Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1
Bordi Drejtues i Helvetas Swiss Intercooperation viziton programin dldp
1
Programi PSI nga Kirgiztani viziton programin dldp në Shqipëri
2 Zhvillohet takimi i radhës së Komitetit Koordinues në Shkodër
2 Zhvillohet Konferenca
Kombëtare “Menaxhimi i Mbetjeve: mësime dhe gjetje pas reformës territoriale dhe administrative”
3 Sistemi i Zyrave të Integruara Me Një Ndalesë – zbatim i suksesshëm në Shqipëri
3 Dldp kontribuon në përgatitjen e Projektligjit mbi Financat Vendore
4 Vazhdon programi I trajnimit për Administratën Publike Vendore për Menaxhimin e Financave Publike
4 Rrjeti i Grave në Politikë takohet me Ambasadorin e Zvicrës, Z. Christoph Graf
EDICIONI VI-të PRILL - QERSHOR 2016
Bordi Drejtues i Helvetas Swiss Intercooperation viziton programin dldp HELVETAS është një rrjet ndërkombëtar me organizata të pavaruara anëtare që punojnë në fushën e bashkëpunimit për zhvillim dhe ndërhyrje në rast emergjence. Si një rrjet, merret me promovimin e të drejtave themelore të individëve dhe grupeve si dhe forcimin e qeverive dhe personave të tjerë përgjegjes në shërbimet që ata ofrojnë. Rrjeti HELVETAS është ndërtuar përgjatë gjashtë dekada përvoje në zhvillim. Me 1400 bashkëpunëtorë, ajo është e aktive në më shumë se 30 vende. Një delegacion i Bordit Drejtues (BD) përfaqësuar nga Melchior Lengsfeld, Drejtor Ekzekutiv i HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Remo Gesù, Bashkëdrejtues i Programeve Ndërkombëtare/Anëtar i Bordit Drejtues dhe të shoqëruar nga Jens Engeli, Bashkë-drejtues i Grupit për Njësinë Rajonale të Evropës Lindore dhe Matthias Herr, Bashkë-drejtues i Grupit për Njësinë Rajonale të Evropës Lindore / Konsulent në Sektorin e Zhvillimit Financiar vizituan projektet në Shqipëri gjatë datave 17 – 19 prill, 2016. Vizita e delegacionit të Bordit Drejtues filloi me një takim me Ambasadorin zviceran dhe përfaqësues të SDC, ku SDC nënvizoi cilësinë e inputeve të programeve të zbatuara nga projektet
në Shqipëri. Dita e dytë e vizitës vazhdoi më një takim të përbashkët të projekteve të HSI në Shqipëri (dldp, Risi Albania dhe PERFORM) për të prezantuar kontekstin dhe projektet. Prezantimet, diskutimet e hapura me partnerët dhe stafet e projekteve dhanë shumë informacion për vizitorët nga Bordi Drejtues. Dldp organizoi edhe një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore. Në takim z. Blendi Çuçi shprehu vlerësimin e lartë për ndihmën e dhënë nga dldp për Reformën Territoriale dhe Administrative dhe theksoi konsolidimin e mëtejshëm të kriterit të funksionalitetit përmes aplikimit të tij në Planet e Përgjithshme Vendore me asistencën e qeverisë për 26 NJQV. Ai theksoi se instrumentat e zhvilluar nga dldp në fushën e menaxhimit të mbetjeve përbëjnë model me potencial replikimi edhe në shërbimet e tjera publike në nivel vendor. Në përfundim të takimin, z. Çuçi shprehu interesin për një njohje më të gjerë e të ndërsjelltë të HSI dhe përmes saj edhe të praktikave zvicerane, e cila mund të materializohet me bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen. Delegacioni zviceran vizitoi praktika të ndryshme të zhvilluara nga programet
në zonën e Shkodër në lidhje me shërbimet publike, kohezionin social, partneritetin publik-privat, punësimin e të rinjve dhe promovimin e turizmit. Vizita u mbyll me një aktivitet të përbashkët mes programeve dldp dhe Risi për të ndarë me delegacionin refletimet dhe hapat e ardhshëm. Përfaqësuesit e HSI çmuan rezultatet pozitive të arritura nga programet në Shqipëri. Ata rekomanduan se përhapja, ndarja dhe promovimi i praktikave të mira të zhvilluara brenda organizatës në Shqipëri për fushat si ndikimi në politika, pjesëmarrja e grave në politikë dhe inovacioni duhen përdorur për të rritur efikasitetin e ndërhyrjeve të programeve të HSI.
