Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet www.dldp.al
PËRMBAJTJA 1 Konferenca "Konsolidimi i reformës administrative territoriale: Praktika e mësime»
2 Modeli i Zyrave të Integruara me Një Ndalesë - Rekomandime 3 Takimi i Qendrës së Kompetencës për menaxhimin e mbetjeve urbane 3 Takim i rrjetit tematik të SDC, F2F 2015, mbi demokratizimin, decentralizimin dhe qeverisjen lokale 4 Konkluzione dhe Rekomandime për Rrjetin e Grave në Politikë
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org
EDICIONI I DYTË
PRILL-QERSHOR 2015
Konferenca "Konsolidimi i reformës administrative-territoriale: Praktika e mësime" Konsolidimi i mëtejshëm i reformës territoriale dhe administrative dhe forcimi i bashkive të reja ishin temat e konferencës së mbështetur nga programi zviceran për zhvillim vendor dhe decentralizim (dldp) në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe në sinergji të ngushtë me PLGP/USAID, STAR/UNDP dhe SLGS/CoE si dhe NJQV-të përfituese të Programit të Zonave Funksionale (PZF). Konferenca u organizua më 11 maj në ambientet e Hotel Sheraton ku përfaqësues nga qeverisja qendrore dhe vendore, si dhe partnerë ndërkombëtarë, shkëmbyen përvojat dhe diskutuan mbi mënyrat e konsolidimit të reformës së re territoriale dhe administrative si dhe mbi fuqizimin e bashkive të sapoformuara. Një pjesë e madhe e konferencës u fokusua tek Programi i Zonave Funksionale, një koncept i ri i prezantuar nga dldp, i cili propozon që territoret mund të përcaktohen si 'zona funksionale' të cilat nuk ndjekin në mënyrë strikte hartën administrative, por lidhjet demografike, ekonomike dhe historike. Kjo krijon më shumë sinergji dhe zhvillim për rajone të caktuara përgjatë linjave 'funksionale'. Koncepti i zonave funksionale u adoptua nga qeveria gjatë përgatitjes së ligjit për zbatimin e Reformës Territoriale dhe Administrative. Ekspertë të pavarur paraqitën avantazhet e ofruara nga PZF dhe propozuan struktura të ardhshme organizative për bashkitë e reja. Përvoja e mirë e fituar nga qendrat e Zyrave me Një Ndalesë në Lezhë e
Kallmet u prezantuan gjithashtu si një mundësi për t'u përsëritur tek bashkitë e reja. Gjatë konferencës u dhanë dy çmime me nga 5,000 Euro për Kukësin dhe Lezhën për përkushtimin dhe projektet inovative gjatë fazës pilot të PZF. Gjithashtu, tre organizata që japin shërbime mbështetëse u shpërblyen me çmime 2,500 Euro – ALCDF dhe DEA Consulting – si dhe 1,000 Euro për ANTTARC. Çmimet ishin pjesë e një fondi grant, i cili shpërblen njësitë e qeverisjes ve n d o r e d h e o f r u e s t ë shërbimeve, të cilët marrin pjesë në PZF të ngritura nga programi zviceran. PZF është aktiv në 9 njësi të qeverisjes vendore duke përfshirë Peshkopinë, Burrelin, Klosin, Tropojën, Kukësin, Lezhën, Durrësin, Malësinë e Madhe dhe Shijakun. Konferenca synonte të sillte në vëmendje të politikëbërësve në nivel kombëtar, nevojën për konsolidimin e refor mës territoriale dhe administrative dhe të ecet përpara me decentralizimin.
Rekomandime: Dldp, në kuadër të konsolidimit të reformës territoriale, bazuar në gjetjet e raportit të Konferencës dhe në përvojën e Zyrave të Integruara me Një Ndalesë i sugjeroi Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, sa më poshtë: 1. Hartimin e një Udhëzimi për Rregullimin e procesit të punës për ofrimin e shërbimeve ndaj publikut nga NJQV dhe Njësitë Administrative. 2. Kriteri i funksionalitetit të përfshihet si kriter analitik, për ta garantuar në këtë mënyrë koherencën metodologjike mes dizenjimit të territorit dhe zhvillimit të mëtejshëm të tij. 3. Modeli standart i planifikimit stra te gjik të NJQV ngelet e ashtuquajtura metodologji SDP(e)MTBP, ku përfaqëson instr umentin e planifikimit financiar afatmesëm. 4. Përshtatjen e Fondit të Agjencisë për Zbatimin e Refomës Territoriale (AZRT), por edhe të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FShZh) apo formulës së rishikuar, për të lehtësuar identifikimin dhe aprovimin e projekteve të kësaj natyre. 5. Pr ezantimin e një skeme alternative të organogramës së ardhshme të NJQV, validuar me të gjithë aktorët në Konferencën Kombëtare. 6. Krijimin e një platforme online të administruar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim të ngushtë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ku të sillen të gjitha kontributet e programeve apo aktorëve të angazhuar në zhvillimin e kurrikulave, që do u shërbejnë NJQV në periudhën tranzitore.