Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.
PËRMBAJTJA 1 Takimi i parë i Komitetit Drejtues për dldp në vitin 2016 2 Projektet e mbështetura nga Fondi Grant i dldp 3 Dldp vazhdon punën mbi Ligjin e ri të Financave Vendore 3 Zhvillimi i Strategjive Territoriale 4 Zyrat e integruara me një ndalesë, histori suksesi! 4 Aktivitete kryesore të organizuara nga dldp përgjatë tremujorit të parë të 2016
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org
EDICIONI I PESTË
JANAR-MARS 2016
Takimi i parë i Komitetit Drejtues për dldp në vitin 2016 dldp do të kontribuojë në të ardhmen për fazën e konsolidimit të bashkive përmes skemës së fondit grant dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve Komiteti Drejtues i dldp, si një prej strukturave më të larta të këtij programi për bashkëpunim dhe menaxhim, u organizua më 13 janar, si takimi i parë për vitin 2016. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Ambasada Zvicerane, qeverisja qendrore, programe të tjera dhe bashkitë partnere. Takimi bashkëdrejtohej nga Ambasadori zviceran, z. Christoph Graf dhe përfaqësuesja nga zyra e Kryeministrit, znj. Lorena Goxhobelli. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito, zv/ministrja e Mjedisit, znj. Olijana Ifti ishin gjithashtu të pranishëm në takim. Në fjalimin hapës, Ambasadori zviceran theksoi që bashkëpunimi i bashkive dhe institucioneve qendrore me dldp është shumë i vlerësuar sepse roli i dldp ka qenë shumë aktiv në kontekst të një numri reformash që po zhvillohen në këtë kohë në Shqipëri. Dldp ka mbështetur NjQV-të në 5 qarqe të Veriut të Shqipërisë si dhe ministritë e linjës dhe institucionet kombëtare, duke shërbyer edhe si një platformë shkëmbimi mes nivelit vendor dhe atij qendror. Puna e dldp u vlerësua edhe nga këshilltarja e kryeministrit Goxhobelli, e cila e nxiti dldp ta vazhdojë punën në nivel vendor në mbështetjen tij për t'u konsoliduar pas zbatimit të Reformës Territoriale dhe Administrative. Znj. Milena Harito, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, e përshëndeti punën e dldp, veçanërisht në dy drejtime kryesore: për bashkëpunimin shumë të mirë me ASPA-n për ndërtimin e kapaciteteve të qeverive vendore dhe për kuptim të mirë të angazhimit në shërbimet publike për qytetarët, ku pritet një qasje e përbashkët. Roli i dldp në ndikimin e nivelit kombëtar dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria e Shqipërisë u nxor në pah nga znj. Oriana Arapi, kreu i Njësisë së Planifikimit Strategjik në Departamentit e Zhvillimit të Planifikimit, Financimit dhe Ndihmave të Huaja. Roli i nivelit vendor në zhvillimin rajonal shihet si shumë i rëndësishëm nga Qeveria e Shqipërisë. Falë mbështetjes së dldp, ekipi që punon për reformën e zhvillimit rajonal pati shansin të kuptonte përvojën zvicerane në këtë drejtim. Kjo është arsyeja pse kontributi i dldp në zhvillimin rajonal gjykohet si shumë i rëndësishëm dhe programi ftohet të jetë aktiv në këtë fushë. Znj. Valbona Karakaçi, Menaxherja e Programit të dldp, prezantoi ndryshimet kryesore në dokumentet e programit, që janë rezultat i Procesit të Rishikimt Afatmesëm (PRA), ndërmarrë nga SDC-ja në dhjetor 2015. PRA analizoi arritjet e dldp në dy vitet e para dhe parashtroi rishikimet e nevojshme për t'u bërë në dokumentet kryesore të programeve. Diskutimet kryesore gjatë takimit u hapën nga z. Enea Hoti, këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, i cili tha se dldp ka hapur rrugën drejt përballjes me sfidat e reformave të rëndësishme ndërmarrë nga qeveria. Lidhur me shërbimet ndaj qytetarëve duhet të jetë e qartë një qasje e dyanshme:
