Buletini Informativ nr. 4 - Tetor-Dhjetor 2015

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.

PËRMBAJTJA 1 Përvoja zvicerane ndahet me autoritetet vendore në Shqipëri 1 Takim konsultativ mbi decentralizmin fiskal 2 Përfaqësues nga bashkitë e Kosovës vizitojnë Shqipërinë për të shkëmbyer përvojat me kolegët e tyre nga qeveria vendore 2 Takim konsultativ mbi Projekt-propozimet e NJQV-ve në kuadër të Fondit Grant të dldp 3 Arritjet kryesore të DLDP përgjatë vitit 2015

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org

EDICIONI I KATËRT

TETOR-DHJETOR 2015

Përvoja zvicerane ndahet me autoritetet vendore në Shqipëri Konferenca Kombëtare për Qeverisjen Vendore, e organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në bashkëpunim të ngushtë me donatorët ndërkombëtarë, mbështetës të reformës administrativo-territoriale dhe reformës së decentralizimit në Shqipëri, u zhvillua në datën 30 tetor në Tiranë, në praninë e Kryetarëve të Bashkive të vendit, përfaqësuesve të ambasadave dhe organizmave ndër kombëtare, institucioneve shtetërore e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë. Kjo konferencë shërbeu si një platformë për prezantimin e hapave që janë hedhur në drejtim të forcimit të qeverisjes vendore në Shqipëri, të ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të konsolidimit të Refor mës Administrative Territoriale si dhe në përpjekjet për thellimin e decentralizimit. Gjithashtu konferenca shërbeu si një forum debati mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm në nivel kombëtar e vendor, duke synuar institucionalizimin e këtij bashkëpunimi në përputhje me standartet më të mira

europiane. Ekspertë vendas e të huaj sollën eksperiencën e tyre lidhur me refor mën territoriale si dhe decentralizimin, duke i trajtuar këto dy çështje nga pikëpamja e vendeve të ndryshme, si dhe ndërthurjen e tyre me aspekte të ekonomisë, financave publike, shërbimeve, etj. Ko n f e r e n c a u o r ga n i z u a m e mbështetjen e programeve UNDP/STAR, PLGP/USAID, Këshilli i Europës dhe DLDP, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten programet më aktive në çështje të qeverisjes vendore. DLDP i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe i financuar nga Qeveria e Zvicrës, është prej pothuajse 10 vjetësh i angazhuar me qeverisjen vendore në Shqipëri, dhe ndër të tjera përcjellë përvojën zvicerane në Shqipëri, për të përmirësuar pozicionin e qeverisjes vendore si dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në shtator të këtij viti, DLDP organizoi një udhëtim studimor në Zvicër, me një grup të përbërë nga Kryetarë të 18 Bashkive partnere, si dhe përfaqësues të disa Ministrive të qeverisë qendrore. Në kuadër të intesifikimit të këtyre shkëmbimeve, Kryetari i Bashkisë së Val de Travers, z. Frederic Mairy, ishte i ftuar si një nga folësit kyç në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore të mbajtur në Tiranë, në 30 tetor 2015. Miku nga Zvicra prezantoi eksperiencën e amalgamimit të Komunës Val de Travers, duke e sjellë atë si një përvojë të suksesshme. Prezantimi i z. Mairy u ndoq me mjaft interes nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshi Ministrin e Çështjeve Vendore në Qeverinë e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale të Pa r l a m e n t i t S h q i p t a r, s i d h e pjesëmarrësit e tjerë.

Takim konsultativ mbi decentralizmin fiskal Në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të decentralizimit fiskal, dldp në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe me PLGP/USAID organizuan të premten, datë 16 tetor 2015, në ambientet e Hotel Tirana International,takimin konsultativ mbi decentralizimin fiskal në praninë e pothuajse të gjithë kryetarëve të bashkive të vendit, të ekspertëve të financave vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të donatorëve. Takimi synonte promovimin e konsultimeve dhe dialogut mes qeverisë qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore mbi reformat kryesore që prekin financat lokale; Prezantimin e ndryshimeve në formulën e alokimit të transfertës qeveritare të pakushtëzuar dhe masat e tjera për përmirësimin e situatës financiare të njësive të qeverisjes vendore, duke përfshirë këtu menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik; Dhënia e

inputeve mbi masat e nevojshme për të forcuar njësitë e qeverisjes vendore dhe për të siguruar zbatimin efektiv të r e fo r m ë s a d m i n i s t r a t i ve territoriale. Takimin e përshëndeti Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, i cili konfirmoi vullnetin e qeverisë për të vazhduar më tej tek reformat e ndërmarra për modernizimin e qeverisjes në nivel vendor. Ekspertë të programit PLGP/USAID në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Financave, z. Fran Brahimi prezantuan draftin e dokumentit mbi formulën e alokimit të transfertës së pakushtëzuar nga Qeveria Shqiptare duke e shpjeguar në mënyrë krahasuese me formulën alokuese aktuale edhe risitë e këtij dokumenti të hartuar për dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Gjithashtu nga ekspertë të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore prezantuan

funksionet e reja që mendohet tu kalohen bashkive dhe mënyrën e financimit të tyre. Dldp në këtë takim, nëpërmjet znj. Valbona Karakaçi, menaxhere e programit, vuri theksin në nevojën e masave, që duhen marrë për të përmirësuar menaxhimin e financave në nivel lokal dhe prezantoi përvojën e dldp në matjen e përformancës në menaxhimin e financave vendore në nivel lokal duke përdorur draft raportin PEFA të hartuar nga dldp, si raporti i parë i hartuar në nivel lokal në Shqipëri.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Buletini Informativ nr. 4 - Tetor-Dhjetor 2015 by dldp albania - Issuu