Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1
Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira për vitin 2017
3 Konferenca “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor”
4 Menaxhimi i mbetjeve në Dibër. Model i hartuar nga dldp
4 Trajnimet ASPA - Përmirësim i performancës së administratës publike
EDICIONI XII-të TETOR - DHJETOR 2017
Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira për vitin 2017 Tetë bashki të vendit fituan çmime për praktika të mira në qeverisjen vendore në kuadrin e nxitjes që Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Zvicrës i japin bashkive të reja për zbatimin e Strategjisë së Decentralizimit dhe konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale. Të pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të Konkursit Kombëtar të Praktikave të Mira ishin Zëvendës-kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf, Kryetarë dhe përfaqësues të Bashkive, përfaqësues nga institucione qendrore e organizata të huaja, donatorë të ndryshëm, etj. Konkursi u organizua nga Ministria e Brendshme dhe “Programi për Decentralizim e Zhvillim Vendor” (DLDP), që zbatohet nga “Helvetas Swiss Intercooperation” dhe financohet nga qeveria Zvicerane. Një çmim në total prej 30,000 frangash zvicerane iu dha 5 bashkive (Vau i Dejës, Lezhë, Sarandë, Korçë, Vlorë). Ndërsa, katër çmime me nga 5,000 franga zvicerane u fituan nga bashkitë: Shkodër, Mat, Korçë dhe Fier, të përzgjedhura si praktikat më të mira në nivel rajonal. Një çmim i veçantë si “Vlerësim nga Shoqëria Civile për Praktikat e Mira të Bashkive” i shkoi bashkisë së Vlorës. Praktikat fituese përfshinin: shërbime të përmirësuara turizmi, zyra me një ndalesë, qendra për qytetarë me aftësi të kufizuara, si dhe informimi e komunikimi për qytetarët. N ë f j a l ë n e s a j p ë rs h ë n d e t ë s e , Zv/kryeministrja Mesi duke u ndalur tek praktikat e mira që bashkitë e reja kanë realizuar pas reformave të mëdha që janë ndërmarrë (reforma territoriale; reforma e decentralizimit; ligji për financat vendore – shoqëruar me një rritje të transfertave për bashkitë), nënvizoi faktin se jemi në rrugën e drejtë për të arritur një funksionim gjithnjë e më të mirë të qeverisjes vendore në shërbim të qytetarëve dhe