Gazeta e Bashkive Shkurt, 2011 / Nr. 33
Botim i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Në këtë Numër do të lexoni:
Pse është i nevojshëm kontributi i autoriteteve lokale
SHOQATA E BASHKIVE TE SHQIPERISE mori pjesë në konferencën:
“E ardhmja Evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i autoriteteve lokale 18-19 Shkurt, Paris” Konferenca që solli risi...
“E ardhmja Evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i autoriteteve lokale”në senatin francez (Pallatin e Luksemburgut Paris)
Bashkitë dhe Media
VENDET E BALLKANIT NE DERE TE EVROPES Z.Pierre MIREL, Drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit të Komisionit Evropian, deklaroi se luhej me «stabilitetin e kontinentit»; ai nënvizoi punën që mbetej për t’u bërë me qëllim aderimin. Ky proces integrimi nuk mund të bëhet pa një pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve evropianë, dhe është pikërisht në këtë nivel ku duhet bërë «progresi» më i madh. Të drejtosh është një kompleksitet sfidash Z. Refik Rrugeja, President i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe Kryetar i Bashkisë Kavajë, Të drejtosh një njësi vendore; një qytet pse jo edhe një komunë për ne të zgjedhurit vendorë është sigurisht një sfidë; një kompleksitet sfidash, të shumëllojshme, hera herës të mprehta që lidhen pazgjithmërisht me hendekun që duket se do ekzistojë gjithmonë midis pritshmërisë qytetare dhe realizmit real të projekteve e shërbimeve, që lidhen gjithmonë me eksplodimin e të drejtave dhe përgjegjësive të njësive vendore dhe mundësive tona”. Z. Isa Mustafa z/Kryetar i Asocacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Kryetar i Komunës Prishtinë paraqiti etapat nëpër të cilat komunat dhe demokracia lokale e Republikës së Kosovës kanë kaluar në periudhën e pas luftës. Ai prezantoi në detaje rolin dhe rëndësinë e binjakëzimit të komunës së Prishtinës me komunat e Budapestit, Ankaras. Gjithashtu theksoi rolin e AKK-së shkëmbimin e përvojave në rajon përmes rrjeteve të ndryshme.
Vijon në faqen 3
Strategjia kombëtare e mbetjeve, në një takim ekspertësh Intervista me - Kryetarët e Bashkive - Z. Edmond Gjoka, z. Ilir Krosi, z. Gjon Marku - Z. Arqile Gorea, Kreu i Postës Shqiptare Kujdes me shpenzimet për pagat dhe shpërblime! Strategji investimi në Kamëz Ligje Akte normative me rëndësi për pushtetin vendor
Editorial
Kur flasin …kryetarët! Ky numër i “Gazeta e Bashkive” është i përveçëm, jo thjesht për informacionin që do të sjellë tek ju. Risia qëndron tek diçka tjetër. Duke filluar nga ky numër redaksia e gazetës ka zgjedhur që të hapë një dritare në të cilën të fokusohen kryetarët e bashkive. Këtë herë duke folur me gojën e tyre, pra duke pasqyruar drejpërdrejt atë që kanë mundur të bëjnë e projektojnë për të bërë në të ardhmen. Në përgjithësi, për krerët e bashkive dhe punën e tyre kanë folur të tjerët, vartësit e tyre, gazetarët, mediat, në tërësi. Ne menduam të krijojmë një hapësirë në gazetën tonë që vetë kryetarët të bëjnë një pasqyrim të punës së bërë dhe të tregojnë çfarë i kanë ofruar komunitetit që i
ka votuar. Dhe kryetarët e disa prej bashkive të vendit e kanë bërë më së miri këtë gjë. Në faqet e gazetës ju do të gjeni, të shkruara, me një gjuhë të thjeshtë, arritjet e disa prej bashkive të vendit, projektet e ideuara dhe të realizuara tashmë, apo planet perspektive të bashkive. Por do të gjeni gjithashtu ambicjet e disa prej krerëve të bashkive për të vijuar punën e nisur dhe projektet e inicuara prej tyre dhe stafet e tyre, me dëshirën e preokupimin e mirë të rikandidimit dhe të rizgjedhjes. Doemos kjo është një gjë e mirë. Ne thjesht krijuam këtë hapësirë mediatike që kryetarët e bashkive të shprehen, të tregojnë, të informojnë dhe të jeni ambiciozë për të ardhmen. A kemi bërë mirë? Lexo në faqen 5