Shoqata e Komunave Të SHQIPëRISë
së Komunave
Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
2013
Organ i Shoqatës të Shqipërisë Nr. 25 Prill - Gusht
Adresa: Rr. “Skerdilad Llagami”, Ndërtesa 3, Apt. 8 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. e-mail.aac@abcom.al. webpage:www.aac-al.org. Mesazh nga Kryetari
Shoqata pjesë e Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore
SHKSH, bashkëpunuese dhe kërkuese ndaj Qeverisë së re Plaku: Do të forcojmë
SHKSH, zyrtarisht anëtare e NALAS-it përpjekjet për demokracinë lokale
S Fatbardh Plaku
S
hqipëria zhvilloi më 23 Qershor të këtij viti, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat konfiguruan në vend një mazhorancë të re qeverisëse, që pritet të marrë drejtimin e pushtetit ekzekutiv në mesin e muajit Shtator. Në emër të Shoqatës së Komunave do të doja të përgëzoja Qeverinë e re të zgjedhur nga shqiptarët dhe po kështu Kryeministrin që ata zgjodhën, z.Edi Rama. Shoqata e Komunave të Shqipërisë do të vijoj gjatë qeverisjes së majtë të vendit, të bashkëpunoj por edhe ti parashtroj kërkesa konkrete kabinetit të ri qeveritar, në kuadër të nevojës për thellimin e procesit të decentralizimit dhe demokratizimit të pushtetit lokal në Shqipëri. SHKSH do të jetë për Qeverinë e re një bashkëpunëtor i besuar dhe serioz, njëkohësisht dhe një kritik ndaj të gjitha atyre nismave që bien në kundërshtim apo nuk do të mbështesin zhvillimet pozitive në fushën e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, SHKSH i kërkon Qeverisë së re të jetë e vëmendshme ndaj nismave të rëndësishme që shoqata ka adresuar tek pushteti qendror për zgjidhje, siç janë nismat ligjore për financat vendore, ajo për funksionimin e Këshillave të Qarku, si dhe nisma për rishikimin e funksioneve të komunave. Nga ana tjetër një çështje e mprehtë për demokracinë lokale është mirëfunksionimi i Komitetit të Ekspertëve për Decentralizimin. Ne urojmë që Qeveria e re të jetë bashkëpunuese me të zgjedhurit vendor dhe po kështu ti gjendet pranë nevojave të këtij pushteti, i cili përballet me sfida të rëndësishme. SHKSH do të vijoj të mbetet shoqata e cila mbledh dhe asiston të gjithë drejtuesit e komunave të Shqipërisë, pa dallime partiake dhe demografike. Ne do të vijojmë të jemi të gjithë të bashkuar, në emër të interesave të qytetarëve që përfaqësojmë.
hoqata e Komunave të Shqipërisë, nisur nga Prilli i këtij viti është zyrtarisht anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS). Vendimi përfundimtar erdhi më 19 Prill gjatë zhvillimit të Asamblesë së Tetë të Përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme për pushtetin vendor në Europë. Në Asamblenë e mbajtur në Shkup, lobimi disa mujor dhe përpjekjet e SHKSH për të qenë pjesë e një organizmi të tillë u konkretizuan. Nisur nga ky zhvillim i rëndësishëm për jetën e SHKSH-së, kryetari i shoqatës, Fatbardh Plaku mbajti në Asamble një fjalë të posaçme, duke theksuar se ky bashkëpunim i SHKSH-së me NALAS-in, do ti forconte përpjekjet për promovimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Po kështu, Plaku deklaroi se shoqata
që ai drejtonte do të arrinte të merrte një eksperiencë të rëndësishme nga shkëmbimi i njohurive me vetë NALAS-in dhe shoqatat që aderojnë në të. “Ne e konsiderojmë anëtarësimin tonë për NALAS si një konsolidimin
e bashkëpunimit tonë e cila ka filluar. Misioni ynë i përbashkët mbi mbështetjen e qeverisë vendore përbën bazën e fortë e interesit tonë në bashkimin e përpjekjeve për promovimin e demokracisë lokale. (Lexoni në faqen 3)
Miratohet plani i aktiviteteve për vitin 2013
Mblidhet Komiteti Drejtues i SHKSH, kërkohet vijimi i pagesës së kuotave nga anëtarësia 25 komuna shqiptare në Panairin NEXPO 2013 Përfaqësuesit do të prezantojnë në Kroaci resurset e njësive vendore