Programi PSI nga Kirgiztani viziton programin dldp në Shqipëri Programi dldp në Shqipëri u vizitua nga programi PSI (Përmirësimi i Shërbimit Publik) nga Helvetas Swiss Intercooperation në Kirgizstan më 10 deri më 13 maj 2016. Pjesë e stafit menaxhues bashkë me një përfaqësues të zyrës së SDC-së në Kirgiztan dhe bashkëdrejtuesi i ekipit të Drejtimit dhe Paqes në Helvetas përfituan nga afër prej përvojës së gjatë që ka dldp në përmirësimin e shërbimeve publike në zonat rurale dhe urbane të Shqipërisë. Delegacioni nga Kirgiztani u prezantua me praktika të ndryshme dhe me partnerët e programit në nivel kombëtar dhe vendor. Znj. Valbona Karakaçi, Menaxhere e programit dldp e shpjegoi gjerësisht historinë e programit, objektivat, ndërhyrjet kryesore dhe përparimin e arritur në linjat kryesore tematike në të cilat ka punuar ai. Për voja shqiptare me Refor mën Administrative Territoriale dhe kontributi i dldp në të u prezantuan nga z. Enea Hoti, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, ndërkohë që znj. Elda Bagaviki, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane shpjegoi strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran me Shqipërinë për vitet 2014-
2017. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, kolegët nga Kirgiztani dhe Helvetas patën mundësinë të shkëmbenin përvoja me kolegët e tyre nga dldp dhe siguruesit e shërbimeve vendorë mbi linja të veçanta të veprimtarisë së dldp, si për shembull mbështetja ndaj iniciativës Gratë në Politikë. Këshilltarja bashkiake e Shkodrës, znj. Senida Mesi u ftua t'i informonte vizitorët mbi sfidat dhe punën e madhe që duhet të bëjnë gratë në politikë në jetën e përditshme. Fusha të tjera pune të dldp si Programi i Zonave Funksionale si instrumente planifikimi dhe identifikimi projektesh u prezantuan nga z. Blendi Bushati, ndërsa ekspertët lokalë të dldp prezantuan dokumentet strategjike territoriale dhe planifikimin financiar. Në ditën e tretë dhe të katërt të vizitës, delegacioni i Kirgiztanit u prit nga stafi i dldp në Shkodër. Ata patën mundësinë të vizitonin Zyrën me Një Ndalesë në Bashkinë e Shkodrës dhe të njihen me zbatimin e programit DEMOS nga Helvetas në Kosovë që u paraqit nga menaxheri i tij i programit, z. Norbert Pijls.
Delegacioni tregoi interes të madh në prezantimin e bërë nga z. Arben Kopliku mbi menaxhimin e mbetjeve. Ata morën dijeni për manualin mbi planifikimin e mbetjeve vendore, kostot e tarifat, dhe sistemin benchmarking. Këto u pasuruan me diskutimet për shembujt praktikë mbi riciklimin, optimizimin e mbetjeve dhe sundimin e ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve. Dita e fundit u hap me prezantimin e politikëbërjes dhe ndikimin në politika nga z. Erton Kashta. Misioni i Kirgiztanit shijoi edhe bukuritë që ofron Shqipëria. Gjatë javës ata patën mundësi të vizitonin liqenin e Shkodrës, muzeumin Marubi si dhe të shijonin mikpritjen dhe ushqimin e mrekullueshëm të Shkodrës.