GAZETA E SHOQATËS SË KOMUNAVE TË SHQIPËRISË - Nr. 18

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 18 Shtator - Tetor 2011

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

Berisha: Vendorët të mbrojnë mjedisin, jo më plehra në lumin Shkumbin

Mesazh

Decentralizimi, detyrë që duhet çuar përpara

K

Z. SABRI SOLLAKU

S

ë pari, ju uroj suksese në përmbushjen e detyrës fisnike që komunitetet tuaja ju kanë ngarkuar. Të gjithë Ju, sot të ulur në karriget e qeverisjes vendore do të mbani mbi supet tuaja një peshë të madhe dhe kam besim ashtu si dhe komuniteti juaj në zotësinë dhe përkushtimin tuaj në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së përgjithshme në komunat tuaja. Kam besim në motivimin tuaj në përpjekje për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje të komunitetit për ofrimin sa më cilësor të shërbimeve të ndryshme dhe njëkohësisht në përfshirjen e këtij komuniteti në zhvillimin ekonomik vendor. Të jesh Kryetar i një njësie vendore nuk është privilegj por është sakrificë dhe detyrim për të mbështetur zgjedhësit. Detyra që ju mbani do t’ju përballë me sfida të cilat kërkojnë zgjidhje në favor të rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit. Decentralizimi është një proces që ka njohur progres dhe jeni Ju ata që do të çojnë më tej këtë progres në ushtrimin sa më rigoroz të funksioneve tuaja. Kryetarët e rizgjedhur do të japin sigurisht një kontribut më të madh, por Kryetarët e rinj do të jenë promotorë të nxitjes së decentralizimit duke ju dhënë zë interesave të qeverisjes vendore dhe duke mbështetur rritjen e kapaciteteve administrative dhe reformuese në nivel vendor. Sado të diskutueshme mund të konsiderohen rezultatet e arritura nga komunat, është fakt që në secilën prej tyre është ngritur një institucion i mbështetur nga komuniteti. Kjo duket dhe nga rezultatet e zgjedhjeve të majit 2011, ku besimi i komuniteti çoi në rizgjedhjen e shumë Kryetarëve. Ndërkohë komuniteti vlerësoi dhe punën atyre që nuk u votuan rishtas (Vijon në faqen 2)

ShKSh, konferencë për kryetarët e rinj të komunave Shoqata ju uroi “Punë të mbarë” duke ndarë mendime dhe eksperiencë me drejtuesit e rinj

S

hoqata e Komunave të Sh qipërisë (ShKSh) mblodhi në 15 shtator në një konferencë të zhvilluar në Tiranë, më shumë se 100 kryetarë të rinj të komunave nga i gjithë vendi, të zgjedhur si të besuarit e komuniteteve të tyre në zgjedhjet lokale të 8 Majit, 2011. Konferenca e të Zgjedhurve të ri Vendor, e titulluar “Punë të mbarë” kishte si objektiv kryesor të prezantonte përpara kryetarëve të komunave, misionin dhe qëllimin e ShKSh-së dhe po kështu ti njihte ata me mesazhet e përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe donatorëve që e kishin të lidhur punën e tyre me pushtetin vendor. Aktiviteti ndihmoi edhe në vendosjen e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave respektive dhe Shoqatës. Një aspekt tjetër i Konferencës ishte edhe njohja e pjesëmarrësve me legjislacionin e Qeverisjes Vendore, financimin e saj dhe investimet publike në sektorë të ndryshëm. Konferenca u çel nga kryetari i ShKSh-së, z.Sabri Sollaku i cili theksoi se vëmendja kryesore e kryetarëve të rinj të komunave duhet të

përqendrohet tek përmirësimi i përgjithshëm i kushteve në të cilat jeton komuniteti, sepse zgjedhjet treguan se kush gëzon besimin e komunitetit ku jeton gëzon të drejtën ti përfaqësoj ata. “Zgjedhjet treguan se besimi i komunitetit çoi në rizgjedhjen e shumë kryetarëve, ndërkohë që komuniteti çoi në moszgjidhjen e të tjerëve për shkak se nuk justifikuan besimin e zgjedhësve”, theksoi z.Sollaku. Ai shprehu besimin se motivimi dhe angazhimi i kryetarëve të komunave do të ndikoj në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ndryshme që i nevojiten komunitetit dhe se kryetarët e rinj do të ishin promotor të thellimit të procesit të decentralizimit. “Decentralizimi është një proces që ka njohur progres dhe jeni Ju ata që do të çojnë më tej këtë progres në ushtrimin sa më rigoroz të funksioneve tuaja. Kryetarët e rizgjedhur do të japin sigurisht një kontribut më të madh, por Kryetarët e rinj do të jenë promotorë të nxitjes së decentralizimit duke ju dhënë zë interesave të qeverisjes vendore dhe duke mbështetur rritjen e kapaciteteve administrative dhe