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë, si anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS) do të përfaqësohet me 25 komuna në Panairin Ndërkombëtar të Pushtetit Vendor që do të zhvillohet në Rijeka të Kroacisë. Pjesëmarrja e këtyre komunave në NEXPO 2013 realizohet dhe në sajë të bashkëpunimit me Sida, Intercooperation Albania -dldp program, Këshilli i Europës dhe TAIEX. Panairi NEXPO 2013 organizohet në datat 24-27 Shtator nga NALAS... (Lexoni në faqen 3)
Faqe 2
SHKSH me mbështetjen e OSBE-së
Transparenca në komuna
Nisma, studim mbi nivelin e përmbushjes së funksioneve nga komunat shqiptare
SHKSH, projekt nga AMSHC për rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrjen lokale
Faqe 2
Faqe 2
Nr.25. Prill - Gusht 2013 / 2
Shoqata e komunave të Shqipërisë Miratohet plani i aktiviteteve për vitin 2013
Mblidhet Komiteti Drejtues i SHKSH, kërkohet vijimi i pagesës së kuotave nga anëtarësia K
omiteti Drejtues i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë u mblodh më 25 Prill dhe morri në shqyrtim periudhën e veprimtarisë së shoqatës nga Janari i këtij viti deri në muajin Prill. Në këtë mbledhje u miratua Plani i Aktiviteteve të Shoqatës për vitin 2013. Drejtori i Përgjithshëm, Agron Haxhimali në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të SHKSH-së theksoi se këto ishin katër muajt e parë të punës së shoqatës, pas mbylljes së fazës përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i SHKSH”. Nisur nga fakti se tashmë SHKSH financohet vetëm nga kuotat e anëtarëve të saj në mbledhje u ngrit shqetësimi për nivelin e ulët të pagimit të kuotave nga anëtarët e shoqatës, në nivelin kombëtar por edhe atë të Komitetit Drejtues. Përfaqësuesit e SHKSH-së vendosën në dukje faktin se nga mbledhja e fundit e KD-së mbajtur në Dhjetor, kanë paguar kuotën e anëtarësimit 23 komunave, prej të cilave vetëm tetë nga Komiteti Drejtues për vitin 2013. Përveç këtij shqetësimi serioz, nga SHKSH u ngrit dhe problematike e mungesës së një komunikimi in-
tensiv me komunat përmes shkresave, kërkesave, njoftimeve, pyetësorëve. Po kështu u vu në dukje se komunikimi elektronik në disa komuna lë mjaft për të dëshiruar. Si një nga ngjarjet më të rëndësishme të katër mujorit të parë të këtij viti u theksua anëtarësimi i SHKSH-së në Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS) dhe po kështu u vendos theksi tek fakti se SHKSH kishte vijuar aktivitetin e saj normal siç ishin dhe mbledhjet periodike të forumeve profesionale. Gjatë muajve Mars dhe Prill, SHKSH ka mbledhur Forumin
Profesional të Juristëve dhe atë të Financave dhe Taksave Lokale për të diskutuar në lidhje me disa propozime për trajtimin financiar të nëpunësve të komunave dhe të zgjedhurve vendorë. Forumi Profesional i Punonjësve të Ndihmës Ekonomike ka diskutuar mbi problematikën dhe vështirësitë lidhur me ndihmën ekonomike në komuna. Puna për këtë temë ka nisur që nga viti i kaluar dhe është paraqitur në Komitet Drejtues lista e çështjeve me të cilat do të merret ky forum. Po kështu Forumi Profesional i Planifikimit Urban diskutoi mbi ndryshimet ligjore të propozuara në
Ligjin për Planifikimin e Territorit dhe ndikimi që këto ndryshime do të kenë mbi punën e njësive vendore. Ky takim u organizua në bashkëpunim me PLGP, Programin për Qeverisje Vendore të USAID dhe u asistua nga ekspertë të Co-Plan. Forumi Profesional i Përdorimit të Tokës dhe Bujqësisë u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Sekretariatit të Komisionit Qeveritar të Tokës. Trajtimi i Tokës Bujqësore është një nga çështjet më me interes për tu trajtuar për shkak të procedurave ligjore dhe ndryshimeve të shumta të situatës. Në secilin prej këtyre
