SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË
100
VJET
PAVARËSI
Nr. 20
Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Janar, 2012
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
ShKSh zhvillon Asamblenë e VI, zgjidhet kryetari i ri Në aktivitet morën pjesë, Kryeministri Sali Berisha, drejtues evropian të autoriteteve vendore dhe ambasador
TAKIMET
gresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, z. Frédéric Vallier, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Evropian i Bashkive dhe Rajoneve (CEMR), z. Graham Tope, Anëtar i Dhomës Britanike të Lordëve, znj. Carola Gunnarsson, Zëvendëspresidente e Shoqatës Suedeze të Autoriteteve Lokale. Nga ana tjetër përshëndetje dhe mesazhe në Asamble shpërndarë edhe ambasadorë, si ajo e Konfederatës së
Zvicrës, znj. Yvana Enzler, I ngarkuari me Punë i Mbretësisë së Suedisë, Patrik Svensson, Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Eugen Wollfarth. Për tu vlerësuar ishte edhe fryma demokratike mbi të cilën u zhvillua procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri të ShKSh-së. Procesi u krye nën vëzhgimin e OSBE-së dhe u vlerësua nga palët që morën pjesë në të, si i lirë dhe transparentë. Në shenjë qytetarie ish kryetari i ShKSh-së, z.Sabri
Sollaku pas procesit të votimit i uroi punë të mbarë, kryetarit të ri të shoqatës, z, Fatbardh Plaku, kryetar i komunës Farkë, Tiranë. Një punë e rëndësishme organizative për Asamblenë e VI u bë nga ana e stafit ekzekutiv të ShKSh-së, me ndihmën e çmuar të Ryan Knox, drejtor i projektit për zhvillimin e ShKSh-së dhe Arben Qeskut, përfaqësues i Shoqatës së Komunave dhe Rajoneve të Suedisë (SKL) në Tiranë. (vijon në faqe 2, 3)
Mesazh nga kryetari i ri i ShKSh, z. Fatbardh Plaku
“ShKSh, zëri i ideve dhe interesave tuaja” P
rioriteti kryesor i ShKSh-së ka qenë dhe do të mbetet ndikimi në forcimin e qeverisjes vendore në komunat e Shqipërisë. Për këtë qëllim, Shoqata ka bërë dhe po bën përpjekje të vazhdueshme duke përdorur forma e metoda bashkëkohore e duke sjellë përvoja të përparuara për të nxitur e ndikuar në arritjen e standardeve të rinj të qeverisjes, në përshtatje me stadin aktual të zhvillimit. ShKSh, është kthyer tashmë në një organizatë aktive në arenën e qeverisjes në Shqipëri dhe e ardhmja e saj pritet të jetë edhe më e ndritur. Vizioni ynë është “Përmirësimi i kapaciteteve dhe kuadrit institucional për një qeverisje të mirë vendore në komunat e Shqipërisë”. Në këtë kuadër, ShKSh ka ushtruar veprimtarinë e saj në zbatim të dokumenteve të saj strategjikë dhe ka ofruar mbështetje teknike për komunat mbi çështje kyçe të qeverisjes vendore. Deri më sot ka pasur raste të suksesshme të lobimit nga Shoqata e Komunave në mbrojtje të interesave të komunave. Ky përfaqësim i interesave të komunave në
Keith Whitmore flet për një plan veprimi të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në Shqipëri
FAQE 4
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë zhvilloi në 18 Janar, Asamblenë e saj të VI ku zgjodh Komiteti Drejtues dhe kryetari i ri i kësaj organizate, z.Fatbardh Plaku. Mbledhja e Asamblesë së ShKSh-së bëri të mbidheshin së bashku, jo vetëm pjesa dërrmuese e kryetarëve të komunave të Shqipërisë, por edhe zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare, si Kryeministri z. Sali Berisha, ministri e Financave, z. Ritvan Bode dhe zëvendësministri e Brendshëm, z. Ferdinand Poni. Një pjesëmarrje e çmuar në këtë Asamble që u vlerësua pozitivisht nga i gjithë opinioni publik, ishte edhe ajo e drejtuesve të lartë të organizatave evropiane për pushtetin vendor. Në këtë kuadër në punimet e Asamblesë morën pjesë përfaqësues si z. Keith Whitmore, President i Kon-
