Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet www.dldp.al
PËRMBAJTJA 1 Zëvendës Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Zvicrës viziton Shkodrën 1 Takim me kryetarët e rinj në kuadër të Komitetit Koordinues 2 Programi i Zonave Funksionale 3 Konstituimi i Qendrave të Kompetencës për vitin 2015-2017
4
Intervista me anëtarët e Qendrave të Kompetencave
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org
EDICIONI I TRETË
KORRIK-SHTATOR 2015
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Zvicrës viziton Shkodrën Helvetas Swiss Intercooperation përmes programit të saj për decentralizim dhe zhvillim lokal (dldp) u përzgjodh nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri (SDC), për të paraqitur gjatë vizitës së Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Zvicrës, z. Georges Martin, shoqëruar nga Ambasadori Zviceran në Shqipëri, z. Christoph Graf e stafi i tij, disa prej investimeve dhe rezultateve të një bashkëpunimi të suksesshëm disavjeçar. Gjatë vizitës së zhvilluar më 8 shtator 2015, delegacioni zviceran u takua me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, e cila ndër të tjera falenderoi qeverinë zvicerane për mbështjetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shkodrës dhe Veriut të Shqipërisë në përgjithësi, përmes programeve të ndryshme për menaxhimin e
mbetjeve urbane, menaxhimin e f i n a n c a ve, m o d e r n i z i m i n e administratës publike, ku Zyra me Një Ndalesë pranë kësaj Bashkie u shikua si shembull i një investimi të suksesshëm. Gratë politikane të zgjedhura gjatë zgjedhjeve lokale të qershorit si anëtare të këshillave bashkiake si dhe deputete të Parlamentit patën rastin të diskutojnë në prani të delegacioni zviceran problematikat dhe sfidat me të cilat përballet femra në politikë. Në përmbyllje të asaj tryeze dldp paraqiti për herë të parë një film të shkurtër të realizuar me Rrjetin e Grave në Politikë ku prezantohet historiku i Rrjetit të Grave në Politikë, aktivitetet e
shumta, bashkëpunimi mes tyre dhe perspektiva e këtij rrjeti edhe përtej dldp. Qeveria zvicerane ka dhënë një mbështetje të vazhueshme edhe në sistemin e ujësjellësit dhe të menaxhimit të mbetjeve dhe për këtë arsye vizita vazhdoi në një qendër grumbullimi dhe riciklimi të mbetjeve si aktivitet i një partneriteti publik privat. Më tej delegacioni zviceran u shoqërua të vizitojë Impiantin e Trajtimit të Ujrave të Ndotura në Shirokë, realizuar me fonde të qeverisë zvicerane dhe venddepozimin e mbetjeve në Bushat, një iniciativë e përbashkët e qeverisë qendrore dhe lokale.
Takim me kryetarët e rinj në kuadër të Komitetit Koordinues dldp më 27 korrik 2015, organizoi në ambientet e hotel Rogner, Komitetin Koordinues duke mbledhur në një tryezë 18 kryetarët e rinj, të dalë fitues në zgjedhjet e 21 qershorit, në bashkitë e 5 qarqeve ku vepron programi dldp. Nderonte me pjesëmarrjen e tij edhe Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, z. Christoph Graf. Gjithashtu merrnin pjesë edhe përfaqësues të ministrive të linjës, programit STAR dhe organizatave partnere të dldp që kanë pilotuar Programin e Zonave Funksionale. Takimin e hapi znj. Valbona Karakaçi, Menaxhere e Programit dldp. Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Karakaçi falenderoi kryetarët e rinj për përgjigjen pozitive ndaj ftesës së dldp, pavarësisht se akoma procedurat ligjore për konstituimin e këshillave bashkiake nuk kanë përfunduar në të gjitha bashkitë. Më tej, znj. Karakaçi theksoi rëndësinë e këtij takimi që zhvillohet në një periudhë e cila përkon me
momentin kur dldp po planifikon paketat e saj të mbështetjes për 6mujorin e dytë të 2015. M ë t e j z n j . Ka ra k a ç i f t o i Ambasadorin e Zvicrës, z. C h r i s t o p h G r a f, p ë r n j ë përshëndetje. Në fjalën e tij, Ambasadori theksoi mundësitë dhe sfidat e reja në zhvillimin lokal, tani me reformën e re territoriale. Ai vlerësoi që ka një progres në qeverisjen vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshi
edhe Zvicrën kanë mbështetur reformën me qëllim përmirësimin e administrimit të çështjeve vendore në Shqipëri. Më tej, sipas axhendës së takimit znj. Valbona Karakaçi prezantoi më gjerësisht programin dldp, linjat e veprimit, një historik të shtrirjes së programit nga viti 2006 dhe kaloi në prezantimin e secilës prej paketave afat shkurtra të mbështetjes për periudhën shtator - dhjetor 2015.