takimeve morrin pjesë rreth 15 specialistë sipas fushave përkatëse, prej të cilëve afro 40% kanë qenë gra. Pjesëmarrja më e lartë e grave ka qenë në Forumin e Punonjësve të Ndihmës Ekonomike, nisur dhe nga tematika aktuale e përzgjedhur në secilin forum vihet re një interesim dhe angazhim në funksionim të Forumeve dhe në diskutimet konkrete. Në mbledhje u përmend dhe pjesëmarrja e SHKSH-së në komisionin e vlerësimit të Konkursit Rajonal të Praktikave të Mira, që promovoi shkëmbimin e praktikave më të mira të njësive vendore në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Nga ana tjetër në Komitetin Drejtues u theksua dhe qëndrimi i SHKSH-së për ndryshimet në ligjin për Planifikimin Urban. Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe Të drejtat e Njeriut dhe përfaqësuesi i saj, kryetari i komunës Kashar, Besnik Fuçia dha pikëpamjet e shoqatës në lidhje me këtë nismë ligjore. Ndërkaq, SHKSH informoi anëtarët e Komitetit Drejtues në lidhje me vijimin e projektit për rritjen e përfaqësimit të grave në komuna.
SHKSH me mbështetjen e OSBE-së
Nisma, studim mbi nivelin e përmbushjes së funksioneve nga komunat shqiptare
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë, në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri kanë ndërmarrë një nismë e cila do të sjelli një studim në lidhje me rolin dhe statusin e funksioneve në komunat shqiptare. Ky studim do të përdoret si bazë kryesore për Dokumentin e Pozicionit të SHKSH-së dhe do të ketë në fokus progresin e bëra nga njësitë e qeverisjes vendore në drejtim të procesit të decentralizimit. Studimi ka si qëllim kryesor të identifikojë faktorët që pengojnë ofrimin efikas të shërbimeve publike lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Kështu përmes këtij studimi do të shqyrtohen me kujdes përgjegjësitë e komunave dhe deri në cilin nivel zbatohen ato. Në këtë mënyrë do të identifikohen ato funksione që kryhen më mirë nga njësitë vendore dhe ato që këto njësi nuk i kryejnë në standardin e kërkuar. Stu-
dimi ka si qëllim ti japi përgjigje pyetjeve të rëndësishme si: A i kanë komunat kapacitet e brendshme për t’i ofruar funksionet e tyre komuniteteve të tyre? A i kanë komunat burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore në raport me detyrimet e tyre ligjore? Cilat janë fushat kryesore të qeverisjes vendore në të cilat komunat janë më kompetente bazuar në kapacitetet dhe burimet e tyre? SHKSH garanton të gjithë përfaqësuesit e komunave se informacioni që ata do të japin për këtë studim do të jetë krejtësisht konfidencial dhe nuk do të bëhet publik asnjë element i cili mund të mundësoj identifikimin e burimit të informacionit. Pyetësori është i përbërë nga tre pjesë. Në pjesën e parë ai synon të mbledh informacion konfidencial për të intervistuarin dhe komunën. Në pjesën e dytë pyetësori synon të mbledhë të dhëna mbi vlerësimin e përgjithshëm nga ana e Njësive të Qeverisjes Vendore
të ligjit në. 8652 dhe zbatimit të tij. Në pjesën e tretë synohet që të mblidhen të dhëna mbi funksionet specifike të komunave dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Për secilin funksion që ka të bëjë me “funksionet të veta,” “funksionet e përbashkëta” dhe “funksionet e deleguara” sipas ligjit, është parashtruar një numër standard pyetjesh. Pavarë-
sisht se pjesëmarrja në këtë projekt është vullnetare, SHKSH nxit që komunat të plotësojnë pyetësorin që lidhet me këtë studim, në mënyrë që ato të japin kontributin e tyre për hartimin e një dokumenti që do t’ju shërbej atyre në të ardhmen. Duke ju përgjigjur pyetësorit komunat japin një kontribut të pazëvendësueshëm në studim.
