i përket përkatësisë partiake. “Për mua, ju jeni qeveritar të
Veprimtari
JAVA EUROPIANE E DEMOKRACISË LOKALE
S
MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES
hoqata e Komu-nave të Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën Bradashesh, Elbasan, ndërmori iniciativën për të organizuar Ditën e Hapur në këtë Komunë në kuadër të Javës Europiane të Demokracisë Lokale. Komuna Bradashesh së bashku me 47 njësi të tjera vendore të Këshillit të Europës është një nga njësitë pilot për vitin 2009. Tema e kësaj dite të hapur ishte Pjesëmarrja e Të rinjve në jetën Lokale. Aktiviteti u zhvillua në datë 16 Tetor 2009. Aktivitetet e zhvilluara ishin: y Një vizitë e shkurtër në zyrat e Komunës; y Një takim i shkurtër në zyrën e Kryetarit të Komunës; y Prezantim i shkurtër mbi Javën Europiane të Demokracisë Lokale dhe Këshillit të Europës; y Prezantim i Kartës Europiane mbi Pjesëmarrjen e Të rinjve në jetën Lokale. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin të rinj nga shkollat e kësaj komune të cilët u njohën më nga afër me funksionimin dhe organizimin e Komunës Bradashesh.
qytetarëve shqiptarë dhe e vetmja gjë që unë kërkoj është të hartoni projekte, projekte, sa më shumë projekte, në mënyrë që të absorbohen investimet”, u shpreh Kryeministri”. Kreu i Qeverisë nënvizoi se në vitin 2010 përparësi absolute do të ketë ultësira bregdetare turistike. Çdo rrugë që zbret drejt detit do të asfaltohet brenda vitit 2010, të gjitha pa përjashtim. Dhe më pas, po me kaq insistim qeveria do t’u rikthehet të gjitha zonave të tjera. Duke iu referuar disa lëvizjeve fiskale të bëra nga qeveria, të cilat mund të kenë prekur qeveritë vendore, Kryeministri siguroi se qeveria do t’u përgjigjet një për një. “Secili prej jush do të llogarisë sa është humbja që keni pësuar nga kjo lëvizje e qeverisë qendrore dhe
Veprimtari
KONFERENCA MBI PRAKTIKAT MË TË MIRA TË QEVERISJESVENDORE
N
ë datat 17-18 Shtator 2009, me mbështetjen e USAID u organizuar Konferenca mbi Praktikat më të Mira të Qeverisjes Vendore, në të cilën morrën pjesë Shoqata e Komunave dhe disa komuna. Njësitë vendore paraqitën jo vetëm rastet e tyre studimore, por edhe iniciativat e tjera lokale (për shembull, buxheti në disa fletë, strategjitë e komunës, planet e biznesit për ndërmarrjet e tyre, studime fizibilitetit, etj). Në stendat së tyre, bashkitë dhe komunat paraqitën punën e tyre dhe ekspozuan kopje të materialeve të tyre të shtypura, harta, postera, foto, prezantime në PowerPoint, përfshirë këtu projektor dhe/ose kompjuter.
(Vijon në faqen 3)
ën drejtimin e Presidentit të Sho qatës së Komunave të Shqipërisë Sabri Sollaku, më 15 shtator 2009, u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të ShKSh. Në këtë mbledhje u trajtuan probleme që kanë të bëjnë me rritjen cilësore të veprimtarisë së shoqatës, për të ndikuar gjithnjë e më shumë në cilësinë e qeverisjen vendore të komunave, pasi pa zhvillimin rural nuk mund të ketë zhvillim të vendit. Komiteti Drejtues u njoh me aktivitetin e Shoqatës gjatë periudhës 6 mujore, miratoi veprimtaritë e zhvilluara si dhe përcaktoi detyrat për gjashtëmujorin e ardhshëm. Z. Sollaku kërkoi nga të gjithë anëtarët e komitetit më shumë përgjegjësi e seriozitet, më shumë angazhim në kryerjen e detyrave si dhe ritëm të lartë në arritjen e objektivave për të qenë në lartësinë e kërkesave të kohës. Zoti Sollaku edhe një herë ngriti me forcë rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë nga çdo anëtar komiteti për zbatimin e detyrave që burojnë nga statuti i shoqatës. Ai u ndal fort në forcimin e disiplinës statusore, duke theksuar se pa zbatimin e kësaj disipline statusore, të rregullave dhe normave që kemi caktuar bashkërisht, nuk mund të sigurohet mbarëvajtja normale e Shoqatës. Ai tërhoqi vëmendjen se vetëm 35 përqind e komunave (deri në atë periudhë) kanë shlyer detyrimin kuotor të anëtarësisë. Kryetari argumentoi se pagesa e kuotave të anëtarësisë është një detyrim i padiskutueshëm sepse nga derdhja e kuotave bëhet e mundur jo vetëm përmbushja e kontratës, por sidomos për të arritur objektivin e vënë për vetfinacim e vetqëndrueshmëri të Shoqatës. Pra shkurt nga derdhja e kotave varet siguria e veprimtarisë së Shoqatës. Në lidhje më këtë problem u shprehën dakord të gjithë anëtarët e komitetit. Z. Broz Marku, në mbështetje të shqetësimit të kryetarit tha se duhet ta konsiderojmë pagesën e kuotave përgjegjësi të çdo anëtari e të çdo komune. Ndërsa z. Kujtim Qefalia, në lidhje me këtë problem tha se duhen përdorur forma e metoda të pranueshme dhe efektive. Ai propozoi që të krijohen grupe të vogla me anëtarë të KD të cilët të shkojnë nëpër qarqe të bisedojnë konkretisht me kryetarët e komunave për t’i sensibilizuar ata që të realizojnë këtë detyrë. Z. Qefalia tha se u duhet shpjeguar hollësisht e konkretisht se cili është objektivi dhe veprimtaria e Shoqatës. Propozimi u përkrah nga të gjithë dhe do të vihet në zbatim. Z. Sollaku në mbështetje të këtij propozimi u shpreh se duhet të njihemi me eksperiencat më të mira dhe t’i shkëmbejmë ato. (Vijon në faqen 2)