Buletin Informativ nr. 7

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1

Programi zviceran dldp mbështet financiarisht 5 bashki partnere për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore

1 Kontributi i dldp në ndërtimin e modeleve të suksesshme Vizitë e frytshme e dldp dhe e

2 ekipeve vendore në Zvicër 2 Dita e Partnerëve: dldp

prezanton përvojën në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane

3 Qendrat e Kompetencës

si një platformë aktive në dhënien e rekomandimeve për mirëfunksionimin e ligjeve vendore Tryezë konsultimi i projekt

3 ligjit “Për Prefektin”

3 Diskutimi në grupet e punës të Qendrës së Kompetencës

4 Vlerësimi i Takimit nga anëtarët e Qendrës së Kompetencës

EDICIONI VII-të KORRIK - SHTATOR 2016

Programi zviceran dldp mbështet financiarisht 5 bashki partnere për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore Me qëllim të sigurimit të kohezionit socio-ekonomik të bashkive të krijuara menjëherë pas Refor mës Administrative Territoriale (RAT), qeveria shqiptare filloi më 2015 një proces të madh të zhvillimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) për këto njësi të reja territoriale. Dldp përmes mbështetjes së Ambasadës Zvicerane (SDC) ka përgatitur një metodologji koherente dhe mjetet përkatëse për përgatitjen e Planeve Strategjike të Zhvillimit lidhur me Planet Afat-Mesme të Buxhetimit (PSZH e PAMB) të Njësive të Qeverisjes Vendore në vend. Dldp është përfshirë fuqishëm në punën me bashkitë e reja përmes kërkimeve të Zonave Funksionale (fundi i vitit 2013); përgatitjen e Programeve të Zonave Funksionale (PZF) në nëntë bashki si dhe përgatitjen e strategjive territoriale si hapi i parë i PPV-ve. Objektivat kryesore që merren me qëndrueshmërinë e vetë programit janë: · Sigurimi që investimet në përgatitjen e PZF-ve dhe Strategjive Territoriale në territorin e gjerë mbuluar nga programi janë konvertuar në Plane të Përgjithshme Vendore të plota. Brenda kornizës aktuale të politikave, PPV-të janë dokumenti kryesor hierarkik që drejton zhvillimet në territorin e një NjQV-je.

· Sigurimin për lidhjet e metodologjisë së PSZH e PAMB me zhvillimin territorial, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e zhvillimit të njohurive mbi PSZH e PAMB dhe përmirësimin e kornizës së politikave veçanërisht financave me strategjitë dhe territoret. · Përmirësimi i përfshirjes shoqërore si dhe ulja e varfërisë dhe pabarazisë përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të modeleve relevante për zonat pa presion të madh zhvillimor (brezi i dytë i PPV pritet të financohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me aktorët e zhvillimit). Dldp po mbështet financiarisht 5 bashki (Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Tropojë, Mat dhe Klos) që kanë përgatitur PPV ose një plan urban

përmes mbështetjes së SDC në fazat e mëparshme të programit. Këto bashki përfaqësojnë një nivel të moderuar ose të ulët potenciali zhvillimi, me implikime të drejtëpërdrejta sociale: përqindje e lartë migrimi, popullsi ende e re, numër i madh familjesh me ndihmë sociale, etj. Nga krahasimi i të dhënave kryesore, është e qartë që Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës janë zonat më të populluara. Ato kanë një trysni të madhe urbane (zona më të mëdha të urbanizuara) dhe një potencial zhvillimi bujqësor. Tropoja, Mati dhe Klosi janë kryesisht zona kodrinore/malore me potencial të moderuar bujqësor. Si Malësia e Madhe ashtu edhe Tropoja për shkak të një pjese të konsiderueshme të territorit në Alpe, kanë potencial të konsiderueshëm zhvillimi turistik dhe tregojnë lidhje të qëndrueshme me diasporën, kryesisht në SHBA.

Kontributi i dldp në ndërtimin e modeleve të suksesshme Në seminarin e zhvilluar mbi “ Q e ve r i s j e n Ve n d o r e, Demokratizimi dhe Decentralizimi” nga Ambasada e Zvicrës, më 23 shtator, dldp së bashku me programe simotra të mbështetura nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, si STAR, LËVIZ, Këshilli i Europës, Akademia Politike, etj. prezantuan arritjet e punës së tyre, sfidat dhe prioritet për të ardhmen. Një theks i veçantë iu vu sinergjisë së domosdoshme dhe të natyrshme që programet mund dhe duhet të krijojnë duke u mbështetur në pikat e forta të

gjithësecilit. Veprimtaria e dldp u vlerësua ndjeshëm edhe nga programet e tjera. Kështu Erion Tase (drejtues i Akademisë Politike) u shpreh se “Cilësia e anëtareve të “Rrjetit të Grave në Politikë” që kanë marrë pjesë në Akademinë Politike është rritur nga viti në vit. Sot, ato nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por kontribuese në të kuptuarit e dinamikave të politik-bërjes për studentët e tjerë”. Në vijim dldp u angazhua për të ekspozuar në nivel teknik programin veçanërisht tek STAR

në fusha të tilla si menaxhimi i financave vendore dhe tek LËVIZ Albania proceset e vendimmarrjes me pjesëmarrje.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Buletin Informativ nr. 7 by dldp albania - Issuu