Forumi i Juristëve të SHKSH diskutime për studimin
N
ë kuadër të studimit mbi funksionet që kryhen nga komunat shqiptare, SHKSH më 25 Korrik mblodhi Forumin e Juristëve të kësaj organizate. Në tryezën e mbledhur me qëllim diskutimin e problematikës dhe eksperiencës përsa i përket ofrimit të shërbimeve nga komunat pati diskutime frytdhënëse në kuadër të studimit. Puna për këtë studim do të konsultohet dhe në forumet e tjera të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. SHKSH është e bindur se Forumet Profesionale identifikojnë dhe diskutojnë rreth problematikes që hasin komunat gjatë ushtrimit të funksioneve, duke synuar edhe përmirësimin e funksionimit te Këshillit të Komunës dhe mirë-koordinimin e punëve midis ekzekutivit dhe këtij këshilli. Dokumentet e përpiluara nga Forumet Profesionale shërbejnë si bazë për diskutimin e Komisioneve të Përhershme të Shoqatës, të cilat pas shqyrtimit i kalojnë për diskutim dhe miratim Komitetit Drejtues të Shoqatës.
Nr.24. Prill - Gusht 2013 / 3
Shoqata e komunave të Shqipërisë SHKSH, zyrtarisht anëtare e NALAS-it
Shoqata pjesë e Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore Plaku: Do të forcojmë përpjekjet për demokracinë lokale
Çfarë është NALAS-i? NALAS është një rrjet shoqatash të autoriteteve lokale të vendeve të Europës Juglindore. Ky rrjet ka më shumë se 16 shoqata anëtare, të cilat përfaqësojnë rreth 9000 autoritete lokale, të zgjedhura në mënyrë direkte nga më shumë se 80 milion qytetarë në të gjithë rajonin. Sekretariati i NALAS-it është ngritur në Shkup dhe është përgjegjës për të gjithë punën koordinuese dhe implementimin e aktiviteteve të NALAS-it. Kjo organizatë është themeluar në vitin 2001 nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore dhe Këshillit të Europës.