shërbimet administrative dhe shërbimet utilitare. Ka tre modele të Zyrave të Integruara me Një Ndalesë të përgatitura, por ende mbesin sfida të konsolidimit të shërbimeve publike. Përgëzime të veçanta u dhanë prej tij për ndihmesën e parashikuar për procesin e përgatitjes së ligjit mbi financat vendore si dhe rishikimin e paketës fiskale. Z. Fran Brahimi, nga Ministria e Financave, e vlerësoi bashkëpunimin me dldp. Qeveria e Shqipërisë së shpejti do të fillojë përgatitjen e ligjit mbi financat vendore, kështu që jemi në kohë për një diskutim gjithëpërfshirës të skemave të financimit për nivelin vendor. Me dldp kemi vendosur një bashkëpunim të mirë në kornizën e përgatitjes së buxheteve vjetore dhe afat-shkurta të NjQV-ve. Ligji organik i buxhetit do të miratohet brenda tremujorit të parë. Znj. Olijana Ifti nga Ministria e Mjedisit e falenderoi programin për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Sektori i mbetjeve është shumë i rëndësishëm për dldp dhe krejtësisht relevant në këtë drejtim. Programi dhe ministria janë pajtuar mbi çështje të tilla si trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve, dhe do të bashkëpunojnë sa i përket nismave ligjore. Ne do ta vlerësonim orientimin e programit nga ndërtimi i landfilleve ose mbyllja e gropave të plehrave. Znj. Voltana Ademi nga Bashkia e Shkodrës ka punuar për një kohë të gjatë me programin dhe ka përfituar shumë prej tij. Ajo theksoi si shumë të rëndësishme zotërimin nga NjQV-të dhe praktikues të instrumentave të ndryshëm zhvilluar nga dldp. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të sigurohet një integrim i instrumentave të tillë me instrumentet e krijuar nga niveli qendror dhe donatorët. Mund të jetë e këshillueshme të mos theksohet rëndësia e një standardi apo instrumenti të vetëm në territor, por të krijohen kushtet e duhura për integrimin e instrumenteve dhe standardeve të tilla, bazuar në kornizën ligjore. Znj. Aida Martiro nga Ministria e Zhvillimit Urban e vlerësoi bashkëpunimin e mirë me dldp në sektorin e mbetjeve. Kjo ministri ka krijuar një hartë dixhitale të vendeve të mbetjeve dhe është e nevojshme që niveli vendor të jetë i informuar për këtë gjë. Valbona Karakaçi mori fjalën dhe trajtoi disa nga komentet e bëra gjatë diskutimeve, siç janë: se dldp do të angazhohet në vitin 2016 në monitorimin e funksioneve të reja; dldp pranon që vendi është në një fazë të
ndërmjetme, veçanërisht nga pikëpamja institucionale. Kjo e ka bërë programin të jetë i kujdesshëm sa i përket përkufizimit të standardeve pa pasur qartësi në lidhje me financat vendore. Standardet mund të vendosen dhe ne kemi avancuar mjaft mirë sa i përket shërbimeve administrative, ku kostimi është i mundshëm. Dldp gjithashtu ka miratuar qasjen me shërbimet administrative dhe ato komunitare. Sa i përket shërbimeve utilitare (referuar si shërbimi i mbetjeve) ka vështirësi për shkak të faktit se një numër reformash e bëjnë të vështirë miratimin e një standardi. Ne do të punojmë me standardet por konsolidimi do të merret parasysh në një fazë tjetër. Sa i përket financimit IPA, dldp ka qenë i pari që ka mbështetur një komunë për të aksesuar IPA/CBC. Kontributi i mëtejshëm në këtë drejtim do të jetë të konsolidojë ciklin e financimit vendor që sjell IPA; planifikim përmes programeve dhe Programit të Zonave Funksionale që gjeneron projekte; asistencë në MCP rrit kapacitetet për akses në IPA. Znj. Deborah Kern theksoi që komentet e pjesëmarrësve tregojnë që është vendosur një bashkëpunim i mirë me dldp. SDC tashmë ka miratuar skemën e granteve për projektet që janë përzgjedhur përmes një procesi pjesëmarrës (qytetarë dhe teknicienë) në kornizën e Programit të Zonave Funksionale (PZF). Sa i përket çështjes së ngritur në lidhje me përfshirjen e dldp me standardet ne do të nxisim rishikimin e kornizës së dldp për ta trajtuar sa më mirë këtë çështje. Mbledhja e Komitetit Drejtues u mbyll me miratimin e Raportit të dldp mbi arritjet deri në dhjetor 2015 si dhe me Planin Vjetor të Veprimit për vitin 2016. Si komente përmbyllëse, z. Graf parashtroi pikat kryesore që të gjithë anëtarët kishin rënë dakord që dldp do të kontribuojë në të ardhmen për fazën e konsolidimit të bashkive përmes skemës së fondit grant dhe mbështetjes; qëndrueshmëria e rezultateve është shumë e rëndësishme dhe arritjet e dldp; zhvillim i mëtejshëm dhe thellim i praktikave të mira në kornizën e zbatimit të strategjisë së decentralizimit; rritje e dialogut në nivel kkombëtar, duke iu referuar kryesisht financimit dhe zhvillimit rajonal. Duhet të ketë një atmosferë të një fryme të shkëlqyer par tneriteti dhe qasje pjesëmarrëse të programit në strategjitë e ndërhyrjeve në të ardhmen.