Njoftim

reformuese në nivel vendor” uroi kryetari i ShKSh-së. Pas tij fjalën e mori zëvendësministri i Brendshëm, z.Ferdinand Poni, i cili shprehur vlerësimet më të larta për mandatin zgjedhor që kryetarët e rinj kishin marrë nga zgjedhjet dhe uroi që ai të ushtrohej i lirë në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit. Një vlerësim dhe falënderim z. Poni e bëri dhe për organizatorët e aktivitetit, që në këtë rast ishte ShKSh. Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, të zgjedhurit vendor do ti jepnin një shtysë edhe më të madhe procesit të decentralizimit. “Decentralizimi si proces do të vazhdoj të mbetet edhe për shumë kohë, një nga promotorët e shëndoshjes morale të shoqërisë, nga promotorët e akselerimit ekonomik dhe garantimit të shërbimeve publike, një nga formuluesit më të artikuluar të shpirtit lokal e rajonal por edhe atyre të komuniteteve”, theksoi zëvendësministri, duke shtuar se përmes decentralizimit do të zgjerohet dhe procesi i integrimit evropian. Po kështu, sipas Ponit, qeveria ishte e vendosur të (Vijon në faqen 3)

Shoqata e Komunave organizon gjatë muajit Janar 2012 Asamblenë e Përgjithshme si përfundim i zgjedhjeve të brendshme të organizatës. Kjo Asamble vjen pas organizimit të takimeve me Forumet e Qarqeve, prej të cilave zgjidhen përfaqësuesit e qarkut në Komitetin Drejtues dhe propozohen kandidatë për Kryetar të Shoqatës. Këto takime janë kryer tashmë në shumicën e qarqeve, ku janë diskutuar dhe çështje të tjera më rëndësi si propozime për ndryshime në Statut, caktimi dhe masa e kuotës së anëtarësisë. Këto diskutime në Forumet e Qarqeve do të prezantohen dhe në Asamblenë e Përgjithshme. Ne ju ftojmë të merrni pjesë aktive në këtë Asamble pasi nga pjesëmarrja juaj varet dhe suksesi i këtij organizimi të madh. Në Asamble do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të qeverisë qendrore dhe të organizmave të huaj që vazhdimisht kanë mbështetur Shoqatën e Komunave. Në ditët në vijim ShKSh do t’ju dërgojë informacione më të detajuara për këtë organizim. Punë të mbarë!

reu i qeverisë, Sali Ber isha në dy mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave e ka vendosur theksin tek nevoja për pastrimin e plehrave në të gjithë vendin dhe rolin e madh që kanë të zgjedhurit vendor në këtë proces. Në mbledhjen e datës 20 tetor, kryeministri Berisha kërkoi që ti jepej fund djegies së plehrave në lumin Shkumbin. Në këtë kuadër ai kërkoi nga bashkitë dhe komunat e kësaj zone dhe po kështu nga institucionet qeveritare që brenda datës 15 janar të vitit 2012 të kishin ... (Faqe 2)

Shoqëria civile ftohet të kontribuojë për “Qeverinë e Hapur”

Q

everia ftoi shoqërinë civile për të dhënë kontributin e saj në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Partneritetin për Qeverinë e Hapur (OGP). Kjo iniciative globale multi-laterale e nisur në 20 shtator në vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka ardhur si rezultat i nismës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për të bërë qeveritë në të gjithë botën me transparente, pjesëmarrëse dhe bashkëpunuese. (Faqe 3)

Përshtypje për Konferencën nga disa të zgjedhur vendorë

T

ë zgjedhurit e rinj vendorë nëpërmjet intervistave të dhëna për gazetën, shprehin ambiciet e tyre në kuadër të marrjes së mandatit si kryetarë komunash. Flasin Lumturi Hoxha, Ardian Kokomani dhe Sulejman Ibrahimi. (Faqe 4)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.