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë, nisur nga Prilli i këtij viti është zyrtarisht anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS). Vendimi përfundimtar erdhi më 19 Prill gjatë zhvillimit të Asamblesë së Tetë të Përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme për pushtetin vendor në Europë. Në Asamblenë e mbajtur në Shkup, lobimi disa mujor dhe përpjekjet e SHKSH për të qenë pjesë e një organizmi të tillë u konkretizuan. Nisur nga ky zhvillim i rëndësishëm për jetën e SHKSHsë, kryetari i shoqatës, Fatbardh Plaku mbajti në Asamble një fjalë të posaçme, duke theksuar se ky bashkëpunim i SHKSH-së me NALAS-in, do ti forconte përpjekjet për promovimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Po kështu, Plaku deklaroi se shoqata që ai drejtonte do të arrinte të merrte një eksperiencë të rëndësishme nga shkëmbimi i njohurive me vetë NALAS-in dhe shoqatat që aderojnë në të. “Ne e konsiderojmë anëtarësimin tonë për NALAS si një konsolidimin e bashkëpunimit tonë e cila ka filluar. Misioni ynë i përbashkët mbi mbështetjen e qeverisë vendore përbën bazën e fortë e interesit tonë në bashkimin e përpjekjeve për promovimin e demokracisë lokale. Ne besojmë se shoqata jonë do të përfitojnë nga shkëmbimin e njohurive dhe të shkëmbimit të përvojave mes anëtarëve tanë”, theksoi Plaku, duke shprehur falënderimin e tij për NALAS-in në emër të të gjithë komunave të Shqipërisë. Sipas tij, SHKSH është e bindur se në vitet në vijim bashkëpunimi i nisur do të forcohet edhe më shumë. Sipas Plakut, anëtarësimi i SHKSH-së në këtë or-
ganizatë të rëndësishme europiane, nuk ishte i rastësishëm, por vinte si pasojë e rritjes së shoqatës shqiptare dhe hapave cilësorë të ndërmarrë gjatë viteve për mbrojtjen e autonomisë lokale dhe demokracisë. Kryetari i SHKSH-së theksoi se shoqata ka treguar gjithashtu se është një partner i besuar i autoriteteve të rëndësishme europiane dhe më gjerë, përsa i përket çështjeve të demokracisë lokale. “Shoqata e Komunave është një organizatë kombëtare e 308 komunave, me qëllimin qe të unifikojë zërin e anëtarëve të saj, të Komunave të Shqipërisë, për të mbështetur dhe përfaqësojë ata në ndikimin dhe mbështetjen e procesit të decentralizimit në përputhje me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, Kushtetutën dhe legjislacioni përkatës. Shoqata është themeluar në vitin 1997, por në 6-7 vitet e fundit, ajo është përforcuar dhe fuqizuar për shkak të mbështetjes së anëtarëve dhe përmes bashkëpunimit me donatorët dhe partneriteteve me organizata simotra. Sot, SHKSH është një
aktor i respektuar dhe aktive në procesin e decentralizimit të Shqipërisë dhe një zë përfaqësues në Evropë, si anëtare e delegacionit në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve të Këshillit të Evropës, anëtare e Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve (CEMR)”, theksoi Plaku në fjalën e tij përpara anëtarëve të Asamblesë së NALAS, në Shkup. Sipas tij, fushat e interesit të SHKSH-së, përfshijnë përfaqësimin e interesave të përbashkëta të komunave shqiptare në një mënyrë të institucionalizuar dhe të drejtpërdrejtë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të institucioneve të tjera shtetërore, si dhe organizata të ndryshme shqiptare dhe të huaja, duke u bërë një aktore kryesore në procesin e hartimit të Politikave dhe legjislacionit për qeverisjen lokale. Plaku theksoi se shoqata i jep asistencë të rëndësishme të organet e zgjedhurave vendore, mbi bazën e trajnimeve, kualifikimeve, informacionit, por dhe ndihmës financiare. “Ne gjithashtu punojmë në kryerjen e shërbimeve të ndryshme për anëtarët
e shoqatës, duke ofruar për organet e administratës lokale trajnime dhe kualifikime, informacion mbi zhvillimet në fushën e qeverisjes lokale dhe në fusha të tjera të aktivitetit që ndikojnë në qeverisjen lokale. Ne jemi të angazhuar në trajnimin e vazhdueshëm, në prodhimin e manualeve mbi tema të ndryshme në pushtetin lokal”, shpjegoi Plaku në fjalën e tij. Ai, gjithashtu e vuri theksin dhe tek roli i SHKSH-së si ndërmjetëse për krijimin e kontakteve në mes të komunave dhe partnerëve të tyre të huaj, shoqatat analoge, institucionet ndërkombëtare, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përvojave dhe për të zhvilluar programe të përbashkëta të bashkëpunimit. Gjatë takimit të mbajtur në Shkup, drejtuesi i NALAS-it Ozgen Keskin, Kryebashkiak i distriktit Jilldirim në qytetin turk Bursa theksoi se kjo organizatë është një rrjet i madh, i cili i mbulon të gjitha shoqatat e autoriteteve lokale të Evropës Juglindore. Ai lajmëroi se në Asamblenë e Përgjithshme në Shkup kryesimin periodik të NALAS-it do ta marrë Sllovenia.