“ZËRI I AMERIKËS”
raport me pushtetin qendror tashmë do të thelloj rrugën institucionale të parashikuar në Statut. Tashmë, Shoqata e Komunave është e përfshirë në procesin e decentralizimit në Shqipëri dhe është një zë përfaqësues në Evropë, si anëtare e delegacionit në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Këshillit Evropian i Bashkive dhe Rajoneve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Duke vlerësuar ndikimin e një qeverisje vendore sa më afër standardeve ndërkombëtare në rrugën e integrimit të Shqi-
përisë, ne po punojmë për të dhënë kontributin tonë në ambiciet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim. ShKSh zotohet se do të ndjek me vëmendje zhvillimet, praktikat dhe eksperiencat në qeverisjen vendore dhe do të jetë e pranishme me idetë dhe kërkesat e saj në ambientet ku diskutohet dhe debatohet për çështje që lidhen me interesat e komunave dhe banorëve të tyre. Ne do të forcojmë zërin tuaj dhe do ju mbështesim pa kursim në të gjitha ndërmarrjet që do të kryeni. Për arritjen e qëllimeve të saj, Shoqata e Komunave ka bashkëpunuar me institucione të pushtetit qendror për çështje me interes për pushtetin vendor, si dhe me organizma të tjerë jo-qeveritarë dhe aktorë ndërkombëtarë që operojnë në nivel lokal. Këtu do donim të veçonim pjesëmarrjen në grupet e punës për hartimin e legjislacionit dhe strategjive kombëtare, përgatitjen e qëndrimeve të Shoqatës për zhvillimet e fundit në fusha të ndryshme etj. Rrjedhimisht, ShKSh ka synuar të jetë një aktor i rëndësishëm në rrugën e nisur
nga shoqëria shqiptare si një demokraci e re, për një zhvillim të qëndrueshëm, sipas standardeve të Bashkimit Evropian me qëllimin final për një qeverisje me të mirë dhe për një jetesë më të mirë të komunitetit që ne përfaqësojmë. Themeli i punës sonë ka qenë dhe do të mbetet, besimi ynë në rëndësinë e një Shoqate përfaqësuese të komunave duke i dhënë vlera diversitetit të madh të anëtarëve të saj. Të nderuar kolegë, në fund të këtyre pak rreshtave lejomëni t’ju ftoj të gjithëve të jenë pjesë aktive e ShKSh-së, duke ju përgjigjur ftesave tona dhe kërkesave që ju vijnë nga stafi ekzekutiv i shoqatës. Do të doja bashkëpunimin tuaj edhe për pagesën e rregullt dhe në kohë të kuotave për anëtarësimin tuaj në shoqatë, sipas vendimit që ju vetë miratuat në Asamblenë e 18 Janarit. Në fund do të doja t’ju kujtoja se ShKSh do të jetë zëri i ideve dhe interesave tuaja, për të lobuar bashkë me ju në institucionet qendrore dhe më gjerë... Ju falënderoj për besim!
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri Bujar Nishani u takuan me përfaqësuesit e Kongresit Rajonal të KiE-së
FAQE 3
VENDIMET E ASAMBLESË:
Vendimi për Komiteti Drejtues të ShKSh-së, kuotat e anëtarësisë, drejtimet strategjike të miratuara dhe raporti i aktiviteteve FAQE 4
Falënderim
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë kërkon të falënderoj në mënyrë të veçantë ish kryetarin e kësaj organizate për katër vitet e fundit, z. Sabri Sollaku. Ish kryetari jonë tregoi se ishte një drejtues i aftë dhe dinjitoz, në drejtimin e të cilit shoqata njohu zgjerim jo vetëm brenda institucioneve vendore, por edhe në organizata të rëndësishme evropiane. Falënderojmë z. Sollaku për drejtimin apartiak dhe profesional që i bëri shoqatës dhe kontributin e tij të çmuar për çuarjen përpara të objektivave të organizatës, ku në thelb qëndron thellimi dhe përmirësimi i procesit të decentralizimit. I urojmë z. Sollaku punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në drejtimin e komunës Bradashesh dhe gjejmë rastin të theksojmë se ai do të mbetet gjithmonë një mik i joni i çmuar!