Buletin Informativ - EDICIONI I PARË

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.

EDICIONI I PARË

JANAR - MARS 2015

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal Helvetas Swiss Intercooperation (HSI) me shumë vite përvojë në çështjet e qeverisjes vendore në Shqipërinë e Veriut ka kontribuar përmes programit për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp), por edhe falë mbështetjes së qeverisë Zvicerane përmes SDC me rezultate të rëndësishme në n i ve l l o k a l , ra j o n a l d h e kombëtar.Praktika dhe modele të zhvilluara në bashkëpunim me par tnerët vendorë janë shpërndarë në nivel kombëtar, sikundër janë përmirësuar kapacitet për thithjen e fondeve nga burime alter native. Megjithatë, është i nevojshëm një konsolidim i mëtejshëm dhe validim tematik i paketave / kurrikulave të

ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve duke përmirësuar pronësinë e ekspertëve në nivel lokal dhe të ministrive të linjës në nivel qendror. Shpërndarja e praktikave do të jetë e hapur në bazë performance dhe konkurrimi për të gjitha NJQV-të, ndërsa mekanizmat institucionalë dhe ato të shpërndarjes do të konsolidohen dhe do të ankorohen në sistem. Dldp-ja e ka zgjeruar gradualisht zonën e shtrirjes së projektit nga Shkodra dhe Qarku Lezhës me tre qarqe të tjera për fazën e 3-të (Dibër, Durrës, Kukës). Kjo gjë do lejojë të përzgjidhen NJQV të reja dhe të shpërndahen / përshkallë-zohen praktikat më të mira në mënyrë horizontale.

Prof. Asoc. Dr. Valbona Karakaçi Menaxhere e DLDP

Zona e projektit (zbatim i drejtpërdrejtë) do të mbulojë 5 nga 12 qarqe – ose 30 % të popullsisë në Shqipëri. Në 7 qarqet e mbetura, dldp-ja do të punojë me aktorë kombëtare dhe institucione për të lehtësuar dhe për të siguruar shpërndarjen e mjeteve dhe manualeve të testuara.

Zona Funksionale: Metodologjia dhe Projektet PËRMBAJTJA 1

1

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal Zona Funksionale: Metodologjia dhe Projektet

2

Sistemi i Integruar i Zyrave me Një Ndalesë

3

Financat vendore

3

Kontributi i dldp në ligjin e ri organik dhe ligjin e ri për financat vendore

3

Rrjeti i Grave në Politikë

4

Metodologjia për benchmarking dhe standardet e shërbimit

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org

Projekti për hartimin e dokumenteve strategjike të Zonave Funksionale gjatë muajve janar - mars, 2015 kaloi në fazën më intensive të saj. Programi për Zonat Funksionale përfshiu 5 Qarqe: Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës dhe më konkretisht këto njësi: Malësi e Madhe, Lezhë, Tropojë, Kukës, Dibër, Mat, Durrës, Shijak. Metodologjia e hartuar nga ekspertë të dldp-së, e cila synon të japë disa zgjidhje për problematikat e identifikuara si më të ndjeshme në territorin që do t'u përkasë bashkive të reja dhe do të sigurojë parakushtet për një zhvillim të qëndrueshëm, u diskutua në workshope me ofrues të shërbimit dhe ekspertë të ndryshëm. Metodologjia ka në përbërje analizën ekonomike, analizën e shërbimeve, analizën organizative dhe projektet për zonën funksionale të cilat u konsultuan në forumet përkatëse.

Mesatarisht janë mbledhur 3 forume për çdo zonë funksionale, me përbërje nga të gjithë aktorët kryesorë në zonë, duke marrë pjesë biznese, shoqëri civile, administrata të njësive vendore nga të gjitha njësitë që janë përbërëse të Zonës Funksionale (ZF), qarqeve dhe të drejtorive të dekoncentruara. Një kontribut i madh erdhi edhe nga të rinjtë e zonave që ishin shumë aktiv në identifikimin e problemeve në forume. Gjatë forumeve ekspertëve të njësive vendore dhe grupeve të interesit u janë prezantuar dokumentet e hartuara nga ekspertët në faza të ndryshme. Në forume janë konsultuar dhe marrë mendime për saktësimin e të dhënave dhe informacioneve të marra nga intervista të ndryshme të kryera në terren. Nga këto forume mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve janë reflektuar herë pas here në dokumentet e ZF duke arritur në një

dokument që jep një analizë të situatës, identifikon probleme dhe avantazhe konkurruese dhe jep rekomandime për zgjidhjen e tyre. Në muajt e ardhshëm do të punohet në përgatitjen e projekteve, si dhe diskutimin e tyre në forume dhe seleksionimin e tyre nga ekspertë të zonës.

Hapat e ardhshëm Në muajin prill do të përfundojnë dokumentet e Zonave Funksionale dhe do të identifikohen tre grup projektesh për secilin program të zonës funksionale në lidhje me zhvillimin ekonomik, ofrimin e shërbimeve dhe të fillimit të shpejtë. Në fund të muajit prill do të organizohet platforma për zgjedhjen e projektit më të mirë për secilën zonë funksionale. Më 11 Maj, në Tiranë ky aktivitet do të finalizohet me organizimin e konferencës: “ K o n s o l i d i m i i Re f o r m ë s Administrative – Territoriale: Praktika dhe Mësime”, ku do të ndahen edhe çmimet për 2 programet më të mira të Zonave Funksionale.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.