25 komuna shqiptare në Panairin NEXPO 2013 Përfaqësuesit do të prezantojnë në Kroaci resurset e njësive vendore
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë, si anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS) do të përfaqësohet me 25 komuna në Panairin Ndërkombëtar të Pushtetit Vendor që do të zhvillohet në Rijeka të Kroacisë. Pjesëmarrja e këtyre komunave në NEXPO 2013 realizohet dhe në sajë të bashkëpunimit me Sida - Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, Helvetas Swiss Cooperation - dldp program, Këshilli i Europës dhe TAIEX. Panairi NEXPO 2013 organizohet në datat 24-27 Shtator nga NALAS, Shoqatat e Qyteteve dhe Sho-
qatat e Bashkive të Kroacisë, Qytetet e Rijekës dhe Opatijas, në kujdesin e Presidentit të Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic. Kështu mbi 25 përfaqësues të komunave shqiptare do të marrin pjesë në seminaret dhe takimet që do të zhvillohen në këtë panair, dhe 10 prej tyre do të prezantojnë arritjet dhe punët e tyre në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve dhe procesit të integrimit. SHKSH thekson se komunat e përzgjedhura për të marrë pjesë në këtë panair janë selektuar mbi bazën e potencialeve, resurseve natyrore, zhvillimit ekonomik dhe urban të komunës. Rëndësia
e pjesëmarrjes së komunave shqiptare në këtë panair rritet në një kohë kur ato ftohen ti ekspozojnë këto resurse përpara autoriteteve lokale të Europës Juglindore, Shoqatave të Qeverisjes Vendore, investitorëve dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit, si dhe organizatave donatore që përkrahin zhvillimin e autoriteteve lokale. Panairi NEXPO pritet të vizitohet nga 4000 vizitorë. Komunat shqiptare pritet të paraqesin në panair postera dhe fletëpalosje në lidhje kapacitetet që ato ofrojnë për turizëm dhe investime. Përfaqësuesit e komunave shqiptare do të kenë gjithashtu
mundësinë e krijimit të rrjeteve të bashkëpunimit, shkëmbimit të praktikave vendore, krijimin e binjakëzimeve dhe zgjerimin e kontakteve me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët. Po kështu drejtuesit e komunave do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe në një konferencë me temë “Rruga drejt integrimit, heqja e barrierave
dhe zhbllokimi i potencialeve”. Në konferencë do të flitet mbi qasjen e Kroacisë në BE, perspektiva e unionit dhe ato rajonale dhe do të marrin pjesë personalitete si Presidenti i Republikës së Kroacisë, përfaqësues të Komisionit Europian, Komitetit të Rajoneve, Këshillit të Bashkive dhe Rajoneve Europiane etj.
