Buletin Informativ nr. 8

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1

Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira Vendore 2016

2 Qendra e Kompetencës së

dldp për sektorin e mbetjeve urbane - vizitë studimore në Slloveni.

2 Zhvillohet trajnimi për modulin e III mbi Menaxhimin e Mbetjeve Urbane: Modeli i llogaritjes së kostos dhe tarifave Për të siguruar që reformat të

3 arrijnë një qeverisje

të përmirësuar dhe zhvillim në Shqipëri

4 Takim i Komitetit Koordinues

të dldp në Malësinë e Madhe

EDICIONI VIII-të TETOR - DHJETOR 2016

Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira Vendore 2016

Shtatë bashki fitojnë çmime për Praktika të Mira në zbatim të decentralizimit dhe reformës administrative territoriale. Pas zbatimit të Reformës Administrative Territoriale 61 bashkitë e vendit kanë më shumë kompetenca, territore e popullsi më të mëdha, dhe kanë mundësi dhe sfida të shtuara në aspektin ekonomik e social si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Programi zviceran dldp prej thuajse një dekade punon me njësitë e qeverisjes vendore në veri të Shqipërisë, duke dhënë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të NJQV-ve dhe financimin e projekteve vendore. Dldp gjithashtu ka dhënë mbështetje edhe për një sërë r efor m as h kom b ëtar e d h e hartimin e politikave dhe kuadrit ligjor që ndikon qeverisjen vendore në Shqipëri. Në vazhdimësi të kësaj mbështjeje dldp në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore filloi zbatimin e aktivitetit për Konkursin Kombëtar të Praktikave të Mira 2016 nga qeverisja vendore në muajin nëntor me qëllim evidentimin e përpjekjeve të bashkive për t'iu përgjigjur sfidave që kanë dalë nga zbatimi i reformave, dhe shpërblimin e disa nga nismat më të mira prej këtyre bashkive në shkallë rajonale. Në konkurs aplikuan 46 bashki të cilat paraqitën praktikat e tyre të mira që rezultuan me 4 fitues rajonalë: Rajoni 1 - Bashkia Shkodër me projektin “Zyrat e Integruara me Një Ndalesë”; Rajoni 2 – Bashkia Tiranë me projektin “Tirana Ime”; Rajoni 3 – Bashkia Skrapar me projektin “Zhvillimi i turizmit dhe promovimi i zonës”; Rajoni 4 – Bashkia Fier me projektin “Ngritja e një qendre ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara”.

Ko n k u r s i Ko m b ë t a r i Praktikave më të Mira Vendore për 2016 u përmbyll më 14 dhjetor me një ceremoni të veçantë të mbajtur në Hotel Sheraton në Tiranë ku u shpallën 4 bashki fituese praktikat e të cilëve përfshinin shërbime të përmirësuara turizmi, zyra me një ndalesë (Z1N), qendra për qytetarë me aftësi të kufizuara, si dhe informim e komunikim për qytetarët. Tre çmime prej nga 10,000 franga zvicerane ju dhanë bashkive Roskovec, Vau i Dejes, Tiranë dhe Lezhë për nismat e vlerësuara në nivel kombëtar. Ndërsa katër çmime prej 5,000 franga zvicerane u fituan nga bashkitë Shkodër, Tiranë, Skrapar dhe Fier të përzgjedhura si praktikat më të mira në nivel rajonal. “Me pjesëmarrjen tuaj në këtë konkurs ju keni treguar zell dhe vullnet për të paraqitur shembuj nga puna dhe përpjekjet tuaja”, u tha Ambasadori zviceran Christoph Graf kryebashkiakëve dhe stafeve të bashkive përmes një mesazhi në video. Ai përgëzoi Ministrin Çuçi për punën me reformën dhe veçanërisht për gatishmërinë që të monitorojë proçesin përmes palëve të jashtme. “ Vazhdoni të përmirësoni qeverisjen vendore – është shtylla

kurrizore e demokracisë”, përfundoi mesazhin e tij Ambasadori Graf. Ndërsa në fjalën e tij Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi nënvizoi se: “Praktikat e mira që bashkitë e reja kanë realizuar vetëm në 1 vit pas reformave të mëdha që kemi ndërmarrë, asaj territoriale dhe reformës së decentralizimit, tregojnë qartazi arritjen e synimit për të pasur bashki që funksionojnë shumë herë më mirë se para-ardhëset e tyre dhe që janë të afta për të sjellë ndryshimin e madh në jetën e qytetarëve. Jam i bindur që secila nga 61 bashkitë e reja kanë sjellë ndryshime të mëdha në komunitetet e tyre, por ne sot kemi vlerësuar vetëm 7 prej tyre. Suksesi i 7 bashkive është në radhë të parë suksesi i stafeve dhe kryetarëve të rinj, që marrin vlerësimin tonë maksimal dhe urimin që të jenë inspirues edhe për bashkitë e tjera”. Në këtë aktivitet u prezantua edhe raporti i monitorimit të proçesit të decentralizimit – një punë e kryer nga Programi zviceran për Decentralizim e Zhvillim Vendor (dldp). Raporti tregon mbi ecurinë e decentralizimit dhe përshkruan nivelin e arritjeve apo te sfidave që bashkitë e reja kanë në këtë proçes.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.