Nr.25. Prill - Gusht 2013 / 4
Shoqata e komunave të Shqipërisë Transparenca në komuna
SHKSH, projekt nga AMSHC për rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrjen lokale S hoqata e Komunave të Shqipërisë është duke zbatuar një projekt të financuar nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile në kuadër të nevojës të pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen vendore. Projekti, i cili ka si qëllim kryesor nxitjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së komunave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrjen lokale është përqendruar në dy komuna në vend, atë të Ndroqit dhe të Farkës. Ky projekt ka si synim të mundësojë për zyrtarët publikë lokalë dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit, mjete dhe teknika me qëllim, promovimin e qeverisjes së mirë në nivel lokal. Ai gjithashtu synon ti nxisë qytetarët në veprimtari që rrisin edukimin dhe kultivimin kundrejt ndjenjës komunitare. Për të arritur këto objektiva dhe synime, projekti parashikon një seri aktivitetesh dhe po kështu trajnimesh për të dyja komunat e përzgjedhura. Gjatë trajnimeve çështjet që janë adresuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, janë roli dhe funksionimi i qeverisjes vendore dhe lidhja organike me pjesëmarrjen
qytetare, koncepti dhe rëndësia e pjesëmarrjes qytetare, si dhe praktikat e politikave, mekanizmave dhe stimu-
Vizita në Tiranë
Rajoni Italian i Trentos, interes për bashkëpunim me SHKSH-në dhe komunat shqiptare
hoqata e Komunave të ShqS ipërisë është duke ndërmjetësuar, për një bashkëpunim
të mundshëm mes komunave shqiptare dhe atyre italiane të rajonit të Trentos. Fushat e bashkëpunimit të synuar janë ato të rritjes së kapaciteteve në nivel vendor përmes shkëmbimit të eksperiencave. Një vëmendje e madhe në këtë partneritet pritet ti vendoset dhe çështjes së menaxhimit të pyjeve, certifikimit të tyre dhe mundësisë për reklamimin e lëndëve drusore shqiptare në Itali. Bashkëpunimi i synuar shtrihet në dy plane, ai në nivel shoqatash të qeverisjes vendore dhe në nivel komunash, i lehtësuar nga shoqatat përkatëse. Në këtë kuadër më 28 Maj një delegacion Italian nga ky rajon, zhvilloi një vizitë në zyrat e SHKSH-së. E pranishme në takim, Antonietta Nardin, Kryetare e Komunës Cemra e rajonit të Trentos shprehu interesin e saj dhe të Shoqatës së Komunave të Rajonit të Trentos për të vendosur ura bashkëpunimi përmes Shoqatës së Komunave së Shqipërisë me komuna të cilat kanë në pronësi apo përdorim të tyre pyje. Ky bashkëpunim mund të nisë me shkëmbim eksperiencash mes komunave për të vazhduar më tej me projekte me konkrete dhe të mbështetjes teknike. Nga ana tjetër Antonio Brunari, Sekretar i Përgjith-
shëm i Organizatës për Njohjen e Skemave Kombëtare të Certifikimit të Pyjeve gjatë takimit tha se një nga qëllimet e kësaj vizite të parë ishte eksplorimi i mundësive të transferimit të njohurive të komunave italiane tek komunat shqiptare dhe vendosja e kontakteve të para të komunikimit mes tyre. Në fjalën e tij, Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i SHKSH-së u shpreh për interesin e komunave për çështje të menaxhimit të pyjeve dhe nevojën reale për kualifikim dhe transferim njohurish. Kjo nismë vjen dhe në një moment mjaft të përshtatshëm pasi procesi i transferimit të pyjeve nga qeveria qendrore tek komunat dhe bashkitë është në zhvillim e sipër. Për këtë arsye komunat e gjejnë veten përpara sfidave të mungesës së eksperiencës dhe përvojës, sfida të cilat mund të adresohen dhe nga bashkëpunime të tilla. Ndërkaq Shoqata e Komunave të Shqipërisë, si pjesë e objektivave të saj, do të angazhohet në realizimin e projekteve apo programeve me partnerë të huaj për t’ju ardhur në ndihmë komunave për çështje kaq të rëndësishme si janë pyjet dhe menaxhimi profesional i tyre. Për palën shqiptare i pranishëm ishte dhe Tom Preku, Drejtor i Fondacionit “Partneritet për Zhvillim” si një nga mbështetësit e këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen.
jve për pjesëmarrjen dhe llogaridhënien në nivel lokal. Në trajnime do të marrin pjesë drejtues të komunave dhe për-
faqësues nga komuniteti. Kështu, trajnime të posaçme janë kryer për krerët e fshatrave, këshilltarët e komunës, gratë, studentët dhe nxënësit, si dhe stafet e komunave. Ky projekt merre një rëndësi të veçantë në kushtet kur shumë iniciativa dhe përpjekje për të promovuar qeverisjen e mirë kanë ndodhur në nivel kombëtar dhe jo në nivelin lokal, ku gjithashtu qeverisja e dobët është problem. Më problematike situata bëhet në kushtet kur qeveritë lokale nuk kanë kapacitete të mjaftueshme. Projekti vjen nga bindja e SHKSH-së se për një qeverisje të mirë dhe të qëndrueshme, kërkohet partneriteti mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Projekti synon që në përfundim të tij, pjesëmarrjen e rritur qytetarë në procesin e vendim-marrjes të njësive vendore, duke u bërë pjesë edhe e mbledhjeve të Këshillave të Komunës. Kjo do të ndihmoj që komunat pilot të zgjedhura për këtë projekt të krijojnë një imazh të ri dhe më të mirë, si dhe një mjedis për një zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të përmirësimit të transparencës.
SHKSH, mbështetje komunave për trajtimin e ujërave të ndotura
S
hoqata e Komuna të Shqipërisë me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Qeverinë gjermane nëpërmjet organizatës GIZ dhe Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë organizoi një takim pune për përgatitjen e e një dokumenti kombëtarë në kuadër të nevojës për trajtimin e ujërave të ndotura. SHKSH-ja dha mbështetjen e saj nisur për dokumentin “Koncepti Kombëtar dhe Udhëzuesi për Përzgjedhjen e Teknologjive të Përshtatshme për Trajtimin e Ujërave të Ndotura për zona të vogla në Shqipëri” i cili ka si qëllim trajtimin e këtyre ujërave në zonat me një numër të kufizuar banorësh. Në këtë takim ishin të pranishëm shumë Kryetarë të komunave dhe po kështu specialist të fushës. Në takim u prezantuan mënyrat e hartimit të metodologjive dhe mekanizmave në mbështetje të vendimmarrësve për investime
në lidhje me impiantet e trajtimit. Aty u fol dhe për legjislacionin kombëtar dhe të Bashkimit Europian për trajtimin e ujit dhe standardeve të tij, planifikimin e infrastrukturës së kanalizimeve për këto zona dhe shumë çështje të tjera. Më pas u diskutua mbi problematikat e hasura nga përfaqësuesit e Komunave, si burimet financiare për përmirësimin e sistemit për trajtimin e ujërave por edhe një zgjidhje përfundimtare në kuadër të bashkërendimit të punës me Drejtorinë e Ujësjellës -Kanalizimeve dhe komunave në kuadër të gjetjes së një zgjidhje sa më të mirë për komunitetin. SHKSH së shpejti do të organizojë një seri takimesh për të shqyrtuar pikat në detaje të këtyre problematikave që hasin Komunat, për ti mbështetur me pas ato në një format të ri propozimesh konkrete.
Projekti i rëndësishëm është financuar nga Qeveria e Austrisë dhe Bashkimi Europian
Ujësjellës Kanalizimet, projekt 4.2 Euro për rajonalizimin
M
inistria e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi në mesin e muajit Prill, fillimin e projektit “Mbështetje Teknike për Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (WASSP)”, i cili konsiderohet si më i rëndësishme deri tani i ndërmarrë në vend në këtë sektor. Ky projekt i rëndësishëm me vlerë 4.2 milion euro po implementohet si pasojë e financimit të Qeverisë së Austrisë dhe Bashkimit Europian dhe po mbështet nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Drejtoria e Përgjithshme të UjësjellësKanalizimeve. Projekti i cili do të zgjas deri në gusht të vitit 2014 ka si qëllim kryesor rritjen e aksesit në shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, përmes rajonalizmit të shoqërive Ujësjellës-Kanalizimeve. Ky projekt është
në përputhje me Strategjinë Kombëtare Sektoriale të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2011-2017 duke mbështetur arritjen e dy objektiva specifike të saj. Këto objektiva janë: krijimi i një programi për të inkurajuar
rajonalizimin e Shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe hartimin e një programi kombëtar trajnimi dhe certifikimi, bazuar tek kërkesat që ka i gjithë sektori për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të këtyre Shoqërive.